Ballina | Lifestyle | Ekstrem | 16 vjeçari që flet 23 gjuhë të huaja

16 vjeçari që flet 23 gjuhë të huaja

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Do të merrte pjesë në një ceremoni fetare dhe mësoi hebraisht. I interesonte kultura islamike dhe studioi arabisht. Frëngjishtja e mësuar në shkollë nuk i mjaftonte dhe vendosi të shkonte në Paris. Sot Tim Doner di më shumë se dhjetë gjuhë të huaja (mes të cilave hindi, rusisht dhe indonezisht). Gjuha e radhës? “Italishtja”. Është vetëm 16 vjeç, por flet rreth 23 gjuhë të huaja, përveç anglishtes, që e ka gjuhën e nënës. Di hebraisht, arabisht, frëngjisht, mandarin, rusisht, persisht, indonezisht, hindi, pashtu, turqisht, holandisht, gjermanisht.

Amerikani Timothy Doner është poligloti me moshë më të re në botë, pjesë e një komuniteti ndërkombëtar e njohësve të gjuhës, që falë internetit, sot mund të komunikojnë nga çdo cep i planetit. Tim, ashtu siç e thërrasin miqtë, ka edhe një kanal të vetin në “Youtube”, “PolyglotPal’s channel”, ku ka më shumë se 160 mijë fansa. Ai tregon se si ka arritur të zbulojë pasionin e tij për të mësuar sa më shumë gjuhë të huaja. “Tre vjet më parë kur duhej të studioja hebraisht për “Bar mitzvah” (ritualin hebre të hyrjes në komunitetin e rriturve, që ndodh në moshën 13-vjeçare). vendosa të shkoja përtej abc-së, që më shërbente për të lexuar pjesët e Torah-ut në ceremoni dhe të vazhdoja të studioja vetë. Brenda një viti isha në gjendje të kuptoja dhe të flisja hebraisht në mënyrë të shkëlqyer”. Pastaj Tim, tregon se si kaloi tek arabishtja, meqë Lindja e Mesme është një rajon që i ka ngjallur shumë interes. “Bëra një kurs intensiv për rreth 3 javë në universitetin e Utah dhe prej aty vazhdova të eksploroja gjuhët e botës islame.

Është një mënyrë për të njohur realitetin, për të cilin në shkollat amerikane flitet pak ose aspak”, vazhdon më tej ai. 16-vjeçari tregon edhe për mundësitë që të ofron shkolla për mësimin e një gjuhe të huaj. “Në shkollë unë studioj frëngjisht, por leksionet janë shumë të kufizuara ndaj për ta mësuar sa më mirë vendosa të shkoja në Paris për dy javë, i ftuar në një familje. Por lënda që kam bërë në shkollë e që më ka ndihmuar më shumë për t’u bërë poliglot është latinishtja: me gramatikën e saj mëson strukturën e një gjuhe. Për më tepër latinishtja është thelbësore për shumë gjuhë si frëngjishtja, italishtja, spanjishtja”. Tim nuk ngurron të tregojë edhe disa nga metodat që ai ndjek për ta studiuar sa më mirë një gjuhë të huaj. “Nis gjithmonë me një tekst të shkruar dhe kur kam mësuar më shumë se 100 fjalë, nis të formuloj fraza të thjeshta. Dëgjoj edhe leksionet në iPod-in tim (përdor programin Pimsleur) teksa shkoj në shkollë dhe për ta përvetësuar përsëris fjalët që dëgjoj për të përthithur edhe ritmin e gjuhës. Pastaj dëgjoj këngë dhe shoh filma në atë gjuhë. Por mbi të gjitha mundohem të gjej njerëz që e kanë gjuhën e tyre për të bërë biseda”.

