Ballina | Opinione | Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka se si të çmohen

Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka se si të çmohen

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka se si të çmohen

Edi Rama ka bërë një vizitë me axhendë të ngjeshur e të plotë në Prishtinë, me synimin për t’i bërë për vete kosovarët. Ky nuk ishte një objektiv i deklaruar i tij, por ishte një gjë që merrej me mend. Përveç kësaj, si axhenda, ashtu dhe qëndrimet që ka mbajtur e fjalët që ka thënë gjatë kësaj vizite, të bëjnë të mendosh se e ka fituar vetëdijën që së pari me kosovarët nuk i ka mirë punët, dhe që së dyti puna me ta duhet rregulluar. Mund të duket si një merak i tepërt dhe i kotë raporti i udhëheqësit të një partie të Tiranës me shqiptarët e Kosovës (për sa kohë që këta të fundit nuk janë as taksapagues e as votues në Republikën e Shqipërisë), mirëpo nuk është kështu. Ne jemi dy copa të së tërës që ndikojmë tek njëra-tjetra në një mijë e një mënyra e forma, herë të dukshme e herë të padukshme.

Po pse Rama s’i ka punët mirë me kosovarët? Përgjigjja është e thjeshtë, dhe e ditur prej të gjithëve, në Tiranë e në Prishtinë. Rama thjesht është kundërshtari i Berishës, dhe – siç thotë Shkëlqzen Maliqi në një shkrim të kohëve të fundit të publikuar në Express – “shumica [e kosovarëve] e adhuron Sali Berishën sikur të ishte një i shenjt i kombit”. Ka shumë gjasa që edhe Rexhep Qosjes i japin munxët (ata që ia japin) bash për këtë shkak. Prandaj pyetja fillimisht duhet bërë: Pse Berisha i ka punët grurë me kosovarët?

Para ca muajsh kam qenë në Prishtinë dhe në një bisedë televizive të bërë në RTK, përballë interesit të disa gazetarëve në studio mbi shpjegimin e adhurimit të kosovarëve për Berishën, Migjen Kelmendi (që ish në panel, tok me mua, e me dy të tjerë) tha një të vërtetë në mënyrë brutale: “Ne e duam Berishën, sepse ai e ka emrin Sali Ram Berisha, dhe nuk e duam Ramën, sepse ai e ka emrin Edvin Kristaq Rama. Shpjegimi i parë pra është i natyrës ‘tribale’, më saktë, ka lidhje me një afinitet apo njëjtësim ‘tribal’. Rama është i një ‘tribuje’ tjetër, ndërsa Berisha është i ‘tribusë’ së tyre. Teksa dëgjoja këtë shpjegim unë zura t’i gjej për herë të parë një kuptim faktit, që Berisha i kthehet e rikthehet vazhdimisht nënvizimit anagrafik “Edvin Kristaq Rama”, e që kadencën e zërit ai e lëshon të tërën mbi emrin Kristaq. Nuk duhet përjashtuar mundësia pra (Migjeni Kelmendi ish i sigurt), që ai ka kërkuar të përcjellë një mesazh të caktuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë, ku emri Kristaq tingëllon po aq i largët e i huaj sa dhe emri Adriamampandri Racifandrihamanana (është emri ekzotik i njërit prej personazheve të Kadaresë në Muzgun e Perëndive të Stepës); madje mund të tingëllojë dhe i dyshimtë, pasi bart me vete versionin e asociuar ‘Kristakis’, që nga ana e vet dihet se ku të çon.

Ky duhet të jetë shpjegimi bazë i kësaj marrëdhënieje prore idilike mes Berishës e shumicës së kosovarëve. Berisha ka një prerje humane e kulturore, të cilën ata e shohin të afërt. Të kuptohemi, Berishën e mbështesin dhe në Jug (gjë që duket nga votat që merr, e që do të thotë se prerjen antropologjike të Berishës e gjen kudo në Shqipëri), por në Veri u duket si ta kenë nxjerrë nga rropullitë e tyre (ndokush mund të jetë duke menduar se unë po nënvizoj ca si tepër, e në mënyrë të dëmshme, diferencat mes Jugut e Veriut, por nuk ka pse të kemi frikë nga këto diferenca, as nga diskutimi mbi to; kudo ka diferenca të tilla, madje shumë më të mëdha se sa këtej nga anët tona).

