14. Tėrheqja e monitoruesve
Edhe
pse bisedat
paqėsore dėshtuan, presidenti i rri i OSEBE-sė Knut Vollebeak,
pėrkundrejt kritikave tė Moskės u dha urdhėr qė me 19.mars.1999
1.380 vėzhguesit, le tė largohen prej Kosovės, se pėr ndryshe
mundet tė mbeten pengje tė ushtrisė dhe policisė sėrbe. Ky vendim
shkaktoi njėfarė pezmatimi politik apo tė themi moskuptimi tė
rrethanave nė tė cilėn u gjet ministri jugosllav i punėve tė
jashtme, qė assesi nuk ndėrmori kurgjė qė tė pengon largimin e
tyre prej Kosovės, apo personelit diplomatik tė punėsuar nėpėr
konzulatat nė Beograd (mbetėn vetėm diplomatėt grek dhe italian).
Po tė njėjtėn ditė presidenti Klinton i sqaroi shkaqet , qė e
patėn detyruar pėr kėto aktivitete: Kėtu bėhet fjalė pėr njė
krizė humanitare, por edhe pėr shumėēka. Bėhet fjalė pėr njė
konflikt qė i tejkalon kufijėt natyror. Interesat tona nacionale
ndjehen tė rrezikuara. Nėse kjo do tė zgjasė ma shumė, do tė
shkakton njė lum refugjatėsh kjo do ti pėrfshinė edhe shtetet
fqinje. Do ta dobėson kredibilitetin e Natos prej tė cilit mvaret
stabiliteti i Evropės si dhe kredibilitetin e SHBA. Duke marė
parasysh shumė gjėrra kjo do ti epte dimenzione tė reja urrejtjeve
historike, duke i pėrfshirė nė to Shqipėrinė, Maqedoninė, Greqinė
dhe Turqinė. Kėto kundėrshti mbartin nė vete assi soj tipesh
potenciali shpėrthenjės, qė mundet ta ndryshojnė shekullin e
ardhėshėm nė njė shekull dhune nė kėtė pjesė tė botės, qė
kufizohet me Europėn, Azinė dhe Lindjen e Afėrt.
Pas largimit tė vėzhguesėve tė
OSEBE-sė Beogradi zyrtar vazhdoi me pėrshpejtimin e sulmeve ndaj
punkteve tė UĒK-sė dhe popullatės civile, duke dėshiruar qė
guerilėt shqiptar ti pėrkujton se ajo mė e keqja do tė vjen shumė
shpejtė: gjatė katėr diotėve tė para tė ofenzivės njėsitė
paramilitare sėrbe dhe ushtria jugosllave prej rrethit tė
Mitrovicės sė Kosovės, Prizrenit, Gjakovės dhe Pejės i detyruan
qė ti braktisin shtėpitė e veta afėr 20.000 njerėz dhe kėshtu nė
mėnyrė sistematike dogjėn vendbainimet si dhe lagjet shqiptare,
dikundi qenė shkatruar mbi 80 pėrqindė tė shtėpive.
Si nė tė kaluarėn e afėrt poashtu edhe kėsaj here nė Kosovė
njėsitė e rregullta dhe ata paramilitare qė numėronin 40.000
njerėz dhe kishin nė disponim 300 tanke, gjėrrė e gjatė, vranė,
dhunuan dhe plaēkitėn popullatėn pafajshme shqiptare duke e
detyruar me dhunė qė tė ik prej Kosovės. Me plotė tė drejtė duhet
konstatuar se kėsaj urrejtje skapidoze ndaj popullit shumicė nuk i
ikėn infektimit edhe shumė Sėrbė lokal tė Kosovės, edhepse direkt
nuk qenė tė involvuar nė ngjarjet e luftės. Ata Shqiptar qė
vazhduan tė mbeten nėpėr qytetet kosovare, shumė shpejt mbetėn pa
ushqim, sepse tregėtarėt sėrb nuk donin tua shitnin ushqimin; nė
fshat shpeshherė mbetėn pa ujė, sepse fqinjėt i patėn helmuar
puset duke hudhur nė to kufomat apo shtazėt e ngordhura. Si nė
kohrat biblike apo tė shprehemi metaforikisht tė ndodhive
egjyptiane tė zotėrit e luftės ju porosisnin atyre, qė donin ti
mbronin, shtėpitė e veta le ti pėrcaktojnė me shkronjėn S.
Me 22.mars 1999 Millosheviqi e
pranoi Hillin, Petriqin dhe Majakovskin, qė u munduan tė
intervenon tek ai. Millosheviqi e mbronte tezėn se akoma ekziston
mundėsia pėr studimin e rri tė marėveshjes sė Rambujesė, kreu sėrb
vazhdoi tė mbronte qėndrimin se nuk ėshtė i gatshėm pėr kompromis
politik.
Gjatė kėsaj kohe edhe Stejt Departmenti amerikan vendosi, qė
sėrish ta lajmėron pėr realitetin e pozitės: Holbruku me porosinė
e zonjės Ollbrajt u gjet nė Beograd po me kėtė mesazh dhe me
Millosheviqin pati takim tė konfirmuar mė parė, por Millosheviqi
nuk donte assesi tė takohej me tėapo tė bisedonte pėr mundėsinė e
ardhjes sė njėsive paqėsore nė Kosovė, dhe njėherit refuzonte se
nė Kosovė ėshtė duke u zhvilluar ofenziva ushtarake.
Holbruku ia pėrkujtoi Millosheviqit se sulmi ajror i aleancės
Verioroatlantike do tė jetė i shpejtė, i fuqishėm dhe
afatgjatė; Millosheviqi pa mos i bluar fjalėt mirė iu pėrgjegj:
Skemi gajle pėr njė gjė tė tillė? SHBA janė njė shtet i
superfuqishėm dhe mundet tė bėjnė ētė duan. Nėse tė dielėn thuan
se ėshtė e mbėrkurtė ėshtė e mbėrkurtė.
Prej kryeqendrės jugosllave Holbruku erdhi direkt nė Bruksel, ku
qe thellė i dėshpruar dhe i vrrerosur e lajmėroi Solanėn pėr
dėshtimin e misionit tė tijė: Zhvillimi i ngjarjeve tanimė nė
nivelin simbolik dhe formal gjindet nė duart tuaja. Prej tash e
tutje ky ėshtė problem qė i pėrket Natos.
Propaganda e regjimit tė
Beogradit marėveshjen e Rambujesė para opinionit vendas e
prezantoi si njė rrezik pėr popullin sėrb, qė e krahasonin me atė
tė Ēifutėve nėn nazimin gjerman dhe nė pėrgjithėsi me tė gjitha
deportimet nė botė. Qė tė mos bjen viktimė e njė holokausti tė rri
me tė gjitha mjetet duhet tju kundėrvihet armiqėve tė saj, sidomos
SHBA. Sėrbėt nuk do ta lejojnė, deklaronte Mirjana Markoviē, qė
tė mbarojnė ngjashėm sikurse Indianėt para dy qindė vitesh, nuk do
tė bėhen si Kurdėt europian , dhe nuk do tė lejojnė qė tė marrin
pėrsipėr rolin e rri tė Ēifutėve bashkėkohor, por do tė zhvillojnė
njė luftė tė madhe. Nė rrethet opozitare si dhe ne Perendim qarkullonte
lajmi: Millosheviqi ishte i vetėdijshėm, se nuk do tė mundet ta
rruan kontrollin mbi Kosovėn, duhet ta humbė nė mėnyrė heroike;
nėse don tė mbetet nė pushtet, duhet ta humbė nė ndeshje i
vlefshėm pėr kėtė emėr, duke fituar dhe garantuar pėrkrahjen e
popullit sėrb si dhe mbėshtetjen e faktorit ndėrkombėtarė. Pėr ta
konsoliduar kėtė tezė i theksonin argumentet, se pushteti sėrb ka
qė disa kohė e ka ndaluar kolonizimin e Sėrbėve nė Kosovė, duke
mbartur prej saj paisjet industriale.
Tejet e bindshme duket konstatimi i ish ministrit tė Titos Mirko
Tepavcit, sipas tė cilit Millosheviqi ishte i mendimit se Natoja
nuk do tė sulmon Sėrbinė, dhe se ajo do tė tregon trimėri dhe
shembėlltyrė tė vėrtetė, qė ti kundėrvihet asaj aq sa do tė ketė
nevojė, mė sė shumti njė muaj, dhe sė fundi fitorja do tju takon
Sėrbėve. Konstatimi i kreut malazez Petar Petroviq Njegoshit, se
pėr shkak tė virtyteve morale dhe trimėrisė sė popullit sėrb, do
tė ndodh ajo qė smundet tė ndodhė, ato ditė ishte shumė aktuale
nė Beograd.