Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Ēka i ndan dhe ēka i bashkon subjektet politike rreth formimit tė kėshillit nacional?


Shkruan: Avni Selimi


Tė mos pėrsėriten gabimet e sė kaluarės, sepse do tė pėrsėriten edhe dėshtimet!
Partit politike, deri tani, e kanė vėrtetuar se nuk e duan Kėshillin Nacional, sepse po ta donin, do ta kishin, do tė pajtoheshin e bashkoheshin mes veti rreth njė qendre tė vetme politike siē ėshtė Kėshilli Nacional, do tė punonin nė formimin e saj. Liderėt politik ende nuk e kanė ndryshuar vetveten e tyre, prandaj nuk ka ndryshuar as gjendja e tė drejtave tė shqiptarėve si nė aspektin politikė, juridik, ekonomik, social, kulturor, shėndetėsor, arsimor etj.. Nė ēfarė pozite politike gjenden shqipėtarėt e Luginės sė Preshevės tė gjithė e dijmė, por kah shkojmė dhe kah duhet tė shkojmė, ose nuk e dijmė, ose nuk duam ta dijmė!
Politikanėt shqiptarė harruan se pa bashkim politik nuk ka as Kėshill Nacional !
Lufta e ashpėr politike, armiqėsia dhe xhelozia nė mes udhėheqjeve tė partive politike Preshevare vazhdon edhe sot me tė njėjtėn egėrsi, si para dhe gjatė luftės, e cila shprehet pėrmes grindjeve tė pėrditėshme nė media tė shkruara dhe elektronike, nė seancat e mbledhjeve tė Kuvendit tė Preshevės !
Kjo luftė politike e ashpėr dhe e pakompromis, kjo urrejtje organike reciproke ėshtė e pashpjegueshme (!).. Persona e politikanė tė caktuar janė aq egoistė e tė pangopur me pushtet, sa qė ata janė nė gjendje qė ta dėmtojnė shoqėrinė dhe interesin e qytetarėve tė Luginės sė Preshevės, pėr hirė tė ruajtjes sė privilegjeve tė tyre dhe pozitės politike. Liderėt egoistė duhet tė largohen sa mė shpejtė nga pozitat e tyre udhėheqėse, para se ata tė shkaktojnė dėme tė pariparueshme pėr shoqėrinė dhe ēėshtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.
Liderėt i ndan edhe mostoleranca, inati, kokėfortėsia, , urrejtja ndaj njėri-tjetrit, etj. Shpesh liderėt e pėrsėrisin refrenin se ne , pėr nga natyra, jemi pak si shumė temperamentė dhe nervozė. Nxehemi e hidhėrohemi shpejtė, por ftohemi dhe pajtohemi shumė ngadalė. Jemi inatēorė tė mėdhenj. S’jemi tolerantė ndaj njėri-tjetrit dhe ngulim kėmbė nė qėndrimet tona edhe atėherė kur nuk e kemi drejt, edhe atėherė kur argumentet dhe faktet e gjalla jo vetėm qė nuk flasin, por edhe ēirren e bėrtasin. Por, si inatēorė qė jemi, as shohim dhe as dėgjojmė!
S’janė sa duhet zemėrgjerė qė tė falin gabimet e tė tjerėve. Edhe faljen disa herė e bėjnė tė pėrkohėshme, tė pjesėshme dhe me gjysėmzemre. Duhet tė ecin pėrpara me botėn e civilizuar perėndimore dhe demokratike, por kokėn gjithmonė e kthejnė prapa, duke u marrė me tė kaluarėn, qofshin ato edhe gjėra tė tejkaluara e tė vdekura. Nuk janė tė sinqertė me njėri-tjetrin dhe nuk mėsojnė sa duhet nga gabimet e tė tjerve.
Mbi tė gjitha janė naivė e mendjelehtė, sa qė pėr gjėra shumė tė vogla janė nė gjendje qė ta luftojnė me tėrbim dhe me njė urrejtje organike njėri-tjetrin, apo partia-partinė! Urrejtja organike politike dhe personale ėshtė sot njė realitet i hidhur dhe i prekshėm qė dominon nė skenėn politike mbi dhjetėvjeēare nė Preshevė. Lufta dhe urrejtja organike midis partive politike dhe liderėve partiakė, janė shkaku kryesor pse sot nuk ėshtė formuar Kėshilli Nacional. Kjo ndarje dhe pėrcarje, kjo plagė e madhe, ende s’ėshtė mbyllur, ende s’ėshtė shėruar, fatkeqėsisht, ende po gangrenoset edhe nė fillim tė shekullit tė ri ! Dhe nga kush se? Nga vetė liderėt lokalistė, karrieristė, bajraktarė qė nuk e kundėrshtojnė politikėn parcialiste qė e zhvillojnė disa parti nė Preshevė rreth Kėshillit Nacional, sepse politika parcialiste ėshtė politikė ndarėse, pėrēarėse dhe thellėsisht antiqytetare e antishqiptare.
ĒKA I NDAN LIDERĖT?
Nė ēdo parti ekzistojnė ide dhe mendime tė ndryshme rreth formimit tė Kėshillit Nacional. Njeriu, si qenie inteligjente: me logjikė, vetėdije dhe ndėrgjegje, gjatė gjithė historisė sė tij tė lashtė, ka krijuar dhe zhvilluar lloj-lloj ide, mendime kontradiktore. Prandaj, nuk ka individ pa ndonjė ide apo mendim ndryshe nga tjetri. Nga gjithė krijesat e gjalla tė kėsaj planete, vetėm njerėzit posedojnė njė tipar tė mendimit tė tillė. Meqenėse njerėzit nuk janė identikė, por ēdo individ ėshtė qenie unike, atėherė kuptohet qė tė gjithė njerėzit nuk mund tė kenė njė mendim. Ekziston pluralizmi i ideve, i mendimeve, i pikėpamjeve, i qėndrimeve dhe pluralizmi politik.
Pretendimi dhe tendenca pėr dominim vetėm tė njė mendimi mbi tė tjerėt do tė na ēonte nė njė luftė politike nė mes partive tona. "Dėmet" qė shkaktojnė idet, mendimet, pikpamjet politike rreth formimit tė Kėshillit Nacional (por jo vetėm ajo) janė: fėrkimet politike, polemikat e ashpėra, ofendimet reciproke, gara e egėr pėr pushtet, …etj., por kėto veprime brenda subjekteve politike (individi me individ, grupi me grup apo partia me parti) nė kėtė kohė kur nė shtator pritet tė caktohet nga grupi i kontaktit statusi i ardhshėm i Kosovės - ėshtė njė tragjedi, njė katastrofė dhe njė vetėvrasje kombėtare nė pėrgjithėsi pėr shqiptarėt nėse edhe ne si shoqėri nuk angazhohemi qė drejtat tona tė paraqiten paralel para faktorit qeveritar serb dhe tė gjitha instancave ndėrkombėtare qė janė tė akredituara nė Beograd ! Ngjarjet dhe veprimet nuk zhvillohen nė hava, por nė kohė dhe hapsirė tė caktuar e konkrete tė degėve tė partive politike. Kjo do tė thotė se ēka ėshtė sot e bardhė, nesėr bėhet e zezė; ēka ėshtė sot e drejtė, nesėr shndėrrohet nė tė padrejtė; nėse para 5 apo 10 vitesh njė veprim politik ka qenė i arsyeshėm, sot del se ai veprim ka qenė i gabueshėm, ose anasjelltas: qėndrimi dhe vendimi qė ėshtė vlerėsuar gabim para disa vitesh apo dekadash, sot koha dhe rrokullisja e ngjarjeve politike tregonė se ai qėndrim apo vendim ( qoftė individual apo kolektiv) ka qenė i drejtė e sidomos nė kėto momente rreth formimit tė Kėshillit Nacional. Kjo do tė thotė se gjithēka ėshtė relative. E drejta dhe e padrejta, e mira dhe e keqja, e vėrteta dhe gėnjeshtra,…, ecin paralel, janė tė pandashme dhe bashkudhėtare tė pėrjetėshme - por gjithmonė nė kohė dhe hapsirė tė caktuar, konkrete dhe objektive. Prandaj ėshtė koha kur Preshevės i duhen politikanė tė mirėfilltė dhe njė politikė e sinqertė e bazuar nė parimet e vetėkritikės dhe, para sė gjithash, njė politikė profesionale e zbatuar nga ekspertė a jo nga njerėz tė zgjedhur me turli kritere tė provincializmit politik.
Mos ėshtė ky njė vėshtrim tejet pesimist ? Ndoshta ! Gjėrat pėr partit politike duken mė mirė se qė kanė qenė, mirėpo ardhmėnia pėr rininė Preshevare nuk duket edhe aq e favorshme. Dhe hapi i parė qė duhet tė ndėrrmarrin partit politike ėshtė: Objektiviteti dhe vetėkritika.
Ėshtė gjithmonė mė sė lehti tė kėrkohet fajtori pėr tė metat tona qė i bėjmė diku tek tjetri, dhe tentohet tė projektohet faji jashtė nesh, por mė sė vėshtiri ėshtė tė ndalesh dhe tė vėshtrosh brenda vetvetes. Vetėkritika kėrkon ndėrgjegjėsim qė then kufijtė e interesit personal. Ēasti kritik nė tė cilin ndodhemi tė gjithė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės e bėn tė menjėhershme dhe tė domosdoshme vetėkritikėn radikale nga vetė liderėt politikė, tė ndėrgjegjes sonė tė fjetur njerėzore dhe tė politikės sonė qė vuan nga diletantizmi i rėndė. Prandaj shfrytėzoj qė pėrmes kėtij artikulli qė t’u bėj apel tė gjithė atyre qė mendojnė sinqerisht tė angazhohen pėr realizimin e tė drejtave kolektive tė shqiptarėve, tė bashkohen tė gjitha partit sė bashku rreth njė koncepti tė pėrbashkėt nė realizimin e asaj tė drejte pėr tė cilėn kanė dhėnė jetėn dhjetra e qindra atdhetarė tė shquar tė shekullit tė kaluar dhe me mijėra tjerė tė burgosur politikė dhe shumė luftėtar qė dhanė jetėn qė nga lufta e dytė botėrore e deri nė luftėn e fundit tė UĒPBM –ės qė u zhvillua nė Luginėn e Preshevės. Sepse ne miratojmė platforma politike para zgjedhjeve lokale ku mobilizohen tė gjitha forcat e mirėfillta intelektuale dhe patriotike rreth kėtij boshti nga tė gjitha partit politike, por pas fitores sė zgjedhjeve, kėto dokumente tė miratuara mbesin si pika tė pa jetėsuara dhe sendėrtuara nė jetėn praktike , pra mbesin tė arkivuara nė dosiet e subjekteve politike si letėr. Prandaj ėshtė koha tė jemi tė sinqertė me veten tonė, tė kuptojmė realitetin ashtu siē ėshtė, tė kuptojmė se reforma duhet tė nisė brenda ēdo partie politike. Na duhen politikanė tė sinqertė qė do tė na e tregojnė tė vėrtetėn nė tėrė lakuriqėsinė e vet, pa e mbuluar dhe pa e zbukuruar. Dhe, para sė gjithash, politikanė qė janė tė gatshėm tė flijojnė interesat e tyre partiakė dhe pozitėn e tyre kur ėshtė nė pyetje interesi qytetarė rreth formimit tė Kėshillit Nacional. Nė tė kundėrtėn, do tė paguajmė rėndė !

(Autori ėshtė antarė i  PVD-sė nė Preshevė)

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.