Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Interpretimi politologjiko-historik i Ēėshtjes sė Kosovės, Iliridės dhe Kosovės Lindore dhe roli i komunitetit ndėrkombėtar

 

KOSOVA, Ilirida dhe Kosova Lindore: 1989-2003

 

 

1. Atravimet e Beogradit dhe “shėtitjet e shpirtit serb”

 

    Prof.dr. Mehdi Hyseni njėri prej politologėve mė eminent shqiptar si dhe njėri prej kritikėve mė vehement tė regjimit tė Millosheviēit nė Kosovė, kėshtu e pati vlerėsuar tragjedinė e popullit boshnjak nė fund tė muajit gusht 1995: “ Sėrbėt e patėn humbur luftėn, e patėn humbur shpirtin, e patėn humbur dinjitetin, shumė gjėra patėn humbur pėrnjiherit1 Se sa tė argumentuara patėn qenė kėto fjalė erdhėn nė shprehje gjatė muajėve dhe viteve pas Dejtonit: nė federatėn jugosllave mbizotėroi kriza endemike politike, qė assesi nuk mundi ta rrėzon regjimin e Millosheviēit, sepse nė shiqim tė parė dukej se kishte aftėsi qė ti rrezuronte edhe lėvizjet mė tė kobshme tė brendshme. Kreun sėrb nuk e larguan prej fronit politik as manifestimet masive popullore, qė Beogradin e patėn shėndruar nė njė ishull tė kapadisur prej britmave dhe ulurimave pas zgjedheve lokale tė 17.nėntorit 1996, kur nėn organizimin e partive opozitare tė mbledhura pėrreth koalicionit “Zajedno” tri muaj me rradhė me qindra mijėra njerėz, ditė pas dite i vėrshonin rrugėt dhe protestonin kundėr padrejtėsive zgjedhore si dhe falsifikimit tė rezultateve, kjo dukuri aq tipike pėr Sėrbinė. “Shėtisi, pra ekzistoj,” theksonin protestuesit me kėtė parafrazim tė Dekartit duke shprehur vetėdijėsimin e tyre shtetror. Nėn presionin e opinionit publik, Millosheviēi qe i detyruar qė tia njihte fitoren e opozitės nė 40 rrethet ku bėnin pjesė edhe qytetet si Nishi dhe Beogradi. Mė vonė brenda disa javėsh pati sukses qė ta zhbėnė koalicionin heterogjen “Zajednost” duke e rruajtur pushtetin e konsoliduar. “Njėra prej pėrparėsive qė ka  Millosheviēi,” me njė shije tė hidhur pati komentuar politologu shqiptar Qani Nuhiu, “ėshtė ajo se din ti zgjedh kundėrshtarėt qė nuk i vijnė dot pėr shtati”.2 Mundėsia e tij e mbijetimit mvarej prej besimit  qė e kishte fituar tek komuniteti ndėrkombėtar nė periudhėn mbarėstare tė luftės nė Bosnje dhe Hercegovinė, ku paraqitej si njeri i paqės, njėri prej burrėshtetasėve tė rrallė ballkanik, me tė cilin mundej dhe duhej ruajtur dialogu.3

 

    Diplomacia amerikane dėshironte qė sa mė parė ti pėrfundonte bisedimet e Dejtonit duke e pranuar tezėn e Millosheviēit, se ēėshtja kosovare ėshtė problem i brendshėm dhe pėr tė nuk mundet diskutuar fare.4 Politika amerikane pėr bashkėpunimin e kreut sėrb vendosi qė atė ta shpėrblen me eleminimin e sankcioneve prej vitit 1996 qė i kishte shpallur Kėshilli i Sigurimit kundėr federatės jugosllave dhe e rruajti tė ashtuquajturin “murrin e jashtėm”, kjo e pengonte qė tė antarėsohej nė organizatat ndėrkombėtare, siq janė OKB, Banka botėrore apo FMN, me kėtė masė e pengonte poashtu edhe tek mosfitimi i kredive prej institucioneve tė lartėpėrmendura. Kjo masė qė qe firmosur pati qėllimin qė ta nurronte Beogradin pėr tė gjetur zgjidhjen paqėsore nė Kosovė, mirėpo Millosheviēi kishte pasur plane tjera mė konkrete dhe e keqpėrdori kėtė strategji politike: poashtu e shfrytėzoi rastin si dhe inercionin politik tė pozitės dhe mundėsive tė UE qė nuk posedonte afinitet pėr formimin e politikės sė jashtme konzistente ndaj rajonit. Kreu sėrb  p.sh. nė vitin 1997 e shiti 49 % pėrqindė tė Telekomit sėrb palės greke pėr njė sumė parash prej 880 miljonė dollarėsh amerikan. Sipas tė dhėnave tė opozitės beogradase Millosheviēi kėto mjete financiare i harxhoi pėr ta forcuar regjimin si dhe inicoi disa procese tė ndryshimit rrėnjėsor tė ushtrisė dhe policisė.5


 1 Prof.dr. Mehdi Hyseni: ESE POLITIKE "NACERTANIA" E ILIA GARASHANINIT-FRYT I IMPERIALIZMIT SERBOMADH NE BALLKAN, tema numėr 27.

2 Nuhiu Qani:Mposhtja e regjimit sėrb dhe diskreditimi i opinionit publik, nė “Globi”, qershor 1999, f.25; Thomas Hofnung: Le regime serbe e l’epreuve de la guerre, nė “Le Monde Diplomatique”, prill, 1999, f.6. Tim Youngs, Tom Dodd:Kosovo, Research Paper 98/73, f.19; David Sells:Serb “Demons” Strike Back”, nė “The World Today”, f.53, nu:2 shkurt 1997, f.34.

3 Richard  Caplan: International Diplomacy and the Crisis in Kosovo, nė “International Affairs”, flet. 74, nu.4, korrik 1998, f.750.

4 po aty, f.753; W.Clark: Waging Modern War, n.d.,f.65.

5 “La Repubblica”, 16.2.2001; 17.2.2001; 17.5.2001ø; “Mendimi politik”, 17.2.2001; 18.3.2001.

 

(nė pjesėn e dytė: Shteti nė hije)

 

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.