Ballina | Opinione | Sërish zgjedhjet

Sërish zgjedhjet

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Këto ditë jemi dëshmitarë të përgatitjeve për fillimin e fushatës parazgjedhore lokale e parlamentare në Serbi. Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, tri komuna këto ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve kanë bërë gati të gjitha përgatitjet për fushatën parazgjedhore si për zgjedhjet lokale ashtu edhe për ato parlamentare. 

Tre subjekte politike që veprojnë në Preshevë (PVD, BDL dhe UDSH) me një listë të përbashkët marrin pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare, ndërsa dy subjekte (PDSH dhe RD) bojkotojnë këto zgjedhje, sepse nuk janë përmbushur kushtet për pjesëmarrje. Këto dy subjekte politike me të drejtë bojkotojnë zgjedhjet parlamentare serbe, duke u bazuar në shumë fakte, e ndër to: 

-organizimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare serbe në Kosovë; 

-rezervimi i ulëseve për deputetët serb në Parlamentin e Republikës së Kosovës; 

-diskriminimi pozitiv që u bëhet pakicës serbe në Kosovë; 

-keqtrajtimi i shqiptarëve në Serbi (të mos harrojmë që në Beograd ende mbahen në paraburgim nëntë të rinj shqiptarë nga Presheva, e tash së voni edhe ekstradimi i një të riu tjetër shqiptar nga Zvicra, dhe spektakli i pritjes së tij në aeroportin e Beogradit) 

Kur kësaj i shtohet edhe pragu zgjedhor që do të duhej plotësuar për një deputet shqiptar në këtë Parlament, s’do mend që njëmend nuk duhet të humbet kohë e të mendohet për këto zgjedhje, sepse këto që përmenda më lart janë disa nga arsyet që shqiptarët e këtyre tri komunave: Preshevë, Bujanoc e Mevdegjë t’i thonë: JO zgjedhjeve parlamentare serbe. Sepse, një zë i ngjirur në Parlamentin e Republikës së Serbisë karshi një numri shumë të madh të atyre serb, është si një pikë uji në oqean dhe s’do mend që nuk arrin kurrfarë efekti politik.

Qeveria serbe do të duhej të bënte më tepër për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët e asaj ane nuk duan asgjë më shumë e asgjë më pak sesa ato që duan dhe u plotësohen pakicës serbe në Kosovë. Derisa nuk bëhet ndonjë hap gatishmërie për të plotësuar kushtet e shqiptarëve në Serbi, votuesit shqiptarë të këtyre tri komunave duhet të harrojnë fletëvotimet për deputet të Parlamentit të Republikës së Serbisë. 

Zgjedhjet lokale në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë 

Gati të gjitha partitë politike dhe grupimet qytetare që veprojnë në këto tri komuna kanë dorëzuar listat e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunal. Gara më e madhe do të jetë për Asambletë Komunale në Preshevë e Bujanoc, sepse në Medvegjë si gjithnjë do të ketë pak përfaqësues shqiptarë që do të mbrojnë interesat e qytetarëve shqiptarë në qeverisje lokale. 

 

Pritet garë e rreptë për pushtet në Bujanoc

Për dallim nga vitet e mëhershme kur në Bujanoc ishte garë e madhe në mes të subjekteve politike shqiptare dhe të atyre serbe për të marrë pushtetin vendor, kësaj here, kjo garë do të jetë edhe më e rreptë, e mbase edhe më e ngushtë, sepse u shtua edhe një subjekt politik shqiptar, përkatësisht Partia Demokratike, e themeluar nga një grup anëtarësh të dalë nga Partia për Veprim Demokratik. 

Gara zgjedhore pritet të jetë më e ashpër në mes të këtyre dy subjekteve. Kjo, jo vetëm që e bën më interesante fushatën parazgjedhore, por e bën interesante edhe koalicionin e mundshëm që do të arrihet në mes të subjekteve politike që veprojnë në këtë Komunë. 

Po t’i referohemi inateve që kanë lindur në mes të këtyre dy grupimeve, do të mund të konstatojmë që vështirë është që këto dy subjekte të arrijnë ndonjë marrëveshje për koalicion, por meqenëse në politikë është gjithçka e mundshme, dhe meqenëse interesi është gjithmonë prezent, atëherë nuk është larg mendsh që këto subjekte që pretendojnë numrin më të madh të karrigeve në Asamble Komunale të arrijnë marrëveshje për koalicion të mundshëm. Partitë e tjera dhe grupimet qytetare që veprojnë në këtë Komunë, do të mundohen që së paku të mbajnë nivelin që kishin më parë, e pse jo edhe të shfrytëzojnë rastin nga ndasia që u bë në PVD, duke shpresuar në ata të zhgënjyerit e të dy palëve, mbase do t’i hedhin votën atyre. Edhe kjo është e mundshme. 

