Ballina | Opinione | Dhuna në Luginën e Preshevës

Dhuna në Luginën e Preshevës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Dhuna në Luginën e Preshevës

 

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit po jetojnë nën terrorin dhe represionin sistematik të Serbisë. Shteti serb po i shkelë në mënyrë flagrante të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në këto treva autoktone shqiptare. Nëpërmjet terrorit dhe diskriminimit që po iu bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Serbia synon që të ndryshoj strukturën demografike në dëm të shqiptarëve, dhe në ketë mënyrë të bëj kolonizimin me elementin serb.

Provokimet, kërcënimet, bastisjet, arrestimet, rrahjet brutale, burgosjet janë përditshmëri e jetës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Të gjitha këto forma të dhunës që i praktikojnë mekanizmat serbë ndaj popullatës shqiptare kanë motive etnike. Pra, mjafton të jesh shqiptar dhe do të jesh objekt i persekutimeve të ndryshme. Dhuna që ushtron Serbia mbi shqiptarët është më e sofistikuar në krahasim me dekadat e kaluara. Kemi vazhdim të politikës se njëjtë serbe me mjete të tjera.

Marrëveshja e Konçulit që i dha fund luftimeve ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe forcave serbe, me gjithë defektet e mëdha, nuk po respektohet nga Qeveria e Serbisë. Shtimi i forcave serbe në zonat shqiptare, mosrespektimi i amnistisë për ish-ushtarët e UÇPMB-së, mosrespektimi i kriterit të përqindjes se popullatës në policinë multietnike dhe mospërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike janë vetëm disa shkelje që i bën Serbia kësaj marrëveshjeje. Faktori ndërkombëtar si ndërmjetësues dhe monitorues për jetësimin e marrëveshjes se Konçulit ka dështuar që ta detyrojë Serbinë të implementojnë ketë dokument.

Shqiptarët e Luginës se Preshevës për ta kundërshtuar dhunën dhe diskriminimin politik, ekonomik, social, arsimor e kulturor kanë organizuar dhjetëra protesta gjithëpopullore. Në muajin shtator të këtij viti u protestua në Bujanoc me moton “Stop Diskriminimit” e përkrahur nga të gjitha partitë dhe organizatat joqeveritare shqiptare. Dy muaj më vonë, pikërisht në Ditën e Flamurit shqiptarët e Luginës protestuan në Bujanoc e Preshevë për të drejtat e tyre të mohuara. Sigurisht që deri më tani Serbia nuk i ka marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve në Luginë. Vetëm radikalizimi i formës se reagimit qytetar mund ta detyrojë Serbinë të ndërrojë politikën e saj antishqiptare.

Serbia edhe në kohën kur portretizohet nga ndërkombëtarët si shtet demokratik e i moderuar, po zbaton politikat e spastrimit etnik të shekujve të kaluar kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjë asnjë marrëveshje kontraktuale me Serbinë pa e ndryshuar kjo e fundit politikën armiqësore ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Pavarësisht që Serbia nuk i posedon vlerat demokratike evropiane, po i afrohet çdo ditë e më shumë BE-së. Në ketë rrugë të Serbisë drejt BE-së po e ndihmon edhe Qeveria e Kosovës nëpërmjet negociatave të Brukselit.

Për problemin e shqiptarëve në këto treva nuk diskutohet në qendrat politike ndërkombëtare. Fajin për ketë e kanë Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, të cilat kurrë nuk kanë marrë mundin që të alarmojnë bashkësinë ndërkombëtare për dhunën e strukturave të Serbisë mbi shqiptarët. Në takimet e zyrtarëve të Prishtinës dhe të Tiranës me ndërkombëtarët nuk flitet për situatën e rënd të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Për më tepër, këto qeveri shqiptare edhe kur ndodhin akte të dhunës ndaj shqiptarëve nuk reagojnë se paku duke e dënuar dhunën serbe deklarativisht.

Pak kohë me parë nga dhuna e policisë serbe pësoi familja e Sokol Ismajlit nga fshati Gërbac i Medvegjës. Anëtarët e kësaj familje u rrahën në shtëpinë e tyre nga policët serbë pa kurrfarë arsyeje. Ky veprim policor serbë ndaj familjes Ismajli kaloi pa asnjë reagim kombëtar e ndërkombëtar. Po t’i ndodhte diçka e tillë ndonjë serbi në Kosovë, me siguri se do të diskutohej në Këshillin e Sigurimit dhe në instancat tjera ndërkombëtare. Edhe Prishtina zyrtare do të ngutej që ta dënoj aktin e tillë.

Qeveria e Kosovës, partitë politike dhe institucionet tjera i kanë mbyllur sytë dhe i kanë lidhur duart para dhunës serbe në Luginën e Preshevës. Është obligim kombëtar e qytetar që të ndihmohen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc për të zmbrapsur Serbinë nga tendencat kolonizuese.

 

Shkruan: Sokol Bylykbashi

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (7 Publikuar)

avatar
wiena.at 02/12/2011 11:39:34
E vllezer e motra preshevar kur ke koha mu bashku me shiptari do pishin makiato e do thojshin kan dal do njerz me honger mish ne male tash rrini me shkije se dove edhe ju pelqen edhe desha ne pytje asaj blertes leta boje ni princ ne preshev edhe po bohemi si ne litenshtajn ne ch psh....
avatar
blerta 02/12/2011 10:29:23
preshevari me ty pajtohem plotsisht uen zdu te jes ne serbia po as zdu te behem bashk me kosoven se ato sen spo na ndimojn vet jan shliry qka ja ndin kosovarve per neve a kur ken nxorr shum djemt preshevar shkun ne luftte per ks po ks apet sna din te mirat qi ja kian bo po ishalla i lumi zot na ndimon ose EU merr nja mas na shliron .......
avatar
bujar 02/12/2011 08:58:37
ne jemi ne teritor te serbis por jemi me zemer e shpirt shqiptar dh ne ket vend kurr nuk duhet me e lishu qe mos me thin serbi se serbet pi shumohe e vendet shqiptare po shkattrohen
avatar
drenica 02/12/2011 08:07:24
shqiptar jan si shtaz derna sa njeri ka liri tjetrit nuk ja nin per tjetrein vlla kosova dhe shqipria jan vet tuj ushtrua teror mbi shqiptaret tuj nderetue muret e berlinit mes shqiptrve e vetmja menyr edhe ju duhet te bani si serbet ne veri te kosoves e tjetra xha asht serbet e kosves kerkoj te bashkohen me popullte e vet kuse shqiptar e kosoves lindore kerkoj drejta ner serbi ma mir me ju pregadit te keqes heret se asht tuj ardhe nji luft e keqe se shum e njeri ka me dek se me serbin hala nuk i kena da hesapet por kjo koh ju ka dha xhdo shqiptarit te pregaditet per at qe asht tuj ardhe
avatar
Dani 02/12/2011 03:42:46
Me pershendetje vllazrore ket Autor..Metvertet me ket shkrim, nake prek gjithve Shqiptarve ne zemer. se metvertet, ki shtet Kriminel, si asht serbija dhe sjelljet kriminele, kur jan ne pytje Shqiptaret.. Vllaezer Shqiptar te Bashkohemi tegjith ne nji Ideal,dhe mos te perqami ne mes veti,se evetmja Rrug per neve Shqiptarve asht dhe dote mbetet,Bashkimi Kombtar,te Bashkuar te him ne Europ. Rroft Kombi Shqiptar.
avatar
gani 02/12/2011 03:33:50
ti bre shoci, preshevari, as spo hashe, as spo pishe, cka esht kjo puna jote as me shkijet as me shqiptart, ata merr mendja se kemi me met shtet nveti si luxmeburgu, heheh,e ku dot mbetet presheva mbasi as me s,, as me k...
avatar
Preshevari 02/12/2011 02:10:29
Hallall te qoft bre flla per kët mir ke shkru dhe mir eke, por ske me kend. Dergoje ket Kosovarve qe kur ken ne zor bëm gjithqka per ta, po ski per kend jo. Kisha dasht qe kurr Lugina te mos bashkohet me Kosov dhe te mos mbetet me Serbin.
Total: 7 | Treguar: 1 - 7

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal