Politika tredimenzionale e Trupit Koordinues ndaj Luginës së Preshevës
Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si organ të cilin Qeveria e Sërbisë e ka autorizuar ti zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës, po udhëheqë një politikë trtidimesnionale, përmes së cilës po tentonë që të udhëheqë politikë konstruktive në tre kënde të Piramidës.
Ky organ duke tentuar që lidhjet ti mbajë nga të tri anët, po krijon një vakum brenda të cilit ka futur problemet e shqiptarëve të Luginës dhe po i mbanë peng të kohës dhe kushtëzimeve.
Para ndërkombëtarëve, Trupi Koordinues po servon një situatë sipas tyre të kënaqshme, e cila “me hapa të shpejta është duke i zgjidhur problemet e shqiptarëve”.
Ky organ legjitim i Qeverisë Sërbe po servon një situatë stabile tek ndërkombëtarët për Luginën e Preshevës, e cila në fakt është një ombrellë e mos zgjidhjes së problemeve.
Trupi Koordinues, lavdërohet se shqiptarëve të Luginës iu janë mundësuar kushtet për shkollim të lartë në gjuhën amëtare, në fakt, qëndronë e kundërta, sepse shqiptarët e Luginës nuk kanë një shkollim të mirëfilltë, të lartë, vetëm në gjuhën shqipe, që ofronë drejtime të ndryshme.
Kjo gjë po ju konvenonë ndërkombëtarëve vendorë të cilët para përfaqësuesve të vetë në vendet nga vijnë lavdërohen me punën e tyre që janë duke e kryer si misionarë në Sërbi.
Në këtë mesele popullata shqiptare e Luginës i bie të jetë një, “Mollë ari”, e cila shfrytëzohet, kurë të jetë e nevojshme dhe në situata të ndryshme.
Në këtë situatë Trupi Koordinues din të monitorojë çdo gjë siç është më së miri, por shtrohet pyetja a do të kishte mundur ta bëjë një gjë të tillë, nëse në mes do ta kishte një unitet të faktorit shqiptarë.
Dimensioni i dyte i këtij organi, është bashkëpunimi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës me të cilët është si kurrë më parë.
Edhe përkundër ankesave, publike që bëhen në drejtim të TK-së nga pala shqiptare, realiteti qëndronë ndryshe, kur kemi parasyshë kushtet që i ofrohen disa politikanëve dhe organizatave të cilat asnjëherë nuk dështojnë në asnjë kërkesë të tyre në këtë organ Qeveritarë.
Ndonëse ju duket apsurde por kjo është realitet, kur faktet tregojnë se konkurset e TK-së për finansimin e projekteve, gjithmonë janë të rezervuara për politikënt (për të afërmit e tyre), të cilët mir apo keq fitojnë në çdo konkurs.
Kjo, për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës është një e mirëseardhur sepse para të majme përmes projekteve të shpeshta po mbushin buxhetin e tyre personal, nga ana tjetër një plus për TK-në, sepse ata asnjëherë në mënyrë serioze nuk kundërshtohen nga pala shqiptare si të josuksesshëm.
Dimension i tretë dhe i fundit është rinia shqiptare e cila në këtë rast i bie të jetë më e diskriminuara, sepse i ipet mundësia të tjerëve të na mësojnë se si duhet ta organizojmë jetën në Luginë, ngase TK, projektet e dedikuara për OJQ-të e Luginës një numër bukur të madh e shpërndan nëpër Beograd dhe Leskoc, e ajo qka mbetet pastaj ndahet në OJQ-të, përfaqësuesit e të cilëve janë liderët e ndërshmë të TK-së.
Një argument shumë i thjeshtë, në konkursin e fundit të TK-së i cili ka qenë i hapur jo më shumë se një javë, dhe i dedikuar për OJQ-të e Luginës, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 3.260.542 dinarë, (mbi 30.000 euro) janë ndarë OJQ-ve që nuk janë në këto komuna, numri më i madhë i të cilave është nga Beogradi, por ajo qka është më interesantë se në mesin e të refuzuarve nuk ka snjë OJQ nga Beogradi, Leskoci apo Vranja që janë refuzuar.
Trupi Koordinues, duke refuzuar OJQ-të e Luginës, disave prej tyre iu është arsyetyar se vendimi i APR-së, ka qenë më i vjetër se 6 muaj, qka është qesharake, sepse një vendim i tillë mirret njëherë dhe është valid, nga ana tjetër është një procedurë e cila kërkonë më shumë kohë se një javë për tu siguruar në mënyrë postare një dokument i tillë nga APR, edhe pse dokumenti aktual është valid dhe i ligjshëm.
Kjo politikë e Trupit Koordinues nën përkrahje të disa përfaqësuesve politik shqiptarë po korrë sukses në Luginë të Preshevës duke ua mbyllur gojën popullatës, se gjoja problemet po zgjidhen në mënyrë profesionale.
Është e çuditshme që pas protestave të fundit të 28 Nëntorit, akoma nuk na u servua asgjë, nga TK dhe Këshilli Nacional, siç ndodhi me Abetaren pa flamur.
Shkruan: Mukarrem Ahmeti



"Qeveria e Beogradit po zbret ne Bujanovc" thoshte Posllaniku...vetem qe nuk ka than se do ti DISKRIMINOJ kuadrot Shqiptare dhe SHqiptarete
Shume kemi fitua nga TK, KNSH e posllaniku......medet per neve
Zotri Muhamet ne shkrimin e juaj keni numrua vetem 2% te asaj qe eshte dashur te veproj TK..
a OOOOOOO% keni permend te asaj qe TK ka ber ne Lugine e qe nuk eshte dashur ta bej....
Publikoni komentin tuaj