|
16. Lufta pėr shpėtimin e
NATOS
Havier Solana me 28.mars 1999
lajmėroi, se aleanca Verioroatlantike kaloi nė fazėn e dytė tė
intervenimit ushtarak, duke e zgjėruar listėn e caqeve duke u
pėrqėndruar vetėm nė njėsitė ushtarake nė Kosovė. Ky vendim e
varrosi ēdo besim se konfliktin duhet mbaruar me njė prerje
kirurgjike, qartė tregoi se lufta spektakulare dėshtoi: tani nuk
bėhej fjalė mė pėr mbrojtjen e Shqiptarėve tė Kosovės para regjimit
tė Millosheviqit, por pėr shpėtimin e Natos dhe kredibilitetit tė
saj. Qė tė mos pėson humbjet njerėzore avionėt e saj nuk kishin tė
drejtė tė lėshohen nėn 5.000 metrash lartėsie, sepse nė kėtė rast
ishin relativisht tė mbrojtur para sistemit kundėrajror sėrb. Nė
rrethana tė kėtilla shllungat e mjegullave, qė e mbulonin teritorin
e sulmuar, e kufizonte mundėsinė e pilotėve, qė ti gjuanin caqet,
edhepse kishin nė disponim radarėt e duhur pėr gjuajtjen sytė
mbyllur. Sepse posedonin me instruksionet, qė tė mos gjuajnė pa
pasur nevojė dhe tė shkaktojnė dėmin e shtuar (viktimat civile), nuk
i pėrdorėn duke e forcuar bindjen e pėrgjithshme, se lufta kthehet
nė dėshtim. Ky mendim ju shkonte pėr qejfi dhe ju konvenote tejet
masė gjeneralėve tė penzionuar amerikanė nė Pentagon, sepse qysh nė
fillim e shiqonin dhe trajtonin strategjinė e Klintonit dhe Klarkut
si dėshtonjėse dhe nėnēmuese pėr SHBA.
Bėhet fjalė pėr strategjinė: kam
besim se do tė fitoj, shkurt dhe qartė konstatoi
Colin Powell-i, njėri prej planerėve tė luftės nė gjirin Perzik, qė
e pati sajuar doktrinėn pėr pėrdorimin e tė gjitha forcave me tė
cilat dispononin SHBA, ato ajrore, detare dhe tokėsore.
Gazeta britanike
Financial Times nė
mėnyrė tė sarkazmuar shkroi se Natoja mundohet ta aplikon apo
zhvillon njė luftė tė kufizuar vetėm me sulmet ajrore duke pasur
frigė para humbjeve
miqėsore, sipas parimit tė
dhunės sė pastėrt,
Millosheviqi u pėrgjegj me njė
luftė tė ndyrė asimetrike,
duke e inicuar bombėn demografike kosovare, qė mė sė shumti e
theksonte josuksesin e Natos.
Rezultatet modeste tė arritura gjatė tri ditėve tė para tė
bombardimit, patėn pasoja tė rrėnda psikologjike dhe politike, sepse
nė taborin politik perendimor shkaktuan njė gjendje shoku duke u
lėshuar nė foletė e brishta tė polemizimeve dhe fajėsimit
interkular. Nė mes gjeneralit Mik Shortit kreut tė forcave ajrore tė
Natos si dhe shefit tė tij gjeneralit Klark, u ndez debati i flaktė
pėr qasjen mė tė mirė strategjike: ky i fundit nuk kėrkonte vetėm
pėr kontrollin pėr detalet e operacionit Allied Force, por kėrkonte
edhe atė qė pilotėt e pėrfshirė nė vlugun e ngjarjeve luftarake ti
gjuajnė njėsitė tankiste qė lidershipi i korpusit tė Armatės sė
tretė i pati locuar nė Kosovė, edhepse tek ky operim ekzistonte
rreziku i madh pėr pėsimin e humbjeve. I pari e kundėrshtoi kėtė
mendim, sepse gjarpėrrit duhet
dridhur kokėn. Me kėtė dėshiroi tė theksonte, se mė sė miri
do tė kishte qenė bombardimi i caqeve tė rėndėsishme, se sa qendra
e policisė beogradase, dhe kėshtu qysh nė fillim duhej shkaktuar
dėme tė mėdhaja pikave neurallgjike tė regjimit duke i paralizuar
aftėsitė e tija mbrojtėse. Konflikti nė mes Klarkut dhe Shortit
(djali i tij pati marrur pjesė nė sulmet ajrore) qe aq i ashpėr, ky
i fundit mendonte pėr atė, qė tė epte dorėheqje dhe me njė rast iu
drejtua popullit amerikan. Nė tė u mundua ti argumenton gjėrrat se
lufta ėshtė pėrgaditur dobėt, dhe nuk lejohej qė ajo tė emėrohet me
emrin e vėrtetė.
