Ballina | Opinione | A janë krijuar kushtet që shqiptarët të mbështesin partitë politike serbe dhe anasjelltas?

A janë krijuar kushtet që shqiptarët të mbështesin partitë politike serbe dhe anasjelltas?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
A janë krijuar kushtet që shqiptarët të mbështesin partitë politike serbe dhe anasjelltas?

Me fjalën “preokret” në gjuhën serbe  nënkuptohet ndryshim radikal i gjendjes, e kurrësesi “rikthim”    i gjendjes së mëparshme. Pra, LDP e Çedomir Jovanoviqit vjen në Preshevë për "ta ndryshuar radikalisht" gjendjen politike ekzistuese, ku shqiptarët votojnë për partitë politike shqiptare, kurse serbët votojnë për partitë serbe. Kurse, LDP vjen në Preshevë për ta “përmbysur”, apo për ta “ndryshuar radikalisht” ate, duke pretenduar që t'i përvetësoj votuesit shqiptarë për të votuar për partinë serbe të tij, pra për LDP-në.

Se a do të ndodhë që shqiptarët e Luginës ta transformojnë veten aq radikalisht, duke votuar për partinë serbe, sado demokratike të duket ajo, mbetet të shihet.

Por, shtrohet pyetja anasjelltas: si qëndron puna me serbët në rajon, a votohet ndonjëra parti politike shqiptare nga serbët dhe të tjerët?

Një rast të tillë nuk e njohim në Kosovë, e as në Kosovën lindore. Mirëpo, në Maqedoni kishim rastin e tillë me z. Selmani, i cili i mori disa vota nga maqedonët në kandidaturën e tij për President të Maqedonisë, duke pretenduar që të bëhet “Obama i Ballkanit”.

Por, siç e dijmë, z. Selmani dështoi plotësisht në këtë drejtim, duke humbur në zgjedhjet për President, por edhe duke mos arritur që partia e tij politike ta kaloj pragun për hyrje në Parlamentin maqedonas. Nuk vonoi dhe ai e pranoi humbjen e vet, duke dhënë dorëheqje edhe nga posti i kryetarit të partisë së vet politike. Kështu, ky pretendent shqiptar për votat maqedonase nuk arriti t’I merr votat as të maqedonasve e as të shqiptarëve dhe  përjetoi debakëll të vërtetë politik dhe u detyrua të largohet definitivisht edhe nga politika.

Sa i përket Kosovës, akoma nuk kemi ndonjë parti politike shqiptare që pretendon të merr votat e serbëve. Por, nuk kemi, gjithashtu, asnjë rast të kundërt,  të ndonjë partie politike serbe, e as të ndonjë minoriteti tjetër që pretendon, e aq më pak që ka arritur ndonjëherë që të merr votat e shqiptarëve. Dhe anasjelltas. Asnjë parti politike shqiptare në Kosovë nuk ka arritur që të merr votat të ndonjë minoriteti jopshqiptarë, e aq më pak të serbëve në Kosovë. Bile, mund të thuhet se tensionet politike ndërnacionale sa vijnë e shtohen, sidomos me veprimet e serbëve të veriut të Kosovës në vendosjen e barrikadave dhe mospranimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Pra, mund të konkludojmë se, edhepse LDP  është partia më liberale serbe, e cila ka qasje relativisht korrekte ndaj njohjes së pavarsisë së Kosovës, por edhe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, megjithatë klima politike që mbretëron aktualisht  në Ballkan, e veçanërisht në trojet shqiptare, nuk është e tillë që të del jashtë suazave nacionale, duke shkapërderdhur kështu trupin votues të kampusit të vet nacional.

Por, ajo që e bënë “vizitën” politike të z. Jovanoviq edhe më misterioze është pikërisht momenumi politk që ai ka zgjedhur për të bërë një veprim të tillë. Sepse, tani janë duke u zhvilluar intensivisht negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, dhe Serbia ka nevojë më tepër se kurrë që të krijoj atmosferë “idlike” të marrëdhënieve të mira me shqiptarët pikërisht në Preshevë. Ky do të ishte një mesazh që I duhet më së tepërmi Serbisë!

 Andaj, z. Jovanoviq vepron si një liberal i respektuar, por më tepër si një patriot i madh serb që don që sadopak t’ia “zbardhë” fytryrën (e komprometuar) të shtetit të vet Serbisë. Por, sa janë motivet e tilla dobiprurëse për shqiptarët dhe çfarë të mire u sjell ky atyre ?! 