Djaloshi tregon se për ta folur një gjuhë shpesh i mjaftojnë edhe 2 muaj kohë. “Në nivelin bazë të saj më duhet nga një deri në pesë javë kohë, por kjo varet nga gjuha që mësoj. Për shembull gjuha indoneziane ka një strukturë shumë të thjeshtë, me shumë shprehje dhe pak gramatikë. Pas një javë, që kisha nisur studimin mund ta lexoja fare mirë”. Pastaj, për ta perfeksionuar një gjuhë të huaj, sigurisht që duhet më shumë punë dhe këmbëngulje. “Për ato që kam qejf dhe dua t’i mësoj në mënyrë perfekte, si frëngjishtja, rusishtja, hebraishtja, arabishtja, lexoj artikuj gazetash çdo mëngjes dhe dëgjoj qindra orë leksionesh, këngësh dhe filma”. Të jesh poliglot, për Tim, nuk duhet të jesh një njeri i veçantë. “Nuk mendoj se duhet të kesh aftësi speciale, unë nuk e ndiej veten ndryshe. Mendoj se është i rëndësishëm motivimi personal, se sa dëshirë ke të flasësh të tjera gjuhë dhe se ai hapur është ndaj kulturave të tjera. Është e vërtetë që sa më shpejt të fillohet, aq më mirë është, sepse truri i të vegjëlve është më fleksibël: në vitet e para përthith automatikisht shprehjet që dëgjon dhe i depoziton në zonën e “gramatikës”, ndërsa me kalimin e kohës mësimi duhet të jetë vullnetar dhe i përket zonës semantike. Për ata që janë bilingualë që nga lindja, është shumë e thjeshtë të mësojnë shumë gjuhë të tjera më pas”.

Për sa u përket miteve të tij, vendin e parë e zë poligloti i famshëm italian, Giuseppe Mezzofanti, që jetoi mes viteve 1700 dhe 1800. “Ishte heroi im. Një mit për të gjithë ne poliglotët. Fliste më shumë se 40 gjuhë të huaja, dhe nuk kishte udhëtuar kurrë jashtë Italisë. Një histori e jashtëzakonshme duke qenë se 300 vjet më parë, nuk kishte televizor dhe as Ipod, për të mësuar theksin e fjalëve, dhe as Skype për t’u lidhur me njerëz nga e gjithë bota, ashtu siç bëj unë. Për këtë ka nga ata që thonë se për të qenë poliglotë, duhet të kesh një talent të lindur. Në të vërtetë edhe ai duhej të studionte libra dhe të “stërvitej” me kë mundte. Duke jetuar në Romë, mund të fliste me shumë të huaj që shkonin në pelegrinazh. Kardinal Mezzofanti është konfirmimi i asaj që sa më shumë gjithë të flasësh, aq më të thjeshtë e ke të mësosh një të re”. Objektivi i radhës për djaloshin 16-vjeçar është italishtja. “Është shumë e bukur. Ka një ritëm që më pëlqen shumë. E kuptoj, por dua të përmirësohem”. Interneti, “Skype”, Youtube janë mjetet që e ndihmojnë shumë në pasionin e tij për gjuhët e huaja. “Kam rreth 150 kontakte në “Skype” me të cilët shkëmbej vazhdimisht mesazhe. Po ashtu kam shkarkuar shumë video nga Youtube që më ndihmojnë të perfeksionohem në ato që dua”. Për sa i përket dëshirave për të ardhmen Tim rendit: “dua të udhëtoj shumë dhe të ndryshoj sistemin shkollor të SHBA-së, ku vetëm një pjesë e vogël studentësh mësojnë një gjuhë të huaj. Dua të rrëzoj stereotipin e amerikanit injorant që flet vetëm anglisht”.

atikulli

v4.7

Regjistrohuni për komente Komente (3 Publikuar)

avatar
nagja 20/04/2012 22:47:12
kurxho spe dika shqipen
avatar
shpresa 11/04/2012 03:32:24
eshte mir te dish shum gjuhe qe te komunikosh sama shum aq ma mir te lumt voglush
avatar
09/04/2012 20:54:43
a se paska msu kryesoren shipen
Total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal
v4.7
v4.7
v4.7