Angela Martini prezanton linjën e saj të bikinit
20/11/2011 15:28:00
Modelja shqiptare, Angela Martini, ka prezantuar linjën e saj të bikinit. 25 vjeçarja ka hyrë kështu në rrugën e dizenjimit. “Si modele unë mbaj shpesh bikini. Kështu që jam bërë një eksperte,” thotë Martini. Në treg do dalë në vitin 2012 koleksioni i ri, të cilin ajo e ka prezantuar vetë. Thotë se frymëzimin e ka marrë nga vitet ’50. “Me këto bikini femrat do ndjehen vërtet seksi,” thotë ajo. Nuk pritet të kushtojnë më shumë se 140 franka zvicerane.





Publikoni komentin tuaj