Marrëveshja ndërkufitare Kosovë - Serbi dhe izolimi i Luginës së Preshevës
Në shkrimin tim të mëhershëm “ZONA E VERDHË” përveç tjerash, i paraqita komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si “GHETO”. Me marrëveshjen ndërkufitare mes Serbisë dhe Kosovës, për “lëvizjen e lirë” të qytetarëve nga të dyja shtetet, nuk përfitoi askush. Definitivisht askush! Si do ta quajmë tash këtë regjion, kur u bë edhe më keq!?
Qofsha i gabuar, por përveç lëvizjes së lirë, urdhëresa për pagesën e sigurimit të automjeteve nënkupton që nëse nga Serbia dikush udhëton në Kosovë me tabelat e regjistrimit të cilitdo qytet, sigurimi kushton 60 euro për 15 ditë deri në një muaj. Sigurimi vjetor do të na kushtojë mbi 600 euro.
Bindja më thotë që dështuan dy palët me këtë marrëveshje. Mund të ndodhë që e kanë bërë këtë marrëveshje për hatër të Serbisë, sepse janë afër zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi. E më shumë humbi Republika e Kosovës. Ja disa konkludime që më bëjnë të ndihem i sigurt në këtë bindje:
E para, aspekti ekonomik. Qytetarët e Luginës së Preshevës, pothuajse cdo ditë kanë kaluar kufirin për të shkuar në Kosovë. Dhe jo vetëm që e kanë vizituar Kosovën,por në këtë shtet i kanë harxhuar nga 100 euro. Kosova tash e tutje do të humb pothuajse nga secila familje e Luginës së Preshevës 50-100 euro.
E dyta, lidhja familjare. Mbi 70% e qytetarëve të komunave këndej kufirit të Kosovës, janë të lidhur me gjak, me fis e me farefis me qytetarët e Kosovës. Pothuajse të gjithë nga Lugina e Preshevës kemi të afërmit tanë andej kufirit. Deri tash, kemi bërë çmos që t’i vizitojmë të afërmit tanë në Kosovë, me gjithë kushtet e vështira ekonomike (70% e qytetarëve janë të papunë!!!). E tash? Na duhet të mbyllemi dhe të vajtojmë në heshtje. Po po, në heshtje, sepse s’kemi më kujt t’ia qajmë hallin!
E treta, por jo edhe e fundit, “marrëveshja nuk po vlejka për qytetarët që jetojnë në anën tjetër të lumit Ibër”. Po po, për serbët e veriut të Kosovës, është shtyrë ky vendim. Serbia, dualizmi i tyre dhe prirja për t’i mashtruar shqiptarët, gjithmonë kanë efekt. Këtë herë siç duket e mashtruan edhe Bashkimin Europian.
Në buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2011, është paraparë që për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, të ndahet një shumë e konsiderueshme të hollash për mirëqenien e tyre. Dhe merreni me mend,cdo një minutë buxheti i Serbisë ndan rreth 960 euro për serbët e Kosovës. Dhe jo vetëm këtë të mirë që ia ofrojnë, por tash me marrëveshjen ndërkufitare, mund të ndodhë që qytetarët serb, të mos paguajnë sigurim kufitar kur të hyjnë në Serbi. Dhe nuk duhet të çuditemi, sepse shteti i Serbisë gjithmonë i ka dalë në ndihmë qytetarëve të tyre.
Dhe, a mund Kosova t’ia ofrojë qyetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi këtë të mirë? Sigurisht që po, sepse kështu mbrohen të drejtat e bashkëkombasve të një shteti.
Në shumicën e shteteve të Europës, qytetarët që jetojnë në zonat kufitare, lejohen të kalojnë kufirin edhe me letërnjoftime. Veturat e tyre janë të liruara nga çfarëdo pagese shtesë. E ne, që jetojmë në tri zonat kufitare, në perëndim më Republikën e Kosovës, në jug me Maqedoninë, dhe në lindje me Bullgarinë, çfarë lehtësimi paskemi?! Jo vetëm që nuk kemi lehtësime, por edhe na ngarkojnë me pagesa shtesë, thua se këtu në Luginë të Preshevës, është miniera e diamanteve dhe se çdo qytetarë ka të holla tepër për t’i harxhuar.
Mos të harrojmë se ne këtu po mundohemi të mbijetojmë, si në aspektin ekonomik, social, kombëtar e kulturor!
Po të vinin këtu Edita Tahiri, Zotëri Cooper dhe Borko Stefanoviq të vizitonin këtë rajon, nuk ma do mendja që do të binin në ujdi për pagesa marramendëse në kurriz të qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Me këtë marrëveshje, humbi Kosova.
E kemi parasysh që nganjëherë shtetet duhet “t’i tregojnë dhëmbët fqinjëve të tyre”, por jo në dëm të bashkëkombasve të tyre. Askush nuk e bën një gjë të tillë. Për këtë jemi dëshmitarë të shumë shteteve fqinje të Kosovës, si kujdesen për bashkëkombasit e tyre. Malazezët me çdo kusht dëshirojnë që minoriteti i tyre në Kosovë të ketë tretman të veçant. Serbia është duke e bërë këtë që nga paslufta e Kosovës. Maqedonasit tashmë kanë formuar edhe subjekt politik në Kosovë, për ta ngritur zërin e tyre. E ne shqiptarët? Duhet t’ia plotësojmë secilit dëshirat e tyre, thuajse jemi babadimër.
Ne, qytetarët e Luginës së Preshevës, në parim nuk jemi kundër askujt. Ne thjesht dëshirojmë që Kosova dhe Shqipëria t’i tregojë botës që edhe ne jemi këtu. Jemi këtu, sepse kemi qenë gjithmonë, dhe do të mbetemi si të tillë. Dhe kjo gjë nuk ka ndonjë domethënie nëse i pengon dikujt që jemi këtu apo jo!!
“Cognito ergo sum”.
Nga Prof. Fidan N Shaqiri




Edhe para edhe pas publikimit të tekstitt tuaj gjendja nuk ka ndryshuar. Të gjithë i dimë pasojat e këtyre kufizimeve, por ke ndonjë ide se si të dilet nga kjo situatë. Ke dhënë ndonjë propozim konkret se çfarë duhet të bëjë faktori shqiptar në Luginë të Preshevës për tejkalimin e kësaj situate? T'iu thuash kosovarëve hiqni policat e sigurimeve është gjëja më e lehtë, por nëse një luginas ia shkakton dëmin një vetureje të kosovarit ke ide se kush do të paguaj dëmet e shkaktuara, si të kërkohet ai dëmshpërblim nga shoqata e sigurimeve serbe ku janë të regjistruara veturat tona.
Pra para se të thuash se një veprim është i gabueshëm duhet ta keshë të gatshëm edhe së paku një ide apo një propozim të qëlluar. Ndoshta kam njohuri të pakta por askund në shkrimin tuaj nuk pashë ide apo propozime për tejkalimin e kësaj situate.
E din ti i nderuar se kosovarët për vite të tëra, pra shumë më herët se ne, kanë paguar polica sigurimesh edhe më të shtrenjta se këto të fundit, kur futen në Serbi. E din i nderuar se një familje Luginase ka marrë diku rreth 30-50 mijpë euro nga sigurimet e Kosovës vetëm pse aksidenti i tyre ka qenë me pasoja fatale edhe pse ka qenë rrëshqitje apo dalje nga rruga, meqenëse ka qarkulluar një rruge dytësore jo të përshtatshme për komunikacion, edhe pse ka mundur që të shkoj rrugës së asfaltuar dhe me kushte shumë më të mira.
Do të ishte nderë edhe për ty edhe për ne që të ofroje zgjidhje e jo tani të vajtojmë e të shajmë. Mbase e din se shoqatat e sigurimeve janë mafia më e privilegjuar e një vendi, për shpërlarje parashë dhe me përfitime të pastra nga më të lartat. Pra kur dihet interesi i madhë që kanë ato, jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm në raport ndaj Luginasve, duhet gjetur mënyra të tjera ngase ato nuk amnistojnë as klientët e vet e lëre më neve.
Vetem edhe nje gje shume te rendesishme keni harruar te e shtoni ne pikat e juaja perkatese qe keni rradhitur me aq bukuri.
Studentet!Mendoj se te gjithe ne kete kohe kaq te veshtire ekonomike qe kemi qene dhe qe tani edhe me shume eshte veshtiresuar kjo gjendje me keto cmime kaq te larta sigurimesh qe kane vene me kete marreveshje,musafiret mund te harrojne pak me sa do dhimbje vizitat tek te afermit,mirepo ata qe do te pesojne me se shumti jane studentet.
Ata e kane patjeter te ndjekin ligjeratat dhe provimet e me gjithe ato kontribute qe edhe ata japin per shtetin Kosove,si duket duhet te perballen edhe me kete fenomen.Nje rruge kane,ose te rrin ne shtepi e te harrojne studimet ne kete kohe,ose te rrin ne Kosove dhe te mos vijn ne familjet e tyre.
Eshte e tmerrshme,duke marr parasysh se ka shume student qe kane kushte teje te veshtira ekonomike dhe tani sigurisht se cmimi i nje bilete udhetimi kushton shume me shume se sa qe ishte.Jam me mendimin me ju se me te vertete me kete marreveshje ne me se shumti jemi demtuar dhe te jem e sinqert e te shoh realitetin me dy sy se kush e din edhe sa do te zgjas ky miratim qe per nje shtet eshte fitmiprures per nga financat,e dikush tjeter per nga levizja e lire,e ne jemi ata qe do vuajme pasojat e ketij vendimi,dmth me gjithe kete varferi do te behemi akoma edhe me te varfer...
E kuptoj brengen tende, por ky shtrenjëtim që do të bëjnë transportuesit nuk ka bazë në taksat doganore, por është dëshirë e tyre për keqpërdorim të kësaj situate. sepse nëse analizohet pak më mirë, nëse autobusi paguan 1650 euro për një vit dhe del në Kosovë 365 herë (çdo ditë), i bie që për çdo dalje në Kosovë ai paguan nga 4,52 euro që nuk mund të jetë arsyetim për shtrenjtim biletash, por nëse ndodhë atëherë është thjeshtë keqpërdorim. Kur llogaritet që këta transportues në shkuarje dhe ardhje i shesin së paku 100! bileta, atëherë për një biletë do të duhej të shtrenjtohej 0.045 euro që i bie 4.5 cent. E nëse vetë 50 cent shtrenjtohet bileta atëherë transportuesit me autobusë jo që janë dëmtuar por ata mesatarisht do të fitojnë nga 45.48 euro për një shkuarje dhe kthim nga Prishtina. Prandaj, mos u brengos shumë për studentët por brengosu për dukuritë negative që të rrethojnë.
Me sebep...tash nje grusht i studenteve qe studion PRAP ne UP po dojka "kinse" me bo protesta ne kufi e blla blla blla, po OK te nderuar studento-kamariera urnoni nese kemi vesh me ju ndegju, po nisem prej atij parimi qe un personalisht kam qen ne shume darsma minimum 10-15 duke mos e permendur kontributin tim qe kam bartur edhe te semur (prind te shokeve te mi PRESHEVAR) me veturen time private (per te cilen mu ka dasht me pagu) rreth 40 euro (sme kujtohet me dinar..per interes te tjeter kujt) JO TIMIN..dmth shume matematik e thjesht (20x 40eu) si individ, e lene sa e sa Kosovar jan detyrar te njejten procedure, e valla prap po ju perkujtoj fjalen e popullit (TASH BAJE BAC)..per mos me vazhdu ma tutje se jom i bindur qe fillimisht redaksia nuk e publikon kete shkrim timin, po nese po at'her do te ket dikush qe e lexon dhe NDOSHTA pak kuqet dhe thot (vet me vete) MIRE E KA, mirpo nuk e besoj qe do ta ket dikush kurajon me më jap replik publikisht (me nje term) pozitiv ose thjesht me komentu me (bravo)....ju permenda me heret qe ju njoh nga brenda-jasht qe nga 1995 prandaj........gjithashtu edhe bizeneset me kepuca qe i beni nga Hungaria per ne Ferizaj....nga materialet higjienike (procter & gamble nga shqiperia ne Kosove, nga textili prej Serbis qendrore per ne gjilan (batanije, pantollona etj) e deri tek materiet helmuese qe i sjellni ne klubet e nates ne Prishtine, e mos te permendi emra te disa te rinjeve qe i spostojne fotot e tyre me borko stfanovicin ne Facebook duke aktruar nje lloj krenarie te rejshme, e cila bumerang eshte kethyer ne kurriz te Presheves.
E nderuara redaksi...per te gjithat qe i kam lartpermendur (posedoj) emra mbiemra dhe data te sakta. Ju faleminderit dhe studenteve ju deshiroj nje protest sa me te mire.
Me nderime
Prishtinasi
O ti Prishtinas a ban me ta DHËNË (e jo sikur që shkruan ti: JAP) një replikë me dy fjalë: mbylle atë gojë e shkurtoje atë gjuhë të bastardhuar që ke shprehur në Presheva.com. Shko këndo tallava në dasma se larg je që dikujt t'i shesësh mend, kur nuk ke as për veten tënde. Mos e qelb punën me këtë budallallëk që paske.
Shnosh kofshim e shihet kjo pune.
Megjithate, paske nuhatje dhe prirje per t'u bere diplomat i mire. Merru me politike sepse te gjitha subjektet ne Lugine kane nevoje per ty!!
Qudia me vjen nga ky popull qe hane bare! Si ka mundsi qe ky popull u deshprua kaq shume, sa qe filloi edhe me fye Kosoven (meme Kosoven, apo u be njerke tani !? :D). Ata qe priten qe Hashimi me ja zgjidhe ceshtjet e kta me flete ne gjume dhe me perfitu (duke mendu se kan mashen mos digjen vete PO I VIE FUNDI :D). Gjithsesi edhe ksaj shkretine po i vie fundi ky funde qe e prune vete politikuajte e c'vyer te ktij vendi.
SA BENE UDHEHEQESIT TANE AQ PERFITOI POPULLI I CILI ZGJODHI KTA UDHEHEQESA APO EDHE SIKUR TE ZGJIDHTE ATA TJERET NJELLOJ DO ISHTE SE E PROVUAM!!!
Tashti ka ngele (partija e) Q.Jovanoviqin me provu kta bile jan deklaru hapur qe jane me rrenje ne BG.
Do ishte mire sikur Belgjika te na ofronte akoma azil!?
Gjithsesi fleni prape populli ime i dashur siq ju kan hipnotizu ata politikuaje.
Ju që flitni me dëshpërim për shkak të gjendjes suaj tepër të rëndë, të cilën po jua vështirëson edhe më shumë papërgjegjësia e institucioneve të Kosovës.
Ju lus që të mos e humbni besimin në vëllezërit tuaj të Kosovës.
Jam shumë i bindur se pjesa më e madhe e popullit të Kosovës është moralisht me ju dhe nuk ka harruar se deri para një decenieje ishim edhe ne në po këtë gjendje që jeni ju sot.
Jemi të vetëdijshëm edhe për kontributin tepër të madh të popullit liridashës të Kosovës Lindore në çdo fazë të përpjekjeve për liri të Kosovës.
Me qindra veprimtarë nga këto treva shqiptare janë burgosur dhe kanë luftuar me armë në dorë për çlirimin e Kosovës.
Populli shqiptar i Kosovës nuk mund ta harrojë këtë, edhe nëse institucionet “harrojnëâ€...
Raif Qela
A kur te hiqet ky vendim ata mo nuk i kthejn qmimet....! Te shohim sa po rrisin biletat Autobusat?
Por, tashti kur nga shiptaret e Kosoves ka pjellur nje "komb kosovare" kjo tashti nuk duhet te jet habi per ne ne KoLindore. Ky eshte mjerim i atyre kokave shqiptaro-kosovare, dhe se ky hap eshte vetem nje Idioti flliqur "vllazerore" !!!
po ku ja ndin mare qeveris kosoves per neve,ja kan kajt nonen jan bo miljonera ne shpind te popullit,vec hecin te posht te nalt kushe ne detyre,kerrat e mire, a deri dje kan shku ne pazar me 33-sha.mjert shqiptart per vete,po flas per shumicen e shqiptarve punt i kan katastrof.
Ju pershendes dhe Ju pergezoj per guximin dhe talentin per analiza te ketilla.
Publikoni komentin tuaj