Ballina | Opinione | Fusnota Win-Win

Fusnota Win-Win

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Fusnota Win-Win

Marrëveshja si Akt juridik përcakton detyrimet dhe të drejtat e dy a më shumë palëve. Fakti se pala Kosovare përfaqësohet nga vet Kosova, e pala Serbe nga vet Serbia në nismat rajonale, është tregues i pamohueshëm se cili është pozicioni dhe pesha e dy palëve në takimet bilaterale dhe multilaterale me karakter bashkëpunimi. 

Politika e jashtme e Kosovës nuk ishte përqendruar më tepër në pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo në mënyrë indirekte ka sjellë nevojën fusnotës si modalitet. 

Kosova nga kjo marrëveshje përfiton në përafrimin me Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e tërësisë territoriale, duke rritur gjasat e shtrirjes së sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës.  Pra, Kosova përfiton në afrimin e pjesës veriore në drejtim të Prishtinës duke mos u përkrahur nga Serbia zgjedhjet serbe në atë pjesë dhe duke instaluar mekanizmin e përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(IBM). Menaxhimi i Integruar i Kufijve është njëri ndër kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave, dhe kjo marrëveshje me Serbinë do të ndihmoj Kosovën edhe në këtë drejtim.

Serbia nga kjo marrëveshje duket se do të marrë Statusin e vendit kandidat, duke u ngjitur një shkallë më lart drejt Bashkimit Evropian. Marrëveshja gjithashtu përafron edhe politikën e Beogradit me Brukselin duke u shkëputur gradualisht nga doktrinat ruse.  

Fusnota mund të lexohet edhe si një kronologji e ngjarjeve. Në fillim ishte Rezoluta1244 ku Kosova ishte në Protektorat Ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuare(UNMIK), pastaj në pjesën e dytë të fusnotës sqarohet vendimi i GJND rreth ligjshmërisë së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Një politikan, një historian ose edhe një njeri i rëndomtë do ta përshkruante Kosovën, mu sikur në përshkrimin e fusnotës që i është bërë. Përparësi tjetër e Fusnotës është edhe leximi i sajë nga palët kontraktuese, secila e interpreton në mënyrën e vet, pa e penguar njëra-tjetrën. 

Fusnota gjithashtu heq nga tavolina mundësinë e shkëmbimit të territoreve dhe mundëson bashkimin e Kosovës. Vijat etnike i asgjëson duke mundësuar që edhe Kosova edhe Serbia të funksionojnë si shtete shumetnike si shumica e shteteve të rajonit dhe botës. Shtetet shumetnike nxisin demokratizimin e shoqërisë në nivel vendi. Kohëve të fundit është bërë parim që demokracia e shtetit të vlerësohet në atë shkallë se sa i plotëson të drejtat e minoriteteve, duke përfshirë edhe të drejtat e njeriut. Me një fjalë, minoritetet janë vlera kombëtare të çdo shteti.

Në plan të kauzës kombëtare, marrëveshja për përfaqësim rajonal mund të konsiderohet si kthim mbrapa, ndërsa në planin ndërkombëtar dhe në gjeopolitikën e rajonit është një fitore më e madhja e mundshme që ka mund të bëhet.

Opozita Serbe dhe ajo Kosovare shfaqin pakënaqësitë për marrëveshjen e fundit. Ajo serbe konsideron se Serbia njohu Kosovën dhe shiti interesat e Serbisë, ndërsa opozita Kosovare konsideron se Kosova morri pak nga kjo marrëveshje. 

Krahas Rambujesë dhe Vienës, si duket Brukseli ka vetëdijesuar palët për kompromis. Veçanarisht ka vetëdijesuar palën serbe se atëherë kur nuk nënshkruan marrëveshjen,i bartë pasojat.

Politika  BE-së dhe kriteret e integrimit në të bazohen në kushtëzim dhe motivim. Kushtëzoi për marrëveshje dhe i motivoi për integrim. Me këtë marrëveshje u arrit edhe njëri ndër kushtet kryesore të BE-së për integrim. Kosova dhe Serbia duhej ta bënin herët a vonë, ka qenë e pashmangshme! 

Faton MEHMETI 
Instituti i Hulumtimeve 
Për Studime Sociale 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (8 Publikuar)

avatar
Meti 15/03/2012 14:59:20
Ta shofim a do te dalin fjalt e ktine. nese dalin ishmi gzu krejt
avatar
tina 08/03/2012 00:29:13
te nderuar komentar,autori shum mir e ka shkrujt kete i lumt per ket shkrim te bukur,qe shum mir i ka cek te ghitha asgje nuk mungon ne ket shkrim,shum qart e shqip kush kupton,ska asgje per te shtuar e as per te hekur,kaq pata tung
avatar
TerraN 05/03/2012 17:40:04
*

Fusnota nuk mund te quhet ne asnje menyre te vetme "Win-Win".(fitim-fitim).
Win-Win mund te quhet kur, ta zeme, arrihet ndarja e barabarte e nje trualli, are apo territori.
Sic e dijne te gjithe, ara eshte e ndare qyshmoti: ara e pare Serbia dhe ara e dyte Kosova.
Me rastin e fusnotes, behet fjale per aren e dyte: Kosoven. Behet fjale se sa duhet t'i hiqet ares se dyte (Kosoves). Per aren e pare (Serbine) as qe behet fjale.
Thjeshte, fjala eshte (bisedimet dhe marreveshjet mes Kosoves e Serbise) per ate se sa (toke, truall ose kompetenca) do t'i jipet Serbise apo t'i mirret Kosoves. Fusnota me kete rast ka domethenien e asaj se nga ara e dyte (Kosova) ka mundesi te mirret edhe me shume.
Kjo, prandaj, s'mund te quhet ne asnje menyre te vetme win-win, por win-lose (win=Serbia, lose=Kosova).
Kjo s'mund te quhet as kompromis, sepse kompromisi eshte vetem kur ndahet trualli ne menyre te barabarte apo meritore mes dy paleve.
Kjo eshte shitje. Kurse fusnota eshte mundesi per shitje te metutujeshme te Kosoves...


*
avatar
Gania 06/03/2012 01:15:58
Kaq dini kaq flisni ju z.Terran. Nuk eshte fajtor autori i shkrimit se ju nuk kuptoni qasjen objektive ndaj marveshjes.
avatar
Islami Suedi 29/02/2012 02:04:52
P
avatar
hjrulla strezovci 29/02/2012 22:25:00
ju i nderur studjus un jam nje qytetar i thjesht nga lugina ,por fjala fusnot nuk dote thot ashtu por un poe mbylli me nje citat;(apo proverb si thot populli
PRA FOSNOT DON TE THOT PSH.SIKUR UN TE NDERTOJ SHTEPI NE TRULLI TEND POR TI PASTAJ VJEN M
avatar
Bashkimi 27/02/2012 17:42:33
Po te kishte durim Kosova me gjate, sigurisht se do te fitonte me shume duke bere qe te mos leshoje pe ne kembengultesine e saj. Por marre parasysh situaten ne te cilen per Kosoven nuk ka kthim prapa, mund edhe te vleje qe te ecim perpara. Pajtohem plotesisht me autorin ku thote se "Ve
avatar
NERO 27/02/2012 12:46:52
fusnota 1244 dhe opinjoni i GJND e para eshte rezulut e okb e cila obligon cdo shtete ndersa e dyta eshte vetem nje llafe goje nga GJND e cila nuk e obligon as kend bile bile as serbin nuk e obligon qe ta njofe ate vendim te GJND te cilen vete serbia e ka kerkuar ndersa kosova e ka adapuar ketu ne fusnote . pra ne fusnot nuk kemi as nje kerkese nga ana e kosoves se ajo qe deshen ta fusin edhe shpalljen e pavarsise e terhoqen ne momentete fundit . Kjo fusnote eshte e ngjashme me fjalin ne kushtetuten e kosoves te vitit 74 ku emri i kosoves ishte KRAHINA AUTONOME SOCIALISTE E KOSOVES a ne praktike KOSOVA i kishte po thuaj te gjitha atributet e republikes si republikat tjera ne ish jugosllavi pra ajo fjali KRAHINE AUTONOME e ka pru kosoven qetu ku eshte qe nga 1999 deri ne 2008 kur pengonte shpalljene pavarsise se nje anshme nga ana eKOSOVES pa ndimen "NDIHME E MIQVE NDERKOMTARE" ashtu si kan dashte shqiptaret . ndersa pasojat e ksaj fusnote ku permendet 1244do ti shohim ME VONEEEEE pasi dieht shum mir se qka parashef kjo rezulute bile bile nen hije i legalizon strukturat paralele te cial sod jen ne kosove pasi 1244 parashef veprimin edhe te instutucioneve ne kosove
Total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

4.53
Presheva Web Portal