Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

18. Polemizimi nė palėn perendimore, kosovare dhe jugosllave

     Largimi i popullit kosovar inicoi njė valė kritikash nė llogari tė Natos dhe sidomos ndaj SHBA, e gjithė kjo ndodhi pėr shkak tė sulmit dhe “amaterizmit piktoresk”, si pasojė e “njė profesionalizmi tė deformuar tė Natos dhe SHBA”, rrethanat u keqėsuan dukshėm nė Kosovė, nė vend qė tė pėrmirėsoheshin. Njė mendim tjetėr kishin po ata njerėz, qė qenė viktima tė dhunės sėrbe, sepse e pėrkrahnin intervenimin e Natos pa marrė parasysh se ēka ndodhi me ta, familjet e tyre si dhe shtėpitė.217 Ky qėndrim nuk kishte peshėn e duhur tek ata nė Uashington, qė e shfrytėzuan rastin pėr sulmin kundėr zonjės Ollbrajtė, se e kishte filluar njė luftė “personale”, pa mos menduar fare pėr pastrimin etnik, qė do ta inicon me kėtė. Nė mesin e kėtyre kritikėve u gjetėn edhe shumė gazetarė, si dhe nė Pentagon, sepse e fajėsonin se shumė dobėt i kishte vlerėsuar pasojat e politikės sė saj dhe pa pasur nevojė shkaktoi konflikt me njė “diktator tė papėrgjegjshėm”, i cili ka aftėsi tė vazhdon me politikėn e tij pėrēarėse jo e mirėseardhur pėr Naton.218 Washington Post-i theksoi, se SHBA u zankėrruan nė “luftėn e zonjės Ollbrajtė”, dhe e nėnvizoi gabimin e atyre, qė patėn llogaritur pėr suksesin pas disa ditėve tė bombardimit. Akuzat identike vjenin edhe prej palės europiane nė rradhė tė parė prej mediave dhe prej qarqeve politike, qė pėrpos kėsaj ankoheshin edhe pėr kėtė, se intervenimi e pati tejkaluar OKB, e prishi rrendin botėror dhe e shkeli tė drejtėn ndėrkombėtare, themeli i sė cilės ėshtė Karta Themeluese. “ Pėr shkak tė sulmit tė Natos nė Jugosllavi”, shkroi Jane’s Defence Weekly, “Ballkani mbaron me shekullin identik me atė qė e kishte filluar: si mollė sherri nė mes fuqive tė mėdhaja si dhe burim i konflikteve potenciale.”219

    Me 31.mars 1999 regjimi i Beogradit lajmėroi, se Ibrahim Rugova ėshtė akoma gjallė, pas tė cilit u humb ēfarėdolloj tragu nė fillim tė ofenzivės, njė paraljamėrim i tillė kishte pasur pėr qėllim qė tė shkaktonte ndarje dhe pėrēarje tek aleatėt perendimor. U paraqit nė televizion dhe prej Natos kėrkoi, qė ta mbaron agresionin, kėtu nuk pėrmendi asnjifarė fjale pėr pastrimet etnike, ku si vikitmė qe populli i Kosovės. Tė nesėrmen Radio B 92, qė e patėn futur nėn kontroll, lajmėroi, se Gandi i Kosovės nėnshkroi me Millosheviqin njė deklaratė politike pėr zgjidhjen e krizės. Nė Bruksel theksonin se kėtė dokument nuk duhet trajtuar me seriozitet, sepse Rugova ėshtė viktimė e presioneve tė hatashme (kėtė e vėrtetoi edhe vetė Rugova mė vonė), Hashim Thaēi pėrkundėr saj kėtė e gjykoi, dhe disa ditė mė vonė tek themelimi i qeverisė sė tij vendosi nė tė tė mos i pėrfshinė pėrfaqėsuesit e LDK-sė sė Rugovės. Qė ti ashpėrson dhe thellon mė shumė kėto konflikte tė brendshme, me 5.maj Milloheviqi i lejoi Rugovės qė tė udhėton pėr nė Romė, ku nė marėveshje me premierin italian d’Alemon erdhi me njė aeroplan special. Pas ardhjes nė Itali Rugova sėrish u mundua qė ta thekson dhe afirmon rolin e tij parėsor nė mesin e Shqiptarėve tė Kosovės, duke e pėrkrahur intervenimin e Natos, dhe duke inzistuar tek polemizimet me UĒK-nė. Pas deklaratės pėr Channel-in 4 londonez, se bėhet fjalė vetėm pėr “njė grup terrorist”, pėrfaqėsuesit e UĒK-sė Rugovėn e zhigosėn si njė “frigacak”, qė nuk ėshtė i zotit pėr rrethanat e luftės.220 Njė polemikė e ngjajshme u zhvillua nė mes UĒK-sė dhe Bukoshit, njė kundėrshtar i Thaēit nė luftėn pėr pushtet, qė nuk deshi t’ju ndihmon guerilasėve me mjete financiare, me tė cilat dispononte, dhe nė sytė e tyre u bė “mė i dobėt se sa tradhėtarėt”. Bukoshi u pėrgjigj me njė farė kampanje e drejtuar kundėr  UĒK-sė, qeveria ku fjalėn kryesore do ta kenė njerėzit e UĒK-sė, Kosovėn do ta shėndrojnė nė njė “kubė europiane” si dhe nė njė bastion tė kriminalitetit tė organizuar. E gjithė kjo nė taborin shqiptar akoma ndikoi dukshėm tek ashpėrsimi kronik i konflikteve, brenda Natos i rriti dyshimet pėr atė, se cilin grupacion  duhet pėrkrahur. Disa prej segmenteve tė administratės sė Klintonit dhe Kongresit amerikan mbronin tezėn pėr armatimin e UĒK-sė, qė ti ikinin intervenimit direkt nė Kosovė, qeveritė europiane ishin tejet skeptikė nė bindjet e tyre, se UĒK-ja pėr shkak tė implikimit tė mundshėm nė krime si dhe mungesės sė disciplinės nuk mundet trajtuar si njė partner kredibil. Nėse do ta armatosnin -, mundej tė ndodhte, qė ta krijonin njė monstrum tė Frankeshtajnit.221

    Konfliktet e brendshme nuk qenė prezente vetėm brenda taborit politik kosovar, por edhe atij jugosllav. Pas fillimit tė ofenzivės sė Natos presidenti malazez Millo Xhukanoviqi akoma e ashpėrsoi qėndrimin e tij kritik ndaj Millosheviqit duke iu kundėrvėnė kėrkesės, qė pushtetin t’ia lėshon ushtrisė, dhe nė realitet ta blokon kufirin nė mes Malit tė Zi dhe Sėrbisė. Kjo e detyroi kreun sėrb, qė me 1.prill 1999 ta reorganizon lidershipin ushtarak nė Mal tė Zi duke inicuar njė sėrrė thash e thėnash pėr mundėsinė e realizimit tė grushtshtetit. Ndėrrimi i gjeneralit Radoslav Martinoviqit me preardhje Malazez me Milorad Obradoviqin, njė nacionalist i njohur Sėrb, sipas tė dhėnave tė shėrbimit sekret amerikan vetėm qe si hap i parė tek eliminimi i vetė Xhukanoviqit.222 Natoja ndėrhyri dhe iu kėrcnua Millosheviqit qė tė mos luan me zjarrin, njėsive tė SFOR-it, qė ishin prezente nė Bosnje dhe Hercegovinė u dha urdhėr pėr ngritjen nė ajėr tė linjės hekurdhore nė mes Sėrbisė dhe Malit tė Zi. Pėrpos kėsaj nuk i kurseu fare objektet ushtarake malazeze, kėtė qeveria malazeze e pėrjetoi si njė faj tė duhur.223 “Ne qemė tė distancuar prej sulmit, kurri nuk patėm hedhur vajin nė zjarr, por e kundėrta, u munduam qė ta ngjallim dialogun si dhe zgjidhjen paqėsore tė problemeve nė Kosovė,” theksoi nė intervistė e tij pėr gazetėn Le Soir. “Pėr fat tė keq duhet tė konstatojmė, se pėr kėtė nuk qemė tė shpėrblyer, sepse edhe ne u bė caku i kėtij sulmi /.../ Duam qė Perendimi neve tė na trajton mė ndryshe, jo vetėm me anė tė syzave tė ballafaqimit ushtarak dhe pastrimit etnik: edhe ne duam tė shohim prej Perendimit pėrpos avionėve tė Natos dhe shumė vlera tjera..”224


 

217 T. Youngs, M. Oakes dhe P. Bowers: Kosovo: Operation “Allied Force”, n.d., f.57; E. Roberts: Next Balkan Flaishpoint? N.d., f.114.

218 J. Rubin: ė Very Personal War, pjesa e II-tė: The Promise of Freedom, n.d., f.IX; “Der Spiegel”, f.13, 1999, f.209.

219 “Jane’s Defence Weekly”, 31.3.1999; G. Kolko: Kosovo, n.d., f.3; I. Ramonet: le gāchis, n.d., f.3; T. G. Carpenter (red.) NATO’s Empty Victory, n.d., f.103; “Le Figaro”, 6.4.1999.

220 “Mendimi politik”, 30.6.1999, f.31-34.

221 The Kosovo Liberation Army: ė Struggle for Power, nė “Strategic Comments”, numr.5/4, n.d., f.1-2.

222 M. Rüb: Kosovo, n.d., f.144; Wolfgnag Libal: Montenegro – neuse Problem für Belgrad, nė “Europäische Rundschau”, XXVII (1999), num. 2; “ICG Balkans Report”, 19.4.1999, f. 8; “Le Monde”, 6.4.1999.

223 T. Youngs, M. Oakes dhe P. Bowers: Kosovo: Operation “Allied Forces”, n.d., f.18; J.-A. Derens: Destabilization en chaine, n.d., f.8; R. Scharping: Wir dürfen nicht wegsehen, n.d., f.98; “The Financial Times”, 29.4.1999.

224 “Le Soir” 31.3.1999.

 

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.