Ka apo nuk ka krizë politike në Luginën e Preshevës?
Ajo që ndodhi në Preshevë, heqja ose rrënimi i lapidarit të dëshmorëve të Luginës, ndodhi e rastësishme apo u bë një ndodhi e orkestruar mirë si nga prijësit e klaneve partiake të Luginës, të cilët nuk kanë as sensin më të vogël të zgjidhjes, ose të zbutjes së problemeve me të cilat ballafaqohen banorët, e lënë në mëshirën e Zotit dhe të shtetit të Serbisë, e Luginës, apo nuk i kishte ardhur sinjali i gjelbër nga Prishtina dhe Tirana!.
Natyrisht se i gjithë ky apo ai skenar nuk ka se si të mos jetë edhe pjellë e vetë arkitektëve të politikës vendore, nëse ka politikë vendore, të cilët me sjelljet e tyre të pamatura, ngjallnin emocione të kota dhe të panevojshme te popullata e lënë në mëshirën e të punësuarve të tyre në Evropë dhe gjetiu për t’ia dërguar ndonjë lek sa për të mbijetuar dhe për t’u marrë me politikë të kotë, karshi një përbindëshi ushtarak dhe njerëzor, Serbisë, të kësaj Serbie e cila në vend se të merrej me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, apo me liberalizimin e vizave, të cilët, qytetarët e Serbisë janë në listën e qytetarëve që më së shumti u krijon krizë shteteve të BE-së, ajo merret me rrënimin e lapidarit apo të lapidarëve të dëshmorëve shqiptarë.
E gjithë kjo u kurorëzua pas takimit të shumëpritur të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, ose pas deklaratave shumë pmpoze të politikajve të Shqipërisë se nuk ka kush që e heq atë lapidar, sepse ai lapidar është i dëshmorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës. Por ja ndodhi, ndodhi edhe atë pa e ditur dhe pa e hetuar as Prishtina dhe as Tirana, bili-bile edhe pa e hetuar edhe politikanët vendor, të cilët ishin aq pompoz dhe aq të papërgjegjshëm që edhe sot nuk e dinë se çfarë të keqeje i kanë sjellë popullatës dhe mburrjes së asaj popullate me ata dëshmorë, që, sot, ata e shijojnë pa fije turpi dhe ngarkese politike.
Heqja e lapidarit mund të jetë një paralele e pakoordinuar e politikanëve të Luginës, Prishtinës dhe të Tiranës. Dhe, i gjithë ky moskoordinim u shpërblye me heqjen e lapidarit dhe me dhënie tëp deklaratave të shumta se Serbia nuk është dashur të sillej në këtë mënyrë, se nuk i ka respektuar vlertat dhe ndjenjat e shqiptarëve të Luginës dhe kaq. Por u goditë një gjeneratë që nuk e kishte pritur se do t’ia përdhosnin amblemat e asaj gjenerate, por ia përdhosën, ndërsa kjo përdhosje mbeti në heshtje dhe pa analiza të mëtutjeshme se çfarë më tutje? –simbolin e rezistencës dhe të sakrificës për ata që janë sot pa fije turpi në ballë të organizimit politik të Luginës së Preshevës. Njëri me përfitime të bizneseve të veta, tjetri me punësime të fa,iljarëve të tyre, dhe ai tjetri me joshje të majme parashë e çka jo tjetër. Natyrisht se njerëzit mund të mos kenë informata të hollësishme, por ja se gjërat ecin nga një vesh në tjetrin, dhe veshi i atyre që duhet të dëgjojë është i shurdhër dhe pa sens njerëzor.
Kur e përmend dikush se në negociata midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të kyçen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës shumëkë e kapin ethet, sepse nuk është menduar asnjëherë dhe nuk ka trokitur në kancelaritë diplomatike evropiane një propozim i tillë, që sot, do t’ishte prijës i zgjidhjes së shumë problemeve që, në Luginë as kanë guxuar t’i mendojnë se mund të ndodh. Por, se duhet, ose se është dashur, nuk ka dyshim, por ja se nuk kemi pasur sens të senzibilizimit të problemit ose të problenmeve që e ngarkojnë këtë nyje gjeopolitike të Ballkanit perëndimor, lidhja midis Serbisë me Bullgarinë, midis Serbisë me Kosovën, midis Serbisë me Maqedoninë e deri në Greqi, Shqipëri dhe Azi, kjo është ajo nyja që Daçiqi e ka shtypur në kokë, por jo vetëm ky, çdo politikë serbe e ka pasur po të njëjtin trajtim sa i përket zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Dhe kjo na ndodhi pikërisht në shënimin dhe manifestimin e 100-vjetorit të flamurit dhe të shtetit shqiptar, që edhe për njëqind vjet mos kërkoni flamur dhe afrim me shtetin shqiptar.
Kjo ndërgjegje shqiptare, jo vetëm e Luginës nuk duhet të mbyllet me kaq. Këtu sapo ka filluar problemi. Ai problem kërkon zgjidhje, jo biznes dhe joshje materiale, por zgjidhje politike. Rilindasit për çështje kombëtare i kanë shitur pasuritë e veta vetëm e vetëm ta ngrejnë vetëdijen kombëtare, ndaj edhe politikanët tanë nuk duhet të joshen me materializim por me zgjidhje të problemit.

Qani Memeti



Lugina nuk duhet tani te bjer prap ne gjum. Tani ne vetem se dueht te ngrisim zerin, lart e me lart. Nuk kemi koh per te pushuar. Duhet te na perkrahin fqinjet shqiptar. POOR NE duhet te marim iniciativen se pari. Ne duhet jo vetem te flasim por edhe te veprojm si na kerkon populli. Si njerez te lir, dueht te folim ate çka na pengon, dhe ate çka duam.
Publikoni komentin tuaj