Ballina | Opinione | Shkëmbimi

Shkëmbimi

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Shkëmbimi

 

Në vitet 2006 e 2007 qarkullonin opsione pa fund për Kosovën. Nga institute e organizata të ndryshme ndërkombëtare, nga politikanë e diplomatë të llojllojshëm propozoheshin opsione për statusin e Kosovës. Thuhej se statusi i Kosovës do të mund të ishte kështu e ashtu, me këtë detaj shtesë apo atë element mangët. Prej Tajvanit e Açehut, e deri te Tiroli Jugor e modeli i dy Gjermanive, ofroheshin si alternativa të mundshme për statusin e Kosovës. Mandej, gjerë e gjatë pasonin diskutime e polemika, të cilat ndërpriteshin vetëm nga propozimi tjetër i radhës, i cili njësoj pasohej me diskutime e polemika të reja. Sigurisht që në vazhdimësi po matej pulsi i palëve dhe faktorëve të ndryshëm rreth çështjes së statusit të Kosovës. Në vitin 2012 po nis qarkullimi i opsioneve për Veriun e Kosovës. Ashtu qysh dikur konsiderohej që statusi i Kosovës është i panjohur dhe ai duhet përcaktuar, sot e njëjta gjë bëhet për Veriun e Kosovës. Autonomi, status special, Ahtisari Plus, 6-pikëshi etj., janë vetëm uvertura e asortimanit të opsioneve me të cilat do të bombardohet opinioni publik i Kosovës teksa normalizohen negociatat për Veriun e Kosovës. Solucione nga më të ndryshmet, të sjella nga të katër anët e botës, do të prezantohen si shembuj që do të mund të përdoren për Veriun e Kosovës. Porsa e trajton cilindo prej këtyre solucioneve, menjëherë do të konsiderohesh si pjesë e këtij tregu të madh opsionesh, ku përplasen ofertat e ndryshme ndërkombëtare me qytetarët e politikanët vendës të shndërruar në konsumatorë. 

Gjithçka i përngjan një pazari të madh, ku çdo gjë ka çmim dhe çdo çmim është i negociueshëm. Secili proces mëton të jetë i atillë që i paraprin këmbimit kur dakordohet shitblerja. Malli i caktuar stabilizohet në vlerën e caktuar të këmbimit. Kësisoj, doktrina e stabilitetit afatshkurtër politik, në fakt, i përket doktrinës së tregut të lirë të shitblerjes së mallrave. Thjesht, ai që ka fuqi më shumë, përfillet më shumë dhe rreth tij organizohet stabiliteti dhe rendi i gjërave. Nga vlera këmbyese, nga fuqia vlerore e mallit në treg, sajohet balanca që varet prej rëndësisë së aktorëve. Përderisa prodhimi detyrimisht lidhet me planifikimin afatgjatë, shitblerja konsiston te stabilitetet afatshkurtra. Midis shitblerjeve kemi veçse negociatat për shitblerjen e radhës. 

Ndërkohë që Kosovës i bëhen oferta për Veriun e territorit të saj, ato në të vërtetë paraqesin kërkesa të Serbisë në kushtet e ndërmjetësimit të BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Është Serbia ajo që shtron kërkesa për Veriun e Kosovës (dhe jo vetëm për atë), për statuse me mëvetësi të shtuar, duke shkaktuar asisoj oferta ndërkombëtare për Veriun e Kosovës që i servohen Kosovës. Pranimi i këtyre ofertave ndërkombëtare s’është gjë tjetër përpos pranim i modaliteteve që i sillen rrotull kërkesës së Serbisë që së fundi u artikulua si 4-pikëshi i kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç. Serbia kërkon, ndërmjetësit ndërkombëtarë e shndërrojnë atë kërkesë në ofertë dhe mandej Kosovës i thuhet ta përzgjedhë njërën prej atyre ofertave. Kosova mund të zgjedhë gjithçka dhe cilëndo prej ofertave, mirëpo ajo nuk mund të mos zgjedhë. Sepse Kosova tashmë ka hyrë në pazar për veten e saj duke iu falënderuar kësaj qeverisë së tanishme të Kosovës. Pasi Kosova ta përzgjedhë njërën prej ofertave, ndërmjetësit ndërkombëtarë shkojnë dhe e testojnë nëse Serbia është e kënaqur me përmbushjen e kërkesës së saj. Në qoftë se Serbia thotë që kërkesa e saj është plotësuar, atëherë bëhet marrëveshja dhe realizohet shitblerja. Në qoftë se Serbia nuk ndjehet e kënaqur, atëherë ndërmjetësit ndërkombëtarë eventualisht bëjnë pak trysni mbi Serbinë, por, më parë se kjo, sërish sajojnë oferta të reja për Kosovën, me shpresë që ajo që do ta përzgjedhë Kosova më pastaj do të jetë e pranueshme për Serbinë, duke vazhduar kështu deri atëherë kur Serbia të jetë e kënaqur. Serbia është kërkesa që gjeneron oferta ndërkombëtare, të cilat bëhen trysni mbi Kosovën. 

Çfarë do të jetë kjo shitblerje? Kush, çka po shet e çka po blen? A është shkëmbimi i këtillë shkëmbim territorial, siç flitet? Pa dyshim që jo. Nuk po shkëmbehen kurrfarë territoresh. Te togfjalëshi “shkëmbim territorial” vetëm fjala shkëmbim është e saktë. Njëmend kemi shkëmbim, por jo shkëmbim territoresh. Vetëm Kosova pritet të japë territor në këtë pazar dhe për kundërvlerë qeveria e Kosovës të mbetet në pushtet. Nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, por dhënie të territorit për pushtet. Ne po japim territor, në mënyrë që të marrim pushtet për Kryeministrin. Rruga e Serbisë për në Bruksel kalon nëpër Kosovë, kurse rruga e qeverisë së Kosovës për në Bruksel kalon nëpër Beograd. Serbia është e varur nga Kosova për të vazhduar me procesin e integrimeve europiane pa e njohur Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, për të qenë e pranuar nga Brukseli, qeveria e Kosovës është e varur nga Beogradi. Drekat e Kryeministrit të Kosovës me Baroneshën Ashton përgjatë vitit 2011 ishin shumë të shtrenjta – ato rregullisht i kemi paguar me koncesionet e bëra ndaj Serbisë në dialogun midis Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviçit. 

Pse kjo trysni mbi Kosovën shumë më e madhe se sa mbi Serbinë? Pse BE-ja dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë janë të prirë që procesin ta zgjasin më parë drejt pranueshmërisë së Serbisë, se sa të Kosovës? Duket që kemi situatë të ngjashme sikurse te lidhja paralele e rezistencave elektrike. Aty tensioni është i njëjtë, kurse rrymat e veçanta në secilën prej degëve paralele janë në proporcion të zhdrejtë me rezistencat: sa më të mëdha rezistencat, aq më e vogël rryma elektrike nëpër to. Brukseli është tension konstant, Beogradi e Prishtina janë rezistenca të lidhura paralele. Meqë qeveria e Serbisë bën rezistencë shumë më të madhe se sa qeveria e Kosovës, asaj i sillet shumë më pak rrymë dhe, rrjedhimisht, ajo nxehet më pak. Ndërkaq, qeveria e Kosovës me rezistencën e saj të ulët po na sjell shumë rrymë në Kosovën që rrezikon të digjet territorialisht në këtë dimër të ftohtë. (Panorama)

Shkruan: Albin Kurti

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (15 Publikuar)

avatar
15/02/2012 17:01:21
o fajet i ka euja ajo osht anti shq... dhe anti isl... per qato kshtu jon punt e tona e e le serbijen me lujt me kosoven une jom i habitun qysh e bombardoj e shti ne konpenzim sat dush merr teritore se kemi gabue me ty
avatar
Zeri 13/02/2012 13:48:06
Komentues te nderuar keni shansin te beni edhe korigjimin e rrjedhave ne vetvendosje dhe te miren parasysh te gjitha sygjerimet e juaja por leht eshte te komentosh e shum rende te veprosh ne keto rrethana prandaj cdo korigjim ne te miren e popullit une dhe vetvendosja jemi gati. Ti pranojme
avatar
Albi 13/02/2012 13:06:10
Për Xhemën e kisha bere nje pyetje une,pse hashim thaqi e la boris tadiqin e stefanoviqin ne kosove,edhe asnje parti nuk u qu kunder perveq Lëvizjes Vetëvendosje!.
Ra qeky albini o xhem ne 2011 serbia sta mori statusin e kandidatit per be,prape u qu albini me bashkeatdhetar per me blloku serbin,po tregom ti ku eshte hashim hajni,qe e ngulfati krejt kosoven,he zoti e ngulfate ate.
O Vellezer shqiptar nga do qe jeni ju pershendes Albi Nga Prizreni.
Nga Kryeqyteti i Historis te Kombit Shqiptar.
O Irfan o vlla Albini eshte legjend e popullit shqiptar,une vet kam bere disa foto me albinin sepse ky eshte ai qe ka me ta bere bashkimin kombetar,nuk eshte tradhetar si hashim thaqi qe krejt kosoven don me ja dhan serbis,a pak 6 komuna i bani etnikisht te pastra serbe,edhe plus 4 pikshi i tadiqit qe i bjen edhe 4 komuna tjera te pastra serbe.
Hapni syt o populli jem,se maroj kosova nga keta tradhetar te mjere,se keta kishin qene krejt esat pashe toptana.
Qdo fjale qe flitet per albin kurtin eshte e tepert,s'kam koment,ky i duhet kosoves dhe gjithe shqiptareve,dhasht zoti qe sa me shpejt njehere e pergjithmon ta bajme bashkimin e vendit ton,te ja marrim serbis PRESHEVEN,MEDVEGJEN E BUAJNOVCIN,qe na ka uzurpuar me dhune,pastaj Iliriden komplet,pastaj Çamerin,e ne fund krejt ta bajme Shqiperin e Madhe Shqiperin Etnike me 111.008 km2.
Rrnofsh o albin kurti oj legjend e shqiptaris,te pershendes nga prizreni.
Rrnofshin gjithe shqiptaret qe jan me shpirt e zemer patriot.
avatar
12/02/2012 18:54:37
Bukur e ke shpjeguar fjalen '' shkembim''.-Pra,teritor per fotele...
avatar
Google-ch 12/02/2012 15:55:48
"Pse kjo trysni mbi Kosovën ...?". Ti Albin e din e edhe kë dhanë përgjigje,por jo edhe bash të plotë. Përveç asaj që kjo qeveri duhet ti ruaj pozitat e kryeministrit duhet thënë edhe ma drejtë se ky kryministër thjeshtë nuk ka kapacitet intelektual me udhëheqë çfarëdo shteti, e posaçërisht Kosovën në këtë fazë me probleme të tilla. Me këto njohuri që i ka ai nuk i mbushet mendja kurrësesi se mundet ndryshe. Thjeshtë është njeri i kufizuar dhe këtë duhet ta dijnë para së gjithash zgjedhësit në votimet e ardhëshme. Por eshtë edhe tjetra se duhet me çdo kusht ta mbajë pushtetin që të mos i qesë në dritë krimet e bëra ndaj oponentëve politik të tij. E krejt kjo në dëm të popullit. Ndaj nuk kemi çka të ankohemi në të tjerët, as në serbët as në Europën që po na tradhëton shumë herë, por vetëm në vetëveten që po veprojmë vetëm kundër njëri tjetrit po le të bëhet çka të bëhet.
avatar
xhema 12/02/2012 15:49:39
Albini-dhe politika parlamentare,çka ka bere me shum se nje verge poterash Albini,
Albini duhej te paraqet ne parlament pune dhe realitete e jo folkrorizem patriotik ky folklotizem ka mare funde moti. Albini e vetvendosja duhej ti rreken punes si duhej e jo menyres qe e paraqesin qe eshte kunder vet shqiptareve dhe politikes se kosoves karshi bashkimit europian dhe miqeve tane.Albini e ka izolu vetvehten me politiken etije.Nuk eshte rastesi qe diplomat e huaj e quajn politik fmijesh.Nese Albini nuk e permison raportin me partit shqiptare ne parlament do te jet me von na ishte njeher nje parti qe ungrit si leka ne maje te lisit dhe ne vjeshte u zhduk,Andaj qdo kokeforesie-koke mushke ne politike eshte vetvrasje.
avatar
Preshevari BB 12/02/2012 11:35:29
Albin unë nuk të them që je legjendë me një vit burg,kemi burra më të mëdhenj që e meritojnë ti thuhet legjendë,je duke bërë politikë fëmijësh,por ty mundohu e jepe kontributin tëndë në Parlamentin e Kosovës që opcionet e tua të ken përkrahje nga kolegët tjer deputet dhe në atë mënyrë mund ta rrëxosh këtë qeveri e sa i përket veprimeve tua politike në rrugë ato janë emitim i politikës së millosheviqit i viteve nëntdhjeta,meqë ke formu parti politike urdhno dhe lufto në parlament,nga PRESHEVARI BB.
avatar
shkelzen 12/02/2012 10:44:09
ALBIN ME VJEN MIR QE KUR TE FOLSH FOL DREJT AMA QKA MI BO TE TJERVE QE NUK PO TE NGOJNE SE ME TE NGUE TY PERPAROJM DIQKA KUNDER SRBIS AMA EDHE UNE KETU PO NA MBYSIN EDHE PSE I KENA DY SHTETE SHQIPTARE ASNJENA SKA DHONE AS 2 CENT PER NEVE A SERBIA QOHET VERIUT JA JEP 500 MILION EURO

ALBIN PATJETER DUA TE QELESH NJE ZYRE TE VETVENDOSJES NE PRESHEVE SE EDHE NEVE KETU NA HONGRET POLITAKANAT TONE EDHE TE SRBIS
avatar
12/02/2012 09:45:51
O Albin rrespekt per ty, por edhe kjo puna juaj jo aq e mire pse u terhoqe prej protestes?
avatar
Besimi 12/02/2012 09:28:43
Albin, me befasove me kete koment. Je vertete nje gjeni i cili rrallekund shfaqet.
avatar
Irfan 12/02/2012 06:55:59
Ahhh Gandi i kosoves dhasht zoti qe mos te me del shpyrti pa e pa ket Legen(IDOL) Live...:)
avatar
albos 12/02/2012 01:19:22
eh more albin legjenda shum mir je ti tu tregu per ket qeveri hashimoviqe qe punon dhe sakrifikon vetem e vetem qe sa ma par serbin me cu ne evrop kurse kosoves dhe shqiptaris meja ka nonen e nones,po kuna poi tregon se.po hala su msove se cfar populli jemi ne,se nuk shofim ma larg se hunda. se mukon na me pa pak ma larg se hunda i kishim pas punt ma mir e jo si i kemi tash.po lun kush po do me neve,edhe si po do,ksaj qeverije te sodit cka poi thojn te hujt dhe serbija kta vec amin po bojn,un mendoj se ne historin e njerzimit nuk ka pas dhe nuk dote ket ksi qeverije analfabeta rrugaq trathtar e cka jo tjeter qe punojn per interesa te huja e e shkatrron kombin e vet,zoti jau dhasht ktynve denimin si e kan meritu,se populli ka ra ne gjum e nuk po shef asgje.nje gje pome habit shum shkaut nuk ju kemi tut i kena dal ball per ball bab e babgjysh e nuk kemi pranu si ka dasht ai kurse sod cka po ndodh me shqiptaret.zoti na pruft mend
avatar
Trimi 12/02/2012 01:14:46
Jemi krenar qe te kemi !
avatar
Dani 12/02/2012 01:01:10
Albin,je Shpresa e Kombit,je Hero i Gjall.
avatar
valon 11/02/2012 23:20:13
legjenda e gjithe shqiptaris....
Total: 15 | Treguar: 1 - 15

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal