Këshilla për vozitje nëpër borë dhe akullë
30/01/2012 18:04:00
Kushti i parë dhe themelor për të vozitur automobil nëpër borë dhe akull janë gomat e dimrit. Ja disa nga këshillat që janë të rëndësishme përveç posedimit të gomave për dimër:
- Para nisjes duhet të pastroni akullin dhe borën nga automobili dhe fshirëset e xhamave
- Në rrugë përpjetë duhet të përdorni një marsh më shumë se sa kur vozitni në rrugë të thatë
- Në rrugë teposhtë duhet të vozitni me një marsh më të ulët se sa në rrugë të thatë, duhet të frenohet me ndërprerje, duke shtypur lehtë pedalen e frenave.
- Nëse jeni në kthesa, atherë duhet të ndaloni shpejtësinë gradualisht pasi frenimi i veturës nëpër borë dhe akull nuk do ta ndal veturën.
- Para semaforit apo shenjës stop duhet të frenoni më herët edhe atë duke shtypur disa herë frenin.



Publikoni komentin tuaj