Ballina | Opinione | Politika përcakton moralin e njerëzve dhe mbush buxhetin e institucioneve dhe organizatave joqeveritare partiake

Politika përcakton moralin e njerëzve dhe mbush buxhetin e institucioneve dhe organizatave joqeveritare partiake

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Politika përcakton moralin e njerëzve dhe mbush buxhetin e institucioneve dhe organizatave joqeveritare partiake

 

E kemi të ditur se morali dhe vlerat morale si pjesë e vetëdijes shoqërore përcaktohen nga vendi dhe koha. Pra, morali dhe vlerat morale të një kohe dhe vendi nuk vlejnë për kohën dhe vendin tjetër.Por se  drejtimet politike përcaktojnë vlerat morale të njerëzve dhe prishin moralin e tyre hasim kohëve të fundit në Preshevë, në shoqërinë shqiptare dhe më gjërë.

Poashtu e kemi të ditur se para pluralizmit politik, në monizëm vlenin norma dhe vlera morale të caktuara për atë kohë dhe për vendin e caktuar. Socializmi përcaktonte moralin e njerëzve në familje, shoqëri. Më vonë me pluralizmin politik, sidomos pas Luftës në Kosovë shfaqen vlera të reja morale, të cilat ndryshojnë shumë nga ato të mëparshmet.Në vend se të krijohen vlera të mirëfillta morale, ato  çthurren. Drejtimet politike partiake filluan të përcaktojnë moralin, vlerat morale, sjelljet dhe interesat e njerëzve. Kështu në vend të miqësisë lindi armiqësia e njerëzve, në vend të vëllazërisë-anti vëllazëria, në vend të dashurisë- urrejtja, në vend të bashkëpunimit- rrebelizmi dhe mosndëgjueshmëria, në vend të mirës- e keqja dhe s’ mira, në vend të profesionalizmit- diletantizmi dhe amatorizmi, në vend të besimit- dyshimi, në vend të unitetit kombëtar- ndasitë partiake, grupore, të mahallave, personale.

Në  pluralizmin politik duhet të ndërtojmë vlera të mirëfillta morale dhe se interesat personale do të ndërlidhen me ato të përbashkëta. Mirëpo, moralin, vlerat morale, sjelljet dhe interesat e njerëzve u përcaktuan nga  drejtimet politike, bile ato partiake. Secila parti politke ndërtonte vlera vetanake morale dhe i drejtonte interesat e njerëzve kah bindjet politike e jo kah bindjet vetanake personale apo të përbashkëta. Kështu , këto vlera dhe interesa vlenin vetëm për anëtarsinë dhe simpatizantët e saj, ndërsa për ata që nuk i takonin asaj partie ishin kundërshtarë, bile edhe armiqë të saj. Andaj edhe partia nuk kishte kurrëfarë interesi ndaj tyre. Bile, këta u shpallën tradhtarë dhe pa vlera morale.Këtë praktikë e udhëhoqin sidomos partitë politike në pushtet. Ato përcaktuan vlerat morale, sjelljet dhe interesat e njerëzve. Pra, përcaktimet politike partiake e mvarësuan qytetarin, e lidhën për partinë e caktuar politike në pushtet, sepse nga përcaktimi politik partiak varej edhe përcaktimi jetësor dhe ekzistencial. Kështu nga ky përcaktim varej leja për hapjen apo moshapjen e dyqanit, leja për biznes, apo qortimi i vajzave nga prindërit pse janë lidhur me djemtë e prindërve që i takojnë partisë tjetër. Pra dashuria kalon në urrejtje. 

Pastaj punësohen  me të madhe anëtarët dhe simpatizantët e partisë në pushtet, pa kurrfarë kualifikimi, ndërsa të tjerët nuk vijnë në shprehje, pa marrë parasysh arsimimin dhe profesionalizmin, Pra,varet shkollimi, bursa dhe stipendia studenteske, e shumë privilegje të tjera nga përcaktimi partiak dhe ngjyrimi politik. Në një anë ndërtohet e mira dhe dashuria, ndërsa në anën tjetër urrejtja, e keqja. Kështu lindin antagonizmat e thella ndër njerëz dhe qytetarë, edhe brenda familjes lindin ndasi, njëri prind i takon njërës parti, ndërsa tjetri partisë tjetër. Andaj edhe mbetet detyrë parësore e partive politike që për qytetarët të ndërtojnë vlera, sjellje dhe interesa të mirëfillta.  Këtë detyrë duhet ta marrin familjet, shkollat. Sepse e drejtë e çdo qytetari është që të përcaktohet për drejtimin politik dhe me botëkuptimet e veta të ndërtojë një politikë të përbashkët me të tjerët që i kanë po të njëjtat botëkuptime. 

Pra, mbetet që  drejtimet politike mos të përcaktojnë moralin e njerëzve, por ato të ndërtojnë dashuri midis qytetarëve të një populli, midis njerëzve të një gjaku. Përndryshe nëse në fillim nuk e shkulim këtë të keqe, atëherë këto do të shkatërrojnë dhe do të prishin vlerat morale të qytetarëve të ndërtuara me shekuj : miqësinë, vëllazërinë, dashurinë, besimin, bashkëpunimin, të miratë, patriotizmin, profesionalizin, unitetin kombëtar. Qytetarët e Preshevës nuk e dëshirojnë çthurrjen e vlerave të mirëfillta morale dhe ndërtimin e interesave parciale partiake. 

Bile, bile partitë në pushtet marrin hapa të tillë, sa që, edhepse buxheti komunal është i të gjithë qytetarëve, mbushin buxhetet e institucioneve dhe organizatave joqeveritare ku i kanë njerëzit e vet partiak, ndërsa më pak ose aspak nuk i financojnë ato ku nuk i kanë interesat partiake dhe politike. Pra, politika përcakton edhe buxhetin dhe finacimin.

Andaj keni mendjen parti politike.

 

Shkruan: Xhemaledin Salihu

Preshevë, më 02 dhjetor 2011

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (9 Publikuar)

avatar
PO PO 08/12/2011 04:55:08
TOPI SE LUN ASHTU ESHTE
avatar
Selimi 05/12/2011 07:59:28
Ju uroj z. Xhemush për këtë tekst, dhe me plot padurim presim ato "Reportazhet" e tua.

Përshëndejte nga "Diaspora".
avatar
Anti 05/12/2011 07:58:16
Ty Diplomacy po gete te paska djeg, se me siguri je njeri nga ata servilat ce se meriton vendin e punes e te ka punese nana parti.

Mos em shit mend ktu!

Pershendetje presheva.com
avatar
05/12/2011 11:12:29
Kur nuk mundemi t'i realizojme interesat dhe qellimet tona,ia nisim e shfryhemi tek dikush tjeter!!
avatar
Diplomacy! 04/12/2011 03:42:53
Me shume respekt i nderuar autor,por sinqerisht koha jote ka kaluar!!
Te kane mbetur vetem shkrimet,aq sa te punojne gishtat!!
Vullnet nuk ke me per asgje,keshtu qe edhe ti, ke mendjen kur shkruan!!
avatar
TerraN 03/12/2011 08:41:05
*

"Interesant"
Sot ne mengjes e bera nje koment ne kete teme dhe s'jam duke e kuptuar kujt i pengoi ai, kur as nje rregull e vetme nuk eshte shkelur?????


*
avatar
Xhemaledin Salihu 03/12/2011 02:34:17
I nderuari Ekonomisti dhe E nderuara apo i ndeuari luginaa i lexoa opinionet e Juaja dhe pajtohem plotesiht me to, se me te vertete keni dhene opinione te sakta, te verteta dhe te drejta.

Ne projekt buxhetin e komunes se Presheves, nete dalurat, kaptina XII e buxhetit, disa organizata joqeveritare qw nuk i takojne ngjyrimit dhe perkatesise se partise nw pushtet nuk janw planifikuar me buxhetin e komunes: Shoqata per Trashgimi dhe Krijimtari Kulturore, pastaj TV Aldi, e ndonje tjeter apo jane planifikuar me pak mjete nga buxheti:Keshilli per te drejtat e njeriut, edhepse nje pozicion ne kete kaptine ishte jo i shperndare: organizatat tjera jo qeveritare:1.000.000 dinare. Andaj nuk qendron argumenti se buxheti u shterur dhe nuk ka mjete te mjeftueshme.
Ne debatin publik per buxhetin komunal mora pjese ne diskutim dhe u mundova ta arsyetoje
konkurimin e Shoqates dhe domodoshmerine e planifikimit te Shoqates me mjete financiare nga buxheti komunal edhe per organizimin e Tribunes Shkencore:"Dasma shqiptare ne Presheve dhe rrethine, dikur dhe sot" ku do te marrin pjese studiues nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Lugina e Presheves, me 23 e 24 dhjetor 2011 edhe per punen, veprimtarine dhe aktivitetin e bolshem per vitin 2012. Asnjera nga disa kerkesa tona nuk kaloi, arsyete nuk i dijme, ato i dijne dhe i njohin vetem hartuesit e buxhetit komunal. Kryetari ne pergjigjen e tij arsyetoi se nuk ka mjete, se duhet te vrapohet pas donatoreve, permendi nje shoqate te veten etjere. Desha ta marre edhe njehere fjalen, por kryesuesi, kryetari nuk madhe, mbeta pa e sqaruar se intervenimi financiar nga buxheti komunal per vitin 2011 nuk ishte i dedikuar Shoqates per Trashegimi dhe veprimtarise sa saj, por ishin mjete financiare dedikuar Komisionit Zonal, per pjesemarrjen e 6 studiuesve te Lugines se Presheves ne Konferencen e Pare Mbarekombetare ne Tirane, me 16-18 shtator 2011 lidhur me "Studimin e mundesive te perafrimit deri ne unifikim te planprogrameve dhe teksteve mesimore ne trojet shqiptare", ku Shoqata per Trashegimi ishte koeperuese e projktit te permendur dhe i kreuu sherbimet administrative dhe financiare per Komisionin Zonal, ne krye te se cilit eshte prof.Alixhemal salihu, ndersa kryetari i Shoqates per trashegimi, Xhemaledin Salihu eshte anetar i Komisionit. Ketu komuna nuk deshti te kete telashe financiare dhe ato i lejoi Shoqates.
Verejtje ne projekt buxhetin paten:Gjimnazi "Skenderbeu", Kopshti i Femijeve '8Marsi", TV Aldi, Shkolla filore "Abdulla Krashnica" e tjere. Ne mbeshtewtje te ketyre verejtjeve te dashur lexues konkludoni se çfare orientimi ka marre buxheti komunal.
Pershendetje dhe respekt: Xhemaledin salihu kryetar i Shoqates per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore ne Presheve.
avatar
luginaa 02/12/2011 16:36:15
Luginaa knoi opinionin e Xh. Salihu, tybe mire e ka e mire ka shkrue. Qashtu po thone ata te Presheves.Luginaa po i vijn haberet pi Presheve. Demek dikush ka qillue ne debat publik, thone Luginaa ki autori paska fole per Shoqaten e trashegimise, demek e kultures, kombit dhe e tradites, po krietari, ai ma i madhi i buxhetit i paska thone krietar je ngaj e gjeje donatore, buxheti per shoiqate demek nuk ka pare. edhe do fjale tjera, po ki paska dasht me fol edhe ni here, po alamet krietari nuk ja paska dhone fjalen, demek i ka thone boll mo. Luginaa i ngoi kto muhabete edhe krietari i Shoqates paska dale pa asni dinare, dmek duhet vet me nga. luginaa ngoi do muhabete po thone ki krietari i komunes qish po thote autori i shkrimit ja ka mush buxhetin atine te vetve. Demek i duhen per vota. Buxheti paska pare, po per kit trashgimin nuk ka, nuk duhet ajo, duhet do fare Juni Skallsa, po halatisem me kviza e me deviza, per do shoqata pa nam, e kta duhet me nga. Luginaa ngoi ka pare, po per inati nuk i japin shoqates. pune po bon, le te rrije ati ku osht. na duhet votat e tjereve.
Me shnet buxheti shoqatave e institucijave te PDSH-, kshtu ngoi habere luginaa. per to ka pare,
Ni fjale popullore thote ka dal beg ka hendek, demek del ne selamet trashgimija, e ne hendek bi kta.

me shnet e shkofshi para kshilli komunal e demek krietari thote luginaa
avatar
ekonomisti 02/12/2011 15:38:50
pershendes z.xhemaledinin per opinionin e tij,
deri pak kohe kam qene pjese dhe kam perkrahur forcen politike qe eshte duke udhehequr presheven. duke marre parasysh veprimet e fundit, seriozisht kam menduar dhe ne pamundesi qe ti luftoj dukurite ne kuader te menaxhimit komunal, kam nderprere cdo aktivitet timin.
politiken e udhehequr nga ana e PVD-se e kam kritikuar dhe jam angazhuar qe ajo kohe te perfundoje, duke shpresuar se me te vertete do ti jipet rasti forcave e kualitative e profesionale. jam shume i zhgenjyer, po te analizosh administraten komunale dhe menaxhimin e enteve e institucioneve komunale, me te vertete gjendja eshte skajshmerisht e mjerueshme.
menyra se si perpilohet dhe aprovohet buxheti komunal tregon se kemi kuadro joprofesioniste apo kuadro nen ndikimin e politikes ditore, por me e keqja dhe me skandalja eshte menyra se si shpenzohen mjetet buxhetore...
krejt kjo eshte pasoje e opozites pasive dhe mosinteresimit te mekanizmave kontrollues, sic jane inspeksionet-revizore republikane te buxhetit qe nuk marrin masa kundrejt ketyre parregullsive.
Total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal