08.06


Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju pėr ne ...
Interna

 
 

 

 


 

20.03.2010
Vladimir Klitschko nokauton Eddie Chambers
Boksieri Vladimir Klitschko ka nokautuar sfiduesin e tij Eddie Chambers, nė raundin e 12-tė dhe tė fundit tė meēit, qė ėshtė zhvilluar tė shtunėn mbrėma nė Duesseldorf tė Gjermanisė. Nė kėtė mėnyrė, Klitschko ka arritur tė mbrojė titullin e botės nė kategoritė WBO dhe IBF. Klitschko ka dominuar gjatė gjithė meēit, mirėpo goditjet pėrfundimtare qė e ēuan amerikanin Chambers nė botėn e gjumit, i dha nė sekondat e fundit tė raundit tė fundit (12). Boksieri 33-vjeēar ukrainas tash ka njė bilanc prej 53 fitoreve dhe 3 barazimeve, ndėrsa ka shėnuar 48 nokaut nė karrierė. Ndėrkaq, pėr Chambers kjo ishte humbja e dytė nė 37 meēe sa i ka zhvilluar deri mė tash.

Bridgestone konfirmon largimin nga Formula 1
Bridgestone i thotė “stop” aventurės nė Formula 1, duke konfirmuar mungesėn qė pas kėtij sezoni. Shtėpia japoneze e gomave shprehet se sezoni 2010 do jetė i fundit nė kėtė sport, por nuk ka marrė ende njė vendim nėse do t’ia shesė teknologjinė firmave tė tjera qė synojnė tė marrin pjesė nė Formula 1. Me kėtė deklaratė zyrtarizohet pėrfundimisht largimi i Bridgestone. Pas kėtij vendimi, Jean Todt duhet tė nisė punėn pėr afrimin e firmave tė reja, ose skuderitė duhet tė punojnė tė vecuara pėr tė lidhur kontrata individuale.

19.03.2010
Champions League: Barcelona pėrballė Arsenalit
Shorti i Ligės sė Kampionėve i hedhur sot nė Nyon tė Zvicrės, ka nxjerrė kampionin nė fuqi tė Evropės, Barcelonėn, pėrballė Arsenalit. Barcelona, qė vitin e kaluar mposhti Manchester United me rezultat 2-0 nė finalen e kėsaj gare, kishte mposhtur edhe Arsenalin me rezultat 2-1 nė finalen e vitit 2006.
Finalisti i vitit tė kaluar, Manchester United, po ashtu do tė ketė njė rival tė vėshtirė pėrballė, Bayernin e Munichut, tė cilin ekip e kishte mposhtur nė finalen e vitit 1999 me dy gola tė vonshėm. Kampioni i Serie A, Interi, qė eliminoi Chelsean nė 1/8 e finales, nė ēerekfinale tė garės evropiane do tė ketė njė rival shumė mė tė lehtė, CSKA-nė e Moskės. Megjithatė fituesi i kėsaj ndeshje do tė ketė njė kundėrshtar shumė mė tė vėshtirė nė gjysmėfinale, fituesin e sfidės Arsenal – Barcelona. Nė katėrshen mė tė mirė tė Evropės me siguri se do tė ketė edhe njė ekip francez, pasi dy gjigantėt e kėtij vendi, Lyon dhe Bordeaux, u caktuan pėrballė njėri-tjetrit. Fituesi i kėsaj sfide nė gjysmėfinale do tė ketė pėrballė fituesin e sfidės Bayern Munich – Manchester United.
Ndeshjet ēerekfinale:
Bordeaux - Lyon
Bayern Munich - Manchester United
Arsenal - Barcelona
Inter - CSKA Moscow
Ndeshjet e para ēerekfinale do tė zhvillohet mė 30 dhe 31 mars, ndėrsa ndeshjet e kthimit mė 6 dhe 7 prill. Finalja e kėtij viti mbahet nė Santiago Bernabeu mė 22 maj

 

