Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Opinion

 

Dhjetė arsye pse do tė duhej themeluar Kėshillin Nacional

 

Shkruan: Ferid Selimi 

Nė trojet e ish-Jugosllavisė, gjegjėsisht nė Serbi, i vetmi minoritet qė nuk e ka tė themeluar Kėshillin Nacional janė shqiptarėt e Luginės.Jo qė nuk kanė mundur ta bėjnė njė gjė tė tillė, porse nuk kanė dashur e as pėrpjekur. Nė tė vėrtetė, secila parti qė merr pushtetin lokal, do qė ta themelojė, ashtu qė t’u pėrshtatet interesave tė asaj partie politike.
PVD e cila me vite tė tėra, qeverisi me Kuvendin Komunal tė Preshevės nė koalicion me PDSH-nė, gjithnjė pretendonte qė ai Kėshill do tė duhej tė pėrbėhej nga kėshilltarėt komunal tė tri komunave, duke u mbėshtetur nė faktin se kėshilltarėt ishin tė zgjedhurit e popullit. Mirėpo, pas saj fshihej e dhėna tjetėr: Kėshilltarėt e PVD-sė dominonin nė tė tri komunat (Preshevė, Bujanoc e Medvegjė) ndaj partisė rivale, PDSH-sė.

PDSH, nė anėn tjetėr pėrpiqej qė:

Nėn 1. -Nė atė Kėshill, tė hynin me numėr tė barabartė tė  anėtarėve si dhe nga njė pėrfaqėsues tė organizmave tjerė jopolitikė tė asaj ane; dhe

Nėn 2. -Angazhoheshin pėr njė Kėshill Nacional jashtinstitucional. (Derisa nuk fitoi shumicėn e kėshilltarėve nė KK tė Preshevės).

Tani, kur nė ato tri komuna veprojnė shtatė parti politike shqiptare, kanė ndryshuar rrethanat. Nė konkurrencė janė edhe pesė parti tjera qė do tė donin vendet e veta nė atė Kėshill. Kėtij numri kur i shtohen edhe dy shoqata tė dala nga lufta e disa organizata joqeveritare si dhe intelektual tjerė qė nuk janė tė pėrfshirė nėpėr parti e OJQ, apetitet janė rritur pėr secilėn palė. Kjo ka ndryshuar shumėēka. PDSH-sė, pėr momentin nuk i shkon pėr shtati ky Kėshill. Nuk e duan Kėshillin Nacional, ngase sipas tyre, (PDSH-sė), ata, janė tė zgjedhurit e popullatės sė atjeshme. Andaj edhe do tė duhej tė qeverisin me Preshevėn dhe shqiptarėt e asaj ane, duke  ngatėrruar Administrimin Lokal dhe Kėshillin Nacional.

Kėto dy organizma (Administrimi Lokal dhe Kėshilli Nacional) duhet shikuar si dy gjėra tė ndara qė shkojnė paralel njėra tjetrės. Derisa Administrimi Lokal ėshtė pėr tė qeverisur sipas (statutit dhe rregullores) ligjeve tė shkruara nė Kushtetutė, Kėshilli do tė duhej tė ishte avokat nacional, duke kėrkuar dhe plotėsuar tė ēarat e ligjit qė ka tė bėjė me tė drejtat dhe liritė e nacionalitetit qė i takojnė (shqiptarėve).

Administrimi Lokal ka kompetencat dhe pėrgjegjėsitė qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm tė tė gjithė qytetarėve pa dallim kombi a etnie tė njė komune.

Ndėrkaq, Kėshilli Nacional angazhohet pėr tė drejtat e popullatės qė i takojnė njė nacionaliteti. Kėtu dallojnė pėr nga funksioni dhe roli qė kanė kėta dy organizma. Kjo do tė duhej t’u bėhej e qartė tė gjithė atyre qė nuk mund t’i dallojnė kėto gjėra. Tani ajo mė qenėsorja:

Pse ėshtė mė se e domosdoshme tė krijohet njė Kėshill Nacional:

 

E para: pėr ta intensifikuar punėn e partive politike dhe pėrfaqėsuesve tė tyre jo vetėm nėpėr komuna e kėshilla komunal, por edhe nė nivel tė pushtetit qendror;

e dyta: pėr tė dhėnė iniciativa drejt njė politike tė drejtė nė aspektin kombėtar;

e treta: pėr tė kontrolluar veprimet e partive politike shqiptare;

e katėrta: pėr t’i vėnė nė lėvizje partitė politike shqiptare.

e pesta: pėr tė qenė urė lidhėse nė mes tė partive politike shqiptare, organizatave joqeveritare, atyre tė dala nga lufta si dhe intelektualėve tjerė, me popullatėn shqiptare;

e gjashta: pėr t’i mbrojtur qytetarėt shqiptarė nga padrejtėsitė qė vijnė nga pushteti qendror dhe ai vendor;

e shtata: pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe liritė e shqiptarėve;

e teta: pėr tė protestuar ndaj shkelėsve tė tė drejtave tė garantuara me ligj;

e nėnta: pėr tė ndėrmarrė hapa tė rėndėsishėm qė kanė tė bėjnė me atė qė quhet kombėtare; dhe

e dhjeta: tė jetė njė zė i fuqishėm karshi ndėrkombėtarėve

Kėto do tė ishin dhjetė arsyet, pse do tė duhej tė themelohej Kėshilli Nacional i shqiptarėve qė jetojnė jo vetėm nė Luginė tė Preshevės.

Kėshilli, nuk do tė duhej tė kufizohej vetėm nė tri komunat: Preshevė, Bujanoc e Medvegjė. Ai do tė duhej patur mandat pėr tėrė shqiptarėt qė jetojnė nė Serbi.

Tė mos harrojmė se, vetėm nė Beograd, ka mė tepėr shqiptarė, se qė ka Medvegja.

Pėr rrjedhojė, me tė drejtė mund tė shtrohen pyetjet:

Nėn njė: Shqiptarėt qė jetojnė nė Serbinė Qendrore dhe nė Beograd, kanė shkollim tė garantuar nė gjuhėn amtare?

Nėn dy: Angazhohet dikush, pėr tė drejtat  e tyre?

Nėn tre: Kanė ata pėrfaqėsues politik?

Nėn katėr: Ka ndonjė parti politike shqiptare qė funksionon nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė qė e ka ndonjė degė a nėndegė nė Beograd?  dhe

Nėn pesė: A janė shqiptarėt e Beogradit dhe tė qyteteve tjera nė Serbinė Qendrore, nė listat votuese, sa janė dhe pėr kė votojnė?

Nė dukje, janė ēėshtje shumė tė thjeshta, por ama asnjėherė, nga asnjė lider shqiptar i asaj ane, nuk ėshtė dėgjuar tė ketė thėnė ose tė ketė deklaruar diēka pėr kėtė problem. Ose ndoshta nuk ekziston problemi. Shqiptarėt, nė Serbinė Qendrore shkollohen nė gjuhėn serbe, tė mos them se nuk shkollohen fare. Gjuha amtare e tyre ėshtė serbishtja. Kėshtu u shkruan nė ditar. Kėtė nuk mund ta mohojė askush. Ėshtė evidente. Andaj ėshtė koha e fundit pėr tė jetėsuar nismėn e kahmotshme pėr themelimin e Kėshillit Nacional. Liderėt politik tė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės duhet tė mendojnė dhe veprojnė shpejt dhe drejtė. Nė kėtė mėnyrė, ata do tė mund ta justifikonin veprimin ose mosveprimin e tyre politik.

 

(Autori ka vijuar studimet pasuniversitare nė Shkencat Politike)

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.