Pse Steve Jobs ka veshur gjithmonë farmerka 501 dhe bluzë të zezë?
Pas vdekjes së krijuesit të kompanisë Apple Steve Jobs, janë zbuluar shumë opsesione të toij - mbathja e bluzës rolle të zezë dhe farmerka të kaltërta 501. Shumë pak e dinë se Jobs këtë kombinim të veshjes e ka filluar pa kurrfarë mendimi dhe kurrë nuk e ka ndrruar.
"Një ditë ashtu është paraqitur në punë" ka thënë njëri nga të punësuarit.
Të gjithë janë habitur se pse ky ndryshim i tij dhe askush nuk ka mundur ta dijë, deri sa e ka zbuluar vëllau i tij Volter Isaakson.
"Jobs në vitet 80-ta të shekullit të kaluar kishte vizituar fabrikën e Sony, e cila a ka mahnitur. Atje ai kishte vërejtur se të gjithë të punësuarit kishin rroba të njejta. Ai i kishte pyetur se pse ashtu të gjithë janë veshur, atij i kishin thënë se pas luftës së dytë botërore, kur askush ska pasë para për të blerë rrobe, Sony për të gjithë puntorët e saj kishte blerë rrobe pune identike" ka thënë Volter.

Gjithashtu drejtuesit e Sonyt kishin thënë se kjo mënyrë vlen për ti afruar puntorët dhe për të vendosur një kulturë korporative. Ai ishte mahnitur shumë me këtë ide, duke tentuar të njejtën ta aplikojë edhe tek Apple, mirëpo pas shumë reagimeve negative, ai kishte hequr dorë.
Këtë e ka zbuluar vëllau i tij i cili ka shkruar biografinë "Steve Jobs" e cila do të publikohet së shpejti. /presheva.com/




Publikoni komentin tuaj