Ballina | Opinione | Lugina e Preshevës dhe Lapidari i Dëshmorëve përball Daçiqit, xhandarëve serb dhe analistëve të mençur

Lugina e Preshevës dhe Lapidari i Dëshmorëve përball Daçiqit, xhandarëve serb dhe analistëve të mençur

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Lugina e Preshevës dhe Lapidari i Dëshmorëve përball Daçiqit, xhandarëve serb dhe analistëve të mençur

Lugina e Preshevës dhe Lapidari i Dëshmorëve përball Daçiqit, xhandarëve serb dhe analistëve të mençur
Pas betejës në mes Lapidarit të Dëshmorëve dhe xhandarmërisë serbe të 20 Janarit 2013, në poligonin e penës dhe të politikës po ngjiten akter të ndryshim për të demonstruar forcën e tyre të ndikimit. Përpjekja e tyre është e kotë, sepse dëshmorët ranë në luftë për të drejtat dhe lirinë tonë, dhe po për këtë të drejtë dhe këtë liri dëshmorët u ngritën përsëri....

Ngritja e Lapidarit të dëshmorëve të kombit përballë komunës së Preshevës, kërcënimet dhe më vonë kidnapimi  i po këtij Lapidari nga forcat e shumta të Daçiqit, krijoi situata të shfrytëzueshme, poligon demonstrimi të mendjeve të ndryshme “pro et contra”, kryesisht duke i fajësuar shqiptarët. E çuditshme, tepër çuditshme. Si duket shqiptarët e kanë një shprehi, sindromë tepër të keq, e përcjellur ndër brezash dhe me tendencë të vazhdimit të saj, e cila është:”çdo gjë që nuk e bëra unë – është e dëmshme dhe e papranueshme për popullin, është e keqe”. Ky fenomen, kjo sindromë  po shfaqet hapur edhe tani. “Gabim vërja e Lapidarit, është dashur të merret leja, është dashur të pyetet  Daçiqi....”!!!!

Sa janë të mençur këta analist e politikan nuk do koment. Qëndrime e tyre filozofike janë nga më të ndrydhurat, më të neveritshme, grindavece dhe aspak të dobishme. Lapidari i dëshmorëve, një pllakë e mermertë, me emblemën e UÇPMB-së dhe 27 emrat e dëshmorëve të kombit, doli të jetë; intelektualisht   shumë më e formuar, politikisht shumë më e avancuar, kombëtarisht shumë më e qëndrueshme dhe në aspektin human shumë më e pranueshme.

Edhe përkundër iniciativave të ndryshme që dëshmorët të “groposen” periferive të qytetit, larg syrit politik dhe diplomatik, Lapidari arriti i bashkojë dëshmorët, në mes të qytetit, para komunës, ku i sheh syri politik e diplomatik....duke na rikujtuar gjithnjë se amaneti i dëshmorëve akoma nuk është përmbushur.
Edhe përkundër heshtjes së madhe, rehatisë politike, integrimeve përbuzëse të shqiptarëve në institucionet serbe të nivelit komunal e qendror, ku u krijua përshtypja se gjithçka është në rregull dhe se shqiptarët i gëzojnë të gjitha të drejtat, Dëshmorët u ngritën si prej feniksi, u skalitën në gur mermeri dhe qëndruan vertikalisht, përballë komunës, përball politikës. Dëshmorët u ngritën edhe njëherë për tu dal në ballë shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. Njëzeteshtatë (27) dëshmorë, të skalitur në gur mermeri përballë një makinerie vrastare serbe prej 3000 forcave me armatimin më modern, të cilët pasi kishin rrethuar tërë hapësirën e Luginës së Preshevës, mbushën edhe rrugët e saj. Ishte një betejë absolutisht e pabarabartë, 27 trima të lirisë përballë një force kaq të madhe të xhandarmërisë serbe. Fitorja pa dyshim  se u takoi trimave të lirisë, dëshmorëve të kombit, thjeshtë, fitorja ishte në anën e shqiptarëve.

Lapidari i dëshmorëve, shkundi pluhurin e harresës duke nxjerr në sipërfaqe një proces që komandant e politikan në vitin 2001 e futën  në rrugë pa krye.

Lapidari i dëshmorëve, unifikoi subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës, tamam sikur në kohërat e vjetra të UÇPMB-së.