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (43 Publikuar)

avatar
muhamedi 12/01/2012 03:38:26
Po,po kshtu osht kur dikush lun shah vec me nipar figura dhe n fund ja jep vetit mat.
Kshtu lun veq shiptari dhe kurkush tjeter.Ati i duhet ti rrije dikush mbi krye dhe ti tregoje cka me bo dhe t ja tregoje udhen.Bile edhe udhen e gabushme ai pi t hujit e pranon.Shiptari me kejt boten osht mir e me vet shiptarin se qon kurqysh.
E qysh me perparu pra shiptari.Duhet me ndrru genin,po per kto skish doktor.Pu dilke ni doktor mas 30-40 vjetve.
avatar
Lulja 22/12/2011 13:13:32
he he he po ju a hala more po haheni me LDP a , mos u merrni me fjale po bashkangjituni edhe ju e mos u merrni vetem me fjal, ata djem te zote e themelun degen e partis edhe shka kam ndi shume njerez kishin mas veti mbi 1000 , me vjen mir, ,hej tung se ika edhe un te shkoj te antarsohem e ju merrnu me fjal te kota.he he he
avatar
disa shqiptar t'lugines e kane shkavin n'bark 17/12/2011 04:35:06
DISA SHQIPTARë Të LUGINëS E KANë SHKAUN Në BARK EDHE MENXI PRESIN T'I TURREN SHQIPTARëVE DHE T'I LIVDOJNë SHKKIJET.
avatar
Disa shqiptarë kanë nostalgji për politikanë serb 15/12/2011 13:37:31
Ish "shqiptarët e ndershëm", si i cilësonte regjimi Serb, sa duket mezi presin që të dalin në sipërfaqe. Ata rrijnë si "gaca në prush", e bile shpeshë dalin aty këtu edhe me ndonjë "patriotizëm". Por, mbi të gjithat ata rrijnē dhe e presin rastin t' vërsulen gjithçkafes shqiptare.Bile ata as nuk ngurrojnë që ta njollosin politikbërjen shqiptare. Duke ngritur njëkohësisht në qiell çdo gjë serbe.
Përvoja shekullore e popullit shqiptar me serbët nuk na lejon të jemi naivë.Pa diskutim se një numër shqiptarësh financohen nga politikbërësit Serb që të punojnë për ata.
avatar
Disa shqiptarë kanë nostalgji për politikanë serb 15/12/2011 13:33:09
Ish "shqiptarët e ndershëm", si i cilësonte regjimi Serb, sa duket mezi presin që të dalin në sipërfaqe. Ata rrijnë si "gaca nën prush", e bile shpeshë dalin aty këtu edhe me ndonjë "patriotizëm". Por, mbi të gjithat ata rrijnē dhe e presin rastin t' vërsulen gjithçkafes shqiptare.Bile ata as nuk ngurrojnë që ta njollosin politikbërjen shqiptare. Duke ngritur njëkohësisht në qiell çdo gjë serbe.
Përvoja shekullore e popullit shqiptar me serbët nuk na lejon të jemi naivë.Pa diskutim se një numër shqiptarësh financohen nga politikbërësit Serb që të punojnë për ata.
avatar
Adoleshenca politike e një demagogu 14/12/2011 04:29:40
Nëse ti nuk e don Çedomirin atëhere pse nuk e kundërshton koalicionin e PVD-ës në Bujanoc me Stojançën, i cili falë PVD-ës është ringjallur politikishtë ani se dikur kërkonte armë për t'i luftuar "terroristët shqiptar" në Luginën e Preshevës. LDP së paku po i kërkon votat në emër të vet, ndërsa Stojança po i mjel votat e shqiptarëve që i besuan Shaip Kamberit, Jonuz Musliut e Nagip Arifit. Aha harrova se Nagip Arifi dhe PD janë tradhëtar e spiuna, ndërsa Shaip Kamberi dhe PVD janë zemra e ngordhur e atdhetarisë shqiptare.

Je bërë si ata pleqt, që duke iu frikësuar vdekjes (humbjes së PVD-ës), mallëkojnë të gjithë ata që janë të ri dhe që duhet shijuar jetën me të gjitha të mirat dhe sfidat që ka ajo.

Pra nuk janë tradhëtar ata që votojnë për LDP-ën - ngase fundja politikanët tanë nuk marrin vesh ndryshe për t'iu kthyer jetës dhe problemeve reale pa iu rrezikuar vota që marrin në emër të nacionalizmit shterpë - por tradhëtarë janë ata politikan shqiptar të partive politike shqiptare të cilët me votën e qytetarit shqiptarë luajnë si t'iu dojë pika e qejfit nga mëngjesi deri në mbrëmje gjatë katër viteve të mandatit të tyre, përmes korrupsionit, nepotizmit dhe klanizimit të shoqërisë shqiptare në Luginë të Preshevës. Edhe tradhëtia ka më shumë pamje por bartë të njëjtën pasojë.
avatar
17/12/2011 16:43:29
I nderuar Adoleshenca politike e një demagogu te lumt per komentin, por jam me se i bindur do te japim me qindra mi EU, vetem per ta largu LDP nga Presheva jo pse rrezokon puppullaten por pse ju rrezikon pushtetin.
avatar
nje komentuse studente prishtin veproni ne ket menyr me e drejta une jame kurshumliu prandaj dua qe te kthehem me familje atje nga jena debuar me dhune 07/12/2011 04:12:21
pasi qe e dim fare mir qe ky njeri me shpirt mundohet pe te drejta te barabarta te gjithave kombeve mir eshte me e rrespektu po asesi me qen anetar i kesaj partie sepse ne kemi qellim qe ti bashkohemi kosoves apo troq me i thene keti politi
kani se ne tju dergoj mesazhin e muhaxhireve se ata duan te kethehen ne tokat stergjyshore e mandej flasim
avatar
06/12/2011 11:18:15
Pajtohem plotësisht me ty se KNSH, ashtu si edhe Kuvendi komunal se janë themeluar, veprojnë dhe financohen nga Serbia. Mirëpo nuk dëgjova nga ju që këtë ta pranoni botërisht.Kjo është demagogji dashakeqe dhe tentativë për mashtrim të popullit.
avatar
per Afrimin 06/12/2011 10:28:41
Te them se KNSH nuk eshte rezultat i referendumit dhe se KNSH esht organ i VLLADES SERBIS, i formuar, i financuar dhe i organizuar si oas ligjeve te Srb\is.
Ata zotri marrim rroga e paushalla me meditje perej SRBIS dhe mos tia pij ment dikust se me pare te Srbis punon KUNDR Srbis.-KNSH e formoi Qeveria e Beogradit sa per sy e faqe me i plotsue per EU.
avatar
06/12/2011 11:06:58
Jo por Afrimi ku merr lek hesht a kush i pengon sulmon, dhe i quna tradhtare a kur eshte. O kta kur ehste ne pytjke leku qmos bojn.
avatar
06/12/2011 01:02:59
Koha kur shqiptarët kanë votuar për Deverxhiqin, Anastasin etj.që I mbajnë në mend pleqtë tanë, ka kaluar dhe nuk mund të kthehet!
avatar
Afrimi 05/12/2011 11:42:11
Referendumi mundësoi formimin e KNSh-së, si institucion thelbësor të Autonomisë politike Të shqiptarëve të Luginës.Tani jemi gati me e shpallë bashkangjitjen me Kosovën ose pavarsinë.Sipas nevojës politike të kohës, ne jemi gati të përgjigjemi.
Kurse Raga dhe argatët e tij ishin në anën e së KEQES dhe KUNDËR TË MIRËS.Historia tani më I ka përcaktuar ndërtuesit, por edhe ndërtuesit e vet.
Gjeneratat e reja do t'i lexojnë dhe mësojnë. Pikërisht ashtu si e kanë merituar!
avatar
CIA/as 05/12/2011 15:18:38
O Afrim ju me të vërtetë nuk jeni normal, si nuk të vjen turp të krenohesh me turpin më të madh edhe atë turp me fakte nga preshav.com se çfat masakre ka bër KNSH me Galidp a qdreqin ke aj i mallkuar, edhe atëher presheva.com e quajtët bashkpuntor i UDB-së, tash këta djem që kan shkuar ne lDP prap bashkpuntor të UDB-së, sa her jqë juve ndokush ju rrezikon karrikën apo zbuloni për marrina që bëni atëher jan bshkpuntor të Serbisi: Më thuaj ne vitin 2008 kur LDP ja mundësoi shkuarjen në parlament ju nuk keni qeni bahskpuntor të Serbis!!!!

Edhe përderi sa je ne Beograd ti nuk mund të shpallësh as Moravica që është e komunës Preshevës, u pa krej se kush se qka don, dhe ju sikur të doni Kosovë nuk do të reagoni ndaj aktivistave të LDP-së të cilë po ju detyruat të iki andej. Dhe ju nuk jeni në gjendje sen të bëni, më e mira është që të tërhiqen nga Politika se ju veq leku as familjet tuaja nuk i njihni.
avatar
pytje 05/12/2011 10:09:47
Pytje per Afrimin:
Cka u bo me Referendumin?KU eshte ai ? Cka nga ai? Vetevetiu Referendumi nuk ka sjell kurgja!Cili angazhim pas referendumit ?Apat pune per te jetesuar at Vote te popullit. ?Pse sod Referendumi perseritet vetem para zgjedhjeve?
Kush, kur , ku dhe per ku i priu popullit 1999.?Referendumi qe ti permende nuk porosit qe me 1999 "mos te ket rezistence" "te iket" per te jetsuar ate alamet Referendumi Eshte dashur qe te luftohet. Kush i priu populit ne Lufte?,,,,
Zotri Afrim Jetesimi i Referendumit dhe 1999 jan dy deshtime te medha qe si rezultat i atyre deshtimeve sod e kemi popullin ne egzod qofte e Kosove e po Belgjik.....Presheva po vdes , tradhtaret paten sukses kush ka sy sheh me kohe e kush nuk ka mbetet i verbet per ter jeten e historin.
avatar
Afrimi 05/12/2011 04:21:50
Duke i falemnderuar këtij artikulli, e pamë se sa ish shoiuna të UDB-së rrijnë me nji kom me hy në parti serbe. Këta e kanë në nshënjestër PVD-në, e cila e organizoi Referendumin, i priu popullit gjatë luftës 1999, kurse liderët e PDSH pritnin në rend për ndihma në Kumanovë. Pastaj, ata me oficerat e Serbisë rrinin natën, kurse ditën shiteshin "patriota" shqiptarë.Kurse, PVD me UDSH i organizoi zgjedhjet lokale për KNSH dhe tani jemi të gatshëm me marrë vendime konform situatës.

Dyfytyrësia e veprimit politik ka dalë sheshit: Riza Halimi është Deputet i Parlamentit të Serbisë, ashtu si ishin dikur patriotët e mëdhenjë Nexhip Draga etj. që janë pjesë e hisdtorisë së lavdishme të shqiptarëve në këto troje.
avatar
05/12/2011 10:00:11
Afrim e qka thu ti neser me bo kualicion PVD UDSH LDP, ateher a nuk do te ishit pjes e UDB-se ju. Mos fol se heret ehste per ju.
avatar
CIA/as 04/12/2011 16:31:53
Ne reagimin e zotri Nehat Hyseni do ta kisha përkrahur kur ky njeri nuk kishte përkrah politikën e Riza Halimit dhe subjektin e ti, kur ky njeri e din shum mirë se kush ja mundësoi shkuarjen në parlament deputetin tonë? Ka njerëz që nuk e din, unë do tju tregoj shkuarjen në Beograd zotri Riza Halit ja ka mundësuar LDP duke ja siguruar 2000 nënshkrime, po qka ndodhi pas shkuarje në Beograd!? Deputetit ju caktua zyrja ne podrumin e Kuvendit popullore ku prap reagoi dhe protestoi Çedomir Jovanoviq si në parlamenti Serb ashtu edhe pran bashkimit evropian. Edhe ky problem u rregullua duke e ftuar LDP deputetin tonë ne grupin e tyre parlamentarë ai refuzoi duke thëne se do të shkoj me "pakicat" për sherr shkoi mshehurazi me SPS dhe DS duke mbajtur kë qeveri famkeqe gjer më tani në këmb. Por në anë tjetë edhe zotri Nehat Hyseni e kuptoj për këtë reagim pse e bëri, se duke hetuar se po rrzikohen votat parlamentare fillojn ti sulmoj aktivitete e LDP, asnje parti politike nuk ka reaguar duke u nisur edhe nga OVL, pervec PVD-së gjith e dim se i vetmi subjekt politik te pakten ka fjale miradije per ne, dhe se per te vertetn qe thot ndaj Kosovë i rrezikon votat e veta në Serbin qendrore. Për fund dua të ju them se nga fillimi i aktivistëve të LDP po kjo parti është duke afruar kushte të pa besushme LDP vetëm e vetëm për ti aliminosur kët grup të vogël që morën aktivitete, dhe të mbani në mend se ka me ardh koha për ta parë dhe gjitha mënyrat kan për ti shfrytzuar dhe me hy me LDP në kualicion për të shkuar deputet dikush nga PVD. PO TANI MOS U BEFASONI SE AI ËSHTË NJË PATRIOT I MADHË e ju që kundërshuat dhe jeni sipatizera të PVD atëher duheni të turpëroni.