Lista e partive politike serbe do të jetë më e mobilizuar se herëve të tjera. Ata do të pretendojnë gjithsesi të jenë në pushtet, e kësaj mbase do t’i ndihmojë edhe ndarja që u bë në partinë më të madhe shqiptare në Bujanoc. 

 

Në Preshevë pak më ndryshe 

Ndryshe nga Komuna e Bujanocit, në Preshevë gara kryesore do të luhet në mes të Partisë për Veprim Demokratik dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Bazuar nga e kaluara, këto parti gjithnjë i kanë ikur njëra-tjetrës për një ose dy këshilltarë. 

Partia Demokratike Shqiptare, e cila që nga viti 2004 e këtej (pasi në vitin 2003 kishte bërë reforma në kreun partiak dhe kishte sjell frymë të re në udhëheqje) ishte pjesë e qeverisjes vendore, e njëkohësisht u angazhua që në radhët e veta të ofrojë sa më tepër anëtarë të rinj, dhe të heq atë tabunë e krijuar me vite të tëra, se në PDSH janë radhitur vetëm katundarët. Kjo parti me një vizion të qartë politik, e që në programin e saj prioritet ka zhvillimin ekonomik dhe të infrastrukturës së Komunës, duke bojkotuar edhe kësaj here zgjedhjet parlamentare, synon që edhe më tutje të qeveris me pushtetin lokal. Me prurjet e reja që ka bërë, synon të rris numrin e votuesve, e me të edhe të ulëseve në Asamble. Reformat e filluara në vitin 2003, kanë bërë që kjo parti të mos ndalet, por të ec me hapa të sigurt drejt fitoreve të reja. Prandaj, edhe më tutje mëton që në radhët e veta të përfshijë anëtarë të rinj. Kështu nga një parti e kualifikuar si katundare ka arritur që me angazhim të pandërprerë të ofrojë njerëz të rinj nga qyteti. Në radhët e veta ka edhe shumë të rinj që sapo kanë arritur moshën e pjekurisë dhe një numër të konsiderueshëm të studentëve, që pretendohet të jetë potenciali kryesor i partisë. Me këto prurje, dhe me një angazhim edhe të mëtutjeshëm, PDSH i ka të gjitha parametrat që edhe kësaj here të jetë në koalicionin udhëheqës në Komunën e Preshevës. Por, ky subjekt politik do të duhej të angazhohej që numri i votuesve të jetë sa më i madh, përndryshe, vështirë që do të mund të mbajë primatin.

PVD, e cila është gjithëpërfshirëse në të tri komunat e banuara me shqiptarë, ishte gjithnjë parti me një numër më të madh ulësesh në Asamble Komunale, por jo gjithnjë ishte pjesë e qeverisjes lokale. Edhe pse e shtrirë në të gjitha lokalitetet e të tri komunave, gati pas të gjitha zgjedhjeve ka pasur luhatje dhe ndasi. Çdo tri-katër vjet i ndahej një grup dhe nga ai grup formohej një parti ose një grupim qytetar. 

Kësaj here nuk e ka këtë problem. Është po ai grupim i para katër viteve, me përjashtim të një numri të votuesve që me vite të tëra kanë votuar këtë subjekt, e që tani mbase do të votojnë ndryshe. Arsyeja është shumë e thjeshtë: për 22 vite të veprimit nuk është parë asnjë hap reforme, asnjë prurje e re, asnjë joshje për qytetarët, e sidomos për rininë, që do të duhej të ishte e ardhmja e asaj ane. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do ta ketë numrin e njëjtë të këshilltarëve që e ka pasur para katër viteve, sepse e gjitha varet nga aktivizimi i tyre në fushatën parazgjedhore. Ndryshe nga PDSH, PVD-së nuk i konvenon dalja e madhe e votuesve në zgjedhje. Çdo rritje e numrit të votuesve do të thotë rritje për oponentët politik, ndërsa PVD, do të mbetet prapa, e sidomos prapa PDSH-së. 

Bashkimi Demokratik i Luginës, që ishte subjekti i tretë politik në Preshevë, e që jepte shpresë për përafrim politik në mes të partive oponente, pësoi një trandje, duke iu ndarë një grup këshilltarësh dhe anëtarësh të partisë, e që më pas u organizuan në subjekt politik të mëvetësishëm, po ashtu synon që të fitojë po aq ulëse në Asamble, sa i kishte edhe në mandatin e kaluar. Mirëpo, duke marrë parasysh problemet me të cilat u ballafaqua kjo parti, do ta ketë paksa më vështirë të arrijë këtë, sepse më shumë ka ikje nga partia sesa prurje të reja. 

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, që ishte subjekti i katërt për kah numri i këshilltarëve në Asamblenë Komunale të Preshevës, nuk i pati këto probleme, dhe i hyn njëjtë garës për këshilltarë. Kjo parti ka një numër të konsiderueshëm votuesish që nuk i largohen, kështu që mund të fitojnë sërish të njëjtat ulëse në Asamblenë Komunale të Preshevës. Ndërsa grupimi më i ri politik Rilindja Demokratike (grup i ndarë nga BDL) për të parën herë garon në zgjedhje lokale në Preshevë. Nëse i referohemi numrit të këshilltarëve dhe të drejtorive që kishin në mandatin e kaluar, mund të thuhet që nuk janë larg këtyre dy subjekteve të fundit, por, duke pasur parasysh organizimin e BDL dhe të UDSH, RD nuk e ka përvojën e tyre organizative, prandaj i duhet që të mobilizohen për të mbrojtur votën që e kishin marrë (nëse votat i kanë marrë në saje të autoritetit të prijësve të këtij grupimi) dhe për të marrë vota të reja që do t’i garantonin ulëset e mëparshme në Asamble. 

 

A ka vend për lokalizëm 

Për dallim nga herët e tjera, kur nëpër fushata parazgjedhore luhej në kartën e lokalizmit, kësaj here, mbase nuk do ta kenë atë kënaqësi asnjëra nga subjektet politike që veprojnë në këto Komuna, e sidomos në Preshevë. PDSH që nga militantët e PVD-së, kualifikohej si parti e katundarëve, (edhe pse që nga fillimi ka pasur anëtarë dhe simpatizues e votues nga qyteti i Preshevës) tanimë në vete ngërthen mjaftë anëtarë nga qyteti, përfshirë edhe ato lagje që më parë ishin simpatizues, anëtarë, e votues të subjekteve të tjera, kështu që ajo kartë është shqyer dhe tani do të votohet për program zhvillimor, e jo lokalizëm. 

PVD, edhe ashtu ishte gjithëpërfshirëse, kështu që nga militantët e partive të tjera nuk do të mund të kualifikohet si parti e zorraxhive. BDL, është një subjekt serioz që në vete përfshinë shumë anëtarë nga të gjitha lokalitetet. UDSH me gjithëpërfshirjen e saj ka bërë që të mos përfolet më si parti e një grupimi të vogël, ndërsa RD si subjekt i ri në vete po ashtu ngërthen anëtarë thuaja nga të gjitha lokalitetet e Komunës së Preshevës. Kjo gjithëpërfshirje dhe heterogjenizëm lokalitetesh nëpër subjekte politike bën që fushata parazgjedhore të jetë paksa më relaksuese dhe më shpresëdhënëse se herëve të tjera. 

 

 

Shkruan: Ferid Selimi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (24 Publikuar)

avatar
Maxi 16/04/2012 20:27:33
Ismet Jashari nuk na tregove cilat na qenkan ato te arritura te Ferid Selimit?! Ne ketu ne Presheve nuk i dime andaj kishte me qene mire te na tregosh. Nese e merr si te arritur qe cdo vite i nderron partit politike vetem e vetem qe te perfitoj dicka ateher na thuaj. Perndryshe ne ne Presheve e njohim shume mire Feridin dhe jemi deshmitar se (per fat te keq) nuk ka qene ne gjendje as per nje makiato te fitoj por ka bredh kafeneve deri sa ka gjet ndonje sponzor. Kemi qellu vend i vogel e te gjith po njihemi. Te garantoj se ne zgjedhjet tjera perseri do ta nderron partin sepse ateher me nuk do te kete nevoje qe PDSH te ja paguaj doktoraturen ne Tirane.
avatar
Ismet Jashari 14/04/2012 04:11:07
I lexova komentet lidhur me shkrimin e Mr.Ferid Selimit dhe, te ju them sinqerisht u befasova nga disa gjera lidhur me gjoja arsyet se pse e ka shkruar veshtrimin per gjendjen ne Luginen e Presheves. Shume me habite fakti se pse jemi kaq xheloz lidhur me Ferid Selimin.Une per vete e konsideroi si nje njeri i cili ka arritur shume, me pune vetemohuese si ne shkrime, por edhe ne shkollimin e tij i cili, siq kam kuptuar, se shpejti do te kurorezohet edhe me doktoraten e tij.Nuk e di historine e tij lidhur me aktivitetin partiak, por ka treguar aftesi dhe te gjithe ne qe jemi nga Lugina e Presheves duhet te gezohemi per sukseset e tij. Po e shtroj pyetjen pse mos te behet edhe drejtor i TV Presheves apo i ndonje institucioni tjeter.Me mire ai se ndonje gjysme analfabeti i cili kurr nuk do te jete ne gjendje ti kundervihet padrejtesive apo dallaverave te grupeve te ndryshme. Andaj ju lutem vendas te mi, te beheni me te hapur ndaj dikujt qe e meriton, pa marr parasysh bindjet partiake.Duhet te kontribuojme per njerezit e duhur ne vend te duhur, e jo per parti.Ju pershendes bashkevendas te Lugines se Presheves. Ismet Jashari, politikolog i diplomuar.
avatar
geci 10/04/2012 14:42:54
PVD do te fitoj kesaj here si do qoft do te fitoj kisss
avatar
Lulja 06/04/2012 13:28:04
E pershendesFeridin dhe iuroj suksesse ka nevoje me i ndihmue edhe materialisht.Normalse poqese dikush i ofron dicka,ai duhet me shkruejte mire per ata e dheme mjeshtri duhet me u paraqitur si i paanshem.Pastaj, studimet kushtojne edhe duhet me gjete pare. Kurse paret i fiton secili me zanat te vetin edhe Feridi me te vetin,bile ka shume zanate.
avatar
zeqapr 05/04/2012 16:26:59
...."Njeriu
avatar
M. M. 05/04/2012 15:36:32
Thone qe realiteti eshte i hidhur, por ai prap mbetet realitet-pra ai qe eshte. Ne mund te mos e pranojm ate, eshte qendrim i yni, por prap i till mbetet. Pra, nuk mjafton te fyesh dike nese ai te pershkruan kete dreq realiteti, ai prap mbetet i tille e u tha apo nuk u tha. Por, ajo qe shihet ne baze te komenteve ne frigohemi prej tij, ne kete rast friga buron nga pamundesia per ta ndryshuar ate. Jo vetem qe shfaqim pafundesisht aftesin tone per ta ndryshuar ate por, i thojm edhe te tjereve aman mos na pershkruaj se e deshirojm nje realitet virtual. Kjo gjendje me shqetson, por e paska shqetsuar me shume se mua autorin, ngaqe ky na ka perplasur per fytyre kete dreq realiteti.
Ajo qe do te duhej te diskutohej eshte pikerishtt se a ka gabuar autori ne kete pershkrim te realiteti, une nuk e pash asnje shqetsim te till nga asnje komentues, po vetem fyerje kot e kot qe ska nevoj se si kontribon diskutimit profesional e aq me teper per te pas tendenca te ndrrojm kete gjendje.
Uroj qe autori tash e tutje mos te jete vetem analizues i realitetit, qe realisht nuk po e bene askush kete, por edhe aktor brenda kesaj loje ngaqe qe s'eshte spektator ne kete loje e ka deshmuar.
avatar
hahaha 05/04/2012 13:58:42
me mire anime se Refugjat,
avatar
Sallsa 05/04/2012 13:42:59
Shkrim interesant. Edhe pse tash ne je radhet e PDSH, i nderuari Ferid, nuk mund te japesh komente pa anime.

Suksese.
avatar
refugjati 05/04/2012 13:36:09
ME VJEN MIR QE NE KOHEN E ZGJEDHJEVE PO KTHEHEN PI KOSOVES EDHE PO NA JAPIN MEND DHE PO E DIN GJENDJEN ME MIR SE NA.

E FERID KOSOVA NJO SPO E DI SE KURRRRRR NUK MUJTESH ME ARDH DREJTOR NE TVP ATY KU E KE QELLIMIN TI.


flej flej flej
avatar
05/04/2012 13:00:34
Mua po me pelqen analiza realiste qe ka bere z. Selimi sa i perket partive se kend ato perfaqsojne, qytetaret apo katundaret. Mos te harrojme se para pak viteve per te bere fushat elektorale, per ta ruajtur elektoratin e para 20 viteve, dikush nga kto parti kishte bere edhe kenge. Ksaj radhe kemi nje aderim te madhe sidomos te qytetarve ne parti te tjera perpos PVD-se. Cka do te thote se me me ide mesjetare nuk do te mund te behet marketing politik, por me pune.
avatar
Ferid Selimi 05/04/2012 12:52:53
P
avatar
miratoca 05/04/2012 11:18:17
OO Gani veseli,nje fjale e urte popullore thot -i keshmi pe kesh te keshmin-po trego ti pak histori per veten tende, ku ke qene , ku je, dhe ku do te jeshe?Ti nuk ke arsye askend te kritikosh, sepse nuk je i paster as ti veT.Por ti i nderuar a je duke kuptuar qe jemi ne shekullin 21, dhe secili eshte i lire te vendoose ku te jete, i lire te vendose te largohet, dhe i lire te vendose ku do te bashkohet.
avatar
valoni 05/04/2012 11:12:36
Nuk eshte e veshtire, hape doren dhe shiko sa gishterinj ke, 5-andaj VOTOO 5-RD--Rlilindja Demokratike
avatar
Alban 05/04/2012 07:54:31
Marre spo ju vje i keni ba 100 parti po turp duhet tju vjen, e perqani popullin o te mjer. Sa te paftyr po se meritoni as nje vot se jeni idiota mas karrikave
avatar
Illyricum_Sacrum 05/04/2012 05:22:35
ne,popullata e thjeshte e kesaj treve duhet ti denojm permes armes tone demokratike-votes e ti thojm STOP izolimit te presheves,STOP monopolistave qe e kan shendrru presheven me rrethin ne nje monopolizem permes pijunave te tyne...STOP shnderrimin e parqeve te femijeve ne kafene e bare,STOP njerezve qe nuk i kan me shum se 4 vite shkoll e qe na udheheqin neper poste si drejtora te lemive te ndryshme,profesora,keshilltare etj...STOP "SEFAVE" qe i beni neper silla e darka e qe paguhen me parat e tona-pra me parat e popullates... STOP dhe nje SHUT bashkepunetorve te qarqeve te dyshimta te ketij shteti e qe e prishen tan luginen...STOP "patriotave" me baterija qe kur ti teket her na bashkojn me kosov e her me shqipni por dihet vec me fjal, bile nganjeher aq e tejkalojn kufinin saqe edhe shpallin Pavarsin e Presheves kur ti teket!!!
pershendetje.
avatar
G. Veseli 05/04/2012 03:24:09
Me cdo rrespektin qe kam per ju i nderuar por te jesh antar i nje partije dhe te besh nje analiz disi me duket apsurde dhe se nuk te takone me te besh analiz per pos qe te takone te mbledhesh vota tani si gjtihe te tjeret per subjektet e veta dhe mendoj se do te ishte me e drejte keshtu tani me humbe kretibiliteti i te qenit gazetar ...
avatar
PRESHEVARI 05/04/2012 01:54:05
Ju lutem Ferid Selimit edhe sa aderime neper parti do ti kesh gjere ne plakje, mandej te nxjerresh keso konkluzione, une e di mire se ka qen me Orhan Rexhepin nje kohe, pastaj ke votu sipas bindjeve tuaja, kurse tani rradhitesh ne PDSH, tutje ku e dine se ku do te mbaroje apetiti i Ferid Selimit, a sa i perket partis ne pushtet humbja nuk diskutohet por hajde te diskutojm per egzistimin e PDSH mbas zgjedhjeve, cka do te behet me ate parti.


Ju faleminderit per mirkuptim
avatar
shkelzen 05/04/2012 00:18:06
pvd- gjithsesi kesaj do ja jape voten
avatar
pa titra 04/04/2012 23:42:10
Ne
avatar
pa titra 04/04/2012 23:42:07
Ne
avatar
Fisnik 04/04/2012 22:25:51
Une do te thoja vetem nje gje : Votone La Maniten "5" ! Te tjerat i kuptoni vete!
avatar
Realisti 04/04/2012 22:07:09
Me kujdes e lexova k
avatar
shqiptari 04/04/2012 21:33:48
un personlaisht do ta votoj lpd e cedomir jovanovicit me drejtsi shkojm te para jo me fantazija qytetar e katundar te gjith jemi nje jemi njerez nuk jemi jasht toksor oj popullat kfillnu pak
avatar
dr-GJ 04/04/2012 20:42:08
Te pershendes dajo,e gjithe kjo qe elaborove eshte e vertete,te uroj fat gjate fushates edhe votimit,te uroj sukses,partise ne pushtet i deshiroj edhe shume mandate te tjera,sepse eshte parti me vizion te qarte,si per rinine ashtu edhe per popullaten e gjere,aderimi i juaj ne parti te re,do te thote frymezim per te tjeret,per ata te hamendurit,per ate votues i cili gjere me tani voten e tij e ka shfrytezuar dikush i treti,pa dashjen e tij edhe ate ne vend te gabuar,FITORE
Total: 24 | Treguar: 1 - 24

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

2.00
Presheva Web Portal