Automobil me benzinë apo dizel? Cila është më ekonomike?
Deri sa industria e automobilave kohën e fundit po flet gjithnjë e më shumë për vetura me motorë hibrid dhe hidrogjen,edhe më tej përdoren tradicionalosht më së shumti ato me benzin dhe dizel. Paragjykohet se veturat me motorë dizel janë më ekonomik, mirëpo nëse vetura e blerë mbahet më shumë apo më pak se tre vite, atherë llogaritjet tek disa vetura ndryshojnë.
Duhet marrë parasysh që në fillim se vetëm cmimi i benzinës dhe naftës nuk mund të llogaritet dhe të krahasohet se cila veturë është më ekonomike apo harxhime ka më pak, por edhe llogaritjet e mirëmbajtjes si dhe stili i vozitjes.
Motorat dizelë kushtojnë më shtrenjtë si dhe mirëmbajtja dhe servisimi i tyre është i shtrenjtë, mirëpo regjistrimi dhe sigurimi i tyre është më i lirë. Andaj, këshillohet që para se të blehet vetura me cfardo motori të llogariten edhe disa parametra të tjerë.
Si për shembull, nëse "Fiat 500" kalon 6 kilometra në litër më shumë se një veturë benzinë me 1200 kubikë, mirëpo Fiat 500 kushton më shumë, atherë duhet të përshkohen 214.000 kilometra me Fiat 500 për të arritur që të kursejmë në benzinë.
Servisi i motorit dizel zvoglon dallimin, mirëpo edhe më tej motorët benzinë kanë më pak harxhime nëse mbahet më shumë se 3 vite ose mbi 58.000 kilometra. Modelet si "Golf" dizel janë më të lirë pas tre viteve vozitje, ndërsa tek modeli BMW 320d krahasuar me atë 320i nuk ka dallime, mirëpo regjistrimi, harxhimet e mirëmbajtjes janë më të shtrenjta për benzinë, kështu që nëse llogaritet për një afat kohorë deri 3 vjet, më lirë i bie të blehet BMW me motorë benzinë se sa dizel.
Sa më shumë kilometra të kalohen, aq është edhe mundësia është më e madhe që të kursehet me vetura dizel se me benzinë. /presheva.com/



Ju falimiderit
mir ama, nese logjikon me koke edhe e din se per cka te nevojitet kerri, normal qe edhe e blen ate. per mua fiat punto 1.2 originall kerr, nuk harxhon shume, presheve-prishtine dhe anasjelltas mi harxhon 1200 dinar benzin, e ju bone mend
Publikoni komentin tuaj