Ballina | Lifestyle | Ekstrem | Hoteli më i madh në botë pas asnjë turist

Hoteli më i madh në botë pas asnjë turist

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Hoteli më i madh në botë pas asnjë turist

Në afro pesë kilometra plazhë me rërë, në bregun e ishullit gjerman Ruegena, të Detit Baltik ndodhet hoteli më i madh në botë. Të gjitha 10.000 dhomat e këtij hoteli kanë pamje nga deti, mirëpo që kurë është ndërtuar para 70 vjetëve, në te nuk ka qëndruar asnjë turist.

Bëhet fjalë për hotelin “Prora”, të cilin e e kanë ndëryuar nacistët ndërmjet viteve 1036-1939, në kuadër të programit “Kraft durch Freude” (Forca përmes gëzimit), qëllimi i të cilit ka qënë zgjërimi i propagandës naciste përmes aktiviteteve për punëtorët gjerman-shkruan “amusingplanet.com”.

Në ndërtimin e hotelit kanë marrë pjesë 9.000 njerëz dhe ka qënë i menduar dhe ideuar  si objekt ku të gjitha gjërat janë në një vend: pushimore me kinema, pishina, salla për aktivitete të ndryshme, portin e anijeve etj. Planet e Hitlerit për hotelin “Prora”  kanë qënë me përmasa epike.  Plani paraprak ka qënë që të ndërtohet pushimore me 20.000 dhoma, të cilat do të pajiseshin me nga dy shtretër, një dollap dhe një lavandinë, ndërsa qendrat sanitare të secilit kat do të ishin të përbashkëta.



Mirëpo, lufta filloi para se të përfundonin punimet në këtë hotel, ndaj dhe prioritetet e Hitlerit kanë ndryshuar, ndërsa një pjesë e hotelit “Prore”, e kanë “pushtuar” gjermanët e dëbuar-zhvendosur. Më vonë, ky hotel është shëndërruar në kompleks ushtarak të ushtrisë së Gjermanisë Lindore, ndërsa pas ribashkimit të Gjermanisë, është shfrytëzuar dhe përdorur për Akademinë tekniko-ushtarake. Gjatë viteve të ’90-ta, në ato objekte kanë kërkuar strehim politik (azil) shumë qytetar nga hapsirat e ish Jugosllavisë.



Sot hoteli “Prora”, është pak a shumë i braktisur. Vetëm disa blloqe të ndërtesave janë shëndëruar dhe adaptuar për qëllime tjera, për shembull si një lloj hosteli-bujtine.  Tani ekziston plani që hoteli “Prora” të bëhet pushimore moderne me 300 shtretër, terrene tenisi, pishina dhe një “shopping qendër” të vogël

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal