Ballina | Opinione | Nga Presheva ime, Gëzuar viti i ri zotnia juaj Hashim Thaçi dhe zonja Edita Tahiri

Nga Presheva ime, Gëzuar viti i ri zotnia juaj Hashim Thaçi dhe zonja Edita Tahiri

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Nga Presheva ime, Gëzuar viti i ri zotnia juaj Hashim Thaçi dhe zonja Edita Tahiri

 

Bora e parë koinçidoi me ditën e hyrjes në stinën që ngrinë fytyrat e të pastrehëve, nevojtarëve, që kërkojnë lëmoshën te dera e të pasurit te shtrirë në divan, para flakës qe ndizet fort, televizorit, veshtron llomotitjet e njerezve që ofrojnë bezdinë, e me pakujdes prishin edhe gjumin letargjik dimërore nga temperaturat e ulta të dimrit të egër.

Natyra njerëzore, karakterisitikë të sajën ka heshtjen ose llomotitjen përballë rrufesë së ngjarjeve me plotë dinamikë në të sotshmen e merzitshme ,ndonjëherë pa zgjidhje deri ne "vrasjen" e heshtur qe nuk sjell vdekjen por vetizolimin, pothuajse drejt hermetizmit te padëshiruar ose burgosjen ku rojtaret e rrahin pamëshirëshëm ,sa që gjaku tregon shenjat e kamxhikut te politikanit për mosdegjueshmëri të vobektit njeri në pafuqi tregon dobësi.

Farid Zakaria, teoricienti pushtetar qe udheheq financat e SHBA-ve ,në komunikimin e tij publik perms rrjetit social  Facebook  do të thoshte  "Dikur dituria ishte pushtet ,ndersa sot informacioni ". E citova jo se dua ta bej analistin e shkrimeve te ashtuquajtura “ akademike” te merzitshme ku e gjithe permbajtja(struktura)  eshtë reference dhe pak mendim kreativ.Por dua që nga strofulla e heshtjes, edhepse bënë acar,orvatem  ti rezistoj atyre që më marrin edhe atë pak liri që me ka mbetur.Sapo laxoja para ca muajve se pala sërbe dhe ajo kosovare po përpiqeshin te thyenin majën  e Ajzbergut jo se donin ata por me që ndodheshin në një anije ku për timon kishin  BE dhe SHBA ,megjithëatë isha kurreshtar ta dija ,do fundosej ose jo ,do te kishte të lënduar ose të vrarë ,te paktën imagjinata ime më sjell në mendje produksionin Hollywood-ian ku 100 vite mëpare njerëz të superfuqishem financiarisht ,familje aristokratesh , kishin vetbesimin e madh ne anijen gjigande qe kishin ndertuar "Titanic".

S’dua të llafos shumë me romantizëm ,pa u zgjatur ,si qenie epistemologjike,  dua ta kontrolloj  tokën time të lirisë,te drejtën time për tu ushqyer ,strehuar,organizuar jetën me keto gjysme ligje qe kam ne dore ,të sigurojë të drejtën time ,të levizi lirëshëm në tokën time  ku kam lindur ,ne tokën time ku lëkura ime, gjaku  është po ai i i vellait tim matanë kufirit.

Dhe për cudi ,e pazakontë ,vjen informacioni nga mediat, se zonja bjonde me hiresitë e saj magjepseseje per homologun ,madje i thone edhe diplomate madame Tahiri ,si me sehir i thote preshevarëve  gëzuar festat me diplomat me vulat e Kosoves  të  pranuara  nga Serbia.Festa e vërtete fillon ,kur para dy ditesh vjen lajmi tjeter i hidhur mbase ishte kujdesur zotnia e tij ,gjenerali i ushtrise se vdekur te komandantëve të pasluftës ,njeriu qe i zhveshi rrobat e shqiptarizmës per kulisat dhe kolltuqet  dhe po bënë kuzhinjerin , po gatuan gjellerat me recetat e të huajve për shqiptarët,mbase i anatemosur edhe për shkak te korrupcionit po bën vetvrasje politike . Edhepse ky njeri e ka shijuar sofrën shqiptare qe bashkë me gjellërat trupat e tyre morën dhe plumbat deri ne vdekjen e plotë qoftë dhe të një familjeje embelmatike Jasharajt ,simboli i rezistences kombetare moderne.Gjellë e gabuar për tu servirur ne sofrën shqiptare ,i nderuari kryeministër .

Dhe ky njeri s’guxoi dhe as që e përmendi ndonjere Luginën e Preshevës gjatë bisedimeve shqiptaro-sërbe,nuk duhet harroje ky njeri syverber i politikes,fund dhjetori  2008  ,djemte ,vellezerit tanë preshevarë, u burgosën dhe po shikojnë nga grilat e burgut ndoshta do vijë dita, kur celesi i lirise do i hap dyert e burgimit,dhe ky njeri prapë heshti kur s’duhej te heshtëte  për ish ushtarët e UCK.

Dhe loja e tij e radhës ska të ndalur ,preshevarët qe po jetojnë vitet e izolimit  dhe presionit nga  politika serbe ,ky njeri paqëtohet me ta në marrveshjen e cila  preshevaret i vetizolon .Politika e tij e përcudnume nuk ka fund.Do ti apeloja klasen politike shqiptare me subkoshiencë intelektuale dhe kombëtare ,që ta sabotojne këtë njeri përfundimisht ,të mos  ushqejne shpresa te ky njeri ,ngase ky është duke shkruar roman, sic e pohoi para disa diteve ,për ne preshevaret tanimë është e njohur  kush është titulli i tij "Presheva,Kurbani i Thacit"

Këto fjalë i shkrova ne vargun e prozes se trishtimit dhe mllefit të Preshevarëve që po  braktisin vendlidjen për tu mos u kthyer më, dhe shifrat janë të frikshme si statistike ,kjo gjendje quhet alarmim per shtetin shqipetare qe ka obligim kushtetutar për shqiptarët jashtë tokës së natyrshme shqipëtare. Dhe në këtë kontekst, historia shqiptare ka  precedent Çamërinë e asimiluar ,projektet e vjetra serbo-greke të cilat edhe sot jetësohen ,sëpaku në rrafshin kulturorë  diskriminues.Presheva e harruar nga Shqiperia e Kosova nuk meriton kete sjellje ,neglizhencë institucionale,jo se ruaj ndonje shpresë të madhe nga politika ,por dua qe shqiptarit Kosovar  mos na braktisni dhe ngrituni kundër atyre që po lajthitin cështjen shqiptare  ,jemi degë te ndara mirëpo të një trungu ,Presheva ime e dashur !.

Vërejtje ! Kufiimin e lirisë së levizjes drejt Kosovës mund ta laxoni perms linkut http://www.presheva.com/lajme/11202-per-15-dite-do-te-paguash-60-euro-nese-hyn-me-veture-ne-kosove.html

 

Shkruan: Blerim S. Shabani 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (7 Publikuar)

avatar
luani 11/01/2012 04:58:30
po habitem qfar demogagjie po ju o lisa e plisa e lexusa a po ju ik mendja se kjo elit si ne kosov e preshev eshte zgjedh nga populli po ku po e merni guzimin me i fy te gjith turp ata jan te zgjedhur tung deri ne zgjedhjet e ardhshme
avatar
avni rrustemi 03/01/2012 17:50:22
po te pershendes zoteri me kete shkrim te gjitha i din edhe hashimi edhe
zorra tahiri smundem ti quaj me ndryshe blerim pote me jipet rasti si avniut ne paris dote beje ate qe beri ai sepse duhet se vetem ateher shqiptari e merr vesh se cka asht tu gabue dhe ketu them se jo per luginen por per BACEN ADEM JASHRIN
avatar
lisi 28/12/2011 13:50:10
budallenj keni dasht vet te jeni me beligrad,keni shkel mbi referendumin 92,keni parti politike qe jan me kok etrup me serbin askush sju ka faj besa keni forcu partin eshkive te qedomir jovanoviiiqit lezbalit e sefert, hon e don vakt shpijuna te serbise kan qen, me do serbofila ..........turp fyni ata qe ekan pru kosoven ketu te njohur nga 85 shtete.
avatar
lexuesi 01/01/2012 17:52:31
o LIS o PIS ,sa e ki pllaten mos i perfshij te gjithe se ne cdo mal ka ujk,por jo te gjithe ata qe i ki permend jane te tille,se ti e paske detyre mu marr me shpifje rrena edhe shpiunllaqe,vetem me preca popullin,ti ne cilen parti je ? te ages millosh sigurisht qe komenton ne ket forme,PIS !
avatar
lexuesi 25/12/2011 16:10:50
Po qfare kokenegociatore a s e sheh qe s din gjuhen amtare me shqiptu si duhet ,po keto jane lojna te flliqura te politikarit Hashim hajdukit qe edhe une e kam pas simpatizu shume jo qe ka qene burre i madh ndoshta po per hire te asaj qe e perfaqsonte rezistencen (ne realitet ai kurre s ka ba rrezistencen veq u marr me hajnija tu u meshef mas perfaqsive politike)vetem e vetem me bo edhe pak hajnija ,rezistenca i takon populllit ne kryq me JASHARET edhe HARADINAJT legjendar,po ne ta vazhdoje deri sa ti shkoje ,i burgosi te gjithe ata qe i kanosej rreziku prej tyre,te madhin z. HARADINAJ edhe te madhin z.LIMAJ,po se ka larg ,ndoshta populli i vuajtur shqipetar kthjellohet ,se per here ka dal deni pis shpiun i shitur edhe shqiptarve ja ka kthy proceset 100 vjet mbrapa.
avatar
Voyage 25/12/2011 09:50:48
Mos nençmoni fjalen : Madame !!
Kend e quani : Zoteri kryeminister !
Ku e shohni : Klasen politike shqipetare! ( Ne nuk kemi klase politike, por klase barinjesh!!!)

Tani nuk ka asksuh nevoje per thirrjen : Ndihmone Kosoven ! Kjo parulle ka perfunduar, eshte mbledhur ajka nga te gjitha anet !
Tash ka vetem kujtë do mund të ia .... !

Mos u habitni se nuk te tille kan qene dhe do jen !
avatar
25/12/2011 09:47:22
e sakt zotri blerim kjo eshte ajo cfare ju serviret Shqiptareve nga politika vetevrasese e kombit nga shkurtpamsia e tyre qe nuk shohin me larg se hunda ,pote te kishin ate guxim qe te shohin me larg nuk do te jene me aty ne fotele te trashe e as televizor sa per egzistencen e popullit as qe ju intereson fare.me respekt te madh per shkrimin tuaj.
Total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal