15. Lufta e zonjės Medlin Ollbrajtė
Me
23.mars 1999 Javier Solana e autorizoi operacionin Allied Force
dhe njėherit qeverisė shqiptare, bullgare, maqedonase dhe sllovene
u dėrgoi letėr, ku u garantohej se Natoja do ta mbron teritorin e
tyre, nėse atė do tė tenton ta rrezikon armata jugsollave.
Me njė veprim tė kėtillė aleanca Atlantikoveriore pėr sė pari herė
nė historinė e saj gjysėshekullore vendosi pėr aktivitetin sulmues
kundėr njė shteti sovran dhe kėshtu e shkeli listėn themeluese tė
OKB-sė, tė veten poashtu. Deri te sulmi erdhi edhe pėrkundėr shumė
shteteve anėtare qė dyshonin pėr njė politikė tė kėtillė, dhe sė
fundi u gjunjėzuan para imperializmit global tė Uashingtonit
duke e pranuar interpretimin e Ivo H.Daalderit, njėrit prej
strategėve mė tė shquar tė Kėshillit pėr sigurinė nacionale:
Lufta nė Ballkan nuk e rrezikon
aq shumė stabilitetin dhe sigurinė e aleancės Atlantikoveriore, se
sa vetė kredibilitetin e saj, qė tė mbetet mjeti kryesor tek
afirmimi i parimeve dhe normave qė ofrojnė sigurinė Europės.
Uashingtoni zyrtar vendosi qė nė mėnyrė tė drejtė tė shprehė
vendosshmėrinė dhe qėndrimin e saj pėr ndėrhyrjen tek zgjidhja e
konfliktit nė Kosovė, por nuk duhet assesi haruar se personalitete
qendrore tė kėtyre proceseve politike dhe ngjarjeve qė vijuan qenė
Medlinė Ollbrajtė dhe Uesli Klarku tė dy me origjinė ēifute,
luftėn kundėr Millosheviqit e ndjenė si njė obligim etik dhe si
shans qė demokracitė perendimore tė mos e pėrsėrisin gabimin, qė e
bėnė nė vitin 1938 nė Munih, kur nė lidhje me ēėshtjen suedite i
lėshuan pe diktatit tė Hitlerit.
Ndodhia ime personale,
pas mbarimit tė luftės nė intervistėn e saj pėr Spiegl-in theksoi
Ollbrajtė, mė duket tejet
simbolike pėr shekullin njėzetė.
Bėhet fjalė pėr ngjarjen nė luftėn kundėr
totalitarizmit...Mendoj se nė Kosovė kemi arritur gjėrra me
rėndėsi. Diktatorėve tė kėsaj bote u dėrguam mesazhin e qartė:
krimet kundėr njerėzimit nuk mundet tė mbeten pa u sankcionuar.
Shtetet anėtare tė aleancės Verioroatlantike nė pajtim me mostrat
e ndryshme tė veprimit dhe ndjekjes sė interesit tė tyre nacional
ndoqėn rrugėn e pėrftimit tė pėrgjithshėm politik, qė ballafaqohej
me strategjinė e ndalimit tė valės sė refugjatėve nė Perendim.
Britania e Madhe dėshironte ti theksonte interesat e saja
specifike me SHBA; Franca mundohej qė pas njė periudhe tė
izolimit nė tė cilėn e pati shtyer De Gaule-i, tė rikthehej nė
rrethet e larta tė Natos duke e forcuar nė tė praninė europiane;
Italia dėshironte vetėm njiherit tė thekson respektimin e
kontratave ndėrkombėtare, Gjermania preferonte, qė pėr sė pari
herė tė marrė pjesė nė anėn e drejtė duke e eliminuar ndjenjėn e
inferioritetit; shtetet mė tė vogėla anėtare tė Natos thjeshtė
thėnė siq shkroi politologu rus K. Voronovi pėr atė arsye,
sepse vėllau mė i vjetėr ka
gjithmonė tė drejtė.
Versionet zyrtare tingėllonin krejtėsisht ndryshe prej shkaqeve
kryesore qė detyruan sulmin kundėr Sėrbisė. Lufta ėshtė e
domosdoshme e theksonin liderėt perendimor -, sepse duhet
treguar seriozitetin, ku Natoja
i kundėrshton sulmit tė Beogradit ndaj Shqiptarėve,
parasegjithash pėr shkak tė shkaqeve humanitare, sepse duhet
shpėtuar vetė vlerat e civilizimit perendimor. Pėrfaqėsuesi i
Natos pėr shtyp Jamie Shae rrethanat nė Kosovė i krahasoi me
terrorin dhe spastrimet e
mėdhaja tė Stalinit prej viteve tė tridhjeta me
diktaturėn e Pol Potit nė Kamboxhė gjatė viteve tė vonshme tė
shtatėdhjeta.
Kėtė arsyetim tė rri dhe deri mė tani tė pa pėrdorur kurri pėr
luftėn (kjo fjalė qe me urdhėr tė administratės amerikane e ēkyēur
prej terminologjisė sė Natos) shkaktoi njė debat tė gjėrrė, qė
pėrqėndrohej nė pyetjen, a ėshtė sulmi legal apo jo, sepse e shkel
tė drejtėn ndėrkombėtare dhe KB i shtyen nė margjinė tė ngjarjeve.
SHBA kėto pohime i refuzonin, sepse rezolutat 1160 dhe 1190, qė i
bėnin thirrje alinesė VII. Tė listės themeluese tė OKB, vetėvetiu
i ofrojnė ndėrhyrjes mbulimin. Ky interpretim i thurrur shpejt e
shpejt nuk i bindi fare ata, qė theksonin se plani paqėsor i
Rambujesė paraqet njė farsė apo zankė, e vendosur nė saje tė
arsyetimit tė pushtimit tė Sėrbisė apo sulmin ndaj saj, nėse do tė
ngurronte ti refuzonte kėrkesat amerikane.
Ithtarėt e kėtij sulmi e theksonin se pjesa B qė fliste pėr
aspektet ushtarake tė planit, nė esencė qe identike me pėrmbajtjen
e marėveshjes sė Dejtonit, qė e pati nėnshkruar para do kohe vetė
Millosheviqi. Kjo nuk i bindi kundėrshtarėt e saj, qė e akuzonin
Naton, tek vendimi pėr luftėn assesi nuk qe konsolutar me
parlamentet e shteteve anėtare pėr opinionin e tyre. Sipas tyre
Aleanca Verioroatlantike dėshironte ta shfrytėzon rastin pėr
eksperimentimin e armėve tė reja dhe zgjėrimin e kontrollit tė saj
gjeostrategjik nė Kosovė, ku do tė dominonte mbi hapsirėn e
rėndėsishme pėr tregėtinė ilegale dhe legale nė mes Azisė sė
Mesme dhe Mesdheut. Ėshtė e faktit se gjatė kohė Natoja me njėsitė
e saja ishte prezente nė Itali, Turqi dhe Greqi, nė kohėt e
fundit nė Shqipėri dhe Hungari, nuk i pengonte mbrojtėsit e kėsaj
teze, qė me njė sarkazėm pyetnin, pse
pėr shkak tė shkaqeve humanitare
nuk intervenon Natoja edhe tek ata shtete qė kanė probleme etnike,
identik me atė sėrb: nė Sudanin jugor, nė Sierra Leone, nė Liberi,
nė Angolė, nė Timorin Lindor nė Tibet, parasegjithash nė Turqi, ku
ēėshtja kurde qe akoma aktuale.
Nė
fillim tė bombardimit Natoja qe e bindur se Sėrbia do tė pėrjeton
frigėn para supremacionit tė saj teknologjik dhe ushtarak duke e
detyruar atė qė tė kapitulon brenda dy apo tri ditėsh. Me 22.mars
nė mėnyrė lucide dhe tė vetėdijshme konstatonte Wesli Clarku se
Kemi 400 aeroplanė.
Kemi shumė fuqi detare. Kemi
plane, qė i patėm zhvilluar me muaj dhe javė dhe i rifreskuam
gjatė ditėve dhe orėve tė fundit. Njėsitė tona komanduese janė nė
gjendje gaditshmėrie. Materiali ėshtė i gatshėm. I njohim
mundėsitė e Sėrbėve. I njohim dobėsitė e Sėrbėve. Dhe nėse ka
nevojė do tė sulmojmė shpejt dhe efikasisht.
Sipas mesazhit tė William Cohen-it qė ia pati dėrguar me 13.mars
1999 kolegut tė tijė italian, sulmi kundėr Sėrbisė pritej tė
zhvillohej nė tri faza: duhej tė ofron pėrparėsitė e Natos tek
shkatrimi i sistemeve sėrbe tė radarėve dhe sistemit kundėrajror;
nė pjesėn jugore tė paraleles 44 shkallė (duke e lėrrė anėsh
Beogradin), do ti sulmon objektet ushtarake dhe rrugėt tė
rėndėsishme pėr furnizim; nė tėrrė shtetin duke pėrfshi edhe
Beogradin do tė sulmonte infrastrukturėn, jetike pėr ushtrinė
sėrbe, siq janė telekomunikacionet, urrat, rafineritė dhe sistemi
energjetik.
Me
padyshim se mbretėroi bindja, se Millosheviqi do tė dorėzohet qysh
gjatė fazės sė parė, ku Natoja do ti sulmonte 51 sistemet
kundėrajrore. Raporti, qė e kishin pėrgaditur shėrbimet sekrete
amerikane, garantonte, se
Millosheviqi nuk e preferon luftėn, sepse nuk mundet tė delė
fitimtar...Pas njė akcioni mbrojtės, qė do tia shpėtonte nderin
dhe ti bind ithtarėt e vet se sė shpejti do tė lutet pėr paqėn.
Autorėt e kėtij teksti nuk e pėrfillėn mentalitetin e tij si dhe
inatin kokėfortėsinė e popullit sėrb, qė qe i bindur se mė sė
miri do tė tregohet nė rastin e kanosjes sė rrezikut dhe dinė
armikut ti kundėrvihet me njė trimėri epike.
Nė
natėn nė mes 23. dhe 24. marsit 1999 premieri i federatės
jugosllave Momir Bulativiqi shpalli
rrezikun e direkt tė luftės
dhe urdhėrroi mbylljen e stacionit tė radios B 92, njėrit prej
zėrave tė rrallė tė opozitės, qė dėgjoheshin nė Beograd asaj kohe.
Njė ditė mė parė e njėjta gjė ndodhi edhe nė Prishtinė, ku
ushtarėt sėrb e dogjėn dhe shkatruan qendrėn e gazetės Koha
Ditore. Pėrpos kėsaj policistėt me 24.mars pas dite depėrtuan nė
hotelin Intercontinental nė Beogradin e Rri dhe morrėn njė pjesė
tė paisjeve tė Asociacionit Europian tė Radios, qė ta pengonin
pėrcjelljen e televizionit satelitor, qė pushteti nuk i kishte nėn
kontrollin e vet. Prej kėtij momenti e kėndej gazetarėt perendimor
duhej tė llogarisnin pėr shėrbimet teknike tė televizionit
shtetror, qė e firmosi cenzurimin ndaj lajmėrimit tė tyre. Po atė
mbrėmje disa prej tyre i aretuan, duke ua kontrolluar dokumentet
dhe duke i malltretuar nė forma tė ndryshme. Tė shumtit i lėshuan
brenda disa orėve, pėrderisa shtetasit e atyre shteteve anėtare tė
Natos qė mernin pjesė nė sulmin kundėr Jugosllavisė i detyruan tė
largohen prej Beogradit duke theksuar se duhet respektuar
agresivitetin e popullit sėrb.
Ngjashėm patėn punuar edhe nė Prishtinė ku me gazetarėt e huaj u
sollėn ma brutalisht: duke i detyruar me dhunė qė tė largohen pėr
nė Maqedoni, kėshtu vepruan edhe me pėrfaqėsuesit e organizatave
joqeveritare humanitare p.sh. me pėrfaqėsuesit e Kryqit tė Kuq-,
qė u munduan deri nė fund tė mbeten nė Kosovė.
Sulmi filloi me 24.mars nė orėn 8 nė mbrėmje me tetėdhjetė
aeroplanė, qė i ofruan nė disponim 13 prej 19 shteteve anėtare tė
Natos, dhe me 55 raketa qė i shkrepėn prej anijeve britanike dhe
amerikane nė Detin Adriatik. Sipas deklaratave tė Solanės,
Klintonit dhe Klarkut qe i drejtuar kundėr rregjimit tė
Millosheviqit dhe jo kundėr popullit sėrb,
me tė cilin nuk janė nė luftė.
Nė realitet shiquar prej fillimit patėn llogaritur nė efektet
psikologjike qė pritej ta shkatonte tek populli bombardimi, dhe me
kėtė qėllim gjuanin nė targot ushtarake si nė Kosovė, si dhe
Sėrbinė qendrore dhe nė Vojvodinė, ku njerėzit ishin tė bindur se
qenė tė sigurtė. Nė sulmin e parė nė orėn 21, 30 e bombarduan
aeroportin e Batajnicės nė afėrsi tė Beogradit, dhėnėsin e radios
nė Avallė, qendrėn kongresiale Sava njėrėn prej simboleve tė
regjimit tė Titos si dhe dy ndėrtesa tė armatės jugosllave.
Qeveria reagoi ashtu qė nė televizion e zhigosi
kėtė veprim barbar tė
agresionit duke e shpallur gjendjen e luftės dhe duke
i shuar tė gjitha tė drejtat qytetare. Po tė njėjtėn ditė Nebojsha
Pavkoviqi kreu i korpusit tė armatės sė tretė me seli nė Nish,
fitimtarisht e lajmėroi shtypin, se qenė rrėzuar dy avionė tė
Natos dhe qenė shpėrthye nė ajėr disa prej raketave, gjė qė nuk
ofroi fakte pėr kėto tė dhėna. Nė realitet shiquar bėhej fjalė pėr
njė propagandė, sepse realiteti ishte krejtėsisht ndryshe: qysh
gjatė natės sė parė kur u zhvilluan operacionet, Amerikanėt dhe
Norvegjezėt i rrėzuan tri avionė tė tipit Mig-29, me 26.mars iu
bashkangjitėn edhe dy tjerė qė i gjuajtėn nė hapsirėn e Bosnjės
lindore, ku nuk qe e qartė se ēfarė kishin pėr detyrė, ti sulmonin
njėsitė e Sforit (Stabilization Force siq qenė quajtur njėsitė
ndėrkombėtare nė kėtė republikė).
Me
25.mars agjencioni i lajmeve Tanjug botoi, se rrezistuesit
shqiptar e shfrytėzuan sulmin e Natos pėr njė ofenzivė tė
pėrgjithshme kundėr ushtrisė jugosllave. Me kėtė filloi sulmi jo
vetėm kundėr UĒK-sė, por edhe kundėr popullatės civile shqiptare
nė Kosovė, qė i dha kėsaj tragjedie njė aspekt tė papritur:
Kemi tė bėjmė me dy luftra
paralele, shkroi Der Spiegli.
Nė qiell hig-tech, nė tokė
shekulli i mesėm.
Njerėzit e frikėsuar filluan tė ikin drejt Maqedonisė, Shqipėrisė
dhe Malit tė Zi pa asnjifarė rrendi qė gjėrrat i pėrkeqėsoi edhe
koha e keqe si dhe temperaturat e ulta (natėn arrinin vlerėn nėn
zero). Dukej se pushtetmbajtėsit sėrb donin ta shfrytėzonin rastin
pėr deportimin e Shqiptarėve njėherit e pėrgjithmonė prej Kosovės
sipas planeve, qė nė rrethet zyrtare beogradase i patėn pėrgaditur
qysh gjatė viteve njėzeta tė shekullit XX-tė. Formėn e fundit ua
dha Vaso Ēubriloviqi nė vigjilje tė luftės sė Dytė botėrore. Para
se tu lejonin refugjatėve kalim tė kufirit, ua merrnin letrat e
njoftimit duke ua fshyer me kėtė idnetitetin e tyre si dhe duke
shkatuar barriera pėr kthimin e tyre; po me tė njėjtin shkak prej
veturave ua hiqnin edhe tabelat e regjistrimit.
Nė horizont dukej se kishim tė bėnim me simptomet e para tė
katastrofės humnaitare, sepse UĒK-ja mundohej tė pėrgjigjet me
rrezistimin e improvizuar, sepse gjindej vetėm nė disa pjesė tė
Kosovės p.sh. nė afėrsi tė Drenicės e aftė pėr ti mbrojtur
njerėzit e vet. Liderėt e saj ju bėnin thirrje shteteve
perendimore, qė tua ofronin armėt, e duhura pėr mbrojtje, sepse nė
fillim kėto thirrje pėr ndihmė rranė nė ujė, kjo pati pėr pasojė,
qė njėsitė guerile nė veri dhe jug tė Kosovės shumė shpejt u
zhbėnė dhe u detyruan tė ikin nė pyje.
Me
vendimin e Sollanės pėr inicimin e sulmit, nuk qenė pajtuar shumė
anėtare tė Aleancės Verioroatlantike. Sipas tė dhėnave qė
qarkullonin nė prapavijė, qeveria greke dhe italiane nė momentin e
fundit shprehėn kundėrshtimin e tyre, duke potencuar se Natoja
vepron pa mos pasur mandatin e OKB, dhe nė natėn e parė tė
bombardimit propozuan kthimin
nė rrugėn e diplomacisė.
Pėr kėto mospajtime qe Beogradi i informuar mirė, siq flet vendimi
i saj me datė 25.mars.1999, se
pėr shkak tė krimeve kundėr
popullit jugosllav i ndėrpretė mardhėniet diplomatike
me SHBA, Britaninė e Madhe, Francėn, Gjermaninė, jo dhe me Greqinė
dhe Italinė, edhepse nė teritorin e kėtyre dy shteteve tė fundit
gjindeshin tė locuara gjysma e avionėve qė merrnin pjesė nė
operacion. Nė Rusi elita si dhe opinioni publik u shprehėn kundėr
kėtij veprimi jolegal, sepse e pėrjetuan si njė poshtėrsim tė
thellė tė shtetit, qė sipas mednimit tė tė kuqėve kafe nė tė
ardhmen e largėt mundet tė jetė targo e sulmit tė ngjajshėm.
Me njė qėndrim refuzues u paraqit edhe opozita demokratike nė
Dumėn ruse, qė theksoi se ajo vetė ėshtė viktimė e sulmeve ajrore,
sepse ndihet e lėnduar pėrkundrejt orientimit tė saj proeuropian.
Komunistėt dhe
nacionalistėt, hidhur kometoi Antolij Ēubajsi, nuk
donin tė kishin dhuratėn mė tė mirė.
Kur me 23.mars u bė e qartė se sulmi kundėr Jugosllavisė qe i
mundshėm, premieri rus Eugenij Primakovi nė rrugėn e tijė pėr nė
Uashington, ku pritej tė nėnshkruante kontratėn pėr fitimin e
kredisė me FMN urdhėroi nė mes tė Atlantikut qė avioni tė
kthehet prapė pėr nė Moskė kėshtu e shprehu mospajtimin e tij me
ndėrhyrjen e Natos nė Jugosllavi.
Thellėsisht tė shokuar
Jelcini menjiherit i ndėrpreu raportet me Naton qė Rusia i kishte
vendosur brenda programit Partneritetit pėr paqė nė maj tė 1997,
dhe i propozonte Kėshillit tė sigurimit rezolutėn, ku nė takimin e
ēregulltė duhej ta gjykonin sulmin e natos kundėr Jugosllavisė dhe
kėrkonin qė tju kthehshin shtetet nė konflikt negociatave. Kjo
inisijativė prej 15 votave tė mundshme fitoi vetėm dy, atė kinezė
dhe namibian, sepse ithtarėt e sulmit ushtarak e intrepretonin si
argument, se i pėrkah shumica e opinionit botėror. Gjatė debatit
Danilo Türk, pėrfaqėsuesi i Republikės sė Sllovenisė deklaroi, se
Kėshilli i sigurimit nuk posedon me monopolin pėr vendimet qė kanė
tė bėjnė me pėrdorimin e dhunės:
Kemi njė pėrgjegjėsi themelore
dhe jo eksplicite pėr rruajtjen e sigurisė ndėrkombėtare.
Dhe askushi nuk i kundėrshtoi tek argumentimi i tij.
Shumė shpejt u bė e qartė se Rusia do tė kufizohet pėrkundrejt
reagimit tė saj, qė qe nė skaj tė njė psikoze, siq shkroi gazeta
Izvestija nė protestimet verbale, duke mos firmosur ndonjifarė
vendimi nė favor tė Sėrbisė.
Konstatimi i Igor Ivanovit sipas tė cilit intervenimi i Natos e
zhbėu embargon pėr armėt kundėr Jugosllavisė, qė KB e patėn
shpallur para njė viti, nuk pati pasoja. Edhe Moska nuk i doli nė
ndihmė ushtarake armatės jugosllave, kjo donte tė thoshte se Moska
zyrtare fortė mirė e kupton se kanosjet e Uashingtonit ishin
tejet serioze, ku shumė shpejt mundej tė vinte deri tek prishja e
mardhėnieve tė mira bilaterale. Siq theksoi me 30.mars Jelcini nė
fjalimin e tij drejtuar popullit rus:
Rusia ka vendosur
se pėr asnji rast nuk do tė lėshon tė pėrzihet nė kėtė
konflikt...Kriza balkanike nuk kėrkon prej nesh njė vetėdijėsim
emocional, por njė detyrė tė baraspeshuar dhe tė pėrgjegjėshme.
Tek intervenimi i Natos kundėr Jugosllavisė reagimet nė botė qenė
tė ndryshme, por pėr ēėshtjen kosovare tė huaja apo larg saj,
sepse i kushtėzonin dobisė politike tė kėtij apo atij shteti. Nė
Izrael erdhi deri tek ndarja nė tė djathtėn, e cila e pėrkrahste
bombardimin dhe sė majtės nė emėr tė sė cilės ministri i jashtėm
Ariel Sharoni e kritikonte sulmin e Natos:
Izraeli mundet tė jetė viktima
nė rradhė e kėtij sulmi, identike me atė nė Kosovė/.../
Paramendoni se ēka do tė ndodhte sikurse Arabėt nė Galile njė dite
tė bukur do tė kėrkonin autonominė pėr kėtė provincė dhe do tė
mundoheshin ta lidhnin me autoritetet palestineze.
Poashtu edhe bota arabe qe e ndarė tek reagimet e tyre: pėrderisa
Irani qė i printe Organizatės sė konferencės islamike, e dėnoi
intervenimin ilegal tė Natos, Turqia kaloi nė anėn e Shqiptarėve
tė Kosovės, asaj iu bashkangjitėn edhe disa republika muslimane tė
federatės ruse. Palestinezėt qenė pro intervenimit tė Natos,
pėderisa gazeta kryesore egjyptase Al-Ahram shkroi se
ekspanziviteti i fuqisė
amerikane nuk ndikon nė botė pėr ti qetėsuar palėt nė konflikt,
por botėn e iriton bindshėm.
Nė Gruzi dhe Azarbejxhan, qė posednin me problemet e hapura me
pakicat e tyre nacionale kishin frigė se intervenimi i Natos
paraqet njė proces tė rrezikshėm pa presedensė duke pėrfshi edhe
konfliktet e tyre tė brendshme. Ngjajshėm mendonin edhe nė Kinė
dhe nė Indi, qė gjatė viteve tė fundit ndėrtoi mardhėnie tė mira
me Millosheviqin dhe qe prezente nė Ballkan, si asnjiheri mė parė
prej kohėve tė Enver Hoxhės. Sipas deklaratave tė ministrit tė saj
tė jashtėm qe intervenimi i Natos i papranueshėm, sepse kanosej me
pasojat
e mundshme tė vėrteta.
Gjatė kėsaj kohe nė Sėrbi filloi tė vepron njė maqineri e fuqishme
propagandistike, qė kishte tė vetmin qėllim nxitjen e
atėdhetarizmit tek popullata sėrbe duke treguar dhe theksuar
vlerat morale tė rrezistimit, sepse bėhej fjalė pėr agresionin
kundėr shtetit sovran anėtares themeluese tė OKB-sė, pėr veprimin
ilegal si dhe njė precedensė tejet tė rrezikshme.
Luftojmė pėr mbijetimin e tėrrė
botės, dėgjohej sllogani, qė filloi nė prill tė
pėrsėritet nėpėr ekranet sėrbe. Poashtu nuk mungonin edhe filmet
pėr luftėn e partizanėve kundėr Gjermanėve dhe kundėr ustashėve,
filmat qė e zhigosnin intervenimin amerikan nė Vietnam, si dhe
Diktatorin e madh tė Ēaplinit qė kishte si objektiv pėrqeshje
vetė presidentin amerikan Bil Klintonin.
Ėshtė e kuptueshme se kjo propagandė e arriti qėllimin e vet,
sepse tek njerėzit e forconte bindjen se viktimat e sulmit janė tė
arsyeshme duke i vėrtetuar tek nacionalizmi atavist. Shumica e
qytetarėve Sėrb nuk e dinin se ēka ėshtė duke ndodhur nė Kosovė,
dhe nėse e dinin shtirreshin qė kėtė tė mos e vėrrejnė.
Televizioni e theksonte se popullata e Kosovės si Shqiptarėt
ashtu edhe Sėrbėt ikin panikisht para bombave tė Natos; lajmet
pėr spastrimin etnik janė budallallaqe tė mjeteve perendimore tė
informimit, qė i paguajnė shtetasit shqiptar, qė para kamerave
televizive rrėfejnė ngjarje tė paramendura qė kurri nuk patėn
ndodhur.
Me
27.mars 1999 radio Beogradi e publikoi lajmin qė prej fillimit tė
sulmit tė Natos patėn rrėzuar katėr avionė tė Natos dhe arrestuan
dy pilotė. Pėrfaqėsuesi pėr shtyp i Aleancės Verioroatlantike kėto
lajme i cilėsoi si jo tė sakta, por po tė njėjtėn ditė qe i
detyruar ta pranon se afėr 28 milje nė pjesėn veriperndimore tė
Beogradit raketa e tipit Neva (SA-3) nė tė vėrtetė e qėlloi
njėrin prej avionėve elitistik amerikan: F-117 Stealth.
Sipas vlerėsimit tė Pentagonit kjo ndodhi rastėsisht, pėrderisa
gazetat shkruanin se bėhej fjalė pėr tradhėtinė e njė oficeri
amerikan, qė kishte hyrje deri tek sistemi kompjuterik i Natos i
ashtuquajtur Chronos, dhe Sėrbėve pėr shkak tė shkaqeve humanitare
ua ofroi informatėn e duhur pėr bombardimin e avionit jo tė
dukshėm si dhe pėr rruajtjen e paisjes sė shumtė ushtarake dhe
njėsive sėrbe. Dėshtimin qė e pėrjetuan Amerikanėt u munduan ta
kompenzojnė nė njė mėnyrė tjetėr duke e shpėtuar pilotin Amerikan
pas njė intervenimi gjashtė orėsh dhe morrėn masat e duhura pėr
mbrojtjen e tė dhėnave brenda Natos duke e zvogėluar numrin e
ekspertėve qė kishin hyrje deri tek sistemi kompjuterik Chronos,
ky numėr u zvogėlua prej 600 nė 100 veta. Pas kėtij rriorganizimi
brenda Natos erdhi nė shprehje rritja e efikasitetit tė sistemit
kompjterik dhe ekspertėt e Natos patėn sukses tė depėrtojnė nė
sistemet sėrbe tė mbrojtjes duke u ofruar tė dhėna jovalide. Si
pasojė e kėsaj qe paraqitja e avionėve tė armikut nė monitorėt e
radarėve sėrb, por ato ekzistonin vetėm nė realitetin virtual.