Ballina | Lifestyle | Modë | Bukuroshja shqiptare që po çmend Amerikën

Bukuroshja shqiptare që po çmend Amerikën

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Bukuroshja shqiptare që po çmend Amerikën

 

Ishte në Londër, përfaqësoi shqiptarët denjësisht dhe u kthye me çmimin “Best catwalk” që jepet nga juria e spektaklit “Miss World”. Isi Topçiu rrëfen në një bisedë të shkurtër për “Panorama plus” eksperiencën e saj gjatë këtij spektakli, si dhe oferta të shumta të cilat kanë ardhur në adresë të bukuroshes. Për Isin nuk është fillestare kjo punë, pasi ajo më herët ka qenë pjesë e pasarelave në Itali, dhe ka realizuar shumë fotosesione me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha.

“Unë atje kalova shumë mirë dhe mendoj që Shqipëria mori një vlerësim shumë të mirë këtë vit”, – tregon bukuroshja Topçiu, duke thënë më tej se kjo është eksperienca më e bukur që ka përjetuar në botën e artit. “Ka qenë eksperienca më e bukur që kam jetuar deri tani për sa i përket botës së modës apo artit, fitova çmimin “Best catwalk” nga juria e “Miss World” dhe hyra në “Top 20” e pastaj prej aty u zgjodhën “Top 5 modele”, si dhe “Top 10 Best designer dress”. 

E pyetur nëse në adresë të saj ka ardhur ndonjë ofertë pune nga ndonjë agjenci e modës, Isi tregon se për momentin është shumë e angazhuar me shkollën, por është duke shqyrtuar oferta të shumta. “Kontakte dhe oferta më kanë ardhur nga Japonia dhe nga Amerika e Jugut, por duhen vlerësuar mirë, sepse për këtë vit jam shumë e angazhuar me shkollën", përfundoi bukuroshja. /albeu/ 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
njeriu i thjeshte 01/12/2011 13:15:16
Pershendetje.Sa i perket temes eshte se gjeja qe me teper me pelqeu ishte interesimi per shkollim qe eshte para te gjithave, sepse nese e kryen do punoje tane jeten ndersa me mode jo besa se te gjithe njerezit(por edhe modelet)plaken dhe nderpritet kariera,pastaj bukurine tende dhuroja atij qe do vendosesh t'a duash...
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal