|
8.
Plani i Kristofer Hillit (Christopher Hill)
Nė prapavijė
zhvillohej njė aktivitet i pasur diplomatik, qė tentonte kah
zgjidhja e pėrkohshme e tragjedisė kosovare nė bazė tė marrėveshjes
nė mes Millosheviēit dhe Rugovės. Koha Ditore, njėra prej gazetave
tė rralla shqiptare qė botohej nė Prishtinė, me 17.shtator 1998 e
botoi tekstin e propozimit amerikan, me anė tė sė cilit ambasadori
amerikan nė Maqedoni Kristofer Hilli u drejtua tė dy krerėve atij
sėrb dhe shqiptar. Nė tė shihej autonomia speciale e
Kosovės, e cila duhej tė mbetej nėn sovranitetin shtetror tė
Sėrbisė. Realizimin e kėsaj marėveshje do ta kontrollonin vėzhguesit
ndėrkombėtar, qė anėsh do tju qėndronte ombudsmeni, pėrgjegjės
pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Vendimin pėrfundimtar pėr
statusin politik tė Kosovės do ta pranonin mė vonė, pas pesė gjashtė
viteve, kur do tė vinte deri tek qetėsimi i rrethanave.
Bashkėpunėtorėt e Rugovės e prezantuan karshi kėtij propozimi
planpropozimin e vet, ku kėrkonin aplikimin e referendumit pėr fatin
pėrfundimtar tė Kosovės, qė duhej tė ishte brenda federatės
Jugosllave e barabartė me Sėrbinė dhe Malin e Zi si republikė
tretė. Dhe para se tė kishin qenė tė informuara mirė me detalet e
kėtij plani, qeveria sėrbe dhe ajo malazeze e refuzuan, se si i
tillė nuk qe i pranueshėm.
Nė shtator forcat sėrbe i shtuan
sulmet kundėr Shqiptarėve dhe i detyruan edhe disa mijėra njerėz, qė
tė ikin nė pyje, ku ekzistonte mundėsia qė atje do ti takonte dimri:
sipas vlerėsimeve tė organizatave ndėrkombėtare kriza nė mėnyrė
direkte apo indirekte kishte prekur mėse 700.000 njerėz. Kjo i bindi
Europianėt se me plotė simpati filluan ta akceptonin politikėn e
dorės sė fortė qė e propagonte dhe mbronte me vetėdije zonja Medlin
Ollbrajt. Ishte e qartė se pėrkeqėsimi i mėtejshėm i pozitės do tė
shkatonte thymjen e rrezistencės shqiptare dhe ekzodusit masiv, qė
do ti fuste nė brithmėn e jostabilitetit edhe shtetet fqinje,
parasegjithash Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Pas njė muaji tė plotė
negociatash me palėn Ruse kėto konstatime patėn diktuar Kėshillit tė
sigurimit, qė me 23.shtator (me mirėmbajtjen e Kinės) e solli
rezolutėn 1199, e zbėrthyer nė 17 pikė, ku akuzohej policia sėrbe
dhe forcat ushtarake, qė patėn shkaktuar katastrofėn humanitare.
Duke u lidhur nė kapitullin e VII. tė Kartės themeluese tė OKB-sė,
qė flet pėr mbrotjen e paqės ndėrkombėtare, ju bėrri thirrje palėve
nė konflikt, qė sėrish ta fillojnė dialogun. Millosheviēin e
pėrkujtuan, pėr obligimet e marura pėrsipėr tė pranuara nė Moskė dhe
kėshtu kėrkonin tėrheqjen e njėsive speciale si dhe sankcionimin e
tyre qė patėn kryer krime mbi popullatėn e pafajshme. Njėherit iu
kėrcnuan edhe me hapat tjera dhe sankcionet shtesė, nėse nuk do tė
ndėrmer asgjė, qė ta pengon gjakderdhjen dhe nuk do tė lejon nė
Kosovė tė vijnė vėzhguesit ndėrkombėtar, qė do ta ndjeknin
zhvillimin e ngjarjeve nė emėr tė OSEB-sė.
Edhepse kjo rezolutė qe
formuluar pak a shumė me njė sens skeptik qė tė ishte e pranueshme
si pėr Rusinė dhe Kinėn -, atė e shiqonin si pikėn vendimtare nė
raport tė komunitetit ndėrkombėtar ndaj Kosovės dhe krizės
kosovare. Presidenti Shirak, qė iu bashkangjit shqiponjave, pati
theksuar, se ekziston mundėsia e intervenimit tė Natos nė
Kosovė. Edhepse kėtij interpretimi i kundėrshtonin si nė
Moskė dhe Peking, me 24.shtator 1998 Kėshilli i aleancės
Verioroatlantike nė mbledhjen e Villa Morit nė Portugali e
autorizuan kreun suprem Uesli Klarkun, qė tė aktivizon tė
ashtuquajturėn (Activation
Warning ACTWARN), qė parashikonte veprimin ushtarak tė
kufizuar nė Kosovė: kjo paraqiste prognozimin e sulmit ajror,
identik me atė tė Bosnjės dhe Hercegovinės qė ngjau para tri
vitesh. Krerėt e Beogradit pėrkundėr kėsaj edhe matutje inzistonin
tek konstatimi, se shkakun kryesor pėr ēėshtjen kosovare duhet
kėrkuar nė separatizmin shqiptar dhe terrorizmin e UĒK-sė, kėtu
rrishin heshtur pėr tragjedinė njerėzore, qė gjindej nė zhvillimin e
sipėrm. Aq sa e theksonin, pėr tė flisnin si njė komplot tė CNN, qė
me njė propagandė speciale i bindte Shqiptarėt e Kosovės, qė ti
lėshojnė shtėpitė e veta. Vuk Drashkoviqi theksonte se nė Kosovė nuk
ekzitojnė refugjatėt pa strehė mbi kokė dhe se bėhet fjalė pėr njė
katastrofė humanitare teatrale.
Nė Sėrbi vetėm njė numėr i vogėl intelektualėsh, qė menjiherit i
patėn zhigosur si shpirtėshitės, tė shitur pėr interesat e huaj,
qenė tė vendosur tė konfrontohen me tė drejtėn zyrtare. Qė tua
mbyllte gojėn, kuvendi firmosi ligjin, me anė tė sė cilit kanosej,
se do ta shtyp ēfarėdo defetizėm apo zgjėrimin e panikut. Kėsaj
iu bashkangjit edhe propaganda e zezėllosur, pėr tė cilėn qenė
karakteristike slloganet e tipit: Mundet tė jetojmė pa bukė,
nuk mundet tė jetojmė pa shtetin (dhe kjo nė momentin, kur
rrethanat ekonomike qenė katasrofike dhe vetėm nė Beograd kishte
afėr 200.000 njerėz nė moshė pa kurfarė tė ardhurash). Mediat sėrbe
ndesheshin nė mes veti se kush do ta lėvdėron ma shumė Millosheviēin
pėr veprat atėdhetare, ku njė fallxhore e shquar beogradase i pati
prognozaur se: Do tė bėhet mbret. Do tė qeverisė mbi Bullgarinė,
Romuninė, Austrinė dhe Hungarinė.
Nė mbarim tė shtatorit 1998 i
zbuluan nė afėrsi tė Drenicės nė Obrinjen e Epėrme vrasjen e 21
Shqiptarėve, qė pėrgjegjėsi mbartnin njėsitė policore: sipas
raportimit tė vėzhguesve tė misionit diplomatik njėsitė policore
sėrbe i patėn vrarė viktimat e tyre, nė mesin e tė cilėve gjindeshin
gratė me fėmijė, tė vrarė me pushkatim pas shpine, kur ishin munduar
tė ikin. Njėrės prej grave qė qe me barrė nė muajin shtatė tė
shtatzėnėsisė, ia prenė stomakun dhe ia shkėputėn foshnjėn.
Metodat e kėtilla premierit sėrb Mirko Marjanoviēit ia dhanė
mundėsinė, qė dy ditė mė vonė ta shpall mbarimin e gjendjes
ushtarake nė Kosovė, sepse nė vend dominon paqja. Nga ana tjetėr u
munduan qė ta bindin komunitetin ndėrkombėtar, nė rradhė tė parė
Amerikanėt, se duhet vepruar disi, dhe e shtynė Grupin e
Kontaktit, qė ta pranojė planin e Hillit, qė nė Kosovė parashihte
administratėn e pėrkohshme, ku do tė merrnin pjesė Sėrbėt,
Shqiptarėt si dhe vėzhguesit ndėrkombėtar. Me 8.tetor krerėt e
raskapitur tė UĒK-sė shpallėn ndalimin e zjarrit dhe njerėzve tė vet
u dhanė urdhėr pėr lėvizjen taktike nė pyje dhe male. Nė mėnyrė tė
heshtur prisnin se do tė vjen deri tek rritja e presionit
ndėrkombėtar kundėr Millosheviqit dhe dukshėm patėn ndikuar tek
vendimi i Natos sa i pėrket sulmeve ajrore.
Po nė tė njėjtė ditė nė aeroportin e Londrės erdhi deri tek takimi
i ministrave tė jashtėm tė SHBA, Francės, Britanisė sė Madhe,
Gjermanisė dhe Rusisė, qė inicoi kthesėn vendimtare, sa i pėrket
ēėshtjes kosovare. Objekt i debatit qe legjitimiteti i intervenimit
tė Natos pa pajtimin e OKB-sė. Igor Ivanovi kolegėve tė vet haptazi
u tha, se Rusia do ta pėrdorė tė drejtėn e vetos, nėse kjo pyetje do
tė evidentohet nė rrendin e ditės sė Kėshillit tė sigurimit. Shtoi
se do tė bėrtasim aq sa mundet, nėse kjo nuk do tė ndodhė, me kėtė
e bėri tė njohur se Moska do ta mbron kredibilitetin e saj.
Ky sinjal i
rėndėsishėm prej palės ruse Stejt Departmentin amerikan e vurri para
njė problemi tė rri: nėse kriza do tė tejkalohet me intervenimin e
Natos, shumė rrėndė do tė mundet tė pengohen Shqiptarėt qė ta
kėrkojnė pavarėsinė e plotė, kjo do tė shkaktonte njė reagim
zinxhirė. Ishte e qartė se pavarėsimi i Kosovės, do ti epte energji
pozitive pėr realizimin e ėndrrės qindėvjeēare pėr formimin e
Shqipėrisė etnike, ėndrrat sėrbe pėr formimin e njė Sėrbie tė madhe
dėshtuan, kėtu do tė riaktualizohej sėrish ēėshtja e Bosnjės dhe
Hercegovinės si dhe ndarja e saj. Diplomatėt amerikanė vendosėn qė
ti ikin kėtij rreziku, duke praktikuar strategjinė qė nė rastin
boshnjak qe tejet efektive: do tė vendosin nė gjuhėn e dhunės,
njėherit do ta pėrdorin edhe diplomacinė, qė tė hulumtojnė, a
ekziston akoma mundėsia qė palėt nė konflikt ti bindin qė tė merren
vesh ndėrmjet veti.
|
|