Ballina | Opinione | Status Quo'ja bipolaer e Luginës së Preshevës

Status Quo'ja bipolaer e Luginës së Preshevës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Status Quo'ja bipolaer e Luginës së Preshevës

gjeopolitika minoritare e një komuniteti pa strehë!

 

 

Tema qendrore dhe më e nxehta e cila po e rritë tensionin dhe adrenalinën politike-elektorale në fundkohë, është tema e zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Temë dite-nate, temë kafexhinjshë, (pas) para darke: në historikun e organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shikuar dhe vështruar në aspektin gjeopolitik rajonal të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës është ndoshta më vendimtarja dhe më fundkryerja e problemit minoritarë ndërmjet këtyre dy shteteve. Nëse në të ardhmen kemi bërë lëshime në organzimin politik, sot është koha të mos i bëjmë të njëjtat gabime! 

Vendimi i Republikës së serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovën fusnotiane, është problem gjeopolitik dhe ndërkombëtar: mosdalja e komunitetit të serbëve veriorë në zgjedhjet e Kosovës,  dhe njëkohësisht organzimi i këtyre zgjedhjeve,dhe konsolidimi i institucioneve paralele të veriorëve me vendimin për zgjedhjet e serbisë në atë pjesë, institucione të cilat komuniteti ndërkombëtar “refuzon t’i njohë”, por që UNMIK-u dhe EULEX-i “mund dhe ti legalizojn”, është një disfavor i madhë në rregullimin kushtetues fusnotian 1244-shë të Republikës së Kosovës dhe përfundimisht mund të bëhet një status dhe normativ faktike për avancimin e statusit politik të veriorëve në një rregullim ekskluziv konstitucional brenda Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të pozicionuar si gjithmonë në ndarjet mes dy kampeve kryesore politike, pro dhe kundër këtyre zgjedhjeve në serbi. Sa i përketë këtyre zgjedhjeve, pjesëmarrjes dhe cështjeve tjera, është e rëndësishme të përmenden  dhe të sqarohen shumë gjëra: nëse është e vërtetë se kemi një organizim politike njënacional (kombëtarist) në njësitë e vetëqeversijes politike-shoqërore që quhen komuna/bashki, atëherë është shumë e logjikshme dhe e arsyeshme juridikisht e politikisht pjesëmarrja, participimi dhe konsolidimi i politikës elektorale vetëqeverisëse të bashkive tona, sepse kjo më në fund të fundit është demokraci elektorale e vetëqeverisjes minoritare kombëtare për konsolidimin e bashkisë, delë nga subjektiviteti i brendshëm i partive politike dhe konsitucionalizmi i tyre për organizimin e komuniteteve të tyre.  Krejt ndryshe qëndron puna me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare (për ekzekuvitin mazhoritar qeverisës) sepse në parlament ushtrohet thuajse tërë sovraniteti qendror i një organizimi politiko-shtetëror, dhe për më shumë nga parlamenti del edhe vota e drejtëpërdrejtë për politikat qeveritare. Për më shumë: a është e nevojshme pjesëmarja në zgjedhjet parlamentare në këtë kohë? Mendoj se para se të thuhet jo, ose po prerazi, duhet të diskutohet dicka! Që njëzetë vite të organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në raport edhe me vetëvetën, edhe me Beogradin, me Prishtinën por edhe me bashkësinë ndërkombëtare kemi bërë mjaft lëshime, mjaft gabime dhe pamaturi!? Të marim pjesë ose jo?

Herë dalim herë jo, herë e kalojm pragun me demokraci të brendshme, e herë me presione ndërkombëtare? Kjo është jonjëtrajtshmëri! Në këtë kohë kur po flitet me të madhe për një status special të veriorëve të Kosovës, ne ulemi në parlamentin pretendojm të ulemi në parlamentin e serbisë, me të njejtin deputet që e ka miratuar kushtetutën që pjesë përbërëse e ka Kosovën. Të paktën të kemi rezerva ndaj kësaj cështje, të paktën të kemi aderime me rezervë që brezat e ardhshëm të mos na keqkuptojn!?

Pas refuzimit të parlamentit të Kosovës për ta miratuar dhe përkrahur “Deklaratën politike” të Kuvendit të këshilltarëve asambleist të Luginës së Preshevës për rikonfirmimin e vullnetit për Autonomi (jamë i vetëdijshëm se këtu ka shumë cështje për rishikim dhe ri-përkufizim) tashmë krejtësisht jam i bindur se statusi politik i Luginës së Preshevës është status quo’ja bipolare ndaj Serbisë dhe Kosovës, me një vështrim të posacëm si një problematikë gjeopolitike minoritare ndërmjet këtyre dy shteteve.

Parlamenti i Kosovës dështoi të dalë me një qëndrim zyrtarë unik lidhur me problemin e madhë të komunitetit autokton të shqiptarëve të ish Kosovës Lindore apo të Luginë së Preshevës. Opinioni vec e vec i partive mazhoritare të Kosovës ishte i ndryshëm: duke filluar nga një “interesim” për një bashkëpunim më të thellë ndërmjetë veti, nga liberalizimi i kufinjëve, e deri të qëndrimi i Vetëvendosjes për ri-bashkimin e Luginës së Preshevës me trupin e saj të natyrshëm, pra me Kosovën. Qëndrim unanim nuk kishim! 

Derisa Republika e Kosovës tenton ta “diasporizon Luginën e Preshevës”, derisa Republika e Shqipërisë nuk e ngritë zërin për ndërkombëtarizimin Amë të minoritetit anatomik të shqiptarëve të këtij regjioni, mund lirisht të flasim për një komunitet pa strehë dhe të lënë në udhëkryqin e politikave zyrtare të fuqive të mëdha!!?

Shkruan: Shkrodran Ismaili

atikulli

v4.7

Regjistrohuni për komente Komente (3 Publikuar)

avatar
Preshevari RD 22/03/2012 05:25:31
shum tekst i mir pom pelqen drejteshkrimi
avatar
Folsi 20/03/2012 02:48:16
Status Quo si fenomen eksiston edhe ne politike,pra dicka e ngrire per nje kohe te pa parashikueshme,mirpo ketu nuk munde te themi se kemi nje status quo ,perderisa ne e dime se si kan rrjedhe ngjarjet apo jeta politike qysh nga shperberja e perandorise osmane,ne kohen e Mbreteris Serbo-Sllave ,ne kohen e RSfj e deri ne ditet tona.Pra nje pjese e madhe apo te themi ma se gjysma e kombit ishte minoritare ne tokat e veta por ne administrim te qeverive apo shteteve te huaja (fqinje).Nji minoritet teper i madhe dhe i pa pare ne Europe ne proporcionin e popullsis te Shtetit Komb.Edhe sot e kesaj dite ky Mega Minoritet shqipetare eshte i shperndare me gjithe tokat e veta te trasheguara ne Shtetet Fqinje apo qeveri te huaja duke marre edhe vet Shtetin* si ekstra Multi MINORITARE eksperiment i kohes te EU.Pra shqipetarve si shoqeri destruktive dhe politikes shqipetare te udhhequr me politikan te pa afte dhe te brishte jashte shtetit 1/2 Shqipetare nuk i mbetet tjeter vetem se te recitojne politikat imponuese eksperimentale te EU dhe miqeve te saj.Pra z.Autor ketu nuk mundemi te flasim per asfar lloj status quo-je,per vec se nje vazhdimsie te nje sindromi shqipetare te trasheguar me kohe.Pra nuk eshte vetem nje minoritet shqipetare ne udhekryq ,por i gjithe kombi shqipetare gjendet ne nje udhekryq te kahmotshem.
avatar
TerraN 17/03/2012 16:03:27
*

A mendon fare kur shkruan ky
Total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal
v4.7
v4.7
v4.7