Ballina | Opinione | Domethënë kështu na qenka lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave!!??

Domethënë kështu na qenka lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave!!??

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Domethënë kështu na qenka lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave!!??

 

Nga dita e hënë 26.12.2011, kush ja mësyen Kosovës duhet të përgaditet mirë se e pret gjoba mjaft e madhe, varësishtë me çka do të udhëtojë! Nëse udhëton me veturën personale, në xhepin e vetë duhet t’i ketë më së paku 60 euro për ta paguar polisën për vetëm 15 ditë, e nëse dëshiron që t’ja heqe gajlen për një vit atëherë me veti duhet t’i ketë 603 euro.

Pronari i autobusit duhet të paguaj 145 euro për 15 dit, e për një vit 1680 euro. Kamionxhinjët privat dhe Firmat private Shqipëtare që mbajnë Familjet e veta por edhe që punësojnë një numër të konsiderushëm Shqipëtarë me këto vegvlat pune, për 15 dit hyrje tek nëna Kosovë obligohen të paguajnë 145 euro, kurse për një vit 1680 euro.

Dy Xhaxhallarët e mi të cilët janë të martuar nga Kosova, në ditën e Diel ishin zgjuar herët dhe i’a kishin mësyer për Kosovë, kur i pyeta se ku po shkoni aq herët më thanë se po e shfrytëzojm edhe sot që t’i vizitojm miqët tanë sepse nuk e dimë kur pasandej do të mundemi përsëri të shkojmë sepse do bëhet shumë shtrenjtë, unë qesha, sepse nuk dita çka t’i përgjigjem, në vete mendova se nuk do të jetë edhe aq problem për Xhaxhallarët e mi të cilët edhe ashtu nuk i vizitojn shpesh miqtë, në ato momente më shqetësoi pa masë brengosja e grave të Xhaxhallarve të mi. Shqipëtarët e Lugvinës së Preshevës jemi futur në një sendviç i cili po krijon aq presion të madhë sa që vetëm sa nuk kemi plasur. Liderët politik shqipëtarë të Luginës po heshtin, as që po i’u ndëgjohet zëri. Çka mund të bëjnë të gjorit, ndoshta mund edhe aty këtu të prononcohen për media, sepse mundësi të veprimit ndryshe edhe nuk kanë. Mund të organizohet një lojë shpërblyese, kur së fundi herë një Liderë politik Shqipëtarë i Lugvinës u prit nga ndonjë institucion shtetëror të Kosovës, unë nuk e di edhe pse mendoj për veten se jam mirë i informuar. Definitivisht me përbërjen e kësaj Qeveria Kosovare nuk kemi relacione të mira vëllazërore për të na ndëgjuar hallet tona. Riza Halimi i afërt me LDK-n.

Shaip Kamberi ishte aktiv në fushatën e fundit prapa LDD-s. Jonuz Musliu poashtu simpatitë e veta i kishte orientuar nga AAK-ja. Po mendoj se më mirë kishte qenë të qëndrojnë indiferent dhe anash nga këto lojra parazgjedhore sepse nuk dihej kush do të fitoje, ja që ndodhi se Partitë politike që jua mbajshim krahun ne Shqipëtarët e Lugvinës së Preshevës na mbetën në opozit, bile njëra nga ato “LDD” në të cilën aq shumë ishim involvuar gati vetëm sa nuk ka shpallur bankrotin. Më mirë kishte qenë të bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës të dalura nga vota e popullit se sa me Partitë politike, rrezikuam pa vetëdije.  Këto që i thashë mund edhe mos ta kem mirë, mund që të jem nën presionin e shqetësimit nga fakti se që nga nesër na pret një pozicion i pa planifikuar shtesë financiar, sepse shumë vetura dhe kamiona do të kenë nevojë të udhëtojnë në drejtim të Nënës Kosovë, mbesim me shpresë se nuk do të zgjase shumë.  

 

Shkruan: Nexhat Behluli
Kryetarë i kompanisë Mediale “SPEKTRI” dhe 
Pronar i N.P. “ELHAN COMMERCE”   Bujanoc

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (11 Publikuar)

avatar
Skenderi,Australi 03/01/2012 07:10:06
Te nderuar,bashkeqytetar Preshevare!Te drejten per te komentue e ka cdo kush,por,per te fyer te tjeret as Ju,edhe askush.Ndihem i fyer pa te drejte,kur disa i permenden veprat humanitare qe bene qytetaret e Presheves per vellezezit e tyre nga Kosova gjate vitit 1999.Te miren qe ia bene dikujte,nese ia permende,e humbe vleren.Me mire te ndrerohemi se sa te kritikohemi.Nje dite do te beht me mire,per te gjithe.Per t'a pare veten se cfare je, del para pasqyres.Sa i mencur je,te tregon puna dhe te arriturat,kjo eshte nje rregulle e miresjelljes dhe e veprimit.Miku i mire gjendet ne dite te veshtira,keshtu ishin dhe do te jene Preshevaret.
avatar
nero 26/12/2011 01:40:21
buxheti i rks dyqysh duhet mu mush se bizneset e kosoves i udheheqin politikant te cilt a sni cent n ebuxhein e kosoves nuk e qesin
avatar
komentoni 26/12/2011 00:53:51
o komentoni o badihavxi .komentni mushni kejta rubrikat ,o analistet e botes he ,sha mirni vesh ju per politik be analistet e kafeve he,po ikni be pash familjen shkoni nkin jetoni qaty smirnu vesh se marre me thon qe i lugines jam ,ftyren na muret be ,ajnshtajnet e botes he...
avatar
Njoni 26/12/2011 06:56:20
Ti strateg je ka ja man a qa? Se sen dyje spaske fol. Tybe ti garant sje tu dit per qa o tu u fol.
avatar
NJERIU I DREJT 25/12/2011 20:02:38
Ja vllezer te nderuar cka ben kosova per presheven hashimovici e ka ber kete as euleksi e as kfori po personalist kosovarovicat rjepcat dojn te pasurohen prej preshevareve prandaj serbia e pranoj kete marveshje se i konvenon se neve nuk po na ndan serbia po vet kosova ashtu te largon i ashturuajturi vllau kosovar na preshevar duhemi me ja rraptu kom hashimovicit pak me i tregu se kush jemi ne po me hesap jena lodh edhe na boll po vjen inati valla edhe pse jetoj jasht po du me plas mir e kishte shkru njeni miqet kosovar dhe vllezerit maqedon edhe serb posht HASHIMOVITET edhe mbane ne mend po j a lo njin amanet KURR PER JET MOS E VOTONI FUKARAN SE PAK SI TE BOJE NUK NJEF KON MBAJENI NE MEND KETE GJE VOTONE PASANIKIN SE PREJ TIJ DREL DICKA ...............................
avatar
26/12/2011 03:55:41
Pse bre badihavxhi nuk po ju vjen marre cka po deklaroni. Apo ndoshta ju eshte be zakon qe ta hudhni fjalen si lopa ....! Po kush ju ka thene juve qe kjo marreveshje eshte bere per Luginen e Presheves, apo vlen ajo e Nasradin Hoxhes, kur iu ka kall shtepia u kall e tere bota!! More te uruar askush askend me zore nuk e detyron as me shku ne Kosove e as me ardhe ne Lugine. Po kjo eshte marreveshje ndershteterore (e Lugina nuk i ka ato atribute). A ke qene i kjellet kur ti ore i palare i thua Hashim Thacit - Hashimovic, kushje ti me marre ate te drejte dikujt me iu drejtuar publikisht me keso ofendime, kush je ti me i drejtuar problemet e atij populli, kush ta ka dhene ti legjitimitetin. Hajt bac laj kembet, mos te vije era vika gojes, e rrasja gjume!
avatar
www 25/12/2011 16:57:42
Ka lezet kshtu :D

Fleni, fleni se su be nami, do dalin me naj deklarate aa hipnotizerat tane dhe kaq munden me be me shume smunden kshtu mileti prape ne gjume!
avatar
luli 25/12/2011 16:01:07
po dojn mu pasuru prej te gjorve shiptarve te lugines se presheves zoti i marroft kosovart
avatar
telati 25/12/2011 15:09:38
kto jan marrinet e shteteve te ballkanite ci eshkelin popllin e vete,
avatar
presheva 25/12/2011 13:53:04
shum bukur ska gje esht shtet kosova,tash per 60 eu mes me shku ne kosova bukur esht per mua flas personalisht per veti.se mir esht rrnoft shteti i kosoves.
avatar
dona 25/12/2011 11:26:20
e po qeshtu ta bajn kosovart ta hajn buken edhe ta dhin tanjirrin idioat kur ken ncor si bubrreca ka presheva u dasht mi lan kejt jasht as njo mos meshti mrena t paftyrt kejt evropen ovllazni keni drejtame hec me kerr shka po jeni ncorr per kosovar tradhtar se ata nuk jan njerzi as ni fe nuk ekan
Total: 9 | Treguar: 1 - 9

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal