Izolacionizmi globalizues!?
Ne shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk kemi të instaluar kurrfarë diktature që të izolohemi kështu si është më keq, dhe për më tepër, edhe ashtu jemi komuiniteti më i getoizuar në rajonë dhe në evropë, këtë e themi me përgjegjësi pa frikë se mos gabojm dic!
Vendosja e taksave apo tarifive kufitare e doganore, si do që ta quajsh, aq të larta sa nuk mundet dot ti përballon asnjë komunitete njerëzish qoftë dhe në vendet më të zhvilluara është një politikë pa kokë! A jemi duke jetuar në epokën e evrointegrimeve dhe të alb-integrimeve apo në të kundërtën, në epokën e luftës së ftohtë, të sovranitetit absolut dhe të një izolacionizmi enverist; apo cka?!
Qeveria e Republikës së Kosovës nëse ndonjë herë në jetë ka bërë ndonjë “marrëzi”, atëherë është kjo, madje për habinë e të gjithëve injorantët krenoheshin me injorancën e tyre në një deklarim publik, për masat kinse të reciprocitetit!?
Komuniteti që më së shumti e pëson nga këto taksa astronomike jemi ne në Luginë të Preshevës, sepse jemi aq shumë të ndërlidhur me njëri tjetrin saqë nuk bën dot me këto gjana! Këto masa prekin në palce ekzistencën njerëzore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Kosova dhe shoqëria e saj që sa kohë po e pëson në kurriz të vetin izolimin me vizat dhe mos qarkulllimin e lirë të qytetarëve të saj nga Unioni Evropian, ajo e din tashmë se cështë të “jetosh në ishull”. Qeveria nuk është dashur ta ndërmerrë këtë vendim dëmsjellës dhe me pasoja afatëgjata në nënvetëdijen e shqiptarëve andej dhe këndejë kufirit, me pasoja për integrimet e brendshme gjithëshqiptare, në kohën kur në postkomunizëm po e thejmë mentalitetin izolacionist në të mirë të integrimeve të brendshmë të kombit tonë!
Kjo nuk është masë reciprociteti, nuk është as standard evropian madje, kjo politikë është anti-integruese dhe si është më keq, andaj sa më herët që të hiqet më mirë për të gjithë. Nga ky parim nuk mund të fillohet politika reciproke me Serbinë, ato politika duhet të fillohen në marëdhëniet ndërmjet shteteve për liritë dhe të drejtat politike, civile, kulturore kombëtare reciprokisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në realizimin, implementimin dhe monitorimin ekëtyre lirive dhe të drejtave të njeriut.
Shengeni kosovarë, ndoshta ky epitet është më i përshtatshmi në këto momente për shtetin e Kosovës! Kur marim makinat të shkojm në Kosovë të shkon mendja se je duke hyrë në Dubai kur ballafaqohesh me taksë prej 160 evro për 15 ditë, ndërsa të del si në esëll përpara kur e sheh mjerimin civilizues që e përjeton ky popull nga menaxhimi i keq.
Bota bashkëkohore kërkon mendje të hapura dhe politika të tilla gjithashtu, sepse në të kundërtën nuk mund të mbijetojm në këtë epokë të globalizimit atomik me mendje të së kaluarës, me standrade jo tënjëtrajtshme institucionale!




shihet se keto dite ka marr hov te madh vuarja e masave reciproke nga te dy anet e dy shteteve,e ku po shifet se nga kjo po humbin shqipetaret e lugines e normal po fitojn buxhetet e dy shteteve ne korriz te popullates ashtu e lene e perbuzur ne qdo aspekt,kosova vepron si per inati nji fjal popullore thot per inat te nuses me vdek djali e kosova kete po e shfrytezon ne inat te serbise le ta vuajne popullata shqipetare e ketij rajoni,por kosova harron se serbet e kosoves i kane rruget qel ne kosove nga do qe dojn e qarkullojn e nuk japin pare per kesi lloj marrina ne emer te reciprocitetit,serbet i kane te gjitha ne kosove,kane edhe teritor qe ata e kontrolojn e bejne qte duan,kan shkola e univerzitete e spitale edhe legale qe po jav qel shteti i kosoves po edhe ilegale te shtetit te serbies,e ne shqipetaret qkemi more asgje nuk kemi ne kete vend,po po kemi xhandarmari te serbise mjaft e tjerat jo besa as shkolla as spitale e per pune mos flasim...
Publikoni komentin tuaj