Për fund presheva.com i dëshiroj që të jetoj gjat dhe e faliminderoj për kontributin që po e bën për trevën ton e më gjërë.
avatar
Sefa 05/12/2011 04:24:03
Shumë kom hjekë derisa e kuptiova se kush je. Së shpejti kom me ta hjekë maskën para krejtve, se kështu pe çet gurin edhe pe msheh dorën, tu folë lidhje e pa lidhje, shka të bjere në gojë. Promë ta kemi bo llafin në kafe.
avatar
05/12/2011 09:57:51
Hajde kalxo de kush kokna heheh po per me ta bo llafin duhesh me qen dikushi...
avatar
Dega e LDP Medvegje 04/12/2011 16:10:34
Si anetar i keshillit qendror te Ldp dhe si anetar i kryesis se deges se Ldp per Medvegje,ne do ti marrrim te gjitha masat e duhura qe anetaret e Ldp per Presheve te mbrohen ne menyre ligjore dhe nuk do te tolerojm asnje kercnim nga dis komentues te papergjegjshem ,me duhet te njoftoj Presheva .com se ne kemi marre qush sot disa masa ne mbrojtje te anetareve tone ,cdo kercnim qe vjen ne emer te Pvd ,do te njoftohet zotri Riza Halimi dhe njekohesisht edhe zotri Qedomir Jovanoviq ,ne mendojm se eshte e drejt psulute e cdo individi te jete anetar i seciles parti ai qe e preferon,ne jemi te detyruar qe nese kercnimet vazhdojn qe permes Presheva .com-it te zbulohen kercnuesit dhe te pergjigjen sipas normve ligjore.Per keto kercnime eshte njoftuar deputeti Nebojsha Rangjeloviq njeshtu do te njoftohet dhe komesariati i drejtave te njeriut prane Ldp Marko Karagjiq,ju fleminderit per mirekuptim !
avatar
Lugina 05/12/2011 13:15:53
O i Mjerum apo e sheh e apo e kupton cfar dallimi ka mes TY e MUA, un ne aspektin kombetar tu kam kercnu,ne emer te kalumes tone, a TI ne emer te Arengjellkoviqeve. Po e shef fetyra e juve kush eshte.
E dyta ti pome kercnohesh ne emer te Ligjit te serbise, ponese vjene deri aty un po te betohem se kame tu pergjegj ne emer te KANUNIT TE LEKES .
avatar
05/12/2011 04:35:09
Shqiptar i ndershëm.
avatar
Dega e LDP Medvegje 05/12/2011 13:31:23
Po pse zoteri fshihesh pse nuk prezentohesh dhe si e din ti a jeme i ndershem apo jo si mundesh me komentu per dikend qe nuk e njef fare ,scarohu ma kjarte cka nenkupton "i ndershem" ???
avatar
04/12/2011 14:49:21
nuk e njoh asnji te ri , dhe as qe di numrin e atyre qe kan kalua kah Ceda.
Dua te them docka qe eshte edhe shkas nese kjo eshte ka ndodh!
Eshte3 dobesi e partive politike shqiptare te Presheves , ato u mbyylen ne vehte (pothuajse u ben private te disa matrapazve )pa asnje kujdes per rinin e Presheves_-lugines.Partit e Presheves jan ber guaca te cilat jan mbyllur hermetikisht nga disa politiKARA te cilet nuk kan amo bash kurgje te perbashket me Shqipetaret.-ata i din te gjitha, ata duhet pyetur, ata duhet te punsohen , ata duhet te pasurohen etj etj qe eshte VLLAVRASJE e popullit tone.-por ta nuk din gje pet ket, se nuk kan lexua kurr kurgjo dhe qe tash ne moshe te shtyer nuk ja kap truri...Neper Kryest e Partive te Lugines jan kuadra me diploma falco, te till dhe po ju duhen kryetarve te partive vetem evetem qe mos te ken konkurenc ...
Presheva e ka nje RIni te shkelqyar, por qe ne keto momente mund te jet e FRUSTUAR....ka te drejt ne padrejtesit qe i bahen, por , nje kujdes , KUJDES se mllefin ka shum menyra qe te shprehet a edhe Rinia preshevare ka forc dhe TRU qe te permbys ata qe Presheve, dhe Substancen Kombetare e humben dhe e quan diku ne Fushe Kosove apo Belgjik.
Me kot ne sod mundohemi me nje pseudo patriotisem a[o folkelor te shtiremi se jemi per RININ veprate partive jan MIZERI e kohe dhe pjese e realitetit ton te hidhur, por rezultat i PVD, PDSH e tj.
Kujdes edhe njehere RINI....Ceda nuk eshte me i keq se RIZA , as me i keq se Ragmiu ,por ju e doni nje me te mire...
avatar
Preshevalija 04/12/2011 09:58:27
EJ TI TERNAVALIJO PRESHEVALIT NUK JON SHPIJUNA SI JU OKI CEDEN E TADIQIN E KENI VOTU JU PDSH JA SE NA PVD JA E KEMI PAS RIZEN OK E DI SIGURT ME FAKTE PO FLAS SE ATY KAM QEN PREZEN.ANTAR I PVD.
avatar
Dega e LDP Medvegje 03/12/2011 16:39:23
Me tregoni ju lutem e cila parti politike e lugines ka reagu ndaj rrahjes brutale te nje shqipetaru te Medvegjes,nga policia fashiste e Daqiqit,me tregoni ju lutem e cila parti politike e lugines ka reagu ndaj fshirjes se shqipetareve te Medvegjes nga librat e nenshtetesis,une e kuptoj se autori eshte simpatizer i PVD dhe nuk ka asgje te keqe por keto fjale qe i shkruan zotri Hyseni jan traktat politik i PVD .Ju lutem ta pyesni zotrin Riza Halimin e cila parti politike i ka thene vota PVD qe sot Riza Halimi eshte ne parlament,dhe njeashtu e cila parti politike i ka leshu zyren Rizes ne parlanemt dhe nga e cila parti politike cdo here Riza eshte mbrojte ,para se te komentoni gjerat qe nuk i njefeni pyetni,mos beni propagande te kote lereni presionet ndaj iniciatorve te LDP ne Presheve e drejta e cdo njeriu eshte per ken voton apo ne cfare parti politike antaresohet kjo cka thote autori eshte diktature ,nuk eshte larg nga partia radikale serbe me te njetin fjalor flet,ju lutem jetojm ne shekullin e 21 asnje diretktiv nga askush nuk bene te vine ne shprehje ndoshta PVD e ndin vetem humbese ne lokal cka ju pengon aq shume LDP ,nuk ja u humb identitetin askush,ndaleni kercnimet ndaj njerzeve qe mendojn ndrushe ndaj jush mendoj se eshte demokratike secili te votoj ke te don vetem edhe nje me 10 dhjetor do te mbahet kuvendi i LDP per Presheve !
avatar
Lugina 03/12/2011 09:14:44
Sa i perket qe ata kane qene ne PVD nuk qedron. Ata qe kane hyre ne partin e Cedomirit jane vetem bijte e baballareve qe kane qene pjese e regjimit Komunist e krjet ne fund te Millosheviqit. Kete e dime krejt. Tani bijt po e vazhdojn rrugen e baballareve. Po per me shum vine zgjedhjet e shofim se te kujt kane qene , qe me dokumente do te atgumentojm. Sa i perket qe kane qene te deshpruar nga PVD kjo sqenderon se PVD eshte ne opozite mos haroo o i nderum, se opozita nuk investon, ti sqenkshe prej Terrnaves.Po anen tjeter edhe po besoj je i Terrnaves, se ju krjet me SHKIE.
E dyta Cedomiri po do me NA humb IDENTITETIN . Dhe shyqyr zotit qe skemi pas ma heret keso burra, se moti kohe FARA E SHQIPETARIT KISHE HUMB. Dhe mos te harrojm se keta djelmosha po vrapojn me hy ne Pune. Se ska nevoj, e vec kshyrjave strukturen se kush jane keta. Jane djem e baballareve qe kane vepru si dore e zgjature e UDB ne Perendim.
Krejt ne fund po ma kujton kohen Titos e Millosheviqit, tani ka parti sa te dush shqipetare.
PO A KA ARSYE ME MENDU SE PSE BRE SHQIPETART ME SHKU TE CEDA. Mos harroni se votat e Cedes na cune gjygjin ne Vraje. Se mos te ishte vota e Cedomirave skish kalu ne paralament.
Mire eshte keta djeme me lyp identitetin se mos vall ne gjakun e tyre se kanete paster. Le te pyesin gjyshin kush me kend nacie ka qene te martum. Se ka gjas me boshnjake me pas qene te martum edhe gjaku eshte gjak.
Nje porosi ketyre djemeve OPET JE SERBIN , Kujdes. Ama te na po mungon nje CERNA RUKA vec e Shqipetareve, dihet se shka i prit keta. Po besoj qe gjindet formula.
Falimiderit PRESHEVA COM se bash ka pas nevoj me u hap debat
avatar
Dega eLDP Medvegje 05/12/2011 13:59:59
Te lutem,Lugina me trego pak per CRNA RUKA dhe cka do ti gjejn keta njerze per te cilet flet ,Ju zotri mundeni mos te pajtoheni me ardhjen e LDP ne Presheve ck eshte normale sipas jush por me cfare drejte ju kercnoni me likvidime kush jeni ju zoteri qe keni marr guxim publikisht te thirrni per likvidim njerzeve cka mendojn ndrushe nga ju ,ndalu pak mendo se jetojme ne shekullin e 21 dhe se egzistojn ligjet ku njerzit mbrohen nga njerzit si ti qe therrasin publikisht per likvidim ,e imja eshte te terhjek verejtjen mendoj se jam i kjarte !
avatar
03/12/2011 12:36:25
Ketu po flitet per parlament, dhe se ne poziten ma te madhe eshte PVD ne parlamentin e serbise.
avatar
