BMW tërheq 1.3 milion makina nga tregu
Prodhuesi gjerman i makinave luksoze “BMW” kërkon të tërheqë 1.3 milion makina anekënd botës për shkak të problemeve të mundshme me baterinë, probleme të cilët në raste ekstreme mund të përfundojë në zjarr.
Automjetet që “BMW” kërkon të tërheqë nga tregu janë të Serisë 5 dhe 6 të prodhuara nga viti 2003 deri në vitin 2010. Kompania thotë se ka marrë 9 raportime për defektin, porse nuk kishte të dhëna për të plagosur, transmeton Starti njoftimin.
Pronarët e makinave mund t’i dërgojnë ato tek shpërndarësit e autorizuar për riparimet e nevojshme. “BMW” tha se kabulli i baterisë mund të jetë montuar gabimisht.
Më herët gjatë muajit, kompania raportoi fitime rekord për vitin 2011. Fitimet e “BMW”-së u rritën me 51 % nga një vit më parë. Nga 3.24 miliardë euro në vitin 2010, kompania njoftoi se ka fituar 4.9 miliardë në vitin 2011. Shitjet e prodhuesit luksoz u rritën me 14% duke kapur shifrën e 68.82 miliardë eurove.



Publikoni komentin tuaj