Lapidari i dëshmorëve demaskoi skajshmërisht qëndrimin dhe disponimin e Beogradit karshi shqiptarëve, lëvizjeve demokratike dhe patriotike të tyre.

Lapidari i dëshmorëve i ngriti gjithë shqiptarët në këmbë, Preshevë, Prishtinë, Tiranë, Gjirokastër, Tetovë, Shkup, Bruksel, Vashington......të cilët protestuan, mbështetën shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe kërkuan të drejta për ata.

Lapidari i Dëshmorëve lëvizi edhe qendrat ndërkombëtare të vendosjes, që nga Brukseli e deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të cilët në një mënyrë apo tjetër u morën me problemin politik të Luginës.

Lapidari i Dëshmorëve arriti që të sensibilizojë çështjen shqiptare, problemin e Luginës së Preshevës, sa edhe vetë lufta e UÇPMB-së

Lapidari i Dëshmorëve, ta krijoi mundësin dhe ta ofroi (edhe njëherë) alibinë, që politika shqiptare në Luginë të ndryshoj kursin e saj për 180 shkallë.

Dhe tani, vetëm miopët, ata që me vetëdëshirë nuk duan të shikojnë realitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve, mund ti mohojnë këto gjëra dhe të merren me pasojat e “shkaktuara” nga Lapidari i Dëshmorëve, sipas të cilëve qenka vendosur pa leje.

Forca politike dhe diplomatike shqiptare nuk duhet të koncentrohet në kthimin e Lapidarit në vendin e tij të mëparshëm. Duke e pasur parasysh këtë realitet, të dhunës dhe kërcënimit permanent që po e bënë Serbia përmes xhandarmërisë së saj, politika dhe diplomacia shqiptare duhet të kërkoj urgjentisht largimin e xhandarmërisë serbe nga Lugina e Preshevës si dhe vendosjen e faktorit politik e ushtarak ndërkombëtar në tërë hapësirat e Luginës së Preshevës.

Forca politike, intelektuale dhe diplomatike shqiptare e Luginës duhet të orientohet  dhe të jetë e përkushtuar në avancimin e të drejtave politike, që do të garantonin një perspektivë më të qëndrueshme, të qetë dhe më stabile.

 


Shkruan: Fazli Hajdari

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (24 Publikuar)

avatar
Bekim 15/02/2013 18:03:22
Atehere nuk kam tjeter veçse se te ju ftoj ta lexoni nje pjese te memos qe SHBA i derguan MPJ shqiptare dhe ku trajtohet po ashtu lapidati. Kjo mund te cilesohet poashtu si qendrim politik i aleatiit me te ngusht te Shqiptarve karshi lapidarit. Kjo vecse e verteton qe artikulli i autorit nuk qendron. Lexim te kendshem

"Disa fakte mbi monumentin e Preshevës: Si fillim, ai është thjesht një monument. Një pllakë me disa emra mbi të. Nuk është një çështje territoresh, shkollash, zhvillimi ekonomik apo anëtarësimi në BE. Ai ishte një monument i ndërtuar ilegalisht dhe që kishte në njëfarë mënyre për qellim të provokonte qeverinë e Serbisë.
E dyta e punës, qeveria e Serbisë tentoi të negocionte me politikanët vendës, por ata refuzuan të bëheshin pjesë e një dialogu real mbi këtë çështje. Është e vërtetë që qeveria e Serbisë mund të ishte treguar më e duruar edhe të vazhdonte tentativat për dialog, por përgjigja nga disa persona në Kosovë- (dëmtimi i varrezave) dhe përgjigja nga qeveria juaj vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit dhe dëmtuan imazhin tuaj.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/15/shba-memo-tiranes-zyrtare-mos-na-beni-tju-denojme/#ixzz2KzIWw1f2"
avatar
Hasani 15/02/2013 22:49:41
...Kjo sikur u bë temë diskutimi në mes nesh.
Po i referohemi vetëm citatit që e ke postuar dhe jam i bindur se këtu nuk do të kemi vlerësim shumë të dallueshëm.
E para, ashtu sikur UÇK-ja edhe UÇPMB-ja nuk kërkuan legalitet nga Serbia për të bërë luftën çlirimtare. Ose këto e dyja e provokuan Serbinë ose Serbia i provokoi shqiptarët dhe nxiti luftën.
E dyta, vetëm një çlirim kombëtar garanton mundësinë e: territorit të lirë, shkollës cilësore, zhvillimit ekonomik dhe anëtarësim në BE,
E treta, dëmtimi i varrezave serbe (akt shumë i shëmtuar) u bë një ditë pasi Serbia kidnapoi Lapidarin dhe nuk pati mundësinë e “hedhjes benzinë zjarrit”.
E katërta, varrezat serbe u dëmtuan në mënyrë shumë të organizuar, dhe për çudi, në ato varreza ku kishte pasur kamera, ishin prishur vetëm një ditë përpara, pra varrezat i prishën vet serbët.
avatar
Bekim 13/02/2013 16:32:21
"Dikush tha se Lapidari nuk e sensibilizoi çështjen e Preshevës. Unë mendoj se PO. Dhe ngjarjet që i ka përshkruar autori, janë të sakta, nuk mund ti mohoni. Ne nuk duhet tani të bëjmë luftë, të shkaktojmë humbje njerzish, djegje, shkatrrim ekonomik, shperngulje etj, që çështja të sensibilizohet sipas dëshirës së dikujt."

----->Une besoj qe ndermjet "luftrave/shkatrimeve" dhe "pasivitetin/folklorizmin" qendron nje hapsire e gjere te cilen do duhej te perdoret me qellim qe te organizohet shoqeria e kosoves lindore dhe te institucionalizohet veprimtaria e saj per ti avancuar te drejtat e veta me veprime konkrete.Me than qe permendorja ka sensibilizuar ceshtjen e KS lindore eshte, nje vetemashtrim, Sensibilizimi i ceshtjes shqiptare ne KS lindore behet me nje plan konkret, me pune dhe ndjerse, dhe kurrsesi me nje permendore. Dhe pikerisht per kte arsye artikulli i autorit nuk qendron.
avatar
Hasani 14/02/2013 08:29:15
I nderuar z. Bekim. Unë përsëri po e mbroj mendimin tim. Lapidari e sensibilizoi çështjen e Luginës së Preshevës, duke eksploruar tërë gamën e diskriminimit që po e bënë Serbia, dhe se artikulli i autorit qëndron. Por jam dakord që ky sensibilizim shpejtë mund të shuhet si brenda politikës kombetare ashtu dhe ate ndërkombetare, nëse subjektet politike në Luginën e Preshevës (Kosova Lindore - pse jo edhe Shqipëria Veri Lindore) nuk e shfrytzojnë këtë rast dhe nuk..."behet me nje plan konkret, (dhe përkushtim serioz) me pune dhe ndjerse, dhe kurrsesi (të mbeten) me nje permendore. Dhe pikerisht per kte arsye artikulli i autorit (nuk) qendron".
avatar
15/02/2013 18:02:22
Atehere nuk kam tjeter veçse se te ju ftoj ta lexoni nje pjese te memos qe SHBA i derguan MPJ shqiptare dhe ku trajtohet po ashtu lapidati. Kjo mund te cilesohet poashtu si qendrim politik i aleatiit me te ngusht te Shqiptarve karshi lapidarit. Kjo vecse e verteton qe artikulli i autorit nuk qendron. Lexim te kendshem

"Disa fakte mbi monumentin e Preshevës: Si fillim, ai është thjesht një monument. Një pllakë me disa emra mbi të. Nuk është një çështje territoresh, shkollash, zhvillimi ekonomik apo anëtarësimi në BE. Ai ishte një monument i ndërtuar ilegalisht dhe që kishte në njëfarë mënyre për qellim të provokonte qeverinë e Serbisë.
E dyta e punës, qeveria e Serbisë tentoi të negocionte me politikanët vendës, por ata refuzuan të bëheshin pjesë e një dialogu real mbi këtë çështje. Është e vërtetë që qeveria e Serbisë mund të ishte treguar më e duruar edhe të vazhdonte tentativat për dialog, por përgjigja nga disa persona në Kosovë- (dëmtimi i varrezave) dhe përgjigja nga qeveria juaj vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit dhe dëmtuan imazhin tuaj."


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/15/shba-memo-tiranes-zyrtare-mos-na-beni-tju-denojme/#ixzz2KzIWw1f2"
avatar
Hasan Sherifi 11/02/2013 09:56:35
Une falenderoj autorin e shkrimit që na bëri edhe neve të flasim dhe të shfaqim orientimin tonë. Komente shumë interesante, mendime shumë interesante por edhe orientime interesante.
--------Dikush tha se me vërjen e Lapidarit "nuk është respektuar ligji"!. Ligjet janë derivat i Kushtetutës, pra rrjedhimisht nuk po respektohet Kushtetuta. Interesant, edhe kosovaret po deshkan me e respektue Kushtetutën e Serbise, dhe rrjedhimisht Kosova eshte Serbi. Por edhe lufta e UÇPMB-së dhe dëshmorët e rënë për liri, athua a e kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë??!!
--------Shumë komentues por edhe në jetën e përditshme po dëgjoj mendime dhe qëndrime duke u marr me Lapidarin. Personalisht mendoj se Lapidari është i paarritshëm. Kur themi Lapidari, fjalen e kemi te dëshmorët. Ata janë yje, dritë dhe shpresë...ne të gjallët jemi të vegjël, jetojmë nën hijen e tyre.
--------Dikush tha se Lapidari nuk e sensibilizoi çështjen e Preshevës. Unë mendoj se PO. Dhe ngjarjet që i ka përshkruar autori, janë të sakta, nuk mund ti mohoni. Ne nuk duhet tani të bëjmë luftë, të shkaktojmë humbje njerzish, djegje, shkatrrim ekonomik, shperngulje etj, që çështja të sensibilizohet sipas dëshirës së dikujt.
avatar
Hashimi 10/02/2013 18:32:15
sa keq, vertet po lexoj komente injorantesh. Sikur shqiptaret duhet te luftojne (politikisht) mes vete, e jo te bashkohen e te luftojne (politikisht) kunder Serbise. Popull i quditshem jemi ne.
avatar
Bekim 09/02/2013 20:19:13
Artikulli nuk qendron, ja pse:
"Lapidari i dëshmorëve demaskoi skajshmërisht qëndrimin dhe disponimin e Beogradit karshi shqiptarëve, lëvizjeve demokratike dhe patriotike të tyre."
-------> Lapidari nuk demaskoi asgje. Qendrimi i Beogradit karshi lapidarit ka qene i mbeshtetur nga Brukseli. Ambasadat e ndryshme ne serbi kan dekrlaruar qe eshte problem i repektimit ligjit dhe aspak i drejtave te njeriut.
"Lapidari i Dëshmorëve, ta krijoi mundësin dhe ta ofroi (edhe njëherë) alibinë, që politika shqiptare në Luginë të ndryshoj kursin e saj për 180 shkallë."
------->Lapidari e perkufizoj hapsiren e manovrimit te foaktorit politk mbarshqiptar, duke deshmuar poashtu nje shkurtpamsi tek politikant e lugines.
"Duke e pasur parasysh këtë realitet, të dhunës dhe kërcënimit permanent që po e bënë Serbia përmes xhandarmërisë së saj, politika dhe diplomacia shqiptare duhet të kërkoj urgjentisht largimin e xhandarmërisë serbe nga Lugina e Preshevës si dhe vendosjen e faktorit politik e ushtarak ndërkombëtar në tërë hapësirat e Luginës së Preshevës."
------->Nje kerkese e tille shoqerohet me arsyetimet qe gjejn kuptimin ne nje gjendje te caktuar. Koj gjendje e caktuar sigurohet mbas krijminit te rrethanave te pershtatshme permes nje pune disa vjeqar te institucionalizimit dhe organizmit te aktivitetit politkoqytetar.

Kjo nuk behet me nje permendore, zoteri analist(?) Hajdari. Permendorja eshte loje e serbis me disa shqipfolsa
avatar
Drita 10/02/2013 18:22:31
Mendoj se Bekimi pranon polemiken. Unë kam nje qendrim ndryshe dhe mendoj se artikulli qëndron dhe se:
= Lapidari vërtetë demaskoi qëndrimin e Beogradit (kuptohet se Beogradi shume herë ka demaskuar politikën e tij karshi shqiptarëve). Brukseli nuk e ka mbështetur asnjëherë qëndrimin e Beogradit, Brukseli ka thënë se është punë e brendshme e Serbisë dhe se epilogu duhet të jetë pa dhunë. Dhe kjo nuk është mbështetje. veprimi i shtetit me mijera xhandare, nuk mund ndryshe te shikohet dhe as vleresohet perpos dhune, sepse unë nuk e shoh dhunën ndryshe kur shteti e bënë një veprim kundër vullnetit të një komuniteti. Pra kjo është politikë diskriminuese dhe dhunë psikofizike kundër një komuniteti. Dhune qe shkel ne menyre drastike te drejtat e njeriut/
=Lapidari ta ofroi një mundësi që politika shqiptare duke marrë për bazë veprimet e shtetit serbë, të ndryshoj kursin për 180 shkallë. Ndërsa, unë nuk e kam të qartë se cilën hapësirë të manovrimit e përkufizoi Lapidari?! Çfarë bënë politikanët shqiptarë deri ......në ngritjen e Lapidarit? Ata vetëm heshtnin dhe vërsuleshin kundër njëri tjetrit.
Prandaj, zotëri Bekim, shikoni pak përtej Përmendores....sepse do të shihni përsëri Përmendore dhe do te kuptoni se ne kete rast nuk ishte objekti Permendorja.
Une pergezoj zoteri Hajdarin per artikullin e tij.
avatar
Rrustemi 09/02/2013 19:43:50
Kosove lindore o hajdar mos ja fut kot
avatar
Gzimi 09/02/2013 18:52:15
"Lapidari i Dëshmorëve arriti që të sensibilizojë çështjen shqiptare, problemin e Luginës së Preshevës, sa edhe vetë lufta e UÇPMB-së"

Injorant
avatar
patrioti 09/02/2013 13:49:51
@ Aloja e majte : po ma merr mendja ce ti vete koke lapidar koke e kembe. je i ceket te kuptosh njerez te shkolluar dhe vizionar. shko be vlla ha speca e buke e mos u merr me politike. une i bashkangjitem ketij Besnik Ajdinit dhe bash mir ka shkrujt po ne presheve jane te pakte njerzit ci e kuptojne dikone ci ka potencial e tone kapen mas lapidareve. sa per enigmen ti valla koke bash jehoneeeee bashke me pseudonimin tond. e si tishe vec pak burre kallzoje emrin dhe mbiemrin e une jom i sigurt ci ai ta tregon enigmen ce ti po e kerkon. e sa per aftesi jom bash kurioz ta di sa i zoti je!
avatar
Lugina 09/02/2013 01:38:49
Me vjen interesant se bash edhe ju Zotri Fazli Hajdari po merreni me Copy Paste edhe at as vet nuk e dijni se nga i merrni keto Copy, kur dihet se ne pllaken perkujtimore jan te perfshire 28 deshmore e jo ashtu sic e keni cekun ju dhe disa autore pseudo patriot te pendes. Njiher edhe pergjithmone mesoni se UCPMBja numron 28 deshmor, e jo 27.
avatar
Bu Rimi 08/02/2013 22:12:15
Kush e ka pare e ka pare, Daqiqi me nje ushtri te tere (xhandarmeri) e okupoi Presheven per nje Lapidare. Presheva u perdhunua, diskriminua, u tradhtua......e qfare duhet me bo tash? Duhet me i thon Beogradit: Ti nuk po na don - nuk te duam edhe ne. O burra, Beogradi po vazhdon me tregue ftyren e vet, e neve mo sna ka mbet me bashkejetue me ate, ne duhet me u nda edhe pike.
Te lumt Fazli Hajdari, keshtu duhet me mendue krejt shqiptaria. Nuk duhet me u tut, duhet me u bashkue e me qendrue deri ne realizimin e te drejtave tona.
avatar
Naimi 08/02/2013 22:02:02
Shkrim, apsolutisht i sakt. E vertet, se shume u prononcuan rreth zhvillimit te ngritjes dhe kidnapimit te Lapidarit. Por eshte e vertet se Lapidari, ky tog i luftetareve te lirise, edhe njeher e sensibilizoi opininin per problemin e Presheves.....problem qe politka dhe ne te gjallet po e heshtim vazhdimisht. Po ashtu pajtohem edhe me "miopine", si duket jemi mesuar te mos shohim pertej hundes sone. Po, ta provojme njeher, e ta kundershtojme fuqishem dhe te bashkuar diskriminimin qe po na e bene Serbia....te shohim se qfare do te ndodh. Apo ndoshta jemi te gjithe tutca, e na vie me lehte me u nenshtrue dhe poshterue.....Rroft Toli, Besniki dhe Daqiqi - se mire e kane valla.
avatar
09/02/2013 17:49:52
Po çfare nenshtrimi dhe poshtrimi po sheh o @naimi ne shkrime, ti o i uruar?