Tensionet filluan tė paraqiten edhe brenda
aleancės Verioroatlantike pėr shkak tė tentimit tė disa shteteve
anėtare, qė ta neutralizojnė natyrėn luftarake tė Wesli Clarkut si
dhe bashkėpunėtorėve tė tijė duke shprehur refleksione pėr disa
misone. Ndarjet pėr atė se a duhet vazhduar sulmin dhe cilat caqe
duhet sulmuar u bėnė aq tė ashpėra i detyruan aleatėt qė ma shumė
kohė tju kushtojnė tejkalimit tė tyre se sa vetė rrjedhės sė
luftės. Nė Uashington nė saje tė dėshmisė sė Wilima Cohen-it nė
Pentagon u munduan ti ikin ashtu, qė vendimet pėr zgjidhjen e
caqeve, qė duhej zgjedhur aty pėr aty u lanė nė disponim krerėve tė
Natos, duke i lėnė anėsh politikanėt dhe vetė Havier Solanėn. Vetėm
pėr caqet mė tė rėndėsishme nė qendėr tė Beogradit apo nė Mal tė Zi
si dhe shkatrimi i atyre qė do tė shkaktonte shumė viktima civile,
formalisht iu drejtuan pėr pajtimin e qeverisė federale si dhe
Kėshillit tė formuar specialisht pėr tė, qė i printe sekretari
gjeneral i Natos.
Pėrkundėr kėsaj
tensioni nuk u zvogėlua aspak, sepse shumė shpejt u bė e qartė se nė
realitet ndodhin dy ofenziva paralele: e para, e ashtuquajtura ajo
konvencionale qė e kontrollonte Brukseli, e dyta ajo amerikane, me
pėrdorimin e avionėve mė modern tė tipit B-2 dhe F-117 Stealth dhe
raketave Tomahawk e patėn koordinuar grupi special nė Pentagon i
quajtur Noble Anvil ( Drapėrri i Argjendtė) dhe vetė presidenti
Klinton. Qysh nė fillim presidenti e morri nėn kontroll ofenzivėn si
dhe caqet, pa mos u kėshilluar me aleatėt, qė shkaktoi nervozizėm tė
tepėrt dhe njė vėshtrim pasiv tek ata duke mos u mbėrzitur fare pėr
pasojat politike: Zhbėrrja e
Natos apo rritja e krediblitetit tė saj , shkruante
Instituti Ndėrkombėtar pėr Studimet Strategjike prej Londrės,
e forcon mundėsinė, qė SHBA ti
humbin prioritetet e ēėshtjeve tė sigurisė amerikane kjo duhej
tju interesonte shumicės sė shteteve evropiane. Njė dėshtim i tillė
do tė shkaktonte rramjen e shumė qeverive perendimore si dhe
paralizimin total tė administratės sė presidentit Klinton.
Qė ta pėrmirėsojnė joefikasitetin e operacioneve
fillestare, pėr tė cilėn Amerikanėt i fajėsonin aleatėt evropian si
dhe forcat e tyre ushtarake, nė mbarim tė muajit mars ministria
amerikane pėr mbrojtje aplikoi vendimin pėr pėrdorimin e 24
aeroplanėve A-10 Warhog, tė ashtuqujatur shkatronjėsit e tankeve,
si dhe pesė bombarderė B-IB Lancer (si dhe 15 avionėve ndjekės), qė
efikasisht mundej tė vepronin nė ēfarėdo lloj rrethanash kohore.
William Cohen-i me 1.prill vendosi poashtu qė tė fillon ti pėrdorė
edhe 12 F-117 Nighthawk, bombarderėt e shquar Stealth, tri ditė mė
vonė edhe helikopterėt pėr fluturim dhe manovrim ajror tė ulėt
Apache AH-64 si dhe 18 sisteme tė hedhėsve tė predhave (Multiple
Launch Rocket Systems), tė njohur si shiu i qelqtė, sepse ēdo
njėra prej predhave tė saja mundej tė shkatonte dėm nė njė madhėsi
prej dy stadiumesh pėr futboll. Nė kufi me Shqipėrinė dhe Kosovėn
themeluan Task Force Hawk (numėronte 5.350 ushtarė) me detyrėn , qė
ta rrisė efikasitetin e
Natos tek operacionet taktike kundėr njėsive speciale tė RFJ nė
Kosovė, nė rrethanat e dobėta dhe tė parshme kohore.
Nė realitet shiquar kjo njėsi elitiste kurri nuk qe e pėrfshirė nė
aktivitet, sepse nuk mundej pėrdorur pa njėfarė rreziku.
Mundėsia qė ti shpėtonim para
vrasjes tė mijėra Shqiptarėve si dhe me qindra mijėra para dėbimit,
pas mbarimit tė operacioneve ushtarake shkroi Edward N.
Luttwak, nė llogaritė e
demokracive tė Natos nuk qe e vlefshme jeta e disa pilotėve.
Ky konstatim ėshtė i saktė, vetėm pėr njėrrėn gjė:
pėrdorimin e Apach-ėve nuk e ndaluan demokracitė, por lidershipi
nė Pentagon, tė mbėrzitur pėr shkak tė rrethanave nė Perzik dhe
Korenė Veriore dhe tė bindur, se atje gjinden vatrat e njė konflikti
tė ardhėshėm potencial. Nė luftėn nė Kosovė e shiqonin si njė
epizodė, ku nuk shihet qėllimi i duhur pėr ti rrezikuar njerėzit si
dhe armėt mė moderne. Ėshtė
shumė e rrezikshme pėrdorimi i tyre, theksonin
kėshilltarėt e ministrit pėr mbrojtje,
rrezultatet nuk do ti tejkalojnė
humbjet. (Ironia e fatit ėshtė se gjatė njė ushtrimi
dy Apach-ėve u stėrkodhėn nė humnerė, ku jetėn e humbėn dy pilotė.
Kėto qenė tė vetmet viktima nga ana e Natos gjatė sulmit tė
Sėrbisė.)
|
|