|
6.
Doktrina amerikane pėr NATON
Ngjarjet pėr shkak tė cilave nė pranverėn e vonė dhe
verėn e vitit 1998 nė SHBA patėn ndikuar tek rritja e shkallės sė
duhur tė kujdesit pėr shkak tė frigės se vala e dhunės qė e kishte
kapluar Kosovėn tė mos e pėrfshinte edhe pakicėn shqiptare (afėr 30
% pėrqindė tė popullatės) qė ishte nė konflikt me pushtetin
sllavomaqedonas.
Nė krye tė administratės amerikane tė Klintonit u zhvillua njė debat
i ashpėr dhe tejet serioz, ku zonja Ollbrajt me qėndrimet e saja
dominoi karshi dyshimeve tė sekretarit pėr mbrojtje William Cohen
dhe oficerėve tė lartė. Tek kjo, ajo i bėnte thirrje sė
ashtuqujaturės vėrejtjes apo kanosjes sė 24.dhjetorit 1992 ku
presidenti Bush ia bėrri tė njohur Millosheviēit, se nuk do tė
qėndron dyart kryq tek avantura e mundshme nė Kosovė, por edhe tek
mesazhi identik qė e pėrsėriti presidenti Kliton vitin e ardhshėm.
Ashtuqė zonja Ollbrajt e bindi presidentin amerikan, qė e pėrkrahu
linjėn e saj politike, qė e tejkalonte tragjedinė kosovare, sepse qe
pėrfshirė nė njė debat mė tė gjėrė, se si duhet tejkaluar konfliktin
nė mes Shtėpisė sė Bardhė dhe Kapitolit, qė dukshėm e pengonte
politikėn e brendshme dhe atė ndėrkombėtare tė administratės
amerikane. Qė ti tregon shumicės republikane nė Kongres se aftėsitė
e saja si lidere janė tejet kompetente, sipas mendimit tė Ollbrajt
presidenti Klinton duhej tė ofronte sukses politik nė aspektin
ndėrkombėtar dhe tek kjo pėrdorimin e Natos, qė pas zhbėrjes sė
murit tė Berlinit duhej patjetėr pėr tė tė gjendej njė mision i rri
brenda rrethanave tė komplikuara nė Evropė. Zonja Ollbrajt si
sekretareshė e shtetit posedonte njė vizion tejet tė qartė, se si
duhej ti ikej asaj qė Natoja tė mos mbetej njė aleancė me
institucionet anakronike pa njė pėrmbajtje tė vėrtetė, ku armiku
kryesor, BRSS, mbaroi sė ekzistuari. Duhej patjetėr inicuar
proceset e transformimit tė saj, ashtuqė tė bėhej njė mjet efektiv i
politikės sė jashtme amerikane, duke afirmuar dhe praktikuar nė
ēėshtjet evropiane dhe botėrore vullnetin e SHBA tė vetmes
superfuqi nė botė.
Gjatė luftės sė ftohtė, shkruante ish kėshilltari i
Shtėpisė sė Bardhė pėr Ballkanin, Ivo H.Daalderi, qė ta sqaronte,
pse ky transformim qe i nevojshėm, Natoja qe aleancė ushtarake, e
bazuar nė themelet politike. Ajo i lidhte komunitetin e shteteve, qė
shumica e tyre i mbronin parimet e demokracisė dhe lirisė personale
dhe qenė tė gatshme, qė tė mbrohen, nėse ka nevojė, para sulmit tė
BRSS si dhe aleateve tė saja brenda paktit tė Varshavės. Kur kjo
kanosje ushtarake dhe politike mbaroi, si njė element integrues i
Natos mbetėn vetėm parimet politike tė antareve te saja. Kjo
detyronte ndryshimin e detyrave prioritare: aleanca duhej tė
transformohej nė njė aleancė politike qė bazohet nė themelet
ushtarake.
Intervenimi
i sukseshėm i Natos nė luftėn boshnjake ndikoi dukshėm tek afirmimi
i njė plani tejet ambicioz dhe i dha njė frymėzim dhe dinamikė tė re
debatit pėr konceptin e ri strategjik qė zhvillohej prej nėntorit
1991. Qė ta pranonin edhe aleatėt evropian, qė nuk ishin tė
inspiruar ndaj doktrinės unipolare amerikane, kriza kosovare qe si
e porositur, sepse ofronte mundėsinė, qė Natoja tė intervenonte
jashtė hapsirės sė saj nė mbrojtjen e stabilitetit dhe sigurisė sė
hapsirės sė pėrgjithshme gjeopolitike, nė tė cilėn qe pėrfshirė.
Mirė pra kemi tė bėjmė me njė Nato tė rre, nė qershor 1997 nė njė
konferencė pėr shtyp konstatoi zonja Ollbrajt: Dhe Natoja e rre
duhet tė ballafaqohet me problemet e jostabilitetit, qė na duken mė
rreale nė hyrje tė shekullit XXI. Bėhet fjalė pėr konfliktet e
brendshme dhe incidentet kufitare.
Doktrina e njėpolaritetit niset prej konstatimit se SHBA si e vetmja
superfuqi botėrore kanė tė drejtė dhe pėr obligim tė intervenojnė ku
tė duan nė botė, pėrsėpari herė qe realizuar nė pranverė 1998, kur
presidenti Klinton dha urdhėr pėr sulmin raketor ndaj terroristėve
islamik nė Afganistan dhe Sudan, duke mos e pėrfillur fare opinioin
ndėrkombėtar dhe Kėshillin e sigurimit. Nė dhjetor kėtė e vėrtetoi
me njė bombardim arbitrar tė Irakut qė iu bashkangjit edhe Britania
e Madhe.
Sa i pėrket Ballkanit, tek potezat e para bėjnė pjesė udhėtimi i
Richard Holbrukut nė Kosovė, ku erdhi me 24.qershor 1998 dhe e
vizitoi edhe qendrėn e UĒK-sė nė Junik, jo shumė larg kufirit
shqiptaro-shqiptar. Kėtu lejoi qė ekipet televizive ta inēizojnė njė
bisedim joformal dhe jo tė planifikuar me poetin dhe kreun
e guerilėve Lum Haxhiun, qė para do kohe qe kthyer prej emigrimit nė
Suedi.
Ambasadori Gelbardė bėrri njė gabim fatal kur disa kohė mė parė e
zhigosi UĒK-nė si organizatė terroriste, veprimi pragmatik i
Holbrukut qe njė sukses i madh medial, pėr rezultatet e tė cilit nuk
duhej pritur aq shumė gjatė: dy ditė mė vonė dikundi nė Evropėn
Perendimore erdhi deri tek takimi ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė
administratės amerikane si dhe pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė deri tek
bisedat e para zyrtare. Kah mesi i qershorit James P.Rubini, zėdhėsi
i Stejt Departmentit amerikan deklaroi, se rrethanat e tensionuara
nė Kosovė - pėr tė cilat ėshtė fajtor vetė Millosheviēi kėrkojnė
njohjen e lėvizjes qė gėzon pėrkrahjen masive tė popullatės
shqiptare. Organizata ku disa prej anėtarėve tė saj janė pėrgjegjės
pėr aktivitet terroriste, sipas tij, assesi nuk paraqet njė
organizatė terroriste.
Domethėnia kryesore e kėtyre fjalėve nuk u shkoi huq njė gazete tė
Patriarkanės beogradase Pravoslavje, qė nė pjesėn hyrėse e
akuzonte Perendimin, se gėzohet pėr vdekjen e Sėrbėve:
Duan tė na shkepin zemrėn. Duan tė na pėrvetėsojnė historinė. I
duan manasitiret tona, kishat tona dhe varret tona...
|
|