Ballina | Lifestyle | Huazimi i parave: mendoni mirë kujt dhe për çka ua jepni

Huazimi i parave: mendoni mirë kujt dhe për çka ua jepni

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Huazimi i parave: mendoni mirë kujt dhe për çka ua jepni

Kini kujdes! Duhet të pyesni se për çka i duhet paraja e huazuar atij që e kërkon, ndërsa huazimi i parave shpesh është edhe shkak i grindjes në mes vëllezërve, motrave dhe të afërmeve. 

Një thënie e urtë thotë: “Nëse dëshiron të humbësh një mik, huazoji para!” Huazimi i parave shpesh është edhe shkak i grindjes në mes vëllezërve, motrave dhe të afërmeve dhe shumë në situata të tillë i referohen shprehjes: “Jemi të afërm, por portofolat nuk i kemi vëllezër”. Është e saktë që huazimi i parave nga të afërmit shumë lehtë mund të shndërrohet në një nga situatat më të komplikuara në të cilat jeni gjendur. Prandaj, në vend të dëshirës që të ndihmoni shpejt dhe menjëherë ta merrni kuletën, jepni vetes pak kohë – për të menduar më mirë dhe të ndërmerrni disa masa kujdesi që gjithçka  - nga huazimi e deri te kthimi i borxhit, të shkojë normalisht.

Kur i afërmi apo miku ju pyet nëse mundeni t’i huazoni para, si hap të parë vini kundërpyetjen për çka i nevojiten ato para.

Pasi që të merrni vesh se për cilin qëllim do t’i harxhonte, më lehtë do të vendosni t’ia huazoni paratë apo jo. Madje, edhe kur arsyeja pse personi i afërm kërkon t’i huazoni para është tërësisht e justifikueshme, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vlerësohet nëse ai person në të vërtetë është edhe mjaft i besueshëm. Nëse konsideroni që nuk është, mos i huazoni para nëse nuk jeni të gatshëm të ndërmerrni rrezikun që ato para nuk do t’ua kthejë më, prandaj gjykoni se sa jeni të gatshëm të humbni.

Kur i huazoni dikujt para, në vend parave në dorë, nëse ekziston mundësia për këtë, jepni çek ose fletëpagesë dhe shënoni që fjala është për huazim dhe theksoni se kujt i dedikohen paratë. Kjo është dëshmi që keni dhënë para hua. Kini parasysh që jeni duke bërë shërbim dhe ai që e merr huazimin duhet të pranojë të gjitha kushtet tuaja dhe të mos e marrë personale.

Kërkoni vërtetimin me shumën dhe datën e kthimit të borxhit.

Mos huazoni para pa dëshmi të shkruar. Shkruani datën, shumën e parave që i keni huazuar dhe datën e kthimit të borxhit dhe të dy nënshkruani. Edhe pse është e pakëndshme që nga personi i afërm të kërkoni vërtetim të shkruar për paratë e huazuara, sepse mund të mendojë që nuk i besoni në fjalë, dokumenti i shkruar është i mirë për të dyja palët.

Përcaktoni kushtet dhe terminët e kthimi të parave të huazuara.

Nëse nuk e përcaktoni se kur miku apo familja duhet t’ua kthejnë borxhin, javët ndoshta do të shndërrohen në muaj pritjeje. Mos jepni hua para derisa nuk i keni caktuar kushtet e qarta. Përcaktoni datën kur duhet t’iu kthehet e tërë shuma e huazuar ose së bashku përpiloni planin e kthimit në këste. 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal