Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
Opinion:

Toka pa zot shpije
 

Tė jetosh brenda kufijve dhe aparatit shtetėror tė Serbisė, duke e kundėrshtuar vetėm me deklarata politike dhe tė dėshirosh tė ishe pjesė pėrbėrėse e Kosovės, vetėm pėrmes vizitave dhe fotografimit me politikanė kosovarė, shkakton humor dhe  probleme psikike.

Shkruan: Blerim Krasniqi

Rrethanat e krijuara nė tokat shqiptare, jasht shtetit amė, pas shpėrbėrjes sė federatės jugosllave, kanė imponuar pa dashjen e shqiptarėve tė frymojnė secila ndryshe nga njėra tjetra, sa i pėrket pėrcaktimeve pėr tė ardhmen.

Shqiptarėt nė Maqedoni dhe Mal tė Zi, janė pajtuar me situatėn e krijuar dhe janė pėrcaktuar tė jetojnė nė kėto shtete si pakica kombėtare, me disa tė drejta qytetare, por kurrsesi kombėtare dhe kolektive. Njėkohėsisht kanė filluar tė integrohen nė nivele tė ndryshme tė administratės dhe shoqėrisė tė kėtyre shteteve.

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tė hutuar nė rrethanat e krijuar, vėzhgojn pa kuptuar se qpo ndodh rreth tyre. Edhe pse tė papėrcaktuar qartė se qka dhe ku dėshirojnė tė arrijnė, individėt aktiv nė politikė punojn nė pėrputhshmėri dhe nė kuadėr tė sistemit tė shtetit tė ri serb, duke mos i prijashtuar vizitat dhe takimet me politikanė tė ndryshėm kosovarė.

Nė popull thuhet, ”qengji butė thith dy nėna”. Ky proverb vlenė vetėm pėr kafshėt, dmth. pėr delmet e jo pėr njerėzit. Po tė analizohen veprimet politike tė liderėve partiak tė Luginės sė Preshevės, kupton se parimi i qengjit tė butė, ėshtė filozofia politike e tyre.

Tė jetosh brenda kufijve dhe aparatit shtetėror tė Serbisė, duke e kundėrshtuar vetėm me deklarata politike dhe tė dėshirosh tė ishe pjesė pėrbėrėse e Kosovės, vetėm pėrmes vizitave dhe fotografimit me politikanė kosovarė, shkakton humor dhe  probleme psikike.  Ky problem apo konflikt i tėrheqjes sė dyfisht, ashtu siq quhet nė psikologji, shkakton psikoza tė rėnda duke bllokuar organizmin tė funksionoj normalisht. Nė kėtė gjendje psikike, bėhesh shikues subjektiv dhe fati yt mbetet nė duar tė huaja.

Tė pėrcaktohesh do tė thotė tė jesh i lumtur

Pėr tu larguar nga ky konflikt, duhet tė pėrcaktohesh se cilės rrugė do tė shkosh. Edhe nė qoftė se dėshton, e rėndėsishmja ėshtė se lėviz nga pika zero dhe bėhesh qenie shoqėrore, duke arsyetuar ekzistimin nė kėtė botė.

Strukturat shoqėrore pėrbėhen nga shumė njerėz, ku tė njėjtat parime psikologjike vlejnė si nė rastin e individit nė veēanti.

Nė shoqėrinė dhe politikėn e Luginės, mungon pėrcaktimi i qartė dhe unik, pėr tė funksionuar nė mėnyrė tė shėndetshme dhe pėrparimtare.

Zgjedhja

Nė rastin e tokave shqiptare nė Luginė, si pjesė e vogėl nė krahasim nga tėrėsit tjera tė tokave shqiptare, nė Kosovė dhe Maqedoni ata duhen tė zgjedhin nė mes mbetjes nė Serbi apo bashkangjites me Kosovėn.

Nė rastin e parė, nuk ka nevojė pėr angazhim, pasi nė menyrė administrative dhe politike i takojnė shtetit tė ri serb.

Ndėrsa nė rastin e dytė, duhet pėrcaktim, zhvillim tė idesė dhe arritje tė qėllimit me shumė punė.

Bashkėngjitja me Kosovėn

Zhvillimi i programeve dhe politikave kombėtare, zakonisht nuk rregullohet nė raport me zhvillimet globale, por nė bazė tė synimeve tė popullatės e cila veten e llogaritė tė njė kombi, kulture, gjuhe etj. Pėr tė mos jetuar nė iluzione sikur nė ndonjė ujdhesė, kėto synime qdo komb mund ti mbėshtet nė rregullat dhe tė drejtėn ndėrkombėtare, ku pėrcaktohet qartė vetėvendosja.

Lugina e Preshevės, pėr ta realizuar synimin e vet, ka dy shtyllat kryesore: Referendumin e ’92-tės (pėr tė drejtėn e bashkėngjitjes mėe Kosovėn) dhe luftėn e UCPMB-sė (tendenca pėr realizimin e synimit).

Kėto dy elemente prijashtojn qdo kombinim tjetėr pėr ti dhėnė formė tjetėr, realizimit tė synimit. 

Tendencat pėr krijimin e Kėshillit Kombėtar dhe organizimeve tjera ėshtė njė improvizim, pėr ta mbuluar tė kaluarėn dhe qėllimin. Mos pėrcaktimi deri mė tani ka sjellur veprime refleksive tė momentit.

Kėrkimi i ujit duke hapur puse, ėshtė njė proces i cili mund tė provohet nė disa vende dhe nė intervale kohore tė ndryshme, por arritja e njė synimimi kombėtar dallon pasi nuk mund ta provosh nė vende dhe kohė tė ndryshme. Koha e humbur nuk kompensohet dhe e rrezikon arritjen e qėllimit.

Veprimet konkrete

Organizimi dhe veprimet serbe nė pjesėn veriore tė Kosovė, kanė ardhur nė nivelin pėr tė zgjedhur dhe imponuar zgjidhje. Opsionet e tyre janė: bashkėngjitja me Serbinė, minishtet neutral dhe autonomia territoriale brenda kufijve tė Kosovės.

Ata, kėtė e kanė arritur duke i forcuar institucionet paralele dhe rregullimin e pėrfaqėsimit.

Nė Luginė tė Preshevės, edhe dėshira ėshtė mjegulluar, pasi asnjė punė konkrete nuk ėshtė bėrė nė drejtim tė arritjes sė qėllimit. Dėshirat e ndryshme tė individėve, si formimi i Kėshillit Kombėtar, hyrja apo mos hyrja nė Trupin Koordinues etj., kanė arritur ta komplikojnė zgjidhjen.

Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Kuvendin e Luginės sė Preshevės, nė bazė tė referendumit tė ’92-ės, tė gjitha paqartėsive i jep fund. Ky Kuvend mjafton ta emėroj Ekzekutivin e saj, Qeverinė e Pėrkohshme dhe ti krijojė institucionet “paralele” tė Luginės. Ndoshta nė mėnyrė tė ngjashme me serbėt nė Kosovė.

Kuvendi, artikulon qėllimet dhe pėrfaqėson nė njė zė kėto qėllime, e jo si ėshtė vepruar deri mė tani nė mungesė tė kėtij institucioni suprem, ku ēdo lider i partisė pėrfaqėson Luginėn. Shikuar logjikisht ėshtė mbrapsht, pasi nė njė territor tė vogėl dhe popullatė tė vogėl veprojnė gjashtė parti politike, ku secila mesatarisht mund tė pėrfaqėsoj vetėm 16 % tė popullatės, ndėrsa pozitat e fituara nė pushtetin lokal, shfrytėzohen si tė jenė pėrfaqėsues tė institucioneve nė nivel kombėtar e jo tė atyre lokal.

Ngritja e Kuvendit tė Territorit Autonom tė Luginės sė Preshevės, ėshtė pėrcaktimi i duhur dhe e vetmja zgjidhje. Nėn vėzhgimin ndėrkombėtar, institucionet supreme tė Luginės mundet tė caktojnė njė referendum pas njė kohe, rreth pėrcaktimit tė qytetarėve tė Luginės, se ku dėshirojnė tė jetojnė.

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.