Ballina | Lajme | Mesazhe urimi me rastin e festës së Vitit të Ri 2011

Mesazhe urimi me rastin e festës së Vitit të Ri 2011

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mesazhe urimi me rastin e festës së Vitit të Ri 2011

Urime Vitin e Ri 2011, duke lutur Zotin Fuqiplot të na japë shëndet, lumturi dhe harmoni, për vitin pasardhës, që edhe përgjatë vitit 2011-të të na përcjellin sukseset

Mesazh urimi i Kryetarit të Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi me rastin e festës së Vitit të Ri 2011-të

Të nderuar bashkëqytetarë,
 
Më lejoni t’ju drejtohem të gjithëve, kudo që ndodheni dhe t’ju uroj gëzuar festën e Vitit të Ri 2011-të.

Edhe pak çaste na mbeten për të përcjell 2010-ën dhe për të pritur pasardhësen e saj.

Janë çastet që krijojnë emocione, nxisin memorien dhe evokojnë atë që po e lëmë pas. Asnjëherë më shumë dhe më mirë se sot nuk mund të bëjmë bilancin e këtyre 365 ditëve. Ato nesër do të hyjnë në arkivën e të shkuarës, por do të na shërbejnë përherë për perspektivë.

Sot, unë jam me ju, jo thjesht dhe vetëm për t’ju përshëndetur në këtë natë të ndërrimit të viteve, por më tepër se kaq.

Unë ju ftoj të hedhim së bashku, një vështrim tek rruga që kemi bërë. Të evidentojmë vlerat e krijuara, t’i bëjmë ato pjesë të jetës së përditshme.
Unë jam I bindur se 2010-ta, ishte një tjetër gur themeli në godinën e së ardhmës për vendin tone që jemi duke e lartësuar së bashku.

Për këtë, mjafton të shohim ndryshimet në Komunën e Bujanocit.

Ajo është  një komunë e zhvillimit, ku jeta ka ndryshuar në të mirën e të gjithëve.

Komuna e Bujanocit tashmë konsiderohet si “Komunë me ambient të volitshëm për investime”, që është bazë e prosperitetit dhe e zhvillimit.
Sot, sikur asnjëherë më pare, unë jam i sigurt më shumë se çdo here tjetër, se asgjë nuk duhet të na bëjë pesimistë, përkundrazi, kemi të gjitha arsyet për të qenë ndryshe, për ta pare perspektivën tone me ngjyra të çelëta.

Ajo është e ardhmja jonë, e fëmijëve tanë. Për të duhet të përpiqemi e të luftojmë së bashku, duke besuar në çdo çast se kemi bërë e po bëjmë më të mirën.

Ne edhe më tutje do të vazhdojmë të kontribojmë për më të mirë me gjithë potencialin që kemi, duke mos kursyer asnjë qelizë të trupit dhe duke tentuar në çdo hap që efektiviteti të jetë në anën tonë.
 
Nga kjo më mbetet t’ju uroj Vitin e Ri 2011-të, duke lutur Zotin Fuqiplot të na japë shëndet, lumturi dhe harmoni, për vitin pasardhës, që edhe përgjatë vitit 2011-të të na përcjellin sukseset.

Zoti dhashtë mbarësi në familjet tuaja!
Me shumë rrespekt Shaip Kamberi-Kryetar i Komunës së Bujanocit

______________________________________________________________________________________________

Komuna e Preshevës
Kryetari i Komunës
Me datë: 31.12.2010
P r e sh e v ë                                                       

GËZUAR VITI I RI 2011

Kryeatri i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa njëherit edhe Kryetar i PDSH-së i uron të gjithë qytetarëve vitin e ri 2011.
Duke ju dëshiruar shëndet të plotë, njëherit uron që ky vit të jet edhe vit i sukseseve, harmonisë e begatisë familjare e mbarëshoqërore.

K R Y E T A R
Ragmi Mustafa

____________________________________________________________________________________________

Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr. e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 31.12.2010

Përgëzime

QOFTË NJË VIT I MBARË PËR TË GJITHË NE!

Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Të respektuar miq,
Kam kënaqësinë, që në emër të Lëvizjes së Progresit Demokratik, t’ju përgëzoj për festën e Vitit të Ri 2011-të.
Vitin, të cilin po e lëmë prapa s’ka se si të mos e kujtojmë për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, vizitat diplomatike dhe lirimin e të rinjve, tanë të cilët me pa të drejtë mbaheshin në burgjet e Serbisë. E drejta do të ngadhënjej edhe për katër të burgosurit e tjerë, të cilët presin të lirohen më 21 janar 2011.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, e posaçërisht ata të Komunës së Bujanocit po e përmbyllin edhe një vit të kthesave pozitive, ngecjeve dhe sfidave. Na mban shpresa se në vitin në vijim do të shënohen edhe më shumë hapa pozitivë në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve tanë.
Kërkesat tona legjitime për më shumë të drejta në të gjitha sferat e veprimtarisë qytetare dhe kombëtare do të vazhdojnë edhe në vitin 2011-të.
Zonja dhe zotërinj, urime Vitin e Ri 2011-të, plot shëndet, lumturi dhe harmoni familjare.
Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë ne! Gëzuar!


NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar

______________________________________________________________________________________________

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR

Kryesia e Këshillit Kombëtar shqiptar  I’a uron të gjithë qytetarëve  të Luginës së Preshevës Vitin e Ri 2011.

Këshilli Kombëtar shqiptar  vlerëson se viti 2010 ishte një vit përplot sakrifica dhe mundime në fushën e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon por, njëkohësisht në vete kishte edhe sukseset e tij siç ishin: në nivelin rajonal, formimi I Këshillit Nacional të shqiptarëve,në nivelin kombëtar, vendimi I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së të drejtës së shtetasëve shqiptar  për udhëtimin pa viza në vendet shengen të Bashkimit Evropian.

Me këtë rast urojmë që viti 2011 të jetë vit I sukseseve  dhe arritjeve të realizimit të të drejtave kolektive  të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi.

31.12. 2010                                            
Këshilli Kombëtar I shqiptarëve
Zyra për informim

______________________________________________________________________________________________

Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë

URIME PËR VITIN E RI 2011

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, si dhe atyre që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në diasporë, i urojmë nga zemra Vitin e Ri 2011, duke u dëshiruar shëndet, lumturi, paqe dhe mirëqenie e suksese në jetë.

Urojmë që Viti  2011 të shënoj kthesë cilësore në trajtimin politik të popullatës shqiptare të kësaj treve, duke i trajtuar ata si pjesë e çmuar dhe e pandarë nga trungu gjithëshqiptar dhe si partnerë të rëndësishëm dhe të pashmangshëm në bisedat e ardhëshme Kosovë – Serbi, ku kjo trevë do të jep kontribut konstruktiv dhe  të pazëvendësueshëm.
 
Prishtinë, më 31 dhjetor 2010                                                          
Kryetari, Nehat Hyseni                                                                                                                

______________________________________________________________________________________________

Urime , Urime dhe vetëm urime në shtein më të Ri në botë, Kosova dhe në Familjet e juaja

Urojmë që ky vit i ri të sjellë në çdo familje Shqiptare - Paqe dhe Harmoni mes njëri tjetrit, gjithashtu ralizim të çdo dëshire . Urojmë që ky mesazh urimi t'ju gjejë shëndoshë e mirë e në një atmosferë festive. Pranoni urimet më të përzemërta , mbetemi me shpresë që ky vit i ri të jetë i mbarë të sjellë më shumë dashuri e prosperitet për ju dhe familjet tuaja . Le të jetë 2011 një vit që sjellë kurorëzimin e të giitha të mirave për të gjithë shqiptarët dhe miqët tanë kudo që janë.
Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elktronike!
Në fundë të këtij viti kalendarik ne ju falenderojm përzemërsisht që gjatë vitit që po e lëmë mbrapa bashkëpunuam, pra botuat shkrimet tona dhe na mundësuat që edhe ne mërgata të paraqesim aktiviteteint tona,  të cilin i zhvillojm në interes të vendit dhe fëmive tanë. . . .