Joni 03/12/2011 08:14:45
O ti nga nga belgjika, nuk e paske lexu me vemendje ,sa per shtepin time askun nuk mundem me u perzi se kan e ftoj , un nuk kam kompetenca ta ftoj z.Jovanoviqin por ai lider ka shume shqipetar qe e perkrahin , e perkrahin prej zorit se askush nuk po mendon per at ,nuk perkrahet serbi prej qefit , ti e ke rregullu jeten ne belgjik i ke kushtet mundesh me bo shqiperi natyrale e edhe shume ma tre madhe sesic ka qen por popullata cdo dit po largohet , prej kujt prej kushteve te renda, deri kur patriotizmi. nese je ai patriot i madh urdhero ne Preshev e kontribo une do te jem ai qe do te perkrahi. mos komento me emocione se te gjothe e dojme shqiperin por per momentin ne nuk vendosmi per momenton duhet me i shfrytezu te gjitha mundesit deri sa te vjen koha e bashkimit.si te dush komento.
avatar
nga belgjika 03/12/2011 06:07:52
i ndeuari JONI i nderuar kurthua mirsevini zJOVANOVIC.ne preshev a ekemenduar se PRESHEVA NUK ASHT VETEM E YTJA perti then dikujt mirsevini ate te drejt eke vetem ne SHTEPIN tende se ki zotri nuk asht i mirseardhur ne PRESHEV ASPAK injejti si ki ishte edhe BORISAV TADICI demokrat gjer sa erdhi ne pushtet dhe e perkrahen nderkombtaret po ja i doli ne shesh dyftyrsija e tij.inderuar nese qenkshe njeri qe ekupton politiken vall amos ke harru qe JOVANOVIQ ishte pjes e DS te tadiqit ku edhe sod qeverin serbe e kan te formuar ne kualicion.thenje popullore UJKU QIMEN E NDRRON POR VESIN KURR.ki jovanovici jot i takon ksaj kategorije leni farsat e JOVANOVICIT.kinse po e kercnojne me likuidim kjo asht politik SERBE meqen e vertet nuk doti paralajmronin ne edim se ne SERBI moti ekish mbaru karieren e tij pa paralajmrim por ja politika keshtu e ka dhe SHQIPTARET SI TI JONI DESHIROJNE KAFSHAT QE NUK KAPERDIHET.turpi me imadh dote ishte nese SHQIPTARET BIEN NEKET GRACK.me kujtohet nje thenje e nje plaku tregonte per nje kohe te shkuar KUR ADEM KAMBERI ISHTE kandidat per prefekt te komunes dhe kundershtar e kishte njefar ANASTASI neat kohe shqiptaret u rraheshin ne mesvete disa duke simpatizu ANASTASIN disa ADEM KAMBERIN plaku thoshte ne shqiptaret bertisnim rrugve DOLE ADEM KAMBER ZHIVEO ANASTAS kur vinte numrimi votave manipulimet dhe tjetra thenje ishte pota citoj serbisht qe aqe po edeshke ket serb te mallkuar BIDNA SHTO BIDNA OPET ANASTAS PRESEDNIK KI JOVANOVIC po qese vjen ne pushtet ndonjiher por edhe ateher nuk dote vjen dote thot ne nuk e pranojme KOSOVEN SHTET TE PAVARUR shqiptaret ne KOSOV LINDORE ikan te drejtat maksimum SHQIPTARETgjithnji jan tradhtu nga serbet mos harro joni se edhe ki njeri ashtSERB bere kumar por pervete ejo ne emer te presheves se dikush te bredh rrugve te evropes mu nga kercnimet e serbis edikush ti thot nje politikani serb qe deri dje ishte pjes e ksaj politike duhesh te turprohesh JONI NGA TE RENIT PER LIRI DHE TE GJALLET QE SAKRIFIKUN METE SHTRENJTEN JETEN PER POPULLIN DHE ARDHMERIN nje mos e harro se nuk kemi vdek tegjith ne lufte jemi gjall edhe pse na u vran bijt dhe shoket me te mir te kombit ne qe kemi mbet ndoshta jemi me te kqinjet por nuk dota harrojme amanetin e BARDHYLIT,RIDVAN QAZIMIT dhe shum te tjerve se edhe ne luft na tradhtuan VLLEZRIT E CEDES SEBASHKU ME DISA POLITIKAN DHE KOMANDANTA SHQIPTAR por tegjitha dote bien ne binar koha po punon per shqiptaret jo larg doeshohesh SHQIPRIN NATYRALE QE MESHEKUJ SHQIPTARET E ANDRRUAN KA ARDH KOHA TE BEHET REALITET por mos e prit neser JONI kemi prit dote presim se jemi ne fund perti realizu aspiratat shekullore.vllezer shqiptar te KOSOVES LINDORE veproni sipas logjokes se juaj ju keni logjik te shendosh me perjashtim te disave qe nuk njohin tjeter pervecse DINARIT te serbis RRESPEKTE PER TEGJITH SHQIPTARET KUDO QE JAN
avatar
03/12/2011 12:35:08
Cedomir Jovanoviq, eshte suspenduar nga partija e DS, per arsyje se idet e keti lideri kan penguar keshtu qe duhet ta dallosh si ka qen e ku ka qen e per qka eshte larguar....
avatar
ternavalia 03/12/2011 05:54:10
un e di se ceda ne ternave ka disa anetar qe kane qen ne pvd e tani te pakenaqur me pvd kane kaluar te ceda kjo eshte normale dhe demokratike
avatar
03/12/2011 05:38:34
Po ne gjithmone kemi qene te mire per te tjeret po per vetveten kurr nuk kemi qene. Mashtrohemi shum kollaj.Po na doken neve punet se si i kemi
avatar
xhema 03/12/2011 04:48:29
Nje apsurditet i kohes moderne,nje parti serbe qe ka pas simpatizant edhe nga shqiptaret nuk do te thot se,duhej te shtrihej ne lugin dhe shqiptaret duhej ti thojn nje JO kesaj nisje.
z.Nehat Hyseni shum bukur e ka thene,ska koment,,,,,,,,,,,,
avatar
03/12/2011 04:36:30
po pse jo..
avatar
03/12/2011 04:20:59
Kryetari i partis liberale demokratike nuk do te vizitoj presheven siq eshte parapare, per arsyje se cdo moment pritet prishje e qeveris se Serbise.
avatar
Joni 03/12/2011 02:42:28
I nderuar Hyseni , me sa po e kuptoj ju pasni frige nag Jovanoviqi sepse me siguri do te ua dobesoj partin tuaj e cila ashtu keshtu eshte dobesuar PVD.mire se ardhet z.Jovanoviq ne Presheve se e vetmja shprese qe na ka mbetur eshte ky,, radikal,, qe po e quani ju ,eshte i vetmi ky qe po interesohet per shqiptaret e Lugines.cka do qe te thuash eshte e kote. mjaft patriotizmi o i nderuar se populli po iken nga vendi sepse disa partit potriotike leje qe nuk kane krijuar kushte por edhe cato pak kushta i kane shkaterruar.nuk jetohet me patriotizen e me barkun shtjerrur,duhet ta kupatosh se momentalisht jemi ne shtetin e serbis,por deshira normal eshte e te gjithve bashkimi me vendin tone.ama kuptone se duhet ndryshuar dickas per te miren duhet sjellur dicka me te mire kesaj popullate qe te mos e leshije vendin e tyre luginen e Presheves.
avatar
Realiteti 03/12/2011 05:52:42
Per bes pom duket se i vetmi person qe ndoshta do ti zgjidh problemet e shqiptareve te Lugines eshte Jovanoviq i cili deri me tash shume me shume se Riza Halimi i ka potencuar problemet e shqiptareve te Lugines ne Parlamentin Republikane. Nese vazhdojme keshtu si tash leje qe e humbem flamurin, por personat si Galip Beqiri, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi nje dite edhe identitetin do te na shesin. Por mos mendoni se jane te lare te tjeret. Ndoshta nga ky Jovanoviqi duke u ruajtur do te fitojme me shume se sa presim, sepse nga keta tanet duke i besuar na shiten simbolin dhe gjuhen amtare per disa miliona dinare. Un mendoje se ka rdhur koha qe ta provojme njehere demokracine Evropiane sepse me kete demokracine Ballkanike nuk ka shpetim.
avatar
un 03/12/2011 04:53:08
shum mir ta ka sqaru. Ku po do met rikthy ti zotri? Nkohen e masakres? Duhet mu diskutu mir ky rast.
avatar
TerraN 03/12/2011 01:40:46
*



Përshëndetje
Mendoj se është pyetje e shtruar (mjaft) me vend…
…dhe se lypset (ende) kujdes.
Ka ca vite që e përcjell këtë parti, veçanërisht liderin e saj dhe pajtohem me idetë dhe deklaratat e tij. Megjithatë, ajo që thuhet me gojë duhet të realizohet në vepër. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm (këtë na e dëshmojnë përvojat e mëhershme) dhe të presim se çfarë do të ndodhë në të afërmen. Kështuqë do të kishte qenë më mirë të qëndrojmë anash duke i përcjellur ngjarjet për së afërmi, para se të kyçemi drejtëpërdrejtë në to (duke u bërë anëtar i kësaj partie apo duke votuar për të). Meqenëse shumë lehtë mund të shfrytëzohemi si monedhë për kusuritje.



*
avatar
Dani 02/12/2011 16:59:56
Me Pershendetje gjith Shqiptaret e Kosoves Lindore..mendimi jem asht, qe asnji Shqiptar moste mare pjes ne ket Forum apo Tubim,. megjith se ki Lider po tregohet ndaj Shqiptarve kinse Liberar... vllazer Shqiptar keni Kujdes,me shkije.....!!!!
Total: 29 | Treguar: 1 - 29

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal