Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Lojėrat e rrezikshme nė Luginė tė Preshevės

 

 

 
Reagim me rastin e zgjedhjeve parlamentare ne Serbi

Bojoti i zgjedhjeve paralamentare tė Serbisė, do tė jetė distancimi mė meritor dhe legjitim i popullit nga turpi i lidershipit tė partive politike tė deklaruar pėr pjesėmarrje ne keto zgjedhje. Popullata e kėsaj treve shqiptare, siē e tregojnė edhe sondazhet, nuk do tė dalė nė zgjedhje pėr ta legjitimuar e sovranitetin e Serbisė, jo vetėm ndaj kėsaj treve, por edhe ndaj Kosovės. Populli e di se kėto zgjedhje organizohen nė bazė tė kushtetutės sė Serbisė, sipas tė cilės edhe Kosova, tani nėn kontrollin e UNMIK-ut, figuron si pjesė e Serbisė. Rekomandimet qė vijnė nga Prishtina, nga cilido anėtar i Grupit Negociator tė Unitetit pėr pjesėmarrje, janė tė turpshme, pa bazė legjitime dhe shkelje e vullnetit tė popullatės sė kėsaj treve shqiptare, nė harmoni me politikat e copėtimit tė Kosovės qė janė zhvilluar deri mė sot, pėrgjatė negociatave me Serbi. Cilido nga ky Grup i Unitetit (tė Turpit) nuk mund ta pėrfaqėsojė popullatėn e kėsaj treve, duke e shtyer ate edhe mė thellė nė kthetrat e Serbisė antidemokratike dhe militariste. Vetėm popullata e kėsaj treve ėshtė legjitime pėr t'i legjitimuar pėrfaqėsuesit e vet, nė procedurė tė zgjedhjeve autonome e demokratike, nė shembullin e vullnetit tė shprehur me Referendumin e vitit 1992. Ata qė nuk mund tė legjitimohen janė: pushtuesi dhe vazalėt e tij.

Janė shumė arsye qė nuk lejojnė daljen nė zgjedhje parlamentare tė Serbisė, si:

- Zgjedhjet bėhen sipas Kushtetutės sė Serbisė e cila njeh sovranitetin ndaj Kosovės dhe trevave shqiptare tė komunave tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės;

- Shkelet Referendumi i Marsit tė vitit 1992, nė kohėn kur duhet bėrė tė kundėrtėn, riaktivizimin dhe rikonfirmimin e vullnetit tė popullatės shumicė shqiptare tė kėsaj treve, dhe ngritjen e Kuvendit dhe Kėshillit Nacional, pėr zbatimin e kėtij vullneti;

- Pėrgjithėsisht, shkelet sakrifica e popullit shqiptar pėr ēlirimin e kėsaj treve nga Serbia okupatore dhe diskriminuese nė vazhdimėsi; njolloset rezistenca e vazhdueshme e kėsaj popullate ndaj politikave diskriminuese, ne veēanti pas ndarjes artificiale dhe tė dhunshme nga Kosova dhe bashkangjitjes Serbisė, nė periudhėn e Luftės sė Dytė Antifashiste, pėrkundėr pėrcaktimit dhe inkuadrimit tė shqiptarėve nė luftė nė krah tė Aleancės sė Atlantikut, mbi parimet e vetėvendosjes sė popujve;

- Shkelen sakrificat e popullit shqiptar tė kėsaj treve pėrgjatė luftės ēlirimtare tė UĒPMB-sė me forcat okupatore dhe shtypėse tė Serbisė;

- Lufta e fundit ēlirimtare e UĒPMB-sė ėshtė ndalur me ndėrhyrjen e faktorit ndėrkombėtar nė tė mirė tė zgjidhjeve paqėsore dhe demokratike tė drejtave nacionale dhe njerėzore tė shqiptarėve tė kėsaj treve, me pėrcaktim tė zbatimit tė vullnetit tė popullit dhe krijimit tė organeve dhe institucioneve demokratike tė popullit;

- Pėrkundėr marrėveshjes sė bėrė (nė Konēul), ka vazhduar tė intensifikohet shkelja e tė drejtave nacionale e njerėzore tė popullatės shumicė shqiptare, nga ana e institucioneve okupatore dhe diskriminuese tė Serbisė, me diktatet antidemokratike, nė veēanti me militarizimin e pėrforcuar tė kėsaj treve nga forcat ushtarake-policore dhe ngritjen e bazave tė reja ushtarake luftėnxitėse pėr Kosovėn dhe rajonin;

- Me hyrjen nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, i hapet rrugė militarizimit tė mėtejmė, legjitimimit tė ndėrhyrjes dhe akcioneve kriminale tė Serbisė nė tė ardhmen, ndaj tokave dhe popullatės shqiptare, si nė kėtė treve edhe nė zonat e komunave me shumicė serbe nė Kosovė, mundėsisė sė depėrtimit tė forcave ushtarake e paramilitare, veprimeve gjenocidale dhe spastrimeve etnike tė popullatės shqiptare, kurdoherė kur ajo t'i kėrkojė tė drejtat e shkelura, apo tė ngrihet nė mbrojtje tė tyre;

- Vetėm populli ėshtė ai qė duke bojkotuar kėto zgjedhje dhe duke qenė i bashkuar nė mbrojtje tė parimeve dhe tė drejtave tė veta nacionale, demokratike e njerėzore, mund ta parandalojė pėrsėritjen e historisė kriminale tė Serbisė, njė proces tė rrezikshėm pėr ardhmėrinė e kėsaj treve tė shqiptarėve autokton;

Popullata e kėsaj treve tė etnikumit tė lashtė shqiptar, ėshtė sovrani i vetėm legjitim i cili mund t`ia mbyll rrugėt mashtrimeve dhe synimeve tė reja ekspansioniste tė Serbisė.

Fatos Aliu

Prishtinė, 8 dhjetor 2006

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.