Shpjegimet e tjera ose s’janë domethënëse (rruga Durrës-Kukës), ose s’i nxjerrin në një dritë inteligjente dashnorët e Berishës, duke filluar në radhë të parë me gazetarët që kanë të fiksuar në kokë takimin e Nanos me Milosheviçin, takimin e Ramës me Bregoviçin, apo antishqiptarizmin ‘gjenetik’ të socialistëve (në pyetjet që iu bënë Ramës ishin këto aluzione). Le t’i marrim me radhë. Nuk ka diskutim se rruga Durrës-Kukës ua ka lehtësuar kosovarëve kokëçarjet e vizitave e të biznesit me Shqipërinë, por kam përshtypjen se nënvizohet më shumë se sa duhet kjo lumturia e kosovarëve prej rrugës. Dimal Basha e vinte në dyshim këtë avantazh në një shkrim të tijin në Kohën Ditore. “Kosovarët nuk kanë qar nga kjo rrugë në planin e biznesit. Janë shqiptarët e Shqipërisë ata që po ia shohin hairin kësaj rruge”, thosh në thelb ai. Kështu që ky motivim pragmatik i dashurisë për Berishën shfryhet disi. Përveç kësaj, me këtë logjikë do t’i binte që beratasit ta urrenin sa s’ka më Berishën, e të legjitimoheshin në këtë urrejtje, pasi ky i fundit, d.m.th Berisha, i nënkuptuar si njeri me fuqi qiklopike që nxjerr rrugë, investime, pará e dhurata kolosale nga xhepi, e ka lënë këtë qytet historik e turistik të izoluar nga dynjaja (rruga Lushnjë-Berat është krejt e shkatërruar). Më në fund, nuk është kështu edhe për një fakt tjetër. Kosovarët e kanë dashur Berishën qysh në krye të herës, shumë përpara se të bëhej rruga. Madje, pak më shumë se sa sot.

Për sa i takon motivimit nacionalist të dashurisë kosovare për Berishën, e thashë dhe pak më sipër se e gjitha kjo duket një pesë me hiç. Ky këndvështrim do ishte, jo vetëm demode, por edhe i cekët e i pandershëm. Sikur vërtet të jenë të prirur të shohin atdhetarë e armiq në mes të shqiptarëve, do kenë pasur plot raste për ta futur dhe Berishën, në radhë të parë Berishën, në listën e armiqve të kombit. E pastaj, nuk kuptohet mirë pse Rugovën e duan, ndonëse ai takoi Milosheviçin në kohë dramatike për Kosovën, ndërsa Nanon e urrejnë, ngaqë takoi Milosheviçin në një mbrëmje gala. Ka diçka që s’shkon këtu. E prandaj, dashuria për Berishën atdhetar e urrejtja për Ramën antishqiptar është një gjë që s’ka këmbë të ecë.

 

Nga Mustafa Nano

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (22 Publikuar)

avatar
Presheva 07/12/2011 20:17:11
Nuk qendron problem vetem te fakti i emrit edvin por per shum arsyje politike qendrron urrejtja nga ana Kosovare po ashtu dhe Preshevare ,gjithmon kemi pas perkrahje te denjet nga i nderuari Sali Berisha po na mundeson shkollimin e femive tane qe kosovaret nuk na japin kaq shum mundesi , eshte Saliu i cili na perkrah jo vetem sa i perket shkollimit po kete po e marim si baze po edhe shum gjera te tjera por kjo e fundit eshte me me shume rendesi per ne si qytetar te presheves.
Ju pershendes.
avatar
GG 07/12/2011 17:29:09
te lumt malsori shba.....keshtu i thuhet ktyre njerzeve,me fakte i flitet ejo si ket flasin e nuk e din per cka po flasin ,duan e nuk e din se cduan....
avatar
mgm 07/12/2011 02:02:28
E gjith permbajtja e ketij teksti ishte shum me vend,se ky Kristaq "Kristasi",thonte per Sali Berishen duke e ndertuar Rrugen e Kombit se esht nje rrug qe ste çon as kund,dhe ska se çka kerkon "Kristasi" tek shqiptaret jasht Shqiperis. "PIRDHU" ore Kristas.
avatar
Malesori SHBA 06/12/2011 18:43:20
a ju kujtohet ky lajm

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni serb është pritur nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili në një konferencë të përbashkët për media më Petroviçin, njoftoi se shteti shqiptar do të ndihmojë komunën e Graçanicës me 400 mijë euro, ndërsa shprehu dëshirën e binjakëzimit të komunave serbe me komunat apo bashkitë e Shqipërisë
avatar
Malesori SHBA 06/12/2011 18:42:38
Profesori Cka bani Berisha per Shqiptaret e Mal Te Zi dhe te Srbis si po arrstohen politikisht nga barbart Srbo Malazez 20 Shqiptar u arrestuan para 4 vitesh ne Malesin e Ded Gjon Lulit edhe sot ka ne burg as edhe nje fjal nga Diplomacija Shqiptare Shqiptart ne Mal Te Zi votuan pro ndarjes te Malit Te Zi nga Serbia dhe cka fituam turturat fill mas ndarjes po te njejtin vit Policet Malazez arrestuan mbi 20 malesor nga Tuzi ajo tortur vashdon edhe sot perse diplomacija Sllave bron Shtetasit e vet kurse Diplomacija e dopt shum e dopt Shqiptare nuk i mron

Berisha e Shpalli vitin e kaluar Fatos Nanon lider historik vetem per interesat e tij personale
avatar
gg 06/12/2011 10:52:39
shoku fadil cila nga keto seshte e vertete me thuaj vetem nje cila,bile bile kisha harr me permdend per berishen nje fakt qe eshte me kryesori, se lufta qytetare ka ndodhur pikerisht ne qeverine e Berishes, ku humben jeten me se 5000 persona, e ti akoma edon Berishen....jepi ti faktet i nderuar pse e don un e ti jepi kunderfaktet edhe ate menjirend,ati asnji kunder fakt smunehs me ma dhene, edhe perderisa ata qe i permenda hajn djersen e popullit pa nderprere perse une nuk paskm te drejt ti akuzoj ,perse spo them per Lulzim Bashen edhe ai eshte i te njejtes parti,sepse ai e meriton vendin te cilin eka Berisha i nderuar....
edhe wINTERsun pajtohem me ty je njesh....
avatar
wINTERsun 06/12/2011 07:07:40
Mu ma interesant em vjen me njerzt, qi t shajn e t emnojne me terli terli emna, bone shkrujte dishka kunder Berishes. Bile mu em vjen edhe ma interesant, pse qert mendojn se je me Ramen, kur e kesh Berishen! Ka ni thanje, qi shpjegon ket: N mos kofsh me mu, je me ata.
Per mu Berisha osht Tip Borderline.

sh´net
avatar
gg 06/12/2011 05:53:07
per ty FADIL edhe per ty TITI....
UNE FOLA ME FAKTE DATA E VITE,PA FAKTE KU DESHIRON FAKTE I NDERUAR, I VETMI FAKT QE DUA TA JAP ESHTE VRASJA E AZEME HAJDARIT, TRUPROJA I SALI BERISHES DHE NJERIU I AFERT ESHTE AKUZUAR PER VRASJENE E AZAME HAJDARIT I CILI U ARRESTUA NE STAMBOLLL, SA PER TJERAT NUK DOJN FAKTE, SEPSE ATE TASHME I DIM,PO SHIHE SA VETA JANE TE MENDIMITE ME MUA E SA ME TY....
avatar
fadili 06/12/2011 09:08:26
hahahahhha per te qeshur jane ato qe i thua, se sa jane me ty e sa jane me mua.....! Sa her qe te duash e ndryshon njeriu ate like sepse i njejti person mund te votoj disa here mbrenda kohe por jo per nje moment
Ato qe i thua ti jane paragjykime e jo fakte!
avatar
M.D. 06/12/2011 01:18:47
Pasi autori i tekstit bazohet në të thënat e Migjen Kelmendit (nga gjaku kushëri i parë i haxhi Merxhës ) lë vend të dyshohet në sinqeritetin dhe objektivitetin e artikullit. Kjo ka ndodhë me siguri nga fakti që zoti M. Nano do duhej marr ryshfet nga fondacioni i ashkalinjve të Kosovës me në krye Migjen "Kelmendin" ( mbiemrin e kanë marrur të parët e tijë nga zotriu shqiptar i fisit Kelmend ku ata punonin për kafshatën e gojës ) që financohet nga Soros dhe i kanë vën vetes për detyrë t'i përçajn shqiptarët në "kosovar" apo ashkalinjë dhe shqiptar "të shqipërisë". Për çudi gjejm edhe te ne në Preshevë mjaft të tillë që mendojn se Petraqët dhe Nanot nuk janë shqipëtar por grek ose vllehë duke harruar që edhe vetë nuk kanë emra shqip por turq si Mustafa, Rexhep, Abdylqenef etj. gjë që mund t'i jipte arsye "Petraqve" të dyshonin se këta të dytit janë shqiptar.
Prandaj njeriu me mëndje të shëndoshë nuk do gjykonte kurrë vetëm në bazë të emrave sepse do bëte mëkat të madhë në këtë drejtim. Ata që mendojn se e kam gabim, le të shfletojnë historinë shqiptare të 600 viteve të fundit dhe do të binden me këtë fakt.
Përshëndetje!
avatar
fadili 06/12/2011 06:44:40
ti ishe nje njeri i poshter i cili nuk karrespekt edhe per emrat e njerezve!!!
Nuk ke faj ti por ka faj stafi i preshacom qe te lejon qe te poshterosh emrat!!!!!!!!!!!!!!
avatar
M.D. 06/12/2011 09:10:53
L. m. a. A.!!!!!
avatar
Profesori 06/12/2011 00:57:47
Berisha është i dashur dhe i adhuruar nga shqiptarët e Kosovës, të Luginës së Preshevës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe diasporës,ashtu si Edi Rama është i urryer nga të gjithë, sipas veprave dhe investimit qê kanë bërë secili prejt tyre për shqiptarët dhe mbarë shqiptarinë.
avatar
titi 05/12/2011 16:12:35
o ti GG mos mu shit k tu i dishem kejt shqiptart e din kush osht sala e kush osht ediv ku i gjete ti kto fakte per vrasje a me ramen je taku a ti kokshe anti shqiptar edhe ti je nifar gtreki i vogel si rama e tjert qe jan anti shqiptar , kemi pas ksi lloj shqiptari edhe kimi me pas sbon mu qudit qe punon per sllavet
Rroft Sali Berisha 1 osht veq kush ja ka inati
avatar
katundari 05/12/2011 15:25:08
Euv bre po gjith dunjaja ja pan hajrin Kosoves
avatar
fatoniiii 05/12/2011 14:49:37
po qfar edi rame, net fishllojn ka greqia aj hut,per neve eshte zotri berisha dhe ska pasues klm.
avatar
bablo 05/12/2011 14:48:20
pej ilirve e dej te sali berisha krejt gjak shqiptari familja e tij,kurse edi rama melez kejt e din grek hesapi
avatar
berati preshev 05/12/2011 12:32:51
o ti mustafa nano edhe ti e paske xhakin e atinve grekeve ....e lej shqiptqrt ta don shqiptarin e mes mu bo i dishem ti...e duam SALI BERISHEN se osht shqiptar ....e ti kshyr shko me at grekin ci pe do te ata vllaznit e tu grek atje .......
avatar
gg 05/12/2011 12:21:37
ti preshevare fol per veten sepse nese edi rama e eshte nje kriminele,eshte nje kriminel i vogel,sepse krimineli i krimenelave eshte vetem sali berisha vrasesi i azem hajdarit, njeriu qe ne vitin 1991 dergoi shiperin me dekada mbrapa njeriu qe ne vitin 1994 pranoi maqedonin shtet pa kurrfar kushti duke ee ditur diskriminim qe po i behje populllates shqiptare atje dhe vazhdon ti behet edhe sot e ksaj dite,n njeriu qe kurr nuk ngriti zerin kunder mijera vrasjeve te popullit te tij qe po i behen ne greqi,njeriu qe ne ndergjegjen e tij rendojne mijera vrasje e ndera ta edhe maska e Gerdecit, kosovaret nuk shohin me larg se te hunda mjafton ta kujtojme ate se ata e deshten I.Rugoven tashme i vdekur, njeriu qe kurr se pranoiushtrin e vet ,njeriu qe vizitoi Beogradin ne vitin 1997 me ate buzqeshjne cinike qe beri atebote me Millosheviqn edhe perkunder faktit se ishin maskaruar me qindra shqiptare te pafajshem, njeriu qe pothuasje 90 perqindi te kohes ka qen i dehur, njeriu qe kishte mundesin te ndante Kosoven ne vitin 1992-1994 te hapte frontin e tret per Serbin e cila tashme kishte te hapur dy fronte, fronti i tret per Serbin do te ishte fatal, dhe me siguri intervenii i Natos ne Bosnje do te sillte qysh ne vitin 1994 edhe intervenimin e Ntos ne Kosov, keta i dashkeni ju preshevaret,apo mos vall edoni edhe Riza Halimin njeriu qe peru ne bese UCPMB duke e vrar komandantin pran dimilitarizimit, njeriut qe kurrr si interesoi si festohet 28 nentori ne presheve e gjetiu, apo njeriu i cili shkoi ne bEograd per tu bere deputet,pa i kerkuar kurrfar kushti Serbise dhe duke i a bere me dije botes se ne shqiptaret jetojme mire ne Serbi duke mos pasur kurrfar problemi, keta i dashkeni ju pergjerohem presheva postojnei kte koment ju lutemm shume falemderit....
avatar
fadili 06/12/2011 01:38:01
Po te gjithe keta i dua ose i duam ne Preshevaret.
Mos valle ti na qenke dikush qe eshte me i mencur e me i prirur per Luginen e Presheves, besoj se sje asgje me shume se nje kritkues i cili per pos te folurit nga qoshet e duke etiketuar njerz pa fakte po me qellime negative asgje me shume nuk je!!!!!!
avatar
dredhaaaaaaaaaaaaaa 05/12/2011 11:49:17
shqiperia eshte nena jone, berisha eshte babai i kombit tone
avatar
Preshevarja 05/12/2011 11:14:26
sali berishen e duam edhe na preshevart edhe rugoven po ashtu ,edi ramen fatos nanon i urrej nga thellesia e zemres kta dy kurr skan qen te mir per shqiptart as kurr sdo te jen.
Total: 18 | Treguar: 1 - 18

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal