|
23. Dėmi anėsor
Rezistimi i paritur i regjimit sėrb pas tri javėsh tė bombardimeve e
shtyrri Wesli Clarkun tek njohja cinike, se Sėrbėt i pati nėnēmuar.
Kjo nė Pentagon shkaktoi njėfarė dėshprimi, saqė gjeneralit ia
ndaluan kontaktet e mėtejme me gazetarėt dhe sollėn vendim pėr
rritjen e aktiviteteve ushtarake. Zėdhėnėsi i UĒK-sė Jakup Krasniqi
me 12.prill 1999 nė Bruksel u takua me Medlinė Ollbrajtė (Madeleine
Albright), po atė ditė Daily Telegraph e botoi lajmin, se Amerikanėt
i filluan takimet e fshehta si dhe bisedat me palėn kosovare pėr
konsolidimin e UĒK-sė. Sekretari shtetror i mbrojtjes iu drejtua
Kongresit pėr mjetet financiare shtesė me njė vlerė prej katėr
miliardė dollarėsh amerikanė, qė duhej ti mbulonin shpenzimet nė
sulmin kundėr Jugosllavisė, si dhe paralajmėroi mobilizimin e 33.000
rezervistėve si dhe pėrfaqėsuesve tė Gardės nacionale, nė rradhė tė
parė tė pilotėve.
Nė kreun e aleancės Atlantiko Veriore sollėn vendimin, se do ta
rrisin dukshėm numrin e sulmeve ajrore, duke e pasuruar edhe listėn
e caqeve, duke pėrfshirė edhe qendrat industriale me karakter
ushtarak, stacionet radiotelevizive si dhe infrastrukturėn tjetėr
strategjike. Prej kėtij momenti nė operacionet e tyre pėrdorėn mė
shumė avionė si dhe i shtuan dhe forcuan aktivitetin e tyre: prej
fluturimeve tetėorėshe nė fillim, kaluan nė flutrimet qė filluan tė
zgjasin njezetė e katėr orė. Pėrveē nė Beograd nė mėnyrė sistematike
filluan ti bombardojnė urrat mbi lumin Danub (gjashtė i rrėzuan,
katėr i dėmtuan rrėndė), uzinat mė tė rėndėsishme sėrbe, centralet
elektrike, rafineritė, magazinet e naftės dhe plinit. Qėllimi
kryesor i kėtyre sulmeve nuk qe vetėm ai qė tė shkatrohet
infrastruktura, aq jetike pėr maqinerinė ushtarake sėrbe, por tė
dėmtohet rrėndė morali i popullatės duke e detyruar atė qė ti
kundėrvihet Millosheviqit.
Nė vazhdim tė aktiviteteve ushtarake Natoja nuk u pėrqėndrua tek
pėrdorimi i armėve intelegjente, por vendosėn qė tė pėrdorin edhe
armėt konvencionale qė qėllonin sipas rastit. Nė praktikė kjo
nėnkuptonte, se e lanė anėsh politikėn, qė nė fillim silleshin, se
njėra prej prioriteteve tė Natos qe sa mė i vogėl tė jetė numri i
viktimave civile. Pėr pasojat nuk duhej pritur aq gjatė: gjatė natės
sė 6.prillit raketa gabimisht e goditi qytetin Aleksinac, duke
shkaktuar 17 tė vrarė dhe shumė tė plagosur. Pas kėsaj ngjarje,
mediat e Beogradit e patėn shfrytėzuar gjėrrė e gjatė pėr
interpretime tė ndryshme, nė vzhdim erdhi deri tek ngjarjet tjera mė
tragjike: me 12.prill avionėt e Natos e sulmuan urrėn hekurdhore nė
Sėrbinė jugore nė relacionin Beograd-Shkup, rastėsisht e patėn
qėlluar trenin pėr pasagjerė dhe shkaktuan vdekjen e 55 njerėzve,
siq shkruante shtypi beogradas, sipas tė dhėnave tė shtypit
perendimor vetėm 10 viktima. Dy ditė mė vonė kjo ngjarje sėrish u
pėrsėrit: dy kolona tė refugjatėve shqiptar nė mes Gjakovės dhe
Deēanit piloti i avionit F-16 tė Natos e ndėrroi pėr njė konvoj
ushtarak sėrb, i sulmoi dhe vėrrau 75 njerėz, 23 i plagosi. Kėtė
lajm e botoi ministria e jashtme jugosllave, pėrderisa Jamie Shae-i
e pati refuzuar. Tė nesėrmen qe i detyruar ta pranon se kjo qe e
vėrtetė: Ky qe momenti mė delikat pėr mua, deklaroi mė vonė ai.
Ky incident shkaktoi shumė telashe si nė Kėshillin e sigurimit nė
mes zavendėsit tė Ollbrajtė si dhe ambasadorit rus Lavrovit si dhe
nė Europėn Perendimore forcoi kundėrshtarėt e sulmeve ajrore. Njė
dėshprim tjetėr shkaktoi edhe deklarata e njė zėdhėnėsi tė Natos ku
pati thėnė, se kokat e bombave me tė cilat i qėllojnė tanket sėrbe
janė tė pajisura me uran tė varfėruar, i pėrdorur tek ngjysimi i
tankove pėr shkak tė masės sė dendur tė madhe. Ky lajm shkaktoi
shumė telashe, sepse paqėsorėt theksonin, se ky material ėshtė i
njohur me shenjėn U-238, i cili pati shkaktuar sindromėn e gjirit
perzik, njė tip smundje, parasegjithash leukeminė, qė u smurėn
ushtarėt qė vinin nė kontakt me tė. (Nė atė momnet askushi se dinte
se kėto bomba me uranin e varfėruar i patėn pėrdorur qysh gjatė
viteve 1994 dhe 1995 nė Bosnje dhe Hercegovinė.)
Propaganda sėrbe nė mėnyrė precize i shfrytėzoi kėto tė dhėna, qė
mediat ndėrkombėtare i absorbonin dhe botonin si ma keq. I bindur se
opinioni perendimor prej ditės nė ditė kthehet nė favor tė tij,
Millosheviqi fitimtarisht konstatonte se: Nė kėtė luftė fitimtarė
jemi ne.
Kjo u shkaktonte kokėēarje psikologėve tė Natos, qė gjatė kohė e
kishin identifikuar amrikun e tyre kryesor tek stacionet televizive
beogradase (shtetror ishte ai qė ishte nėn kontrollin e Mira
Markoviqit). Nė mes tjerash i fajėsonin, se e keqpėrdornin vrasjen
aksidentale tė refugjatėve shqiptar duke i publikuar sqenat, qė i
tejkalonin tė gjitha kufijėt e shijes dhe objektivitetit.
Pala amerikane kishte pėrgaditur njė plan ku parashihej sulmi kundėr
ministrisė sė rrenave, por kėtij sulmi i kundėrviheshin Francezėt
dhe Britanezėt. Deri tek sulmi erdhi me 21. dhe 23. prill 1999, ku
gjatė sulmit tė dytė humbėn jetėn 16 gazetarė dhe teknikė. Qeveria
sėrbe kėtė sulm e karakterizoi si njė krim pa rast tė ngjajshėm nė
histori, pėrderisa mediat perendimore theksonin se kėto ndėrhyrje
duhet kuptuar si njė akt tė vendosur tė Natos pėr shkatrimin e
qendrave tė regjimit (dy ditė mė parė qe qėlluar selia e Partisė
socialiste sėrbe). Kjo nuk do tė nėnkuptonte se shumica prej tyre
sulmet kundėr televizionit nuk i gjykonin, kjo e tregonte atė, se
Natoja i bombardon njerėzit me mendimet e tė cilėve nuk pajtohet
assesi. Ky incident pati lėrrė shumė hapsirė pėr paragjykimet e
shumta se mediat perendimore nė Beograd e patėn lajmėruar drejtorin
e televizionit shtetror si dhe disa bashkėpunėtorė tė tijė pėr
rrezikun potencial, nuk bėnė asgjė, qė ti informojnė pėr kėtė
fatėkeqėsi tė peshqėve tė vegjėl.
Regjimi i Beogradit pėr shkak tė gjendjes sė luftės me 8.prill 1999
i ndaloi tė gjitha tubimet publike, mirėpo ndodhi e kundėrta, shumė
qytete sėrbe, nė rradhė tė parė Beogradi u shėndrua si njė qendėr e
madhe manifestuese, ku njerėzit e shprehnin dėshprimin e tyre kundėr
bombardimit duke vendosur pėr trupi caqet prej letre. Tė shumtit si
mbrojtės njerėzor i mbronin uurat dhe uzinat me rėndėsi apo
mbliedheshin nė tregjet duke kėnduar dhe vallėzuar, duke dėgjuar
grupet e ndryshme muzikore, nė njė atmosferė tė shprazur qė nuk
pėrkonte me momentin tragjik.
Para syve tė botės finguronin me trimėrinė e tyre, duke shpallur
veten si viktima tė pafajshme tė dhunės, pėr zėdhėsit e humanizmit
tė vėrtetė, njėherit e shprehin nacionalizmin e tyre fanatik, qė nuk
u lejonte ta kuptonin, se sa i shfrytėzon dhe keqpėrdor regjimi pėr
qėllimet e veta. Intelektualėt e rrallė qė patėn mbajtur njė qėndrim
kritik ndaj regjimit tė Millosheviqit, u gjetėn nėn pėrqafimin e
vetėdijes dhe patriotizmit: pėr nga njėra anė nuk mundej tė rinin
indifirent me atė qė po ndodh nė Kosovė, nga ana tjetėr nuk
mundeshin ta arsyetonin dhe pėrkrahin bombardimin qė u shkatronte
shtėpitė. Nė Sėrbi, shkruante Nebojsha Popov, demokracia u gjet
nėn zjarrin e kryqtė tė dhunės sė jashtme dhe asaj tė bredhsme. E
rrethuar nė njė kamp pėrqėndrimi, e rruajtur dyfish.
|
|