24.02.2010
Inter mposht Chelsea-n nė San Siro
Jose Mourinho fiton raundin e pare ndaj ish skuadres se tij Chelsea ne 1/8 e finaleve te Liges se Kampioneve. Ne San Siro, Inter fitoi ndaj londinezeve me rezultatin 2-1 pas nje ndeshjeje emocionuese. Supersfida filloi shume e shpejte me Interin qe kaloi ne avantazh qe ne minuten e 3-te me Diego Militon. Argjentinasi perfitoi nga nje pergjumje e mbrojtjes se Chelsea-t per te mposhtur me pas portierin Cech. Pas ketij goli ishte Chelsea qe dominoi lojen duke krijuar jo pak raste per shenim, por pa mundur te thyeje Julio Cezar. Goli i barazimit per Blute e Londres erdhi ne fillimin e pjeses se dyte me ane te Salomon Kalou. Por ekuilibri zgjati vetem 5 minuta, pasi Kambiaso riktheu skuadren e tij ne avantazh. Pas ketij goli, Chelsea u perpoq qe te shenonte golin e barazimit por pa mundur dot. Ndeshja u mbyll 2-1 ne favor te zikalterve dhe gjithcka pritet te vendoset ne Stamford Bridge

Guardiola: “Tė gjithė menduam se do tė jetė e lehtė”
Gjatė konferencės pėr shtyp pas ndeshjes nė Shtutgart, trajneri i FC Barcelona PEP Guaridola ka pranuar se lojtarėt e tij nuk kan luajtur shumė mirė gjatė gjysmės sė parė,por ai e dinte se qfar duhet ndryshuar qė ekipi i tij ta merrte ndeshjen ne duar. Duke folur pėr rezultatin dhe kundėrshtari i tyre, ai tha: “Unė e vlersoj shum kėtė rezultat. Edhe nė qoftė se ne do ta kishim humbur kėtė ndeshje unė nuk do tė kishte humbur besimin nė ekipin tim, sepse kam njė besim tė verbėr nė lojtarėt e mi. Ėshtė e qartė se kjo nuk ėshtė e lehtė kur ju jeni kampion.Gjėrat janė gjithmonė tė vėshtira. Tė gjithė mendonin se do tė ishte e lehtė qė ne ishim duke luajtur kundėr njė ekip qė nuk ėshtė i njohur,por duhet ditur se nuk ka rival tė leht nė kėtė nivel tė Ligės sė Kampionėve.” Nė jesėn e par nuk kemi qen tė pozicionuar mir dhe ju kemi dhėn mundėsi pėr kundėrsulme por nė pjesėn e dyt ndryshoj gjithqka dhe ne kontrolluam ndeshjėn. Megjithė formėn e dobėt tė kohėve tė fundit si nė La Liga dhe Ligėn e Kampionėve, Guaridola duket tė ketė pėrgjigje. “Unė e di ku ne kemi nevojė pėr tė pėrmirėsuar dhe unė gjithashtu e di pse ne nuk janė duke luajtur mirė. Ėshtė pėr shkak tė detaje tė vogla qė na kanė ndihmuar tė fitojė nė tė kaluarėn.E gjitha qfar duhet bėr ėsht qė ti rregullojm kėto detaje dhe tė fillojm tė luajm mir pėrsėri. ” Duke folur pėrsėri pėr vėshtirėsitė e Ligės sė Kampionėve, PEP i bėri thirrje tė gjithėve qė mos tė jetojn me lavdin e suksesit qė arritė nė sezonin e kaluar por tė pėrqėndrohen maksimalisht per ndeshjet qė na presin. “Si kampionė nė fuqi tė shohim si favoritė, por ēdo lojė ėshtė e vėshtirė nė kėtė pikė. Konkurenca Europiane ėshtė shum e ashpėr.Prandaj duhet tė jemi sy hapur.”Pėrfundoj PEP

16.02.2010
Barcelona ndjek talentin e Ajax Jan Vertonghen
Mbrojtesi univerzal, 22 vjeēari belg Jan Vertonghen eshte duke u ndjekur nga skuadra e Barcelones.Mbrojtesi i talentuar ndiqet nga vet trajneri Guardiola,te cilit i pelqen shume loja e menēur dhe loja moderne e Vertonghen.Mbrojtesi dallohet me forcen e tij fizike,eshte i gjate 1,89 m. dhe ka nje kontroll te mire te topit.Me vetem 22 vjet ai eshte nje nder lojtaret kryesor te Ajax dhe gjithashtu eshte nje nder mbrojtesit me premtues per momentin.Poashtu ,Vertonghen eshte edhe pjese e kombetares me te mire te Belgjikes.Perveē Barcelones,per sherbimet e tij interesohet shume edhe skuadra e Real Madrid.Kontrata e tij me skuadren e Ajaxit perfundon ne qershor 2013.

Lyoni mposht Realin
Lyoni dhe Real Madridi janė takuar tė martėn mbrėma nė Stade Gerland pėr tė zhvilluar pėrballjen e parė tė tė tetės sė finales sė Ligės sė Kampionėve, e cila pėrfundoi me fitoren e skuadrės franceze me rezultat minimal prej 1-0. Nė fraksionin e parė, Reali pati mė tepėr nga loja, ndėrsa Lyoni pati rastet mė tė mira, por as njėra e as skuadra tjetėr nuk arritėn tė tundin rrjetat. Me tė filluar pjesa e dytė (47’), Jean Makoun shėnoi njė supergol nga 23 metra pėr ta befasuar portierin Iker Casillas. Ky rezultoi tė ishte goli i fitores pėr Lyonin, duke qenė se Mbretėrit nuk arritėn tė ndryshojnė asgjė deri nė fund tė takimit. Rezultati 1-0 nuk e favorizon Lyonin, por mospranimi i golit nė terren vendas ėshtė njė element shumė i mirė pėr tė shkuar nė ndeshjen e kthimit qė do tė zhvillohet nė Santiago Bernabeu.
 

Ferguson:''Konkurenti mė i fortė nė Champions ėshtė Barcelona''
Trajneri legjendar i Manchester United Aleks Ferguson thekson se ekipet italiane Inter dhe Milan sivjet jane edhe me te forte se vitin e kaluar por ai mendon se perseri skuadra e Barcelones eshte konkurenti me i forte dhe ajo eshte favorite edhe sivjet per ta fituar Ligen e Kampioneve. ''E kam ndjekur derbin milanez dhe Interi beri nje ndeshje fantastike,ndersa Milani ka shume eksperience ne Champions dhe ne duhet te jemi te kujdesshem ne perballjen me ata.Por Barcelona mbetet skuadra me e forte dhe ata jane kampion momental,poashtu edhe ne kampionatin vendor jane ne vendin e pare.Jane skuader me shume lojtar te forte te cilet bejne diferencen dhe eshte shume rende te perballesh me ta.Poashtu edhe ekipet angleze viteve te fundit jane shume te pranishme ne gjysemfinale dhe finale'',ka perfunduar Ser Aleks Ferguson.

Puyol: Nuk ka nevoj per alarm
Kapiteni permes blogut te tij kerkon mbeshtetjen e tifozve per ndeshjet e ardhshme : " Nuk ka nevojė alarm. Natyrisht lėndimet qe kemi janė tė rėndėsisheem per ekip , por ekipi ėshtė i gatshem tė ec pėrpara . Tani ne do tė duhet tė punojmė pak mė shumė pėr tė mbuluar tė gjithė ato zbrastina qe janė si pasoj e lendimeve . Shpresojmė sė tė gjithė do tė shėrohen shpejt . Ne shpresojmė qė tė shohim tė gjithė tifozėt tanė nė Nou Camp kėtė fundjavė, ne kemi nevojė pėr ndihmėn tuaj"
 

05.02.2010
Canales futbollist i ri i Realit
Mediat nė Spanjė shkruajnė se Sergio Canales ėshtė lojtari i ri i Real Madridit, pasi mbrėmė ėshtė arritur marrėveshje nė mes tė Racing dhe Realit. As dhe Marca kanė shkruar se talenti i madh i futbollit spanjoll, Sergio Canales ėshtė lojtari i ri i Real Madridit dhe se konfirmimi zyrtar do tė arrijė shumė shpejt. Gazetat shkruajnė se marrėveshja ėshtė arritur pas negociatave pesorėshe nė mes tė presidentit tė Racing, Francisco Pernia, dhe drejtorit gjeneral tė Real Madridit, Jorge Valdano. Reali raportohet se ka paguar 5 milionė euro pėr shėrbimet e Canales, i cili thuhet se qė mė herėt ka arritur marrėveshje me mbretėrit nė kohėzgjatje prej gjashtė viteve dhe do tė fitojė njė pagė prej 1.5 milionė eurosh pėr sezon. Marrėveshja ėshtė kompletuar me qėllim qė tė shmangen problemet tė cilat do tė mund tė kishin pasuar nė pjesėn e mbetur tė sezonit, pas supozimeve se Barcelona dėshironte ‘ta vjedhė’ lojtarin para hundės sė rivalit tė vet.

Fabregas:''Asnjėherė se kam fshehur dėshirėn se e dua Barēėn''
Njeri nder mesfushoret me te mire ne bote,kapiteni i Arsenalit Cesk Fabregas ka deklaruar se asnjehere nuk e ka fsheh deshiren e tij per ta vesh fanelen e Barēes,mirepo edhe vet nuk e di se kur mund te ndodh kjo. ''A dua te kthehem ne Barcelone ? Kurr se kam fshehur deshiren time se nje dite do doja te kthehem ne skuadren e zemres sime.Qe kur isha shume i vogel gjyshi im me ēonte ne Camp Nou per ta shikuar Barēen.Gjithe jeten time e kam kaluar duke mbajtur ngjyrat blaugrana ne zemren time'',ka perfunduar Fabregas. Cesk,qysh ne moshen 16 vjeēare u largua nga akademia e Barēes drejt Anglise dhe te Arsenali nen drejtimin e Arsen Wenger u shendrua ne nje nder mesfushoret me te mire ne bote.Mediat spanjolle dhe angleze me te madhe flasin se ky eshte sezoni i fundit per Fabregas ne Londer dhe ne qershor ai do rrikthehet te skuadra e endrave te tij,te Barcelona.

Eboue nė planet e Barēės
Skuadra e Barcelones eshte e interesuar per sherbimet e mbrojtesit te Arsenalit Emmanuel Eboue.Lojtarit nga Bregu i Fildishte i mbaron kontrata me Arsenalin ne qershor 2010 dhe stafi teknik i Barēes interesohet per sherbimet e tij.Eboue,mbrojtesi anesor 26 vjeēar,kerkohet nga stafi teknik si nje garanci shume e fort per Dani Alves.Sipas 'The Sun' Eboue pelqehet per shkak te predispozitave te tij te jashtzakonshme dhe perveē si mbrojtes ansor ai mund te luaj edhe ne qender te mbrojtjes.Fakti tjeter shume i rendesishem eshte se kontrata e tij perfundon ne qershor dhe Barēa mund ta merr me kosto 0.
 

Marcelo nėnshkruan kontratė tė re me Realin
Marcelo ka nėnshkruar marrėveshje tė re me gjigantin spanjoll Real Madrid, ka konfirmuar vetė klubi. Mbrojtėsi brazilian Marcelo ka vazhduar kontratėn me klubin mbretėror pėr pesė vite tė tjera, saktėsisht deri nė vitin 2015.
Braziliani, i cili mund tė luajė edhe si anėsor, ka qenė nė Madrid qė nga transferimi i tij nga Fluminense nė janar tė vitit 2007 dhe ka qenė aktiv nė ekipi qė nga largimi iRoberto Carlos drejt Fenerbahces nė atė verė.

04.02.2010
Gjobitje pėr Ronaldinho
Ekipi i Milanos ka gjobitur Ronaldinho pėr shkak tė sjelljes jo profesionale tė tij para ndeshjes kundėr Interit. Ai para derbit nė San Siro ka organizuar njė Party treditor nė njė hotel nė Milanoku kishte pėr miqtė e tij tė ftuar kishte rezervuar apartamente me nga 1000 euro pėr njė
natė, ku gjithsejt kishte harxhuar 75.000 euro.

Mourinho dėshiron Gerard
Kapiteni i Liverpool, Stiven Gerard ėshtė dėshira e parė e Interit. Treneri Jose Mourinho ka kėrkuar nga presidenti Masimo Moratti qė kėtė verė tė angazhojė kėtė lojtarė me ēfardo ēmimi qė do tė ketė ai nė treg.

25.12.2009
Guardiola tek Manchester?
Pepe Guardiola ėshtė kandidati serioz pėr vendin e trenerit tė klubit Manchester United, i cili do tė zėvendėsojė  Aleks Ferguson njohtojnė mediat angleze. Guardiolės i kalon kontrata tani nė verė me Barcelonėn. 

 

Scolari tek Juventus
Ish treneri i Chelsea, Luis Felipe Scolari ėshtė njėri nga kandidatėt qė tė vijė tek Juventus. Ferrara ėshtė nė shėnjestėr tė kritikave nė Torino dhe nuk ka shumė kohė qė tė nxjerr ekipin nga kriza. Me kthimin e Roberto Betege tek klubi, priten edhe ndryshime tjera. Scolari tani gjendet nė Uzbekistan si trener. 

Mourinho me kontratė tė re
Treneri i Interit Jose Mourinho ka pohuar se nuk ka ndėrmend tė largohet nga kampioni i Italisė. Mė herėt shkruhej se ai do tė kthehet nė Angli. "raportet e mia me presidentit Masimo Morati janė tė shkėlqyeshme. Kur kam nėnshkruar kontratėn, kam thėnė se do tė qėndroj deri nė vitin 2012 dhe ashtu do tė mbetet" tha Mourinho. 

Henry afėr kalimit tek Manchester City
Barcelona ėshtė e gatshmė tė dėgjojė pėr tė gjitha ofertat qė bėhen pėr sulmuesin Henry. Ai ėshtė shumė afėr kthimit nė Angli, nė radhėt e Manchester City. Henry kohėn e fundit nuk luan nė formė, i ngarkuar mė lėndime dhe ka rėnė nėn hijen e Ibrahimovic.

24.11.2009
Interi nuk i bėn ballė Barcės
Kampioni nė fuqi i Ligės sė Kampionėve, Barcelona, ka dominuar nė ndeshjen e zhvilluar pėrballė kampionit tė Italisė, Inter.
Supersfida e xhiros sė pestė e tė martės mbrėma ėshtė zhvilluar nė Camp Nou, ku janė ndeshur Barcelona dhe Inter, nė takimin qė pėrfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0. Njė pjesė e parė e dominuar kryesisht nga Barcelona me ē’rast loja zhvillohej nė gjysmėfushėn qė i takonte Interit.
Blaugranėt kaluan nė epėrsi pas krosimit tė Xavit nga kėndi, ndėrsa realizues ishte mbrojtėsi Gerard Pique (10’). Vendasit arritėn tė shėnojnė edhe golin e dytė nė pjesėn e parė me anė tė Pedro Rodriguez (26’), pas njė krosimi tė bukur tė Dani Alves. Nė pjesėn e dytė u zhvillua njė lojė pak mė e zbehtė dhe mė e baraspeshuar, pėrkundėr se Barca sėrish administronte topin, ndėrsa nuk u shėnuan mė gola. Duhet pėrmendur se nė kėtė pėrballje kataluanist luajtėn pa lojtarin kryesor Lionel Messi dhe pa ish-sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic. Pas xhiros sė pestė, nė Grupin F prin Barcelona me tetė pikė qė tashmė ka siguruar kualifikimin, ndėrsa Interi dhe Rubin Kazani kanė nga gjashtė pikė dhe do tė kenė njė pėrballje direkte nė xhiron e fundit, e cila do tė vendosė se cila skuadėr do tė shkojė tutje. Por duke mos harruar se edhe Dynamo Kyevi ka gjasa matematikore tė kualifikohet

10.11.2009
Ronaldo duhet tė operohet
Futbollisti i Real madrid Cristiano Ronaldo me siguri se duhet ti nėnshtrohet operacionit nėse kėto ditė nuk arrin tė shėrėojė lėndimin. Sipas mediave spanjolle, kthimi i tij ne teren mund tė shtyhet pėr ne janar. Ronaldo ėshtė nė listė pėr reprezentacionin e Portugalisė nė ndeshjen me Bosnėn, por Real i ka ndaluar tė udhėtojė pėr Lisabon. 

Robinho arrin nė janar
Sulmuesi i Manchester City me siguri do tė arrijė nė muajin janar tek Barcelona. Sipas mediave spanjolle, Barcelona dhe ekipi anglez ka arritur marrėveshje rreth kėsaj marrėveshje. Robinho do tė vij si huazim pėr gjashtė muaj tek Barcelona.

Brazili pa Pato nė listė
Sulmuesi i Milanit, Alesandro Pato ėshtė lėnė jashtė listės pėr reprezentacionin e Brazilit nė ndeshjet miqėsore kundėr Anglisė dhe Omanit. Treneri i reprezentacionit Carlos Dunga ka vendosur tė ftojė sulmuesin e Portos, Hulk.

 

Bayerni i gatshėm tė shesė Riberyn?
Barcelona dhe Real Madridi mund tė futen sėrish nė garė, pasi raportohet se Bayern Munich ėshtė i gatshėm ta shesė mesfushorin Franck Ribery. Rėnia e formės sė francezit dhe forma e dobėt e Bayernit e kanė bėrė gjigantin gjerman tė fillojė tė kėrkojė blerės nė Evropė pėr Riberyn. Sport shkruan se Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City janė nė mesin e klubeve tė cilat janė tė gatshėm tė ofrojnė nga 35 milionė euro pėr francezin. Pasi transferimi i tij nė Madrid dėshtoi gjatė verės, Ribery ka bėrė vetėm shtatė paraqitje me ekipin e parė tė Bayernit kėtė sezon dhe ka vuajtur nga lėndimi nė gju.

 

30.09.2009
Liga e Kampionėve
Ka perfunduar 0-0 supersfida e mbremjes se merkure ne Ligen e Kampioneve, ajo mes Bajern Mynih dhe Juventusit. Bavarezet e drejtuar nga Luis Van Gal e kane kerkuar me shume golin e fitores, por pa mundur te ndeshkojne portierin Juventin, Buffon. Bajerni mbetet ne krye te grupi A me 4 pike se bashku me Bordon qe ka fituar 1-0 me Makabi Haifa, nderkohe qe Juventusi i Ferrares merr barazimin e dyte dhe mban vendin e trete me 2 pike. Manchester United ka permbysur rezultatin ne Old Traford duke fituar 2-1 me Volfsburgun, rezultat qe i ngjit “Djajte e Kuq” te vetem ne krye te grupit me 6 pike. Golit te Xhekos, anglezet i jane kunderpergjigjur me Gigs dhe Majkell Kerik. Kane marre fitoren e pare ne kete grup ruset e CSKA se Moskes qe kane triumfuar ne fushen e tyre 2-1 ndaj turqve te Beshiktash.
Ka zhgenjyer Milani i Leonardos, qe ka humbur 0-1 ne San Siro ndaj debutuesve te Zyrih. Goli i fitores per zviceranet u shenua ne minuten e 10 te pjeses se pare nga Tihinen. Real madrid ka forcuar pozitat ne vendin e pare, pasi ka mposhtur 3-0 Marsejen. Vetem ne pjesen e dyte madrilenet kane arritur te zhbllokojne rezultatin me Ronaldon, me pas Kaka, dhe ne fund serish portugezi qe vulos fitoren e Realit.  Ne grupin D, Celsi ka fituar 1-0 me qipriotet e Apoel fale golit te Anelka, dhe ngjitet ne kuoten e 6 pike. Nderkohe Porto ka marre fitoren e pare, pasi ka mposhtur 2-0 Atletiko Madrid.

28.09.2009
Princi saudit dėshiron tė blejė Liverpoolin?
Princi saudit raportohet se ėshtė i gatshėm tė bėjė njė investim tė dukshėm nė njė klub anglez, qė thuhet tė jetė Liverpooli. Besohet se pronarėt e tė kuqve, Tom Hicks dhe George Gillett, janė tė gatshėm t’ia shesin 50% tė aksioneve tė tyre princit Faisal bin Fahd bin Abdullah me qėllim qė tė shpaguajnė borxhet e klubit nga Anfield. “Aktualisht jemi duke kėrkuar tė blejmė 50% tė aksioneve tė njė klubi, qė aktualisht ka rreth 245 milionė borxhe”, citohet tė ketė thėnė princit saudit pėr mediat arabe.

Storari: Milano e varfėr nė sulm
Portieri i Milanos Marco Storari pas ndeshjes me Barin deklaroi se ''Bari ishte e organizuar shumė mirė gjatė 90 minutave. Ata nuk na dhanė shanca qė ne tė organizojmė sulme. Tani jemi nė njė pozitė tė vėshtirė, por duhet qė tė punojmė shumė qė tė pėrmisojmė gjėrat. Ne sot ishim mirė nė mbrojtje, por sulmi nuk ishte efikas'' u shprehė Storari.

Vitali Klitschko mbron titullin
Vitali Klitschko ka mbrojtur me sukses titullin e tij WBC nė kategorinė e rėndė duke e ndalur deri dje tė pamposhturin Cristobal Arreola pas 10 prej 12 rundeve. Ndeshja e dominuar nga Klitschko pėrfundoi me njė fitore tė Ukrainasit kur trajneri i tij Henry Ramirez u dorėzua para fillimit tė roundit tė 11. “ E dija se ėshtė lėnduar. E kam goditur shumė. Ai ka njė qėndrueshmėri tė madhe, tė madhe.” Klitschko, njeriu i cili fitoi tė gjitha roundet dje nga gjyqtarėt, u pėrmirėsua duke arritur kėshtu 38 fitore dhe dy humbje 27 prej tė cilave me KO, kurse Amerikani Arreola 27 fitore dhe 1 humbje prej tė cilave 24 me KO. Kjo ishte mbrojtja e dytė e titullit tė WBC pėr Klitschkon qė pas rikthimit tė tij nga lėndimi. Klitschko pėr herė tė parė e morri WBC nė vitin 2004 pasi qė mposhti Corrie Sanders nė Staples Center nė LA para se tė largohej disa vite pas njė lėndimi.
Staples Center ishte poashtu skena e njėrės prej luftėrave mė tė mira para 6 viteve, kur ai e humbi betejėn i pėrgjakur nga britaniku Lennox Lewis.

27.09.2009
Hamilton nė pol-pozicion nė Singapor
Kampioni nė fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, do tė niset nga pozita e parė nė garėn e nesėrme pėr Ēmimin e Madh tė Singaporit. Ngasėsi i McLarenit doli tė jetė mė i shpejti nė kualifikimet e sotme, dhe do tė niset nė njė resht me ngasėsin e Red Bull, gjermanin Sebastian Vettel, i cili bėri kohėn e dytė mė tė shpejtė. Nga vendin e tretė do tė niset, Nico Rosberg me Williams. Lideri i kampionatit, ngasėsi i Brawn GP, Jenson Button, ėshtė renditur i 12-ti, derisa rivali i tij kryesor, po ashtu ngasės i Brawn, Rubens Barrichello, i cili u pėrplas rėndė pėr muri, do tė fillojė dy pozita para tij.

 

 

 


© presheva.com

 
 
   

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.