Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

7. Humbjet e guerilės shqiptare nė Kosovė

    Pas sulmit nė minierėn e Trepēės UĒK-ja me 17.korrik 1998 e mori pėr sė pari herė nėn kontroll njė qytet Orahovicėn nė pjesėn perendimore tė Kosovės.  Dhjetė ditė mė vonė njėsitė policore sėrbe sėrish e okupuan me njė kundėrofenzivė tė fuqishme, qė e inicuan nė bashkėpunim me ushtrinė e cila tentonte kah zhdukja e pėrkrahėsve tė guerilės, sidomos tek pjesėt kufitare me Shqipėrinė. Me ndihmėn e informatave sekrete me tė cilat posedonin, forcat sėrbe kah mesi i korikut organizaun njė pritė nė afėrsi tė njėrės prej pikave kufitare ku vranė 110 njerėz.  Gjatė javėve tė ardhėshme UĒK-ja pėsoi edhe humbjet tjera, kjo fliste qartė pėr pikat e saja tė dobėta: koordinimin e dobėt nė mes komandantėve lokal, shkalla e dobėt e gaditshmėrisė si dhe mungesa e armėve tė rrėnda.62 Aksioni sėrb paralajmėroi njė kthesė nė strategjinė qė Beogradi e zhvillonte nė Kosovė: deri atėherė APJ patrullonte sidomos nė kufirin me Shqipėrinė dhe Maqedoninė, pėrderisa njėsitė speciale kishin pėr detyrė, qė tė konfrontohen me UĒK-nė. Pas rrėnies sė Orahovecit filluan ti organizojnė operacionet e koordinuara, qė qenė, siē lajmėruan me 25.korrik, nėn komandimin ushtarak. Pasojat qenė menjiherit tė dukshme: qė me 28.korrik me sukses e sulmuan Malishevėn, “qendrėn ilegale” tė UĒK-sė, ku njėsitė e saja u larguan pa luftė.63

    Ky zhvillim i ngjarjeve dukshėm jehoi nė Perendim, sidomos nė SHBA, ku Senati me 18.korrik 1998 e firmosi rezolutėn, ku i bėnte thirrje presidentit Klinton, qė shėrbimet sekrete le tė fillojnė me mbledhjen e tė dhėnave tė nevojshme pėr akuzimin e Millosheviēit para gjyqit tė Hagės pėr krime tė luftės. Me kėtė rezolutė me 15.shtator u pajtua edhe Kėshilli i deputetėve, iu bashkangjit edhe organizata Amnesty International, qė ia tėrhoqi vėrejtjen kreut sėrb, se e pati evidentuar nė listėn e saj tė zezė dhe se i kanoset rreziku apo fati i ngjajshėm siq e pati ndodhur me premierin ruandez Jeane Kambanda-en: nė bazė tė akuzės sė saj e gjykuan pėr shkak tė gjenocidit ndaj Tutsijėve. Qendrimet e disa shteteve evropiane dalloheshin ndermjet veti, qė sipas tė shkruarit tė gazetės britanike The Economist nuk qenė pak tė pakėnaqura me ofenzivėn e forcave jugosllave, duke pritur, se pala shqiptare do tė tregon gaditshmėri mė tė madhe pėr tė bashėpunuar me ndėrmjetėsuesit e tyre, “atėherit kur do ta shijojnė nervozėn sėrbe”.64

    Pėr shkak tė kėsaj aleatėt evropian me dyshime tė mėdhaja e pranuan politikėn qė e pati afirmuar zonja Medlin Ollbrajt nė Uashington: duke u bindur se duhet llogaritur nė Rugovėn, i kundėrviheshin saj dhe tezės pėr intervenimin e Natos nė ngjarjet e Kosovės me anė tė pohimit, se ky hap do tė kishte qenė legal nėse do ta vėrtetonte Kėshilli i sigurimit. Kėtu bėhej fjalė pėr njė manovrim fjalėsh apo ripohim, qė duhej ti shpėtonte para njė akcioni jo tė duhur, sepse ishte e qartė, se Rusėt dhe Kinezėt do ta pėrdornin veton duke penguar ēfarėdolloj poteze nė kėtė drejtim. Qė ta ndalonin zonjėn Ollbrajt, Britanezėt nė fillim tė qershorit i haruan “mardhėniet e tyre specifike” me Uashingtonin dhe pa dijen e Stejt Departmentit amerikan propozuan njė rezolutė, qė mundohej tė iniconte nė Kėshillin e sigurimit debatin pėr intervenimin e Natos nė krizėn kosovare, edhepse tek kjo duheshte tė pėrdoreshin tė “gjitha mjetet e duhura”.65 Ky manovrim i pas shpinės shkaktoi nė Uashington njė dėshprim tė madh, sepse ishte e qartė, se bėhet fjalė pak a shumė pėr ftimin e Rusisė dhe Kinės – tė dyja kėto shtete nė politikėn e bredshme ballafaqoheshin me rrethanat identike, si ata sėrbe -, qė ta zhduknin rezolutėn. Medlin Ollbrajt me kolegun e saj Cook-un kėmbeu disa bisedime tė nxehta telefonike, ky i fundit mundohej qė ta bindte se ka vendosur pėr atė linjė politike, qė i kudėrshtonte asaj amerikane, sepse “sipas mendimit tė juristėve” kjo qe e vetmja rrugė e drejtė. “Ndėrroj juristėt,” ia ktheu zonja Ollbrajt.66

    Premieri laburist Toni Bler u mundua qė ti pėrmirėson dukshėm mardhėniet me administratėn e Klintonit, qė kishin qenė gjatė kohės sė ish kolegut tė tij Xhon Major tejet tė tensionuara, personalisht ndėrhyri tek kjo situatė konfliktuale dhe e zgjodhi nė pajtim me dėshirat amerikane, i bindur se katastrofa humanitare nė Kosovė paraqet  njė arsye tė mjafuteshme juriste pėr intervenimin e Natos pa pajtimin e OKB.67 Kjo tezė siē shihet pra e shkeli parimin e sovranitetit tė shteteve dhe nuk kishte pėrkrahje nė Kartėn themeluese tė OKB-sė, sepse kjo e fundit e lejon pėrdorimin e dhunės  vetėm nė nė rastin e vetėmbrojtjes apo nė rastin, ku Kėshilli i sigurimit do ta lejonte pėr “ruajtjen apo ripėrtrirjen e paqės”. Nė shprehje erdhėn edhe shumė kundėrshtime tjera por gjatė disa javėve “juristėt shėrbyes” e rindėrtuan, ashtuqė e akceptoi edhe Javier Solana, sekretari gjeneral i Aleancės Verioroatlantike. Nė fjalimin e tij me 10.tetor para Kėshillit tė kėsaj organizate, ish ministri i jashtėm spanjol konstatoi, se pėr intervenimin humanitar pajtimi i Kėshillit tė sigurimit nuk ėshtė i duhur, sepse Karta e OKB kėtė mundėsi nuk e thekson: bėhej fjalė pėr interpretimin e shumicės sė ekspertėve evropian, sepse ishte e qartė, se kjo ėshtė nė kundėrshtim me doktrinėn dominuese tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė ishte zhvilluar prej vitit 1918. Pėrafėrsisht nė tetė shtetet anėtaret e Natos - Belgjikė, Danimarkė, Francė, Gjermani, Greqi, Norvegji, Itali dhe Spanjė – dyshimet pėr qėndrimet e drejta amerikane inicuan njė debat tė raskapitur, qė assesi nuk e lėpiti vullnetin e ēeliktė tė zonjės Ollbrajt.68

    Me 9.gusht 1998 sėrish u lajmėrua Grupi i Kontaktit me njė plan paqėsor, qė parashihte rripėrtrirjen e autonomisė politike tė Kosovės, duke i bėrė thirrje rrendit politiko-shoqėror siq kishte Tiroli jugor dhe ishujt e Alendeve. Regjimi i Beogradit e hodhi poshtė kėtė propozim duke qenė i bindur se e interpreton vullnetin e opinionit publik sėrb, sepse edhe pėrfaqėsuesit e opozitės sėrbe e pėrkrahėn publikisht politikėn e kreut sėrb: nė mes tyre edhe Voisllav Koshtunica, i cili nė Kosovė u fotografua duke mbartur nė njė dorė pushkėn automatike duke e shprehur pėrkrahjen e tij kreut sėrb me anė tė konstatimit se  shumė mirė i kupton policėt sėrb, “edhepse i tejkalojnė kompetencat e tyre”.69 Lirisht mundet tė shprehemi se nė taborin politik sėrb ekzistonte konsenzi politik pėrderisa nė taborrin politik shqiptar ekzistonin dallimet e mėdhaja dhe konfliktet  potenciale, ku vetėm Rugova qe i gatshėm pėr negociata nė kuptimin e propozimeve, qė i pati pėrpunuar Grupi i Kontaktit. Pėr kėtė qėllim e emėroi njė grup tė personaliteteve tė shquara, nė tė nuk qe i pėrfshirė Adem Demaēi, njė shkrimtar karizmatik dhe politikan, i cili trajtohej si njė shqiptar Mandela, sepse pati mbijetuar afėr 28 vite nė burgjet e Titos. Gjatė kohė kishte qenė tejet kritik ndaj taktikės pasive tė Rugovės, tani prej saj ishte distancuar edhe mė shumė dhe e pranoi ftesėn, qė tė bėhet pėrfaqėsues politik i UĒK-sė, por kjo akoma nuk do tė nėnkuptonte se ai do tė kishte ndikim tė rėndėsishėm tek struktura e saj ushtarake.70

    Me 15.gusht 1998 rra Juniku nė duart e njėsive policore dhe ushtarake sėrbe, si qendėr e rėndėsishme e UĒK-sė. Populli i kėsaj ane i pati ndjekur njėsitė nė ikje tė UĒK-sė, ku sipas tė dhėnave tė UNHCR-it dhe Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar deri nė fund tė muajit u larguan afėr 160.000 njerėz. UNHCR-i vlerėsoi se 50.000 prej tyre u gjetėn nė pyje, ku nė tė shumtėn e rasteve pa ujė dhe bukė bredhnin me ditė tė tėrra nėn qiellin e hapur, ku tjerėt afėr 40.000 patėn ikur nė Shqipėri, Mal tė Zi apo nė Sėrbi. Kosova qe mbjellur me trupa tė vdekur dhe shtazė tė ngordhur, kanosej uria dhe epidemitė e ndryshme: sipas tė dhėnave tė organizatės Human Rights Watch nė kėtė kohė jetėn e patėn humbur 1.500 Shqiptarė dhe 100 Sėrbė, tė shkatruara qenė 45.000 shtėpi, dhe afėr 500 fshatra dhe vendbanime qenė tė djegura.71 Kėto rrethana dramatike, ku mediat perendimore patėn informuar gjėrė e gjatė, e detyruan lidershipin e Natos pėr Evropėn Jugore, qė edhe njėherit ti kėrcnohet regjimit tė Beogradit: nė suazat e Partneritetit pėr paqė nė mes 17.dhe 22.gusht organizoi nė Shqipėri manovrimin ushtarak, qė duhej kuptuar si njė ushtrim apo kapitull hyrės pėr intervenimin e armatosur nė Kosovė, nėse do tė dėshtonte intervenimi politik pėr zgjidhjen e kėsaj krize.72


 

62 M.Rüb: Kosovo, n.d., f.83; T. Youngs: Kosovo: The Diplomatic and Military Options, n.d., f. 7; “Le Figaro”, 20.7.1998; “El Pais”, 9.7.1998; “International Herald Tribune”, 23.7.1998; 24.7.1998; Michael Ignatieff: Virtual War: Kosovo and Beyond, New York, 2000, f. 13.

63 W.Petritsch, K.kaser dhe R.Pichler:Kosovo/Kosova, n.d., f.226; “Le Soir”, 27.7.1998; 28.7.1998; “Liberation”, 29.7.1998.

64 “Mendimi politik”, 31.10.1998, f.8. T.Youngs: Kosovo: The Diplomatic and Military Options, n.d., f. 11.

65 T. Youngs, T.Dodd: Kosovo, n.d.,f.35.

66 J. Rubin: Countdown,n.d., f.IX; W.Clark: Waging Modern War, n.d., f.125.

67 Tim Youngs, Mark Oakes dhe Paul Bowers: Kosovo: NATO and Military Action, Research Paper 99/34, f.9; J.Eayl: “Ten Commandments”, n.d., f.23; B.Simms, n.d., f.344.

68 J.Rubin: Countdown, n.d., str.IX; T.Youngs, M. Oakes dhe P. Bowers: Kosovo:NATO and Military Action, n.d., f.26; Mark Littman:Low and Diplomacy: The Pointmaker, london 1999, f.2-3; A.Pradetto: NATO –Intervention in Kosovo? N.d., f.43; E. Roberts: next Balkan Flaishpoint?, n.d., f.8, 106; T.Judah: Kosovo, n.d., f.185; B.Mayer, P.Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999, n.d., f.27; T.Youngs, T.Dodd:Kosovo, n.d., f.38.

69 “Mendimi politik”, 15.9.1998, f.3.

70 M.Rüb: Kosovo, n.d., f.80;W. Petritsch, K.kaser dhe R.Pichler: Kosovo/Kosova, n.d., f. 204.

71 T. Youngs: Kosovo: The Diplomatic and Military Options, n.d., f.9; B.Meyer, P. Schlotter: Die Kosovo-Kriege 1998/1999, n.d., f.16; W.Petritsch, K.Kaser dhe R.Pichler: Kosovo/Kosova, n.d., f.226; M.Rüb: Kosovo, n.d., f.84-87; C.Chiclet: Aux origines, n.d., f.7.

72 “Mendimi politik”, 15.9.1998,f.10.

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.