Ballina | Opinione | "Zona e verdhë" - e pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin

"Zona e verdhë" - e pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
"Zona e verdhë" - e pranueshme për Prishtinën dhe Beogradin

 

Lexuesit gjatë gjithë kohës po ushqehen me shumë ide e propozime rreth zgjidhjes së problemit shumë dekadësh mes shqiptarëve dhe serbëve.

Secili diplomat ndërkombëtarë, qoftë nga BE, qoftë nga SHBA apo edhe nga ndonjë shtet tjetër i fuqishëm, që plason një ide rreth këtij problemi, është e pashmangshme që të dyja palët ta pranojnë.

Mes Serbisë dhe Kosovës që nga paslufta e vitit 1999 kemi të pazgjedhur problemin e Veriut të Kosovës (Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecan). Këta të fundit sic duket nuk e kanë ndërmend të integrohen në sistemin e ri shtetëror të Kosovës. 

Kosova që nga 17 shkurti 2008, është shpallur  Republikë Parlamentare dhe është pranuar si shtet i pavarur nga më shumë se 85 shtete të botës.

Serbia insiston që njohja është e njëanshme. Kosova poashtu insiston në të drejtën për vetëvendosje, me që Serbia ishte aggresor në territorin e Kosovës.

Kështu edhe ndasitë janë aq të mëdha sa që nuk po mundemi të kemi një koncept të qartë se cfarë dëshiron Serbia nga Kosova. Po ashtu kemi një problem po aq të madh me Kosovën, pasi që nuk po mund të integrojë serbët e veriut të Kosovës në institucione shtetërore.

Pothuajse i njëjti problem po ndodh edhe në Luginë të Preshevës. Shqiptarët e kësaj ane, janë aq të anashkaluar nga Serbia,sa që në 30 vitet e kaluara, shteti vetëm sa i ka mbyllur ato fabrika që kanë qenë, kurse për investim nuk mund as të ëndërrohet.

Të drejtat themelore të njeriut janë në rrezik në Luginë të Preshevës. E drejta për të lexuar e shkruar në mënyrë institucionale ende nuk është e garantuar nga Serbia. E drejta për përdorim të simboleve kombëtarë nuk lejohet.

Kështu Serbia po vepron. Të vazhdojë me probleme, në mënyrë që askush nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të mendojë për ide të reja e kreative për këtë “ghetto”.

Pse Serbia dhe Kosova të mos fillojnë me ide konkrete dhe reale për të dyja palët?! 

Dikush duhet të mendojë për ndonjë zgjidhje të mirë për këtë anë.

Ideja që do të ishte pothuajse e pranueshme nga të dy shtetet sipas opinionit tim do të ishte që Lugina e Preshevës (Presheva, Bujanoci, Medvegja) dhe Veriu i Kosovës (Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani) të quhen “ZONA TË VERDHA”. Kështu, në këtë zone, Prishtina dhe Beogradi të formojnë institucionet e tyre. Pra, Prishtina, të ketë një pushtet minimal në Veriun e saj, dhe të shtrijë pushtetin në Luginë të Preshevës, kurse Beogradi të këtë pushtetin po ashtu minimal në Luginë të Preshevës, dhe të vazhdojë me shtrirjen e pushtetit të tij edhe zyrtarisht në Veri të Kosovës (sepse edhe ashtu pushteti serb është duke funksionuar ilegalisht atje).  

Qytetarët e “Zonës së verdhë”, mund të vendosin se mbi bazën e cilit sistem zgjedhor do të votojnë dhe kend ta votojnë. Këta qytetarë do të vendosin të votojnë në zgjedhjet që i organizon Prishtina apo Beogradi. Tatimi dhe taksat e mbledhura nga pushtetet lokale të të dy pjesëve do t’i takojnë atyre. Kështu, taksat që mblidhen në kufirin “Tabanoc” mes Preshevës dhe Maqedonisë, do t’i takojnë komunave Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë proporcionalisht, kurse ato që mblidhen në pikën 1 dhe 31 në veri të Kosovës do t’i takojnë Komunave Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Shëndetësia, arsimi, policia lokale, pushteti lokal do t’i takojnë po ashtu proporcionalisht shumicës etnike në këto komuna.

Gjuha, kultura, sporti do të mbeten në kuadër të shumicës etnike që jetojnë në “Zonën e Verdhë”.

P.sh ekipet e futbollit,basketbollit, nga Lugina e Preshevës do të vendosin se në cilën ligë mund të marrin pjesë, në ligat e Kosovës apo të Serbisë. E njëjta vlen edhe për ekipet nga Veriu i Kosovës.

Kështu, qytetarët do të mbeten të kënaqur, sepse tek e fundit shteti është i tyre dhe se gjithmonë është fituar vendi i secilit deputet dhe këshilltar komunal në emër të qytetarëve. 

Mund ta marrim me mend që kjo ide nuk do të pranohet nga asnjëra palë menjëherë, por megjithatë, në aspektin politik shtetëror të të dyja palëve, kjo ide do të ishtë më pak e dhimbshme. 

Po ashtu e dijmë të gjithë që e drejta për një referendum nuk do të mund të ndalohet nga askush, sepse tek e fundit është e përcaktuar edhe me konventa të ndryshme, ku nënshkrues janë shqiptarë e serbë,francezë e amerikanë, kinezë e arab e shumë kombe tjera. 

Utopitë kurrë nuk kanë zënë vend tek asnjë qeveri dhe tek asnjë popull. Nuk mund të mashtrohen Kosova dhe Serbia, që kështu sic po jetojnë qytetarët e etnive pakicë në shtetin e tyre, janë të kënaqur dhe se gjithcka është në rregull me ata. Jo,kjo është utopi e dorës së parë.

Ata që jetojnë në “ZONËN E VERDHË” e dijnë më mirë se  të gjithë të tjerët që i kanë zyrat qoftë ne Prishtinë apo Beograd. 

Më keq janë shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës. Do të ishte po aq e mirë sikur Serbia t’i jepte të drejta, sa u janë ofruar qytetarëve serb nga Qeveria e Kosovës. Por, fatkeqsisht, shqiptarët janë mësuar të falin më shumë se sa ka nevojë, vetëm e vetëm që paqja të mbizotrojë mbi shqiptarët dhe popujt tjerë.

Pra, për realizimin e të drejtave të barabarta për të gjithë komunitetet pakicë që jetojnë në veri të Kosovës dhe në Luginë të Preshevës, do të ishte formimi i “ZONËS SË VERDHË”. 

Kështu do të bënte të mundur që paqja të mbizotronte edhe për një kohë më të gjatë.

Ne, në Luginë të Preshevës, kështu sic jemi… ZOTI NA RUAJTË!!

 

 

Shkruan: Prof. Fidan N. Shaqiri

 


 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (14 Publikuar)

avatar
Lerani 17/12/2011 02:54:19
Idet jan gjithmon te mirseardhura. Por ju kisha lut Ideatorve qe ti keni parasysh te gjitha fshatrat shqiptare, ku un si ide kam qe Bilacin ta bejm komun per arsyje qe fshatrat (shqiptare) andej autostrade te beheshin edhe mete lidhura njera me tjetren. Vetem keshtu mundemi me i rujt te gjitha fshatrat mbrenda nje zone apo kufiri, friga esht qe ne nuk guxojm me as nje shqiptar ta lem jasht zone apo kufiri.

Me nderime
Lerani
avatar
alma 13/12/2011 07:39:08
ju lumt Zotri Fidan....suksese ...
avatar
I QUDITURI 13/12/2011 01:05:49
shum ide te çuditshme po japni Mitrovica took shqiptare Lugina po ashtu tok shqiptare aju poe mendoni se cilen tja falni si dhurrat serbis edhe ato poe boni mend se mos poeja boni dini te padrejt a hiç spo bani mend se serbija mashum se 700 fshatra shqiptar ika mar pa kurfar llogarije . thot nji fjal sama but çaçma fell.pa keq kuptim tung
avatar
hoxha 13/12/2011 00:42:00
puna e jon ne preshev esht :
as te HATA e as ke FATA,ne fund ne shelqe te thata,ne jemi si nej gur ne rrug,kujt i teket na fut shqelmin
avatar
STUDENTI 12/12/2011 17:37:58
un alminit kisha mi thon se zotri Fidani eshte larg prej kryeministrit turk Erdogan , i mungon shum qka Fidanit ne krahasim me Erdoganin, se pari 5 kushteve te Islamit duhet ti permbahet per te arritur si Erdogani. Fidani mir ka shpreh mendiimin e vet po mos ta rrisim e ta bejm Erdogan tash Fidanin veq pse kusheri e ki , Fidan veq vazhdo me ka pelqy ky shkrim .
avatar
Rexha 12/12/2011 11:30:41
Do te isha pajtuar me Fidanin ne qoftese kontrollin mbi pjesen veriore te Kosoves do ta kishte qeveria e Kosoves. Atehere do te ishte deri diku njefare analogjie. Mirepo, ne fakt, Serbia i mbizoteron te dyja: Luginen e Presheves dhe Veriun e Kosoves. Pse atehere Serbia ta pranoje nje ide te tille, nje zone te verdhe? I ka te dyja defacto. E kur i ke te dyja nuk e jep asnjeren, nese do merri me zor. Nga ana tjeter, shume pak njerezve ne Kosove i intereson Lugina e Presheves. Une njoh shume te tille qe as ne harte nuk e dine ku gjindet Presheva, mendojne qe eshte diku ma ne veri afer Podujeves e Medvegja kujtojne se eshte aty afer tek Bujanoci. Une vetem mund te them se Luginen e ka honger dreqi e veriun e Kosoves po e merr Serbia. Nuk ka me pase zgjidhje per Luginen e Presheves edhe per nje kohe te gjate. Per fat te keq!
avatar
un 12/12/2011 11:12:40
Po tingllon si zgjidhje e mir mirpo eshte njelloj ,,Qipro e ballkanit'' gje tcilen BE dhe SHBA nuk e deshirojne. Megjithate tpergezoj per ket tekst...
avatar
King 12/12/2011 10:36:35
ideja e bukur ;)
avatar
kumara 12/12/2011 10:28:55
Po veq nuk paske llogarit se kjo qe proposon ti nuk ju konvenon Liderve te lugines , se i prishin punet me kukeret e tyre....
avatar
almin 12/12/2011 10:28:41
Te lumt kusheri ka nevoj lugina per nje Erdogan te ardhshem pom vjen mir qe po i perhap idet e tua ne menyre individuale suksese
avatar
Pajtim.K 12/12/2011 08:16:19
Nese eshte e pranueshme nga te dy palet kjo qe e ka shkruar Fidani, kjo eshte zgjidhja perfundimtare e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbis
avatar
Rainca 12/12/2011 07:09:48
Te lumt Fidan...Je njeri me ide shume kreative!!
Krenohemi me ty!!
avatar
Diplomacy! 12/12/2011 07:09:12
E qelluar!!
Nuk kam koment tjeter!!
avatar
Dani 12/12/2011 07:01:58
Ideja nuk asht,edhe aq ekeqe. duhet provuar ne Praktik,se afunkcionon Mir. se shkijet jane msuar vetum me mar ejo medhan,qe nuk itakon..
Total: 14 | Treguar: 1 - 14

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal