Ballina | Opinione | Sabri i Hashimit

Sabri i Hashimit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Sabri i Hashimit

Të prirë prej ngutjes në krahasim, në të shumtën e rasteve i kemi konfirmuar tezet e dashakeqëve tanë. Kuptohet, kjo është bërë pa vetëdijën e ngarendësve të shpejtë! Kështu një grup intelektualësh nga Lugina e Preshevës, gjatë këtyre ditëve i ftuan autoritetet më të larta kosovare për në rajonin e tyre. Ftesa ishte shumë miqësore, mbase si mos të jetë e tillë kur vëllai ftohet në inaugurimin e shtëpisë së re! Por ajo që shihej përtej kësaj dashamirësie vëllazërore, është mospërshtatja e ftesës në kohë dhe në vend të duhur. Pse të mos ishin ftuar para këtij viti, apo në ndonjë vit tjetër, por pikërisht pas datës së shtatë të këtij viti, dhe pse ftesa të bëhet menjëherë pasi një kryetar i një shteti tjetër viziton një kishë në një shtet tjetër? Mos vallë me padijen e tyre ata hodhën në horizontin e njëjtë veprimin e presidentit të Serbisë në Kosovë dhe atë të kryeministrit të Kosovës në tokat shqiptare të pushtuara prej serbëve? Nëse e pranojmë fizikisht pushtimin tonë për një kohë të caktuar, këtë assesi nuk kemi të drejtë edhe ta shlyejmë prej ditarit tonë historik, brenda të cilit mund të lexojmë për pushtimin dhe padrejtësitë kundrejt neve. 

Nuk dyshoj se ftesa ishte me qëllim fisnik, por leximi pak më i thellë i saj, lehtësisht nxjerr në pah pranimin e asaj që serbët me shekuj janë duke bërë përpjekje për ta arritur. Edhe sikur t’u lejohej që kryeministri i Kosovës apo presidenti i saj t’i përgjigjet praktikisht ftesës së vëllezërve preshevarë, përsëri nuk mund të arsyetohen me kthim të përgjigjes së njëjtë ndaj vizitës së presidentit serb në Kosovë, ngase ai vizitoi një ish koloni të tij dhe kryeministri pritet ta vizitojë një gjymtyrë të trupit të tij, që momentalisht gjendet nën kthetrat e vizituesit keqpërdorues të lejes vendore dhe asaj ndërkombëtare. Ndoshta ky tentim për realizimin e një dyanshmërie (reciprociteti) do të ishte i njëjtë, sikur një grup shqiptarësh që jetojnë në Beograd t’ia bënin një ftesë autoriteteve kosovare, edhe atë, menjëherë pas festës së Krishtlindjes! Kjo ishte sa i përket hedhjes së vijave të njëjta të vizitës së vallait në shtëpinë e re të vëllait dhe fqinjit dashakeq në shtëpinë e vjetër të fqinjit.

Dukuria që pamë gjatë vizitës së presidentit serb, Boris Tadiç në manastirin e Deçanit për nder të festës së Krishtlindjes, ishte edhe ajo e guximit dhe e mospërtesës përkundër rreziqeve të shumta përgjatë atij rrugëtimi, qëllimi i të cilit ishte përçimi i porosive djallëzore prej objektit fetar dhe përçudnimi i dukurisë së sovranitetit të Kosovës. Realiteti është se ai vizitoi Kosovën dhe kultet fetare ortodokse, pavarësisht shumësisë së objektivave të tij. Ai kishte vënë rrezik kokën e tij, vetëm e vetëm që t’i ndez qirinjtë e “paqes shpirtërore”, të takohet me shërbyesit kishtar, t’i inkurajon serbët përmes prononcimeve patriotike dhe fetare, si dhe t’i përkulet varrit të Stefan Deçanskit, demon ky që kishte udhëhequr me pushtimin e këtyre tokave përgjatë viteve 1321-1331. Rrugëtimi i tij u shoqëruar me rrapëllima gurësh dhe me shprehje masive të pakënaqësisë së vizitës së këtij satrapi me jakë të bardhë. Si do që të jetë, ai ishte dhe iku prej nga kishte ardhur! Neve që nuk mund ta ndalnim as ardhjen e as ikjen e tij, na mbeti që për muaj të tërë të merremi me porositë që i tha dhe ato që fshihesh pas atyre fjalëve. 

Ai dëshmoi se kurrfarë dyanshmërie nuk respekton për sa i përket marrëdhënieve ndërshtetërore. Në ish kolonin e stërgjyshërve të tij, ai dëshmoi se akoma mbetet dishepull i pushtuesve dhe kriminelëve që ishin para tij. Dëshmoi se kryeministri i Kosovës, lëre që nuk mund ta pengojë në këtë ritual djallëzor, porse ai në këso kushte as që guxon të mendojë për ndonjë vizitë në ndonjë xhami në Serbi për festën e Fitër Bajramit, mbase as edhe për ndonjë vizitë në truallin e vëllezërve të vet në Preshevë e Bujanoc, që do të kishte mundësi t’i takonte pak ato shqiptar që gjenden nëpër qytete të Serbisë së ligjshme me qytetarët e vetë dhe të Serbisë jo të ligjshme me qytetarët e Luginës së Preshevës, që do të përçonte përnjëmend paqe për pjesën e qytetarëve të ligjshëm të Serbisë.

Çfarë ore jam duke shkruar unë i gjori! Duket se ndonjëherë i humbur në vegim, nuk kuptoj gjithaq se çfarë jamë duke hedhur në letrën e bardhë, e cila gjithfarë shkarravitje është në gjendje të durojë. Unë shkruaj dhe brengosem, kuptohet i zënë peng i paraleleve të domosdoshme fetare, për një vizitë të kryeministrit apo presidentit në ndonjë xhami të Serbisë së ligjshme, fjala bie: të lajmërohet publikisht se për festën e Fitër Bajramit në vitin 2012 në xhaminë e Beogradit do të jetë i pranishëm kryeministri apo presidenti i Kosovës, porse si duket harrova se kryeministri apo presidenti i Kosovës nuk e vizituan asnjëherë xhaminë për festat e Bajramit, e lëre më të shkojnë diku tjetër për këto festa. 

Teksa po shkruaj për thelbin dhe jetësimin e dyanshmërisë në të  gjitha fushat e marrëdhënieve ndërshtetërore, mu kujtua skeçi humoristik, kur në pyetjen e parashtruar prej personazhit tjetër - hoxhë, se pse ore Lec nuk po vjen në xhami duke e ditur se shumë afër atë e ke, Leci duke tentuar që ta vë në spikamë rëndësinë e sabrit (durimit), hoxhës i përgjigjet: unë nuk vij në xhami, sepse kam shumë sabër!                 

 

Shkruan: Iljasa SALIHU

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (8 Publikuar)

avatar
rushani 12/02/2012 11:35:59
gjemo gjemo mos u gutni te kthehemi pak ma heret
avatar
njeriu i thjeshte 10/02/2012 04:13:05
Pershendetje gjithe shqiptareve kudo qe jane sidomos atyre te Lugines(me perjashtim te 97% te politikaneve). Sa i perket temes vetem se desha te ju kujtoj, se kur i ndjeri Rugova bente "saber" shumica prej nesh e edhe Hashimi e kritikonin...dhe se paku ai me "saber e nisi me "saber e kreu ndersa Hashimi pa "saber" e nisi me"saber po e kryen...d.t.th. prapeseprape po vjen ne te Rugoves...a po e shohni se thojne"mos e qesh se te bjen ne vesh".Mirembetshni te dashur(pa politikane, se s'na vyjne se ashtu keshtu nuk dine gje...o me falni e njohin vetem se hajnine ne emer te patriotizmit!
avatar
A.ch 12/01/2012 18:57:30
Eh pasni knac se sha pasni shkrue pi Iljisahit e te posht hajd de e pasni knac e hajt......
avatar
Behxhet 11/01/2012 05:36:36
Hashimi nuk vjen ne ndonje xhami se ai te shpija vet nuk shkon. A sa per Preshev ai osht dash me ardh me heret dhe ai grupi oshta dasht ma heret me thiir, nese e ka thirr, pse s'kan sqarue se fteses nuk u jan pergjigj, ndoshta sabri i madh edhe ne Preshev nuk e len me ardh Hashimin dhe ate katolikofilen Jahjagen.
avatar
texas 11/01/2012 04:51:55
O mos ja zini per te madhe Hashimit. Ai nuk guxon me punu pa leje te Amerikes kurxho, bile edhe ne WC me shku duhet me mare leje. Keshtu qe, jo qe ai nuk done por nuk guxon pa leje.
avatar
e vujtura 11/01/2012 04:44:05
oh po i them disa patriotave me mir ka qen me punu per kufirin nderkombetar te molla e kuqe se sa dham te zit e ullirit per kosoven ah te kisha para ua kisha ble dugojat ne vraj e nish po mir perseri mir qe e fitun pavarsin bile 3 milion ne te jen te lir e ne ne lugin po e zem se jemi kurban te tyre
avatar
hakiu 11/01/2012 04:19:42
kur smundet njeriu,kjo don et thot SABER,o tuta ika fajet,se sa per saber moti koh helikopterin e tadiqit ne ajr ekishin çue THAçISTAT,por pe rtut ska hajmali,de drejten me e thn,naka pa bota se jemi shkurtpames,per atdhe e bajn me helikopter edhe at miqt italian,jo qe vetm e bajn,por edh efabrika çelin,edh eate teFIATIT,o na vetem deri t hunda shohim e aspak ma larg,deri sa nejri minister i fantazuar me voth neveç haraçiu a sie pat emrin,kurse ai gjilanit gojhapuri me vot ne kthinz,o ska kurgja prej neve,na smbushemi mmend kurr,
kjo e kosoves sishte asgje,ajo çka ishte ne bosnje,ku e festuan njezetvjetorin e ashtuquajtures republikesgjencide srpsaka,ku poaty mori pjes ne inagurim edh eTADIQI demokrati,mùu para syve te botes,perti treguar se keta jan ato qelbsira q formun me genocid shtete te reja ne balkan e evrop e botme emrin SRPSKA,por gabimin ma te madhe kishin pa sber serbt qe se patem emrue SRPSKA KOSOVO,e ndasha kihsitpiruj par syve e botes;;;;por mos harroni s eata ,pra sebrt diush eht duke i perkrah ,e eta jan evropiant qe me miliarda euro i mbshteisn
avatar
op de 11/01/2012 03:09:06
jo po cimi cashtu osht ukon per mi kall qirinjt edhe mija puth ..... varrin edhe met kallxu ty ci nuk te tutna kurr edhe patrijot u bo me nje shtet qeter ju hala skini dor ne kosov o hashim serbija hala shkate thoje bohet ne kosov e ju jeni pijuna te serbis edhe per at i mbroni serbet e shqiptaret i loni anve..presheven harroje osht nje vend i vogel e na mujtmi me majt vetem po shko pak naper kosov naper veteran te luftes e bonjav pak jeten ma te leht e jo mija bo femijes tond jeten shum te pasur cysh vjedhni shum po kshyr efamilje naper kosov edhe rrethin po na te kina provoku me dit se sa osht shtet kosova dhe a guxon me dal meni shtet qeter e ju hala nuk kini shtet hala larg jeni pi shteti rrini caty mir jeni se spona dunu.pona viki njo ama aj osht i fort e ka krahun e fort aj jav dridh edhe serbin.....
Total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Albas Presheve
Presheva Web Portal