13 arsyet pse numri 13 konsiderohet fatkeq
Për ata që besojnë se numri 13 në të vërtetë është numër fatkeq, viti në të cilin jemi do të jetë një sfidë e vërtetë.
Për njerëzit që vuajnë nga “triskaidekafobia”, çdo ditë e këtij viti paraqet një lloj “të premte 13”, por për çfar arsye në të vërtetë ky numër konsiderohet si numër fatkeq? Po u përcjellim 13 sqarime nga “Business Insidera”.
Në “Darkën e fundit (Darkën e madhe) kanë qënë vetëm 13
Flitet se Juda Iskarioti, që e ka tradhtua Jezu Krishtin ka qenë njeriu i 13 në tryezë, në të cilën Jezu Krishti e ka ngrënë darkën e fundit me ithtarët e vet.
Loki
Loki është Perëndi –Zot nordik, që e ka vrarë zotin tjetër dhe në atë mënyrë ka nxitur një sërë ngjarjesh që kanë sjellë deri tek “Ragnaroku” ( një lloj versioni nordik të ditës së kiametit). Ngjashëm sikur edhe në rastin e Jezu Krishtit, ekziston legjenda që flet mbi 12 zotërat në tavolinë, dhe për zotin e 13 të paftuar, që është paraqitur me vetiniciativë-me vetëdëshirë dhe është ulur në tavolinë, dhe sipas legjendës ai ka qenë pikërisht Loki.
Kaini dhe Abeli
Shumë të krishterë besojnë se tragjedia me dy vëllezërit ka ndodhur pikërisht në këtë datë-më 13-tin. Të krishterët po ashtu besojnë se Jezu Krishti është kryqëzuar ditën e premte, por hulumtuesit besojnë se nuk bëhet fjalë për ditën e premte-13-tin, mirëpo edhe më tej mbretëron bindja në këtë numër famëkeq.
Trapezi i varrjes
Tradicionalisht, në kohërat e mëparshme, deri në postamentin e trapezit të varjes, kanë qenë 13 shkallë dhe nga kjo është zhvilluar edhe zgjeruar legjenda se litari për varje ka qenë 13 herë i ndërthurur, ndërsa numri i vërtetë ka qenë tetë (8).
Apollo 13
Misioni në Hënë, që për pak do të përfundonte me tragjedi, pas shpërthimit të rezervuarit me ajër në këtë fluturake. Disa ditë, jeta e astronautëve ka qenë në pikëpyetje, por më në fund ka përfunduar mirë dhe me sukses janë kthyer në Tokë.
Masakra e kalorësve tamplier
Mbreti francez Filipi dhe Papa Clementi V, kanë urdhëruar arrestimin dhe zhdukjen e kalorësve tamplier në agimin e 13 tetorit të vitit 1307. Të gjithë kanë qenë të akuzuar për herezi dhe blasfemi të tjera.
G. Krabs dhe Shpuza Bob
Sipas këtyre di figurave nga filmi vizatimor, ekzistojnë vetëm 13 fjalë të fëlliqët - fjalë të ndyera.
Shtrigat dhe lugetërit
Dikur është besuar se shtrigat (ose lugetërit) janë tubuar dhe grupuar në grupe nga 13 prej tyre. Cila do grup e tyre, qoftë e shtrigave ose lugetërve, gjithnjë ka pas 13 prej tyre.
Fat i djallit
Ekziston besim i vjetër se nëse në emrin dhe mbiemrin tuaj keni 13 shkronja, do tu ndjek “fati i djallit”. Tingëllon shume qesharake, por nëse përmendim shembujt e Charles Mansonit, Jack The Ripper dhe Theodor Bundy, atëherë secili së paku për një çast do të mendohej.
Tinejxherët
Fëmijët edhe zyrtarisht hynë në fazën e tinejxherëve kur mbushin 13 vjet, ndërsa të gjithë e dimë se çka dhe çfarë paraqet ajo fazë për prindërit, që është periudhë e frikës së vazhdueshme.
Përkryerja
Në numerologji, numri 13 konsiderohet reprezentacion i përkryerjes së kompletimit. Për ti dhënë njësh (1) kësaj përkryerje, shikuar në përgjithësi, konsiderohet ide jo e mirë, shikuar nga aspekti numerologjik.
Klubi 13
Në vitet e vonshme të shekullit të 19-të, ka ekzistuar një grup që është quajtur “Klubi 13” (Thirteen Club). Qëllimi i këtij grupi ka qenë që të shembet miti mbi atë se nëse 13 persona ulen në një tavolinë, njëri nga ata do të vdesë vitin e ardhshëm.
Anëtarë të këtij klubi kanë qenë edhe pesë president amerikan: Benjamin Harrison, Grover Cleveland, William McKinley, Theodore Roosevelt dhe Chester A. Arthur. Dy prej tyre janë vrarë.
Ditë e keqe për aviaacionin
Më 13. tetor të vitit 1972, në malet e Andeve, është përplasur aeroplani i kompanisë ajrore të Urugvajit, me ç’rast kanë gjetur vdekjen 29 udhëtar, ndërsa pot ë njëjtën ditë, skaj pistës së aeroportit është përplasur edhe aeroplani sovjetik i Kompanisë “Aeroflot”, ku kanë vdekur 174 persona.



Publikoni komentin tuaj