4 rrugë të mundshme për Luginën e Preshevës
Në maj të 2001-ës, vendimi i NATO-s për të pezulluar përkohësisht Zonën Tokësore të Sigurisë (ZTS) i dha fund konfliktit gati dy vjeçar në Luginë të Preshevës, në mes forcave të UÇPMB-së dhe ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Pala shqiptare gjatë negociatave ndryshoi plotësisht motivin dhe arsyen e fillimit të këtij konflikti. Marrëveshja nuk u nënshkrua nga të dyja palët në konflikt, ndërsa u bë demilitarizimi i njëanshëm i ZTS-ës nga forcat shqiptare dhe u zëvendësuan me ato serbe.
Mosgatishmëria e negociatorëve për të paraqitur me kohë dhe në mënyrë të qartë kërkesën për bashkim me Kosovën dhe për t’a lansuar ate në qarqet ndërkombëtare, krijoi hapësirë për palën serbe për të përpiluar planin e tyre të detajuar për zgjidhjen e problemit të Luginës. Ky plan i njohur edhe si “Plani i Çoviqit” u paraqitur në organizma të ndryshëm e të fuqishëm ndërkombëtar dhe morri përkrahjen për t’a implementuar atë.
Paraqitja e Platformës shqiptare për bisedime, nuk përmbante asnjë pikë nga arsyet dhe kërkesat bazë për bashkim me Kosovën apo për të krijuar Krahinë Autonome.
Platforma e shqiptarëve dhe plani i Çoviqit, ishin dëshira dhe plane emergjente për të parandaluar rritjen e konfliktit, por jo zgjidhje të problemit në thelb.
Si rrjedhojë u bën improvizime në çdo situatë, sepse u bë përzierja e “marrëveshjes” dhe premtimeve. Distanca kohore e krijuar për gjashtë vite nga konflikti, mundëson të shihet qartë dështimi i asaj marrëveshjeje të shpifur e cila nuk solli asnjë produkt.
Ky dështim, kërkon alternativa për zgjidhje tjera të qëndrueshme. Akrobacionet politike janë shterur, sepse planet dhe platformat e 2001-ës kanë qenë të orientuara kah mirëqenia e qytetarëve dhe të drejtat e tyre individuale. Ndërsa realiteti ka mbetur ende i njëjtë, sepse në Luginë të Preshevës ka problem kombëtar.
Për Luginën, rekomandohen katër forma të zgjidhjes së problemit.
Bashkëngjitja me Kosovën
Arsyetohet në bazë të historisë, ku deri më 1912 Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë qenë pjesë të Vilajetit të Kosovës; gjatë luftës së Dytë Botërore, shtator-nëntor 1944 këto tri komuna kanë qenë pjesë të Kosovës dhe Shqipërisë; vullneti i qytetarëve i paraqitur në Referendumin e 1992-ës për bashkim me Kosovën; lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-së po ashtu janë bazë për bashkim me Kosovën dhe së fundi injorimi i Kushtetutës serbe në tetor 2006.
Rekomandohet që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet një deklaratë nga institucionet e Kosovës, Kuvendi dhe Qeveria, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Kjo zgjidhje është funksionale dhe e natyrshme, sepse problemet kombëtare të shqiptarëve në Luginë përfundojnë dhe Serbia nuk do të jetë e rrezikuar nga trazirat e mundshme. Bashkësia ndërkombëtare investimet do t’i orientonte në drejtim të zhvillimit ekonomik, e jo në integrim dhe siguri. Kostoja do të jetë më e vogël për vetë Serbinë dhe donatorët ndërkombëtar. Njëkohësisht gabimi i Fuqive të Mëdha do të korrigjohej.
Pengesat e pritura në këtë rekomandim janë faktet aktuale në teren. Kosova njihet dhe administrohet në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Kjo nënkupton se Lugina e Preshevës, së bashku me Kosovën ndërkombëtarisht njihen si pjesë nën sovranitetin e Serbisë. Juridikisht ky kombinim përjashton logjikën e bashkëngjitjes së një territori, të cilat bashkërisht janë pjesë përbërëse të një tërësie të përbashkët.
Gjatë konfliktit 2000/’01, të gjithë liderët politik të Kosovës, janë deklaruar se shqiptarët e Luginës duhet kërkuar dhe fituar të drejtat e tyre brenda shtetit ku jetojnë. Të njëjtat deklarata u përsëritën në janar të 2007-ës, duke i bërë thirrje popullatës për të dalë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, për zgjedhjen e deputetëve shqiptar për në Kuvendin e Serbisë.
Prej vitit 2000 e deri në qershor 2007, asnjë politikan nga Kosova nuk ka deklaruar e as nuk ka kërkuar që Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet me Kosovën.
Deklarimet e pritura nga politikanët kosovar për bashkimin e Luginës me Kosovën, do të krijonin amortizimin e kërkesave dhe tendencave të serbëve të Kosovës Veriore për shkëputje apo pavarësim. Krijimi i infrastrukturës institucionale dhe përgatitja për ndërrim të statusit të Luginës është një nevojë urgjente që kërkon mbështetje nga të gjitha trojet dhe qeveritë shqiptare në Ballkan.
Pavarësia e Luginës së Preshevës
Ky rekomandim për pavarësimin e Luginës nga Serbia dhe pa të drejtë bashkëngjitje me Kosovën (në këto rrethana që gjendemi) është më e mundshmja, më logjike dhe më e arsyeshme.
Refuzimi i Kushtetutës më të re të Serbisë dhe faktet historike janë elemente që këto tri komuna nuk e njohin Serbinë për shtet të vetin dhe nuk dëshirojnë të jenë pjesë e saj. Mospajtimi me këtë shtet dhe tendencat për shkëputje, duke u kombinuar me pengesat dhe rrethanat politike në rajon dhe në bazë të planit të Ahtisarit, ku ceket se Kosovës nuk mund t’i bashkëngjitet asnjë tokë jashtë kufijve të saj aktual, të drejton në kërkesën për pavarësimin e Luginës së Preshevës.
Kjo kërkesë mund të jetë më e pranueshme për të gjitha palët. Pavarësimi i këtyre tri komunave nuk forcon në planin gjeopolitik dhe gjeostrategjik as Kosovën e as Serbinë. Si shtet, Lugina nuk e rrezikon Serbinë dhe shuhet si problem dhe vatër e ndonjë konflikti të mundshëm.
Si garantuese e funksionimit mbikqyerja e përhershme ndërkombëtare është e domosdoshme.
Bashkimi me Republikën e Maqedonisë
Gjatë viteve 1918 deri 1947, Lugina e Preshevës ka bërë pjesë në Banovinën e Vardarit me qendër në Shkup. Tani, kjo Banovinë është në kuadër të Republikës së Maqedonisë. Në bazë të këtij fakti nga historia, për Luginën e Preshevës është e pranueshme dhe e mundshme bashkëngjitja me këtë shtet.
Maqedonia nuk e ka të ndaluar bashkëngjitjen e ndonjë territori jashtë kufijve të saj. Marrëveshja e 2001-tës në mes Serbisë dhe Maqedonisë për demarkacion, 2500 hektarë tokë të Kosovës i jepen Maqedonisë. Kjo çështje është ende e hapur. Në bazë të këtij fakti bashkëngjitja e Lugina së Preshevës me Maqedoninë është i mundshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët e të dy anëve.
Krahina Autonome
Si rekomandim i pranueshëm mund të jetë, Krahina Autonome e Luginës me kufij të definuar nga Serbia e të njohur ndërkombëtarisht.
Ky status duhet të njoh të drejtën e vendimmarrjes nga Kuvendi i Luginës, i cili vepron me legjislacion të ndarë nga Serbia në të gjitha nivelet. Po ashtu edhe policia lokale duhet të ketë komandën e vet e të ndarë nga shteti. Ndërsa çështja e ushtrisë dhe mbrojtja e kufijve duhet të jenë elemente për t’u diskutuar.
Zgjidhjet e ofruara nga pushteti serb në periudha të ndryshme nuk kanë qenë funksionale. Edhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka arritur të përpiloj ndonjë zgjidhje të arsyeshme dhe funksionale.
Duke u nisur nga rrethanat dhe tendencat e kamotshme të shqiptarëve për të jetuar në shtetin amë, tani për tani këto janë rekomandimet e mundshme dhe të arsyeshme.
Edhe për nga kostoja, këto zgjidhje janë më të lira, sepse kjo gjendje aktuale të çon drejt përsëritje së ndonjë konflikti tjetër, ku mund të ketë viktima dhe shkatërrime.
Sanimi dëmeve pa zgjidhje, gjithmonë është i rrezikuar nga përsëritja.
Kërkesat për stabilitet nuk janë zgjidhje që zgjasin, por ato ruajnë status-quon, deri për një kohë të caktuar. Ato janë vetëm shtyrje të problemeve, që si rezultat kanë akumulimin dhe shpërthimin.



Une i u kisha lutë që së pari të shiqohet se a është bër mir drejtëshkrimi dhe rradhitja e fjalëve se më duket se vetëm si thon nji fjal popullore vetëm në tamina ose me ja çillue se shka o ka do me thon kjo fjal ( shqipetert-bESIMI-ashkaje)se shum shum keq drejtshkrimi falm për mirkuptim.
po o shqiptar qka jeni ka thua more
aedin kush ashts erbija serbija asht nji shka qe edojn ter bota neve shqiptarve sna don askush mare
mos rrin mbrenda dimrit edhe duke pir qaj edhe vetm japni mendime
un ju them as nga amerika nuk ka fri as nga askush amerika vetm mendimin eka pas
per mei rras undet ne ferizaj edhe ma sja ndin aspak
per tjert
po te don amerika
24 or krejt ne rregul asht puna
po amerkies nuk ja ndin asjna vetm poi intereson qata mafijen qka eka que ne kosov don mei mbajt ne kosov mosti ktheje ne vendin evet edhe qat aerodrumin ushtarak mos ta leshoje se per neve sikur shqiptar na ban rrafsh krejve
ter bota serbijen edon mashum
pote kishim ber ne shqiptart sikur serbija qka bani neve na kishin zhduk te gjithve as miza nuk kishin lan ne kosov apo ne preshev amerika sna don neve vetm per interes asht qellimi ketu pe r asgje tjetr jo ju pershdes o shok mos pritni asgje nga askush nese sta mund vet mei dal ne skaj mos ja fillo fare me ber vet vendosje ju pershndes te gjithve
tung
Pse?
1. Qka nese bashkohemi me Kosove a do te ndryshoje gjendja ekonomike ne Presheve
2. A eshte analizuar territori i 3 komunave se kane kapacitete te mjaftueshme ti mbaj po ato pak vende pune ose pensione me buxhedin komunal
3. Izolimi politik dhe korrupcioni vetem do te rritet nese bashkohemi me Kosove
4. Rinia do te izolohet nga regjimi i vizave
5. Qka do te perfitojjme nga Bashkimi me kosoven asgje
Zgjidhja eshte me e mire te definohen ose te pamvarsohen keto 3 komuna nga shteti serb dhe menyra e menaxhmimit te behet ashtu si modeli i kantoneve te zvicrres te ket presheva policin zonet kufitare si dhe hyrjet nga popullsia te mos keqperdoren per ne serbi. Kjo eshte zgjidhja qka te duhet kosova kur nuk mundet popullin e vet te garantoje me pune ose pensione eh te i bashkangjitemi edhe ne presheva formula e garantuar asgje nuk do te behet me mir ekonomikisht vetem me keq
Publikoni komentin tuaj