Lojërat Battlefield dhe Star Wars nuk do të funksionojnë më në versionet më të vjetra të Windows – Telegrafi

0
74

Kompania Electronic Arts njoftoi së fundmi se po i jep fund mbështetjes për disa lojëra nga seritë Battlefield dhe Star Wars në versionet më të vjetra të Windows.

EA ka njoftuar se nuk do të mbështesë më Battlefield 1, Battlefield V dhe Star Wars: Battlefront 2 në versionet e Windows 7, 8 dhe 8.1.

Titujt më të rinj, si Battlefield 2042, do të vazhdojnë të jenë të disponueshëm në platformat e lartpërmendura dhe lojtarët e këtyre tre titujve në sistemet e vjetra Windows nuk do të marrin më përditësime ose garanci për funksionalitetin e lojërave.

EA mori këtë vendim për t’i dhënë fund mbështetjes për titujt e saj me shumë lojtarë në mënyrë që të sigurojë lojë të sigurt për përdoruesit.

Pas datës 30 nëntor, lojtarët që përdorin Windows 7, 8 dhe 8.1 nuk do të jenë më në gjendje të shijojnë aspektet me shumë lojtarë të lojërave Battlefield 1, Battlefield V dhe Star Wars: Battlefront 2.

Modalitetet e një lojtari me sa duket nuk do të preken nga ky vendim. /Telegrafi/