Ballina | Lajme | OVL UÇPMB-së nuk pajtohet që lapidari i dëshmorëve të vendoset ku propozon BL Rahovicë

OVL UÇPMB-së nuk pajtohet që lapidari i dëshmorëve të vendoset ku propozon BL Rahovicë

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
OVL UÇPMB-së nuk pajtohet që lapidari i dëshmorëve të vendoset ku propozon BL Rahovicë

Qytetarë të nderuar të Luginës së Preshevës, Iniciativën për ngritjen e Varrezave të Dëshmorëve si dhe Lapidarit  duhet të përkrahet dhe të mbështetet nga të gjithë, si nga OVL-ja po ashtu edhe nga faktori politik dhe ai qytetetarë.
   
Po ashtu, gatishmëria e individëve për të dhuruar vendin për Varrezat e Dëshmorëve dhe ngritjen e lapidarit, duhet të përshëndetet dhe duhet të konsiderohet human e solidarë për një çështje shumë të rëndësishme.
   
Por të nderuar qytetarë një iniciativë e tillë dhe një projekt kaq madhorë kërkon një harmonizim po ashtu madhor e të gjithë anshëm mes aktorëve kryesorë siç janë: OVL, Familjet e Dëshmorëve, spektri politik e qytetarë bashkë me dhuruesit apo pronarët e vendit  ku mund të ndërtohet
   
Kjo duhet të ndodhë kështu sepse ne sot mund të marrim shumë shembuj të mirë anekënd Kosovës, duke e parë me lakmi pamjen se ku janë bashkë varrosur Luftëtarët e Lirisë tani më Dëshmorë të Kombit.
   
Prandaj në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë që Dëshmorët ti rivarrosim nëpër vendet e fshehta e prapa shpine; në asnjë mënyrë nuk guxojmë që Dëshmorët ti injorojmë e ti nënçmojmë duke i rivarrosur në vende ku pamja e tyre nuk dominon aq më pak kur nuk e kemi pëlqimin e shumicës së Familjarëve të Dëshmorëve të Kombit.
   
Mos të harrojmë se Dëshmorët janë në panteonin më të lartë të Lirisë. Ata janë shumë afër Zotit....sepse atë vend e kanë krijuar me sakrificën e tyre.
   
E ne ku duam ti rivarrosim?!
   
Ne jemi duke i nënçmuar duke dashur ti rivarrosim në një fushë gropë, prapa krahëve të njerëzisë, prapa shpine, në periferi ku shumë shpejt i kaplon faza e harresës.
   
Ne përshëndesim Bashkësinë lokale të Rahovicës që ka shprehur gatishmëri për një akt të tillë. Por po ashtu ja përkujtojmë se pos Bashkësisë lokale të Rahovicës kemi edhe shumë Bashkësi tjera lokale  që po ashtu kanë mundësinë të marrin iniciativa të tilla... por nuk kanë të drejtë të veprojnë.
   
OVL e UÇPMB-së është ajo që duhet të merr vendime të tilla dhe të tjerët duhet ta përkrahin.
   
Po sikur nesër të na lind një iniciativë e tillë nga Bashkësia lokale e Strezocit, Miratocit, Shoshajës, Norçës apo Bashkësive tjera lokale.
   
Një ka qenë UÇPMB-ja, dhe pasardhëse e saj është OVL e UÇPMB-së, e cila duhet ta marrë primatin  për këto çështje, sepse po këtë çështje i kanë edhe në Programin e saj; pa harruar se bashkëpunimi me qytetarët e Bashkësive lokale është i patjetërsueshme.
   
Nisur nga kjo, të nderuar qytetarë propozojmë që iniciativa e disa individëve të thirrur si Bashkësi lokale e Rahovicës të ndërpritet menjëherë me qëllim të hulumtimit dhe gjetjes së një vendi me të përshtatshëm dhe më të respektueshëm.
   
Kjo iniciativë  duhet të ndërpritet për vet faktin që të ruhet uniteti mes nesh sepse tani për tani nuk jemi të gjithë të një mendje.
   
Mos unitet ynë më së shumti po i shkon përshtati Beogradit i cili shlirshëm po e zbaton politikën antishqiptare .
   
Të gjithë e dini se vendi po kalon nëpër një zhvillim politik shumë dinamik sa që kërkon domosdoshmërisht unitetin tonë dhe veprimet tona të përbashkëta.
   
Mos të harrojmë se pikërisht më 21 Janar 2011,Beogradi dënoi me 101 vjet burg vëllezërit tanë vetëm se ata ishin Shqiptarë.
   
Si kundër përgjigjje Kuvendarët Shqiptarë të tri Kuvendeve me datë 23 Janar 2011 kanë hartuar një Deklaratë të cilën ia kanë dhënë të gjitha institucioneve vendore, shtetërore dhe ndërkombëtare ku në atë Deklaratë shprehen decidivisht se nëse nuk përmbushen kërkesat do të përgjigjen me mos dëgjueshmëri qytetare.
   
Prandaj ta keni parasysh se vetëm politika e Beogradit kërkon përçarjen tonë; E përçarjen tonë kësaj radhe po e kërkon nëpërmes elementit më të rrespektueshëm e më krenarë siç janë Dëshmorët e Kombit.
   
Është mençuri e jona që mos të biem në grackë,  të bëhemi më unik ti lëmë teket tona dhe të gjejmë një vend  më të përshtatshëm për Dëshmorët.
Të jemi më të kujdesshëm e  më të arsyeshëm e të kuptojmë për kë bëhet fjalë e ku po e mbjellim historinë sepse Ata-Dëshmorët  janë gurëthemeli i lirisë dhe trashëgimi e pashterrshme e vlerave kombëtare, faqja më e shëndritur e historisë tonë kombëtare e që do të shërbejë si udhërrëfyese për brezat e rinj.


Preshevë,04.04.2011
Kryesia e OVL-së
Kryetar -Nagip Bektashi
                                       

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (48 Publikuar)

avatar
Hoti 07/04/2011 12:59:07
e pershendes me sinqeritet at familje te cilen e ka liruar at vend per ndertimin e ketij labidari shum me madh dhe shum historik per nder te deshmorve te pa harruar asneher ,dhe deshiroj te ju shkruaj te djith atyre te cilet e dojn shqiptarin se kjo familje dha shum trima prej axhes ISA MEMA e deri te SHABAN SHAHINI e mos luani me gjakun e deshmoreve se e meriton kjo familje at labidar te DESHMOREVE te ky vend i tashem .
avatar
Rahovica 06/04/2011 05:47:46
Lapidarin per deshmoret e kombit e ndertojne B.L.O K A L E te tere komunes ne Presheve, dhe perkrahjen e kemi te 98 % te veteraneve te luftes ,kunder venddit te lapidarit me teket e tija eshte nje grup ivogel i kryesise se OVL.
avatar
Lugina 07/04/2011 14:32:22
Nje genjeshter e hapet e juaja
sepse çajo kryesi e OVLse ka ftuar te gjith familjaret e deshmoreve dhe ka kerkuar nese ata pajtohen ose jo me kete ndetrim ne vend te gabuar dhe familjaret kete e kan deshmuar duke dhene edhe nenshkrimet e tyre. Rezulltati asht 5 kunder 1 abstenuar dhe dy per ngritjen e lapidarit. E tash mendo mire me kete rezulltat.
avatar
musa latifi 07/04/2011 07:34:35
per ndertimin e lapidarit duhet te punohet natyral e jo artificial sikur se ju zotri i nderuar ne gjithe ish te luftes se ucpmb-se jemi dakord per ndertimin e lapidarit ne rahovice pore jo ne lokacionin ku eshte marr nje vendim private me disa persona qe jan labil ne kete pune e i thon vetes luftar te ucpmb-se ju lutemi mos luni me gjakun e derdhur te deshmoreve me vjene shum keq per kete gjeste qe po ndodhe ne rahovice kekoj nga mendja e shendosh qe te ulen e te kuvendojm gjere e gjate deri sa te jemi dakord te gjithe. musa latifi invalid i luftes se ucpmb-se
avatar
06/04/2011 18:07:00
po eshte e vertet se jan 98% e popullates por jan kunder ngritjes se lapidarit ku po dojn me ndu disa persona. u pa shum mir ne EMISIONIN E TV PRESHEVES ku nuk ishin prezent as familjart e deshmorve as te OVL as kryetari i b.lokale te rahovices as kryetari i komunes e tjjjj
,urime juve,
avatar
Norqalia de. 05/04/2011 13:53:59
ja ne Norçe ja ne Presheve.se kto vende jan historia e Luftes se UCPMB-se.
avatar
veterani 04/04/2011 18:46:35
shum bukur o ti rahovicali 1 ovl dhe familjaret e deshmoreve vendosin per ket pun por nuk po i kuptoj disa opinionist te tjer se si komentojn pa e lexuar tekstin te terin dhe ja futin kot. lapidari duhet te ngritet as te kodra e alimetve as ne norc e as mes stacionit hekurudhor dhe presheves po as te livadhi i shehut por ne fshatin rahovic te vendi i quajtur gurishte mu per ball te fushes se sporit por jo edhe ku kan mar iniciativ disa persona nga bashksia lokale e rahovices
avatar
rahovica 1 04/04/2011 17:30:58
Hej qka jeni tu bo ju marre per juve leni net vendosin vet familjart e deshmoreve dhe OVL ku te vendosin ata ne veq duhet ti mbeshtesim ok, mos mu kallxoni tmeqem ktu "unik" pa e dit kush fol pa e njoft as njoni tjetrin. Nkofshi ata burra apo nese mendoni se dini diqka rreth ktyre punve shkoni te OVL edhe tregoni atje. Ju pershendes te gjithve nese dikujt i ka met hatri kerkoj falje se nuk kam as nje qellim ndaj as kujt.
avatar
Armata Kombetare Shqiptare 04/04/2011 13:41:21
PO mas miri asht te ndertohet ne Presheve se per presheve kemi luftu por jemi kan ndoshta te fshatrave Norqe apo shushaj na skemi mujt mi ndu gjermat e krejt katunave ne rrethin te presheves por kemi ndu nja 5 UCPMB-dhe kjo ishte gat por per ta njoftur europa si dhe Nderkomtaren..se jemi nje ushtri per mrojtjen e popullsis ne kto ane.secili njeri mun me dhan Komentin e vet pse e refuzoni kit spo muj me dit..secili katun ne Lugine ka pas pjestar te ish UCPMB-se edhe secili ka qef te ndertohet ne vendlindje te vet.per mendimin tim ish kan mas miri diku NE PRESHEVE...rrespekt Presheva.com.nga Tirana..
avatar
studenti 04/04/2011 13:22:17
o njerz, sdi qysh spo mund ta kuptoni nje send.a keni qene ndonjeher ne Kosove? besoj qe po.aty ku eshte bere lufta aty ndertohen lapidaret, edhe un kisha pas deshire te ndertohet para shtepise sime po kjo eshte vetem deshire e imja e nuk do te thot qe deshirat e se cilit duhet te plotesohen se nuk ka mundesi,shumica e atyre deshmoreve jan vrare ne rahovic, eshte bere nje luft e prej nga ideja qe te ndertohet te komuna apo para shtepise se kultures.tani ata qe dojn te ndihmojn ne ndertimin e ktij lapidari ndihman jan te mireseardhura a sa per kto komente hiq mos u lodhni se ndertimi ka fillu. ne vendin ku ka kerku OVL e UCPMB eshte prona e shkolles se Rahovices e pronat e shkolles jane nen kujdesjen e ministris se arsimit. A eshte mire qe ne ta ndertojm ne pronen e shtetit e masanej te vin te na e prishin edhe skemi qka mi bo? Ne rahovic tjter vend nuk ka.


ju faleminderit.
avatar
arusha belgjik 06/04/2011 20:12:24
Jo ti i nderuar lufta nuk asht ba vetem ne rahovic ne
sa i perket lapidarit aty veten familjet e deshmorve por jo 100% edhe ata
por ket pun ka komisione edhe historijan e stratek te ketinve punve
por nja ta dini se ne rahovic kurren e kurres nuk ndohen ose ndohen vetem
pak per per nja 11 familje nuk pranojn pa ato mundeni te shkolla nonja isufit
avatar
rahovicalija pi brukseli 04/04/2011 12:41:53
po normal se vetem rahovica ka luftu eju keni lujt kur ke lufta krejt iket etash mas lufe jan bo krejt komandanta ete dishem rri mir koke ne bellgi po abon me dit cilin ven je ne bellgi qi je ka fol shum rahovicalija pi brukseli
avatar
Miratoca_sg 04/04/2011 11:23:04
Pershendetje se pari ju pergzoj per ket pun qe e keni nis kudo qe te vendoset esht mir
me vjen shum mir se sod juka ra ndermend per deshmoret e pershendes shum at qe e ka nis ket edhe zoti i nimoft.
ju deshiroj suksese ne pun.
avatar
12/04/2011 19:48:44
oti maratoc si mun me pershendet ni pun kur esh pa krye lexoje niher mir komunikaten e masandej komento por nese ja jep krahun dikujt qe nuk e meriton ather edhe ty perhajr te qoft
avatar
Plakushi 04/04/2011 10:02:52
Lundrim po filloj krejt me drejt i ke than po mendo pak mendon se dote vizitohet lapidari i deshmorve ne GURISHT ma mir se para KOMUNES?,ne gurishte nuk del me pa kerkush e para komunes krejd nderkombtart qe vin e shohin une mendoj qe ma mir se te komuna nuk asht kerkund.
Arusha Belgjik shum mir ke than qe kretj perqarjen e ka bo bashksia lokale e Rahovices tu dasht me bo te madhe e deshmort mi que ne Rahovic krejt se veq kta kan luftue kerkush tjeter
avatar
norqalia.g 04/04/2011 09:25:20
Mendim ime per lapidarin e deshmorve te kombit do te ishte ma se miri te vendoset ne oborin e shtepis se kultures ose pjesa mbrapa shkollave deri te stadiumi i vogel i qyteti, ky vende eshte vendi me i pershtatshem.
avatar
Studenti 04/04/2011 08:23:17
Mas miri osht me ndu te livadhi i shehit PSE ????

1.aty naper at rruge kalojn nderkombtar ,njerz qe i bje udha aty pari,+ aty e kan nifar baze xhandar,e per inati duhet me ndu
2,ne rast se ndreqet aty osht ni hapsir e madhe ku ,kur te vin koha mi perkujtu deshmort ka vedn sat dush me i zon plot
3.ushtria gjith i ka taku malit,ne mal jon organizu ne mal kan luftu,
4.me qen ma afer kosoves
etj etj
avatar
gurbeqari 04/04/2011 07:54:55
oti norqali shum mir edim sa jeni kan udhtar upa shum mir hinet ne norq eoket menje her ne mal upa enorqes itakon rahovices dhe rahovica ja bon qaren
avatar
Bushtrani 04/04/2011 08:13:32
O ju popull,ma mir kishte me qen me ngrit lapidarin ne pjesen lindore te Lugines mu ne kufirin natyral te shqiptarizmit e aj vend ma se miri kishte me qen tek relea mbi Bushtran, se prej aty e me ne lindje nuk ka pjestar te kombit tone.
avatar
presheva 04/04/2011 07:43:24
mos komentoni palidhje ajo pun kamar fund mu veq ka fillu puna ne fshatin rahovic se emeriton mukon nè rahovic se aty kan ra deshmorte skan ra nlivadh tsheit apo rruges gilanit mos shkruni komente qe spin uj hiq sikur aj qe thot norç mendu po kumendu norç oshok
avatar
miratoca 03/04/2011 19:36:34
lapidari duhet mu vendos rruges per gjilan te livadhi shehrit atje ku kan qen ushtrija jon ne kodrat e karadakut eshte vend shum i bukur dhe vend maj vizituar se ika hije atje
avatar
Gurbeti 03/04/2011 18:25:40
oooo Ju shok qka jeni kah flitni aq shum pa lidhje,ju edhe pak keni me luftu ndermjet vehtes dmth shqipetart me shqipetar.
leni ma ato ne Rovic ne Norq ne Shoshaj.
po per me kalu ma mir ne mes veti, pa u perla lapidarin duhet ta ndertojm te Livadhet e Shehit.
tung
avatar
Besnik Ajdini 03/04/2011 17:53:28
Lapidar - Lapidarium ( nga Latinishtja Lapis - Shqip Gur ) ,eshte nje shenje per nje mbledhje (Koleksion) te gurve te mbledhur si, skulptura gurore ,sarkofage,epitafe,apo gur te varrezave etj.,ku shume her jane te ekspozuara ne vendin ku jane gjete vet ato.Lapidaret jane qysh nga koha e Romes se vjeter,por ka Lapidar edhe nga epokat tjera pas Romes se vjeter, P.SH.
Augusta Raurica , Lapidar Romak i Muzeut te Wüttenberg,apo Lapidarium i Wallfahrtskirche Maria Saal, Lapidarium i Berlinit ne Berlin - Kreuzberg.
Lapidaret deri ne shekullin e 19 kane qene mbledhje apo Koleksione private te Aristokrateve apo njerzi qe kan adhuruar gjerat arkeologjike.
Lapidaret modern jane ekspozita te gjetjeve Arkeologjike.
Pra te nderuar qytetar, ky eshte kuptimi i shprehjes apo fjales LAPIDAR.
Ne kete rast per t`i kujtuar luftaret e liris qe e flijuan dhe jeten e tyre,atyre duhet t`i ndertohet nje
memorial apo kujtim i shprehur ne forme arhitektonike apo hapsinore moderne te kohes qe ata u flijuan ku dhe shprehja e formes architektonike apo hapsinore DUHET TE JET UNIFIKUSE pra
BASHKUESE per TOKEN dhe LIRIN qe ata u flijuan.

Pershendetje paqesore

Besnik Ajdini Heerbruug CH / Presheve
Architekt
avatar
arusha belgjik 06/04/2011 20:27:47
oti besnik pash zotin mos shkruj ma se kjo pun nuk asht loj por duhet
gjykuar ket faqe edhe personin qe iqet normal kur shkrun tuli far tupi
por nja ta dini se ne qe shkrujm disa kemi njerz aty qe kan dhan gjakun
ju ktu luni edhe gjeni vende per lapidare turp asht edhe ekam cek edhe prap po eceki
se kurren e kurres ne rahovic jo, jo pse asht rahovic se gjith jan shqiptar
por qyteti edhe ku kalohet ma shum aty duhet se ne nuk jemi gjermoni apo amerik por
nje grusht vend se nqoft se rahivica thot aty gjith qert kan deshir
ne bashksit e vata se nuk asht luftu per rahovic por per gjith luginen amblem rahovic nuk ka pas
ju lutem
avatar
Norqalia..Eu 03/04/2011 17:07:22
O shok leni bre ato fantazma se a ne rovice apo miratoce..ne Terrnovc asht lapidari por çizmja e shkaut sa ka qen ucpmb ja nuk ka mujt te hije a ne raovic as tri or senemajten frontin e ku me memaru teni vend frikacak qe derzohen.per mendimin tem une jam kundra ne rovice ishna pajtu ndoshta ne shoshaj.
avatar
04/04/2011 05:28:24
o dajko hajt maje ti mashum se 3 or a dicka let e ki me fol ktu ;)
avatar
Lundrim Mustafa 03/04/2011 17:01:06
Edhe o popull(disa nga folsit paraprak),permirsone te shkruarit(drejteshkrimin)spaku t'ju kuptojme se cfare po flisni(folni).
avatar
Lundrim Mustafa 03/04/2011 16:45:11
Sa per kuriozitet deshmor nga cili vend ka me se shumti?nga rahovica besoj,ku mbaroi lufta ne Rahovice,ku mbahet 14 maji ne Rahovic e ku te ndertohet aj lapidar ne preshev?ne asnje menyr,edhe mesa pash une,Beogradi zoteri te nderuar nuk ka fare t'bej me lapidarin ku ndertohet qe e kishit cek me lart kshtu qe t'ia lejme pjestareve te UCPMB-se te vendosin se ku te ndertohet ai lapidar.Besoj ne se ne Rahovice.
avatar
Rahovica 03/04/2011 15:58:49
Deshmoret e kan dhon jeten ne fshatin Rahovice, edhe qaty duhet mu kon lapidari. As ne Presheve, as ne Norce as kurkund tjeter, po veq ne Rahovice. e ku ja gjejn vendin, eshte pune e dikujt tjeter. Ju pershendes
avatar
Aga I Norqes 03/04/2011 15:44:10
Lapidari asht mas miri te ndertohet ne NORCE edhe pse vet norca asht zemra Presheves pa norce ska Presheve..se vet norca ka pas mas shumi ish pjestar te Ucpmb se si pershemel afro 70 pjestar..Lavdi deshmorve te ren si dhe te gjadhet qe kan kontribu per Kosoven Lindore...
avatar
h 03/04/2011 15:32:11
oju ullheqs juve ju duhet mashum pun ema pak fljal se jemi ka lujm me xhakun edeshmorve po mus ebini veten ne kurth te serbit meju ngre per kerpeshi lavdi deshmorve te kombit ejuve pun same shpejti
avatar
LISI 03/04/2011 14:41:30
Pershendetje lavdi deshmorve por un nuk e di se ku kemi mbrri me plotsimin e qellimeve te tyre.Per lapidar ndoshta mbas ndonje kacube na le Serbia e me ngrit lapidarin si dojm ne e si e meritojn ata me duket se duhet me i pervjel monget edhe nje here.tung
avatar
h,f.bruksel 03/04/2011 14:08:47
po deri sat tken puntor te serbit vetem fjal ebojn epun skan hiq po ti lajn ato lojna e te punojn per deshmort ekombit se shum ide e mir koka sita ken per gjakun edeshmorve po ju nisjani se perkrajen ekeni shum ma shum pi bashkthetarve po sa osht evertet shifet mavon po mse leni ket pun mas dore
avatar
xxx-bossi 03/04/2011 12:51:32
Pershendetje per te gjithe,shume ide e mire ,mese pak e vonuar ,por per Deshmoret e Kombit kurre s"behet vone,dhe kurre sguzojm ti harrojm.Lapidari i tyre duhet te jete me i bukuri ne komunen e presheves ,ai LAPIDAR duhet te shendrit dite e nate .duhet te jete ne nje vend frekuentus,qe te shohin kombtaret ,por edhe nderkombtaret se ketu ,u derdh gjaku per liri e dinjitet kombtar,dhe jane ,keto varresat e ketyre deshmoreve.Z.Nagip ju do te keni perkrahje edhe nga diaspora,per vllezrit tane te Lirise. Ky vend duhet te jet mu ne mes Stacionit-hekurudhor dhe Presheves -rruga kryesore ,Nuk guzojm qe Lapidari te jet diku aneve e ne terr e ne lluga ,e kodra ,apsulut jo Ata meritojn ma shume ,ATA jane lule ,liri ,bukuri e ketyre trojeve ,Le ti bashkoj gjaku i D eshmoreve te gjithe ,dhe sbashku do tia dalim kesaj vepre ,kaq te madhe per vllezrit tone Kete ja kemi borgj ne te gjithe ,atyre qe ran ne lapidarin e lirise.dhe te vazhdojme punen dhe sa ma shpejt ta kryem obligimin ton kombtare , ME FAT DHE LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT,
avatar
ardit 03/04/2011 12:14:26
po ne rregudhe po pse veq ne preshev po doshka muju ndreq lapidari ejo najkun tjeter po ska gajle lapidari ka mu ngrit ne rahovc legjendare nga vet bashksija lokale e rahovices se aty uvran dhe aty ndreqet me rrespek nga belgjika
avatar
Besniki Belgjik 03/04/2011 11:27:54
Mire Gjith Kjo Tem Asht Shum E Thjesht Vllezer E motra Ata Per Ku Jan Nis Me Liftue Per Preshev Apo Asht Keshtu Edhe Preshev Duhet Vendoset ju pershendes
avatar
gjilani 03/04/2011 09:56:29
te ndruar shoke. Varrezat ne Rahovice eshte teke e individeve, qe po dojne me ja rrite vleren shtepise se vet. Sa i perket luftes, mos harroni se Rahovica ka qene vetem nje betej e trimave luftetare qe ishin nisur per ne Presheve. Ateher i ndali Policia e Beogradit per mos me hy ne Presheve, . Turp, dikush po luan lojen e dreqit dhe po i sherben BIA-s.
avatar
hasan hajdari 03/04/2011 09:44:17
lavdi deshmorve
dhe roft fshati rahovic
avatar
kosovari 03/04/2011 05:31:30
edhe une pershendes po jo ne rahovic se nuk e kem kap pushken per rahovic me u zhvillu lufta po per preshev se amblema ka qen UCPMB.e jo UCR zotrinj po gaboni per preshev lufta u zhvillu une jam veq ne preshev duhet te ngritet lapidari a sa i per ket varrezav skem qka bisedojm se familjart nuk jon me sa kam une dijeni mi rrivarros kujt varrezat po jav boni gabim kujt homazh po i bon varrezav pa kufoma moni se gjyna NGA ZOTI PO EDHE PREJ DESHMORVE a sa i perket isufit per at ju vet rahovica qka duni boni ska OVL me to as gjë
pershendetje nga Kosova
avatar
arusha belgjik 03/04/2011 07:30:22
Shum te pershendes kosovar ashtu asht persona te caktuar munden kudojn
mi nu lapidar por jo te patriotizmit munden ti ndojn lapidar biznisi
nuk gucon asesi te perzihen me deshmor do gjana
avatar
Erolli zúrich 03/04/2011 05:21:05
Shum nje iniciativ e qelluar .ata duhet te jen sebashku sepse gjithmon sebashku kan qen kur i thriste toka per ti dal ne ndim atdheut ,lavdi gjaku juaj u be drit e popullit ja dha syt qe kishin qen te verber dhe po kerkoshin driten per dekada..LAVDI
avatar
Florimi Austri 03/04/2011 04:03:58
shum po me pelqen kjo inicjativ qe e paska mar zotri Nagipi, me rendesi asht qe te kemi nje vend per te gjith deshmoret e se ku sasht qaq shum me redesi
avatar
daja bellgjik 03/04/2011 01:44:44
shum mir asht kjo iniciativ zotri nagip te pershendes shum ne qofse punon per deshmoret e luftes apo veterant invalidet e ucpmb pasa
avatar
ardit 02/04/2011 20:32:41
po zotniinderuar po duheshe ta dishe nje gje se vendi i duher eshte rahovica se aty u fliuan deshmoret per mbrojte te rhavices a presheva ska pase luf aty ku vritet atu duhet e ne gurishte vend iduher aty duhet mu ndreq lapidari me rrespek nga belgjika
avatar
arusha belgjik 03/04/2011 07:27:04
Ne rahovic shoq ka ndodh por edim ne se sika ndodh
por per ket qashtje duhet mendu mir se nuk asht zor mu ndreq
lapidari por me ransi asht vendodhja ku se te gurishta na edim
se kush rrin aty por duhet mos pengu kjo inciativ edhe duhet ndimuar
ne pergjithsi se z.Nagipi se ka per veti aj asht nje lapidar i Deshmorve cillt jan te popllit
avatar
personi nga brukseli 02/04/2011 20:05:38
ide emir koka zotri nagip qi tepaska ra nermend mamir von se hiq per deshmort ekombit po muse harroni deshmorin eliris e humanitarin emath te ndjerin isuf azizin nje lapidar ne mes fshatit rahovic meja ndu kur temelin enj burri te math qi ekq pas rahovica lexhendar theu ilet te qoft daja cuf
avatar
arusha belgjik 02/04/2011 19:50:09
Pershendesim ket incijativ qe kaqen ka moti per lapidarin e deshmorve te kombit
mu ndertu diku por ka pas penges nga bashksija e rahovices dhe disa persona qe
kan kerku se duhet te jet te gurishta ku dhe gjith perqamjet ikan ba per
manifestim ket edin egjith vendi mendimet tona per lapidar kan qen o
te shtepija kultures o ne rrugen per Gjilan asht vendi ma i duhur?...
avatar
Lugina 05/04/2011 16:00:48
Oj arush ti si duket nuk e paske te qarte kete lajm. Ngritja e lapidarit behet plotesisht ne kundershtim me vlerat e Luftes se UCPMBse. kete e bene nje grup personash me urdherin e vetem nje personi qe ka qene Komandant i ZOPit. Ngritja e Lapidarit behet ne nje vend grope te gurishtes ku e kan kundershtuar edhe vet Familjaret e deshmoreve. Per te u bere kjo pune si i ka hije o dashten qe kete ta miratoje vet OVL ne konsultim me familjaret e Deshmoreve dhe Atyreve te te tjereve..... por Ok. Kushdon le te kuptoj e kush do te vazhdoj si te ia merr mendja.
Total: 37 | Treguar: 1 - 37

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.33
Presheva Web Portal