A e ke ne gjak poshtrimin dhe nenshtrimin e nuk te len pa e shpreh!!!!

Lexo mire e pastaj komento,e nese nuk kupton pyet diken te mençur afer qe ta spjegon , apo mos u shpreh fare se askush nuk ta kerkon nje send qe nuk e kupton.
E nese i merr gjerat personale apo i personalizon je shume i gabuar,nuk eshte vend i qelluar per to.
avatar
Naimi 10/02/2013 18:28:24
Une nuk e di se kush po me pergjigjet por nje gje e di se qenka teresisht i gabuar. Shqiptaret marrin pjese dhe jane integruar ne institucionet e Serbise, si ato komunale ashtu edhe ne ato qendrore. Nese jeni mire dhe nuk keni probleme, ateher po, une jam i gabuar. Nese keni probleme, ju mohohen te drejtat e juaja, ateher ky eshte integrimi i nenshtruar, i poshteruar. Dhe besoj se eshte, sepse juve para hundes ju burgosen njerzit, shoket e juaj, etj etj.
avatar
11/02/2013 13:05:18
Po ku e ke mesuar ti kete z.???? Tersisht i gabuar ?
Meso te komentosh ne menyre mè demokratike e jo duke kopjuar lavirizma politik ne ekrane Televizive.
Meso se pari ,mos ti personalizosh gjerat dhe te komentosh ne menyre subjektive.
E sa per ate qe nuk din se kush te pergjigjet ,analizo pak shkrimin tend dhe e kupton se kush te pergjigjet z.????????????.
avatar
luftetari 08/02/2013 14:58:17
edhe une jam po i atij mendimi dhe nje veshtrim shum i qelluar kur sod ne telegraf lexoj se hashim thaqi thot qe kjo ishte nje marreveshje me beogradin dhe disa politikaneve nga lugina nuk pajtohem sepse po kjo marreveshje ishte e hashim thaqit me ate te daqiqit por ai mundohet te i le fajin te tjereve sikur serbet bejne te keqija dhe i lejne fajin te tjereve kjo eshte pika ku herojt e lapidarit ende luftojne per te drejtat tona dhe ngritjet e lugines ne gjith spektrin e bashkuan kete nuk don ta pranoje kosova dhge shqiperia sepse vete i kan problemet qe nuk ka as dreqi per ti bashkuar sepse tradhtija nuk bohet ndryshe realitetit i frigohen dhe fajin duan tja hedhin atyre qe kan realitat .dua te shtoj se nuk me cudit fakti sepse idiotat pelqehen vetem me idiota kurse populli edhte vlera e madhe LAVDI DESHMOREVE TE LUFTES NJEHERIT BAC ADEM JASHARIT DHE FAMILJES LEGJENDARE .POSHTE QEVERIA E KOSOVES NE KRYE ME TRADHTARIN THAQI DHE KUKELLEN PRESIDENTE .a nuk i erdhi marre me u takue me njeriun qe sa femra shipetare jan dhunue nga ky njeri MAAAARRRRRRRRIIIIIIIII
avatar
Besnik Ajdini 08/02/2013 14:27:53
Nje nder keta analiste te mençur je edhe ti z.Hajdari!
Te besh politike te kohes duke futur ne loje lapidare, nuk perket fare me politiken e Brukselit.
Ajo me teper shkon ne dobi te vete shtetit Serb.
Nuk eshte politike vizionare duke politizuar viktimat e shoqerise, qe dhane jeten per nje ideal.
Ata duhen nderuar dhe rrespektuar per idealin e tyre edhe pa pllake purkujtimore, jo vetem sot, por gjithmone. Pra, nuk duhet gjithe shoqeria apo politikanet e asaj toke shqipetare te perdorin martirizmin e tyre, per politiken e kohes dhe problemet e shoqerise..
Ideali i tyre per liri, si dhe vet LIRIA dhe demokratizimi e asaj toke, i jep edhe Pllaken dhe vendin perkujtimorè te perjetshem. Vetem atehere nderohen ata qe rane per liri.
Eshte teper naive dhe qesharake te mendosh dhe te politizosh ne skenen politike europiane ,duke menduar se ashtu sensibilizon Politiken mjaft komplekse te BE. Politika e BE, qe shume mire i njeh dyndjet ne mase te refugjateve shqipetare, jo vetem te Presheves ,por edhe te qyteteve shqipetare ne ,,Maqedoni,, e mos te flasim nese liberalizohen vizat per Kosoven*.Ata shqipetare, qe si ne te kaluaren,por edhe ne te sotmen largohen nga tokat e tyre per kushtet elementare njerzore.Per arsye se ne vendin e tyre nuk kan asnje shprese zhvillimi ,por vetem se vegjetim dhe mbijetese duke mos shpresuar per nje te ardhme.
Pra, me politikat e qelluara dhe reale ne rrafshin komunal dhe rajonal si dhe me nje organizim mbare shoqerore t' i tregohet Politikes se BE se sa eshte e interesuar apo sa i mbeshtet shqipetaret ne toket e tyre stergjyshore politika dhe shteti i Serbise dhe ku qendron interesi i saj si shtet ?!.Si shtet modern Europian me shqiptare, apo si shtet qe mbane praktikat e vjetra si ne politike po ashtu dhe ne Kulturen e saj politike?
Me politikat e saja te mira apo te keqija ndaj shqipetareve ne tokat e tyre, tregon se don te jete nje shtet modern Europian me shqipetare apo nje shtet me politika diskriminuse dhe shkaterruese dhe me konflikte te paparashikueshme si ndaj Shqipetarve po ashtu ndaj SHBA dhe NATO?!

Paqe dhe shendet
Besnik Ajdini Architekt CH
avatar
Aloja Majte 08/02/2013 21:50:44
Ti Besnik tek je pllake krejt. Tye po te interesojka me shume Serbia dhe perspektiva e saj europiane se vete ekzistenca e shqiptareve dhe liria e tyre. Ti nuk po merrshe vesh aspak dhe ne asgje, Pllake krejt dyz. Po cilat jane per tye more, "politikat e kohes dhe problemet e shoqerise"? Po qka ke dasht me thane me "dynjet e masave shqiptare" o Besnik Pllaka, apo ndoshta edhe per kete jane fajtor shqiptaret (Serbia jo sigurisht sipas teje)...Ti Besnik po, por i kujt....kjo eshte enigme.
avatar
09/02/2013 13:35:42
Pllake e Alos se majte, trego ftyren tende e shkruaj me emer dhe mbiemer e me adrese dhe atehere shifesh se kush je ,sa din, sa ta mbane ,atehere bisedojme ne dy dhe ate pak me shtruare si ta don pllaka ty.!
avatar
Toli 08/02/2013 14:21:50
"Pas betejës në mes Lapidarit të Dëshmorëve dhe xhandarmërisë serbe të 20 Janarit 2013, në poligonin e penës dhe të politikës po ngjiten akter të ndryshim për të demonstruar forcën e tyre të ndikimit. " NJERI NGA ATA JENI EDHE JU!

"politika dhe diplomacia shqiptare duhet të kërkoj urgjentisht largimin e xhandarmërisë serbe nga Lugina e Preshevës si dhe vendosjen e faktorit politik e ushtarak ndërkombëtar në tërë hapësirat e Luginës së Preshevës."

PER LARGIMIN E XHANDARMERISE DYSHONI EDHE VET JU E PER VENDOSJEN E FAKTORIT POLITIK USHTARAK , NUK KENI DYSHIM SE KJO ESHTE E PAMUNDUR.

Prandaj z.Fazli edhe ju si analistet tjer vec po futni se koti sa me shkru diqka.
avatar
ujku 08/02/2013 13:03:03
Deshira dhe mundesia jane shume ndryshe.Te dyja kane te perbashket nje elment,forcen.Po se pate kte nuk mundesh ti realizosh asnjeren.Mos u merrni me pseudopatriotizma kot.
Total: 15 | Treguar: 1 - 15

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

2.20
Presheva Web Portal