Ballina | Opinione | Izolim apo ndarje

Izolim apo ndarje

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Izolim apo ndarje

Shekulli 21 kishte një fillim të mbarë për shqiptarët. Shqipëria tashmë ishte demokratizuar dhe ishte e bërë anëtare e NATO-s, Kosova ishte çliruar dhe kishte shpallur pavarësinë e saj, shqiptarët në Maqedoni kishin fituar statutin e popullit shtetëformues, kurse shqiptarët Malit të Zi dhe të Luginës, të mbetur jashtë kufijve të dy shteteve shqiptare, kishin fituar një siguri më të madhe në ruajtjen e identitetit kombëtarë, qarkullim të lirë etj.

Mirëpo, fillimi i vitit 2012 solli një ndryshim, solli shumë vështirësi, sidomos për shqiptarët e Luginës.

Çfarë ndodhi?

Ata u izoluan, qarkullimi i tyre u vështirësua, u mbyllën rrugët për qarkullimin e tyre  drejt shteteve amë, drejt vizitave, takimeve me familjarët e tyre. Jo vetëm që u ndërpre qarkullimi i njerëzve, por edhe i mallrave. Shqiptarët e kësaj treve u izoluan plotësisht, u ndanë nga trungu i kompaktësisë kombëtare.

Pse?  Pse na ndanë kështu? – pyesin shqiptarët e kësaj ane. Pyesin dhe shfaqin hapur habinë, pakënaqësinë dhe brengën e tyre. Ky është një kurth i ushujzave të karpateve! – thonë ata. “S`na lënë rehat që s`na lënë”! – shprehen, duke shfaqur kështu habinë. Po çfarë bëjnë këta tanët? Si nuk i kuptojnë djallëzitë e marifetllëqet e tyre? Ata përherë kanë dashur të jemi të ndarë. Po, pse na ndajnë tanët? A janë taksat shkak i këtyr ndarjeve? A do të pasurohet Kosova nga këto taksa të këtyre pak shqiptarëve? Sa të pafat që jemi! – thonë banorët e kësaj ane.

Nëpër shuma gazeta, televizione, faqe interneti apo në mjete të tjera të informimit, shumë politikanë lokalë e opinionistë të ndryshëm kanë parqitur këtë problem, por zgjidhja nuk erdhi. Disa politikanë lokalë mendojnë se Kosova ka bërë shumë pak për shqiptarët e Luginës. Të tjerë thonë se së paku është munduar të bëjë diçka.etj

Kush po e ndihmon iden e ndarjës së shqiptarëve?

Si duket me vedije apo pavedije, vendimet që po merren në bisedimet e ashtuquajtura teknike më së shumti është duke i pësuar Lugina, është duke u ndarë edhe me shqiptarët tjerë që jetojnë në afërsi të Luginës. Këto vendime janë në dobi të atyre njerëzve që me shekuj të tërë u mundan së pari të shkatrrojnë shqiptarët, e tani dëshirojnë ti ndajnë me strategji politke, ku deri më tani kanë treguar një rezultat pozitiv dhe në një formë kanë arritur që të coptojnë trojet shqiptare dhe të zbehin afërsinë që kishim më herët.

Çfarë mund të ofrojë Lugina e izoluar për qytetarët shqiptar?

Lugina e Preshevës, nuk është një vend që mund t’ju sigurojë të ardhme, nuk është një vend ku jeta si jetë mund të jetohet, nuk  është një vend që fjala e qytetarëve dëgjohet dhe energjia pozitive shfrytëzohet. Dhe e gjithë kjo po ndodh  si pasojë e individualizmit, si pasojë e keqmenagjimit, si pasojë e një politike pa ide, dhe që nuk mund të ketë përmirësime dhe alternative për shqiptarët e këtij vendi. Dhe në realitet çfarë të pritet këtu në Luginën e Preshevës, kur në çdo moment vetëm sa shtohet izolimi, shtohet ana negative. Lugina, vendi jonë, sot për sot është duke u shkatërruar, është duke u asimiluar, është duke u shpartalluar nga varfëria, dhe kjo si duket është pasojë e izolimit, si pasojë e planeve pa ide të politikanëve shqiptar, që aprovojnë vendime në dëm të qytetarëve nga Lugina dhe i pamundësojnë lëvizjen e lirë që është jetike për ruajtjen e trojeve dhe identitetit kombëtarë.

Si duket vendi ynë po bëhet një vend ku shpresa vdes e para dhe jo e fundit siç thuhet zakonisht.

 

 

Shkruan: Fatlum Hetemi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (9 Publikuar)

avatar
ORKI 48 01/03/2012 17:04:23
EDHE 100 VJET PRESHEVA NESE NUK BASHKOHET ME KOSOVEN ATHER E MERR PAMJEN EDHE ME TE ZYMT SE MEDVEGJA .
avatar
Rrena trrillime 23/02/2012 18:39:40
Bravo bujku,sdi kush paska bo minusa nkomentin tond po qishtu jena bre!!!ani vv,jo vv po vf haha
avatar
12/02/2012 20:57:34
" As izolim as ndarje"por politikë e pritjes së rethanave të reja në Mitrovicën e veriut.Autori i këtij shkrimi vërtetë Luginës së Preshevës ia humbë shpresën.Autori sigurisht i takon një gjenerate të re dhe që ka pakë njohuri mbi rjedhat politike në këto treva në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21.Në këto treva janë bër përpjekje të mëdha politike po edhe me mjete luftarake për realizimin e aspiratave të popullit shqiptar në çdo pikëpamje.Shkaqet janë diku tjetër.Gjatë tërë historisë së popullit tonë për çlirim kombëtar,faktor dominant ka luajtur faktori politik ndërkombëtar e veçanërisht shtetet e fuqive të mëdha:si në lindje dhe poashtu në perëndim,mvarësisht nga intereset e tyre në Ballkan.Zoti deshti dhe më në fund fuqitë e mëdha perëndimore,përfundimisht shprehën interesin e tyre që çështja e popullit shqiptar të ketë një zgjidhje pozitive në Ballkan dhe u vetëdijësuan se parardhësit e tyre në shekullin e kaluar kishin bërë gabim të madhë në ndarjen e trojevë shqiptare duke i dhënë hapsirë më të madhe pansllavizmit në Ballkan.Tani përtani shpiunazhi më i madhë i greko-sllavëve është duke u bërë që të destabilizohet politikisht me të gjitha format Shteti Amë Shqiptar që për momentin qeveria aktuale është duke luajtur një rol dominant diplomatik ndërkombëtar për njohjen e Republikës së Kosovës si subjekt ndërkombëtar në OKB dhe nuk guxon të jetë faktor destabilizues në Ballkan.Vetë fakti që në zyratë e fuqive të mëdha flitet për opcionet e ndryshme lidhur me çështjen e kosovës veriore dhe në korelacion me te ,ndërkoh përmendet edhe çështja e Luginës së Preshevës mund të themi se kemi një shpresë në të ardhmen e kësaj popullate.Sa i përket ndihmës finansiare nga Beogradi kjo ësht normale gjersa kjo popullatë dhe bizneset ia paguajnë një tatim të majëm këti shteti pse mos ti shfrytëzoje ato që i takojnë,nga PRESHEVARI BB.
avatar
KENDIM HASANI 12/02/2012 01:59:47
pershedetje gjithve.sa per medimin tim ske pse te hedherohem me kosov po me politikanet vendor ku asht riza po edhe qert pse smuren masa ne mitrovic njiher .po keni pranu aministrim te serbis dhe perhajr ju qofty jepnja votat prap rizes se jubashkon me serbi.edhe un jam preshevar po kjo asht relitet .ok p.M.PRESHEVE
avatar
w 25/02/2012 02:51:04
jo be vlla se preshevari nuk e shkrun ***ku asht** po ***osht*** mos bon dezinformata politike
avatar
plaku 12/02/2012 19:37:44
I dashur dhe shume i nderuar Kendim!
Po të drejtohem kështu me të vetmen arsye se duket sheshazi se nuk gjykon drejtë, sepse shumicës së njerëzve në Luginë emri i Riza iu ësëhtë mpleksur thellë në kokë dhe për çdo parregullsi e fajësojnë atë. Mos vallë ndoshta mendoni se ky është fajtorë edhe për acarin që po na rëndon këtyre ditëve. Sipas mendimit tuaj kë duhet ta votojmë këtu në Luginë? Ke ndonjë porosi konkrete? kush mund të jetë ai person apo lider që do të na ndajë prej Serbisë e do na bashkojë me nënat Kosovë apo Shqipëri? Vërtet e cili na qenka realiteti të cilin ti e sheh? Na e thuaj o i nderuar se të tillë njerëz jemi duke pritur, si e të ngjashëm.
Në kët reagim nuk e kam për qëllim të mbrojë Rizën as edhe ndonjë tjetër politikan të Luginës, sepse për hesapin tim nuk e vlen për asnjërin të harxhohen llafe.Të gjithë janë njësoj, secili më matrapaz se tjetri. Njëri na bashkon me Kosovë, tjetri me Iliridë e dikush nga ata na e ofrojnë rrugën e bashkimit kombëtarë. Mendon ti se kjo do të realizohet nga ata. Këto sllogane ata i përdorin vetëm për të na mashtruar që ti japim votën e pastaj ata me votën tonë, me bekimin tonë të na plaçkisin dhe të punësojnë të afërmit e tyre.
I dashur këndim kthjellu dhe bashkoju atyre që mendojnë esull, pa politikë, pa anime e admirime.
Me nderime, Plaku.
avatar
as 17/03/2012 03:35:02
I nderuari Plaku mire e thuani juve kete, po nuk besoj se ka mbetur ndokush ne Lugine qe te bej bashkim,ne te vertete ka shume por politika e tanishme ata i quan spiuna per arsyese ndjen rrezik nga ata persona. Se e besoj ate se Lugina ka njerez qe i dalin zot kesaj pune, por aq shume eshte perzi lemshi sa qe nuk gjindet fija me. Politika e tanishme ne Lugine ka marre ne qafe shume njerez, kete ne vitin '98 e beri Milloshi me Kosovaret e sot e bejne politikanet e Lugines kete,u mbush Fush Kosova me Luginas, u mbush Belgjika me Luginas. Kurse ne rruget e Lugines bredhin pleqerit dhe qent endacak.
Kete nuk e beri askush, po kete e bene keta "LIDER" qe merren me thash e theme dhe perdorin lloj lloj menyra vetem e vetem per te arritur tek votat e popullit per qellimet e tyre, kjo eshte marre.
Ne Lugine kan filluar te funksionojne dhe parti Serbe ne kryesi Shqipetare. Pse? Dhe ata pak njerez qe kan mbetur ne Lugine thuajse me jane ngopur me thash e theme te "LIDEREVE TANE" dhe detyrohen permes partive Serbe te gjejne ndonje pune per te siguruar nje kafshate buk, se dhe ata besoj se jane lodhur me keta 'LIDERA".
Kjo eshte nje trishtim i madh se ne cfare situate mjerueshme jane Luginasit. Ketu nuk besoj se do te kete ndonjehere permiresime por vetem mjerim.
avatar
Preshevari 11/02/2012 17:27:43
Ne Luginasit ekemi treguar vehten kur ka qen lufta ne Kosov. I kemi ndihmuar ne te gjitha aspektet, kemi dhen kontributin mete madh dhe kemi ber gjithqka per ta. Ne krye me tradhëtarin Hashim Thaqi dhe me Edita Tahirin po shitet Kosova po shkelet gjaku i deshmoreve dhe po lihet e harruar Lugina e Presheves. Jemi shum te deshperuar per kete qe po ndodh me ne. Te pershendes ty Fatlum Hetemi qe ke shkruar kaq bukur dhe eshte e vertet kjo qe e ke shkruar. E pershendes edhe VETVENDOSJEN, vetem ata nese e marin pushtetin e Kosoves ne dor mund te bejn diqka per Kosoven dhe per Luginen.
avatar
bujku 11/02/2012 23:05:18
Po ti o more preshevar qe po qet lotet sa te krokodillit,,po kjo vlen edhe per autorin ,derisa kryeministrit tend ithue tradhtare edhe akuzon dikujt tjeter se per luginen qenka fajtor kryemnistri ,VV qenka partia shpetimtare per luginen ,po te kisha pas mundesi nje ylle nga qielli ta kisha dhuru ,po shkruaj nje koment edhe thuaj se cka bera une per presheven ,cka benem ne per presheven,dhe cka dote benim , nese kjo vjen si nje pytje necdo qytetari te luginasit atehere kemi nje shprese qe kurre nuk dote vdes ,por ne te gjithe momentalisht jemi tu u marre me biznes ,qe nuk ekziston fare,merrimi me politik qe kurre nuk mundesh ta definosh politik ,jo jo shoku edi se eshte per mjerim por .si ta kuptojne qeveria ekosoves ket version politik te lugines ,kendej kerkon te bashkohesh kosoves kendej lyp ndihma nga serbia e ushqehesh nga serbia ,eakuzon qeverin eserbis se nuk ka investime ne lugin ,pranon plan programet e serbis ,une nuk edi nganjehere pse takohen kto fare politikanet tane me qeveritaret ekosoves ,nuk dua te bezdisem shume .
shoku nuk jemi tu u ba asgje ,nuk kemi nje relacion ,kemi nje lokumutiv qe ka dale moti kohe prej shinave ,kemi zgjedh problemin ne merrimi me darsama kjo eshte politika jone .tung ju pershndes.
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

2.00
Presheva Web Portal