|
Opinion
Pragu
natyror - justifikim apo mashtrim?
Nė
parlamentin serb, pėrfaqėsuesit shqiptarė nga Lugina nuk do tė
shkojnė pėr tė debatuar pėr politikėn serbe ose pėr nxjerrjen e
ligjeve mė demokratike, se nuk ua vė veshin kush, por qė tė nisin
ose pėr tė rinisur bizneset private dhe tė sigurojnė ndonjė pension
tė majmė
Shkruan:
Ferid Selimi
Tė dilet ose jo nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė
mė 21 janar tė vitit 2006, nuk ėshtė mė temė diskutimi. Partitė
shqiptare qė veprojnė nė Luginė tė Preshevės, daljes nė zgjedhje, nė
mėnyrė tė pėrshpejtuar, si asnjėherė mė parė i kanė dhėnė dritė
jeshile.Katėr partitė mė tė mėdha, me njė etapė kohore tė shpejtuar
u morėn vesh se si do ti ndajnė vendet nė parlamentin serb. I pari
i listės, si gjithnjė, i ashtuquajturi lider i asaj ane z. Riza
Halimi. Kjo edhe ishte kėrkesa e tij dhe e partisė qė drejton.
PRIMATI
Humbja e legjislativit e mė vonė edhe e ekzekutivit
(prefektit) nė komunėn e Preshevės, nga ana e Partisė Pėr Veprim
Demokratik, pėr z. Halimi, (kryetar partie), si duket, nuk thotė
gjė. Nė botėn demokratike, kur, ndodh njė gjė e tillė, bie kryetari
dhe e tėrė kryesia e partisė. Kreu i PVD-sė, nė vend qė tė ofronte
dorėheqje nga prijėsi i Partisė dhe tu hapte rrugė reformave dhe
kuadrove tė reja, ai me ēdo kusht, mundohet qė sėrish tė rimarrė
primatin e liderit tė Luginės, duke bartur listėn e kandidatėve
shqiptarė, pėr deputetė nė parlamentin serb. Deputetėt e ardhshėm qė
do ti marrin votat duke lutur qytetarėt, do tė bėhen njerėz me
emėr. Ata mė nuk do tė jenė anonimus, por me vite tė tėra nė tė
ardhmen, do tė jenė bartės tė mundshėm tė politikės nė Luginė.
Kėshtu ka ndodhur edhe mė parė e pse tė mos ndodhė edhe nė tė
ardhmen.
Partitė politike janė pėr tė vepruar e jo pėr tė
qėndruar nė vend. Nė emėr tė partive politike anonimusėt dalin dhe
vazhdojnė tė qėndrojnė nė sipėrfaqe. Nė listė do tė gjenden
kandidatėt qė as nėpėr mėhallat e veta nuk do tė mundnin ti
siguronin votat, por, tė mbėshtjellur nėn petkun e partive politike
dhe tė listės sė pėrpiluar, mbase edhe tė detyrės sė shenjtė tė
deputetit nė Parlamentin serb (qė Kosovėn e konsideron si tokė tė
veten), do tė bėhen deputetė pėr ta pasuruar cirukullum vitae tė
veten. Kaq, asgjė mė shumė. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė PVD del nė
zgjedhje Parlamentare serbe. Ajo edhe mė parė, (hapur nė programin
dhe statusin e saj) ka pranuar integritetin e shtetit serb. Por,
Partia Demokratike Shqiptare, qė nga themelimi, sė pari si shoqatė e
pastaj si parti, gjithmonė e ka vėnė nė dyshim integritetin e
Serbisė (po flas pėr vitet 90-ta) dhe gjithnjė ka akuzuar PVD-nė si
aleate tė partive dhe politikės serbe. PDSH (sipas udhėheqėsve dhe
ideatorėve tė saj) pretendonte se nė vete dhe pas vetes ka tė gjithė
patriotėt mė tė mėdhenj shqiptarė tė asaj ane. Ata, qė pėr shumė
kohė kanė luftuar pėr njė shtet tė bashkuar shqiptar, tani pėr njė
kohė shumė tė shkurtėr morėn vendim pėr dalje nė zgjedhjet
parlamentare serbe.
BASHKIMI ME KOSOVĖN NĖ PARLAMENTIN E SERBISĖ !?
Obligim dhe e drejtė qytetare ėshtė dalja nė
zgjedhje. Por, obligim dhe e drejtė e ēdo qytetari ėshtė qė tė
kėrkojė atė qė i takon. Obligim i pushtetit ėshtė qė tė ofrojė
kushtet elementare demokratike pėr tė gjithė qytetarėt, pa dallim
etnie, feje, ideologjie e race. Nėse pėr dalje nė zgjedhje, merret
justifikim pragu natyror, atėherė, shqiptarėt e asaj ane nuk paskan
pse tė ankohen. Pushteti ua dha tė drejtėn e merituar. Por kur kihet
parasysh numri i mundshėm i deputetėve shqiptarė nga Lugina, atėherė
ska se si tė justifikojnė veprimin a mosveprimin e tyre karshi 248
deputetėve serb.
Nė Kosovė, pos pragut natyror, serbėt dhe minoritetet
tjera kanė tė garantuara njėzet ulėse nė parlament. Mundėsia e tyre
pėr tė vepruar ėshtė mė e madhe, ngase u ėshtė garantuar: vendi nė
kryesi tė Parlamentit; udhėheqja me tri ministri; si dhe vende tjera
udhėheqėse si nėnministra e drejtorė tė departameneteve nėpėr
ministri tė ndryshme.
Me gjithė kėto befinicione duke mos harruar dhe
potencuar se popullata serbe edhe pse ėshtė element shtetformues,
prapė se prapė kanė shprehur pakėnaqėsinė e tyre (mosnjohjen e
shtetit tė Kosovės) duke bojkotuar zgjedhjet e fundit parlamentare.
Shqiptarėve tė Luginės po u ofrohet njė ose dy ulėse
nė Parlamentin serb, ata turr e vrap kush ta zė pėrpara. Mbase,
liderėt partiak shqiptarė kanė kalkuluar me numrin e pėrgjithshėm tė
votuesve shqiptarė dhe nga ai numėr kanė nxjerrė nė pah numrin e
mundshėm tė deputetėve shqiptarė qė teorikisht do tė mund tė ishte:
katėr deputetė shqiptarė nga Lugina.
Sidoqoftė, njė gjė ėshtė e qartė, nė parlamentin
serb, pėrfaqėsuesit shqiptarė nga Lugina nuk do tė shkojnė pėr tė
debatuar pėr politikėn serbe ose pėr nxjerrjen e ligjeve mė
demokratike, se nuk ua vė veshin kush, por qė tė nisin ose pėr tė
rinisur bizneset private dhe tė sigurojnė ndonjė pension tė majmė.
Motoja unike e tyre nė fushatėn parazgjedhore, do tė dukej
pėrafėrsisht kėshtu:
DUKE
VOTUAR LISTĖN TONĖ TĖ PĖRBASHKĖT PĖR DEPUTETĖ NĖ PARLAMENTIN SERB,
VOTONI PĖR: AUTONOMINĖ POLITIKE TERRITORIALE TĖ PRESHEVĖS, BUJANOCIT
E MEDVEGJĖS, ME TĖ DREJTĖ BASHKIMI ME KOSOVĖN!?
|
|