Ballina | Lifestyle | Si ndikon femra në trurin e mashkullit?

Si ndikon femra në trurin e mashkullit?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Si ndikon femra në trurin e mashkullit?

Shpesh themi që meshkujt ‘për një moment bëhen budallenj’ kur shohin një femër shumë të bukur. Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë. 

Studimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në funksionimin e trurit të mashkullit. 

Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera. Kur u është thënë meshkujve që janë duke u vëzhguar nga femrat përmes ekraneve, ata filluan ta kryenin detyrën më dobët. 

Nga ana tjetër; kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i vëzhguar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. 

“Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë kognitive të meshkujve.”- tha psikologu Johan Karremans. 

Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t′u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo. 

Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt. 

Megjithatë ekziston teoria sipas së cilës, derisa femrat për të bërë për vete gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten në karakter, sharm dhe inteligjencë, prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha. 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
topi se lun 16/02/2012 20:22:18
jo vetem njeriu po secila gjallese i nenshtrohet femres po mendoj llojit te vet
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal