Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

27. Dėshtimi i Rusėve

    Paralelisht me zhvillimin e negociatave pėr largimin e ushtrisė sėrbe prej Kosovės, pala ruse dhe amerikane debatonin pėr mundėsitė e pėrfshirjes sė njėsive tė tyre nė KFOR. Tek kjo Moskva assesi nuk qe e gatshme qė ta pranon rolin inferior, por njėherit dėshironte ta garantonte kontrollin mbi pjesėn veriore tė Kosovės duke e pushtuar me 10.000 ushtarė.329 SHBA iu kundėrvėnė kėtij plani me vendosmėri tė prerė, sepse realizimi i saj do tė nėnkuptonte ndarjen e Kosovės dhe njėherit pjesės mė tė madhe tė popullit shqiptar tė Kosovės do t’ia pengonte kthimin nė shtėpitė e tyre. Me njė sjellje tė kėtillė thellė e patėn lėnduar dinjitetin rus, edhe aq ma shumė se Italia fitoi zonėn e saj okupuese. Pėrfaqėsuesin e intelegjencisė liberale moskovite e kaploi ndjenja e dėshprimit dhe jofuqisė, e zgjėruar nė mes tė popullit rus, me konstatimin, se Perendimi me Rusinė sillet ashtu si me pelenat pėr fėmijė: “ Neve na pėrdorni pėr punėn e ndyer, pastaj na hedhni larg.”330 Nė Moskė zhvillohej debati i ashpėr nė mes Talbotit dhe Ēernomirdinit pėr lidershipin dhe pėrbėrjen e njėsive ndėrkombėtare nė Kosovė, pėr shkak tė disa mosmarėveshjeve erdhi me 11.qershor deri tek ndėrprerja e bisedave, nė gazetat vendase dominoi komenti se aleanca Nato ėshtė e gatshme qė ta flijon Rusinė, pėr ta siguruar Kosovėn. Si argument se Rusia nuk ėshtė ajo siē  shprehej Solzhenicini, “lypėsi me bombėn atomike nė dorė”, Jelsini u dakordua me planin e fshehtė, ku qarqet e larta ushtarake ishin marrur veshtė me Millosheviqin, dhe tek kjo e tejkaloi qeverinė ruse edhe vetė Ēernomirdinin (me tė cilin raportet nė mes tyre u dobėsuan dukshėm).331 Sipas tė shkruarit tė javores moskovite Profil, qė nė kujtimet e veta e vėrtetoi edhe vetė Martti Ahtisaari, flet se me 11.qershor 1999 gjenerali Anatolij Kvashini, kreu i gjeneralshtabit, me njė telegram tė shifruar u dha urdhėr njėsive ruse nė Bosnje dhe Hercegovinė, tė futen nė Kosovė. Afėr 200 ushtarė nė tė vėrtetė marshuan drejt Prishtinės, ku Sėrbėt i pranuan si ēlirimtar. Me 12.qershor nė mesnatė e pushtuan aeroportin e Sllatinės, pėr tė ofruar pikėn qendrore, ku aeroplanėt rus duhej tė sjellnin afėr 12.000 parashutistėsh, tė duhur pėr pushtimin e regjionit, ku Sėrbija llogariste, se do tė mbetet nėn kontrollin e saj. Sipas disa parashikimeve tė analistėve perendimor Natoja qe sjellur para veprimit tė kryer, duke u pajtuar me zhvillimin e tillė tė ngjarjeve. Berliner Morgenposti kėtė operacion e quajti si “Kėrcimi i panterit”, pas fillimit tė sukseshėm u tregua si tejet joefikas, sepse me inicijativėn amerikane Hungaria, Bullgaria dhe Rumunia ua ndaluan fluturimin aeroplanėve rus mbi territorin e tyre.332 Bataljoni rus, qė me vete kishte rezerva ushqimore vetėm pėr dy ditė, qe i detyruar tė pajtohet me arrtijen e marėveshjes me Naton. Pėrnjė kohė dukej se erdhi deri tek keqėsimi i mardhėnieve nė mes palės ruse dhe aleancės Nato, nuk qenė tė pakėt ata analistė qė parashikonin se “ekziston rreziku pėr njė konflikt tė rri nė mes Rusisė dhe fuqive perendimore”. Wesley-i Clark-u e urdhėroi gjeneralin Michael Jackson, qė ta pushton linjėn e aeroportit Sllatina me helikopterėt Apache, ku Pentagoni i dha leje se mundet ti pėrdor. Kreu i KFOR-it qe tejet racional, qė me pajtimin e gjeneralshtabit britanik e refuzoi urdhėrin e Clarkut duke zhvilluar njė debat tejet dramatik, dhe pėr shkak tė tij assesi nuk e ka ndėrmend qė tė shkakton luftėn e tretė botėrore.333

    Loja e Kremlinit nuk qe assesi e palogjikshme, siē e akuzonin mediat ruse, sa u pėrket interesave ruse: pas njė aktivteti tė bujshėm diplomatik nė negociatat nė mes pėrfaqėsuesve tė Uashingtonit dhe Moskės nė Helsink me 17.qershor 1999 arritėn marėveshjen, qė pėrcaktonte, se njė pjesė e ushtrisė ruse prej 3.600 ushtarėsh aq sa i mblodhėn Rusėt pėr nė Kosovė, edhe matutje do ta kontrollojnė aeroprotin e Prishtinės, pjesa tjetėr do tė shpėrndahet  nė pjesėn amerikane, britanike dhe franceze tė KFOR-it, por nėn komandon e oficerėve tė saj. Nė kėtė mėnyrė – nė Kosovė nė aspektin simbolik do tė garantohej sovraniteti sėrb, shkruante gazeta Izvestja.334

    Nė suazat e operacionit Roja kolektive me 12.qershor filluan nė Kosovė tė vijnė njėsitė e KFOR-it, qė gjatė 48 orėve tė para erdhėn 14.000 ushtarė. Prej Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi pėrkundėr tentimeve qė ta pengojnė kthimin e refugjatėve kosovar, inicuan kthimin e mijėra Shqiptarėve njė fluksi mė tė madh nė historinė moderne: sipas tė dhėnave tė UNHCR deri mė 16.qershor u kthyen 45.000 njerėz, deri me 26.qershor afėr 300.000.335 Njėherit erdhi deri tek ekzodusi i 165.000 Sėrbėve dhe 70.000 Romėve, qė ikėn pėr shkak tė vjedhjeve, djegjeve dhe krimeve tjera ndaj Shqiptarėve tė Kosovės, edhepse Solana u premtonte se siguria e tyre ėshtė e garantuar. Ngjarjet nė teren nuk i vėrtetonin fjalėt e tija, sepse me dominimin e zbrastisė qė dominoi pas largimit tė njėsive sėrbe, KFOR-i nuk qe i aftė tė ndėrton rrendin, UĒK-ja qė numėronte afėr 20.000 ushtarė, nuk qe e gatshme tė largohet armėve dhe revanshizmit. Por e kundėrta, anėtarėt e saj silleshin si fitimtarė dhe nė rivalitet me partinė e Ibrahim Rugovės mundoheshin tė ofrojnė pushtetin civil dhe ushtarak nė Kosovė.336

    Nė kėto rrethana tė tensionuara erdhi deri tek zbulimi i varreve masive si dhe kampeve tė pėrqėndrimit, pyetja mė e vėshtirė qe, si tė bėhet demobilizimi i UĒK-sė. Fakti se krerėt e saj njėsitė ruse i trajtonin si “ushtri armiqėsore” dhe paralajmėronin se do ti sulmojnė, ashtu siq i kishin sulmuar vullnetarėt rus, qė morėn pjesė me Sėrbėt tek spastrimi etnik, kjo situatė nuk sjellte askundi tjetėr pėrpos tek eskalimi i konflikteve tė reja.337 Pėr ta ēmilitarizuar UĒK-nė Britanezėt hyrėn nė kontakt me njėrin prej krerėve tė saj dhe arritėn marėveshjen, ku Hashim Thaēi e kundėrshtoi kėtė. Zonja Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) nė Kosovė e dėrgoi Xhejms Rubinin (James Rubin), i cili gjatė negociatave nė Rambuje u miqėsua me “komandant Gjarpėrin”, pėr ta bindur, qė ta pranon kompromisin e propozuar: gjatė 90 ditėve anėtarėt e UĒK-sė duhet ti dorėzojnė armėt KFOR-it dhe tė pėrfshihen brenda njėsive policore apo brenda Gardės sė planifikuar nacionale. Me 21.qershor 1999, njė ditė pas largimit tė ushtarit tė fundit prej Kosovės, Thaēi dhe gjenerali Xhekson (Jackson) nė kėtė drejtim e nėnshkruan marėveshjen, qė mbeti vetėm nė letėr, sepse assesi nuk kontribuoi tek realizimi i idealit tė shteteve perendimore pėr njė Kosovė multietnike, nė emėr tė cilit Natoja e filloi luftėn. Javier Solana gjatė vizitės sė tij nė Kosovė u bėri thirje Shqiptarėve, “qė tė mos e lejojnė, qė urrejtja tua vėrshon zemrat e tyre”, kėto fjalė tingėllonin nė mėnyrė patetike  dhe tė pakuptimta tek eksplodimi i ndjenjave, qė njė shekull tė tėrė tė pėrbuzjes dhe ofendimeve tė ndryshme tė popullit shqiptar prej kopitės koloniale dhe asimilonjėse sėrbe, ku revanshizmi akoma mbetet si njė ligj moral. “Nė kulturėn perendimore shuma e dy fajeve nuk ėshtė e barabartė me njė tė drejtė, nė Ballkan kjo ėshtė e vėrtetė: fitonjėsit i takon pengu, syri pėr syrin, dhėmbi pėr dhėmbin, si nė Dhjatėn e vjetėr,” kėshtu konstatonte gjenerali Jackson.”338

    Pastaj filloi tė lėvizė maqineria diplomatike pėr rindėrtimin e Kosovės dhe Sėrbisė. Grupi G-8 me 20.qershor 1999 kėrkonte rindėrtimin e Kosovės dhe Sėrbisė, le tė fillon me reformat demokratike dhe ekonomike, nėse dėshiron tė fiton ndihmėn e Paktit tė stabilitetit pėr Europėn Juglindore, e themeluar me 10.qershor nė Keln. Tek kjo haptazi nėnvizoi se mjete nuk do tė ketė, “pėrderisa nė pushtet mbetet Millosheviqi”.339 Kėto thirje tė hapura pėr realizimin e grushtshtetit dėgjoheshin si tejet qesharake nė krahasim me dominimin e despotit nė tė gjitha sferat e jetės nė Sėrbi, edhepse nga tė gjitha anėt vjenin thirjet pėr inicimin e ndryshimeve rrėnjėsore politike, pėr tėrheqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme si dhe shpalljes sė zgjidhjeve tė reja. Millosheviqi ndaj kėtyre thirrjeve pėr tu larguar prej pushtetit pėr tė mirėn e Sėrbisė, pėrgjigjej se kundėrshtarėt e tij nuk mendojnė seriozisht, dhese nuk i vinte rrėndė qė me anė tė maqinerisė propagandistike ta prezantonte humbjen sėrbe si fitore  politike, me theksin se kuri nuk u bė peng i diktatit prej Rambujesė, politika e tij konsiderohej si njė strategji politike konform asaj tė OKB si dhe rolit tė saj angazhonjės pėr zgjidhejn e kėsaj krize, shkaku qe sulmi qė askushi nuk e provokoi prej Sėrbisė; Sėrbia e rruajti sovranitetin mbi Kosovėn si dhe mbi 1.300 varreve tė shenjta; UĒK-ja qe e detyruar tė ēmilitarizohet; njėsitė e huaja nuk kanė tė drejtė lirisht tė lėvizin nė mbarė teritorin, por vetėm nė Kosovė; rindėrtimi i Ballkanit nuk mundet ta tejkalon Sėrbinė, siq shihet pra Kombet e Bashkuara kėtė nuk do ta lejojnė.340

    Uashingtoni zyrtar e shpalli shpejt e shpejt fletarrestin pėr Millosheviqin si dhe  kriminelėt tjerė ushtarak prej rrethit tė tij me njė vlerė prej 5 miljonė dollarėsh, kjo shkaktoi shumė reagime dhe refleksione, tė cilėt theksonin, se nuk ėshtė e mundur qė tėrė pėrgjegjėsinė thjeshtė tua hedhin pėrsipėr vetėm disa personaliteteve politike jugosllave. “Millosheviqi nuk ėshtė kriminel i vetmuar” shkruante Tages-Anzeger prej Cyrihut. “Gjatė dhjetė viteve luftė pėr Sėrbinė e madhe gjithmonė e gėzonte pėrkrahjen e masave tė gjėra popullore: prej pėrfaqėsuesve tė Akademisė deri tek fshatarėt, prej tė ashtuquajturve politikanė tė opozitės deri tek ushtarėt, prej mafiasė deri tek nėpunėsit. Deri mė sot shoqėria sėrbe i ka ikur mendimit pėr realitetin dhe mitin, pėr viktimat dhe gjakėpirėsit, pėr fajin dhe faljen”.341 Lajmet qė vjenin prej Sėrbisė e vėrtetonin kėtė konstatim. Pėrkundėr manifestimeve protestuese qė shpėrthenin aty-kėtu edhe pėrkundėr kritikave (dhe jo pėr atė se pse e inicoi luftėn, por sepse e humbi) kreu sėrb akoma sillej si i zoti qė nė anėn e vete akoma e ka kreun ushtarak tė ushtrisė jugosllave si dhe njėsitė speciale tė policisė, qė ua lejoi ta plaēkisin Kosovėn. Pėr ta siguruar lojalitetin e forcave tė armatousra tė pa mundura, djathtas majtas ndante mirėnjohje, njėherit pa filloi me njė penestri medial ti rindėrton urat mbi Danub si dhe infrastrukturėn tjetėr tė shkatruar duke iu paraqitur popullit si shpėtimtar dhe ndėrtonjės. Millosheviqi e haronte se e keqja mė e madhe qėndronte tek varfėria morale i cili pa mos pasur fije turpi dhe me njė retorikė neofashiste tallej: “Shteti ynė ėshtė njėri prej shteteve mė tė lira dhe demokratike nė botė.”342

 


 

329 Reaction to Events in Kosovo, n.d., G74, pjesa e dytė: The Russian Army KFOR Contingent, f. 24; “International Herlad Tribune”, 7.6.1999; R. Scharping: Wir dürfen nicht wegsehen, n.d., f. 202; W. Clark: Waging Modern War, n.d., f. 371.

330 T.G. Carpenter (red.): NATO’s Empty Victory, n.d., f. 80; “Liberation”, 4.5.1999; “The Financial Times”, 4.6.1999; “The Wall Street Journal”, 7.6.1999.

331 Reaction to Events in Kosovo, n.d., G74, pjesa e II-tė: The Russian Army, n.d., f. 15; K. Voronov:Evropa i Rossija, n.d., f. 33; “Mendimi poliitk”, 30.6.1999, f.5; “Sevdonja”, 8.6.1999; 14.6.1999.

332 Paul-Marie de La Gorce: le sud-est de l?Europe sous l’emprise de l?OTAN, nė “Le Monde Diplomatique”, mars 2000, f. 10; O. Antonenko: Russia, NATO and Eurpean Security after Kosovo, n.d., f. 138; T.G. Carpneter (red.): NATO and European Security after Kosovo, n.d., f. 138; T.G.Carpenter (red.): NATO’s Empty Victory, n.d., f. 81; “Berliner Morgenpost”, 13.6.1999; “Kommersant”, 15.6.1999; Ivo H. Daalder dhe Michael E.O’Hanlon, n.d., f. 175; W. Clark: Waging Moder War, n.d., f.376 dhe mėtje.

333 Po aty. F. 394-399; “Mendimi poliitk”, 4.11.2000; Reaction to Evens in Kosovo, G74, pjesa e dytė: The Russian Army, n.d., f. 22; “UN &Conflict Monitor”, num.5, n.d., 1999, f.20; O.Levitin: Inside Moscow’s Kosovo Muddle, n.d. f. 138; T. Judah: Kosovo, n.d.f. 284; T.G. Carpenter(red.): NATO’s Empty Victory, n.d., f. 81; “Der Spiegel”, num. 3, 2000, f.168; Ted Galen Carpenter, n.d., f. 81; Michael Ignetieff: Virtual War, n.d., f. 207.

334 “Mendimi politik”, 31.7.1999, f.30; Reaction to Events in Kosovo, G74, pjesa e dytė: The Russian Army, n.d., f. 24-26; “Novije Izvestija”, 19.6.1999; “Kommersant”, 22.6.1999; W.Clark: Waging Modern War, n.d., f. 402.

335 “Mendimi politik”,31.7.1999, f.29; “The Daily Telegraph”, 22.6.1999; Divided Macedonia: The Next Balkan Conflict”?, nė “Strategic Comments”, num.5/5, n.d., qershor 1999, f.1-2; The Kosovo Report, n.d., f. 206.

336 “Mendimi politik”,31.7.1999, f.29; F. Schmidt: Teaching the Wrong Lesson in Kosovo, n.d., f.22; M. Jackson: KFOR: The Inside Story, n.d., f. 16; “Neue Zürcher  Zeitung”, 17.6.1999; “The Financial Times”, 27.5.1999; “The Guardian”, 4.6.1999; “Le Figaro”, 4.7.1999; “International Herald Tribune”, 7.6.1999; The Kosovo Report, n.d., f. 104.

337 “Corriere della Sera”, 17.6.1999.

338 J. Rubin: ė Very Personal War, pjesa e dytė: The Promise of Freedom, n.d., f. IX; “Republika”, 31.7.1999, f.31; m:Jackson:KFOR: The Inside Story, n.d., f. 17.

339 S.Mayer: Serbien Wirtschaft im Herbst, 1999, n.d., f.3.

340 Reaction to Events in Kosovo, G74, pjesa e dytė, n.d., Serbia, num.1, 3; “The Wall Street Journal Europe”, 7.6.1999.

341 “Tages-Anzeiger”, 28.6.1999.

342  “Mendimi politik”, 31.7.1999, f.2, 32; B. Löffler: konsenz und Dissens, n.d., f.1222; “La Stampa”, 25.6.1999; S. Mayer: Serbien Wirtschaft im Herbst 1999, n.d., f. 2.

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.