Me shumë respekt për ju ,
Në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nënë Terezë”, Ängelholm-Suedi.

Rrahman Rrahmani
Shëndet dhe suksese, Gëzuar vitin e Ri 2011 !

______________________________________________________________________________________________

Zyra Per te Rinj
Komuna Presheve


Te nderuar qytetare te Komunes se Presheves, e nderuara RINI!
Zyra Per te Rinje gjate ketij viti qe po e leme pas, ishte afer jush sa here qe na eshte afruar mundesia dhe sa here qe kishim nevoje per njeri tjetrin.
Ne, organizata qeveritare Zyra Per te Rinje,duke deshiruar qe nata e VITIT TE RI te jete sa me madheshtore, kerkojme nga JU qytetare qe sa me denjesisht te festojme nderrimin e motmoteve, me shprese qe viti 2011 do te na shpie rreth portes se sukseseve dhe plotesimit te deshirave tona RINORE.
Andaj, kur Rinia e Komunes se Presheves eshte e kenaqur, ne do te  kemi obligim ndaj Jush ne te ardhmen!
GEZUAR nga bashkepunetoret e kesaj Zyreje!!!

Zyra Per te Rinj
Avni Aliti
Koordinator

______________________________________________________________________________________________

PreshevART Picture:Urime Viti i Ri 2011
Pas sukseseve të arritura me ekspozitën e realizuar për 28 Nëntor ”Lugina e Preshevës dhe Trashëgimitë e Saj” dhe shpërndarjes së kartolinave “Presheva 2011” Staffi i PreshevART Picture, Uron të gjithëve që ky vit të sjellë suksese, shëndet, punë e mirëqenie për secilin në çdo familje tonën. Urimet më të përzemërta iu dërgojmë familjeve të cilat gjinden në kushte të vështira jetese në këtë kohë të ftohtë.Shpresojmë për një Vit të Ri me më shumë të mira për të gjithë.
Suksese

Me Rrespekt
PreshevART Picture staff.

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (9 Publikuar)

avatar
refdf 27/12/2011 05:39:55
uime vitin e ri 2012 ky vit qoft viti me i bukur mer ju.....
avatar
@shendrita 01/01/2011 12:39:38
Bhaha...-4- kshyr kho a po mer vesh a jo :P:P haj me det haj
avatar
2011 01/01/2011 09:10:23
Shikoni te nderuar lexues...99% e festojne vitin e ri pa e ditur se cka po bejne...Kjo dite eshte vetem nje arsye per te qene bashke njeri tjetrit ashti sic eshte bajrami....
Shkurt e shqip "Ra kjo 'dek' e u pam"
Mos ja bani gajlen te tjereve...
Ai qe nuk deshiron me festu...askush me zor nuk i thot festoje...
Gezuar
avatar
31/12/2010 17:41:56
po me te vertet osht ashtu qe po thu ti I,m muslim ashtu edhe suksese ashtu ashtu osht
avatar
@ncncnc 31/12/2010 16:42:31
ha ha ha ... bravo t koft shum fjal komike edhe pse po m pelqen..:P Zoti i udhezoft
avatar
urimee 31/12/2010 15:42:25
qka pom bon me kesh qe po thu qarrtnu hahahahaha urime e suksese ne vitin eardhshem
avatar
ncncnc 31/12/2010 12:41:11
e kam dert se sme lon me flejt se per mue cartnu
avatar
I'm Muslim 31/12/2010 11:08:46
ani lutne Zotin per festa tkrishtereve lutne . O zot o zot qka je tu mbajt nket tok edhe ti . Po o ti qe i thu vetit ''musliman'' shkon i lutesh Zotit per festa te krishterve , a ta feston Festen e Bajramit naj krishter ty qe ti po i feston festat e atynve.
avatar
shendrita 31/12/2010 07:12:54
ne terrin e zi ne terin e nates ne ora 24 urime te gjithve viti i ri .
Total: 9 | Treguar: 1 - 9

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal