|
Opinion
Ngjajshmėritė e negociatave
Shkruan: Blerim N. Krasniqi
Strategjia dhe taktikat e veprimeve serbe pėr fillimin dhe negocimin
pėr statusin e Kosovės ėshtė identike me konceptimin dhe orientimin
e negociatave tė zhvilluara gjatė bisedimeve nė vitin ’99 nė Rambuje
dhe nė vitin 2001 me palėn shqiptare tė Kosovės Lindore, gjatė
konfliktit tė armatosur me UĒPMB-nė.
Pikat e pėrbashkėta tė kėsaj strategjie janė: a) nxitja e
negociatave - agresori kalon nė viktimė; b) blerja e kohės, me
arsyetime tė ndryshme; c) paraqitja e propozimit pėr zgjidhjen e
problemit tė kombinuar me ofensivė diplomatike.
I.
1. Pas rrėzimit tė Millosheviqit nga pushteti nė Serbi, erdhėn
forcat “demokratike pro perėndimore”, tė cilėt kishin pėrkrahjen dhe
legjitimitetin e popullit. “Forcat demokratike” kishin tė trashėguar
dy probleme: konfliktin e armatosur me UĒPMB-nė dhe ndarjen e
Kosovės. Problemi i parė zhvillohej brenda kufijve administrativ tė
Serbisė dhe ishte njė pengesė shumė e madhe pėr t’u marr nė mėnyrė
intensive dhe produktive me problemin e Kosovės, e cila ishte para
shkėputjes.
Pala serbe, lansoi idenė e rrezikimit tė Serbisė dhe Kosovės nga
forcat “terroriste” tė Kosovės Lindore. Forcat e armatosura u
etiketuan me emėrtime tė ndryshme dhe u fajėsuan pėr keqpėrdorimin e
5 km. tė Zonės Tokėsore tė Sigurisė (ZTS). Lobimi i politikės
zyrtare tė Beogradit, arriti pėr t’i bindur faktorėt vendimmarrės si
NATO-n, OKB-nė dhe BE-nė, pėr tė bėrė presion tek “terroristėt dhe
kontrabandistėt” shqiptarė pėr t’u ulur nė tavolinėn e bisedimeve,
sepse tani kishte filluar njė epokė e re me trashėgimtarėt e
Millosheviqit, qė i kishin marr pushtetin atij nė tetor tė vitit
2000.
Pala serbe arriti pėr tė nxitur dhe filluar negociatat. Shqiptarėt
nuk ishin tė pėrgatitur pėr bisedime.
2. Gjatė luftės nė Kosovė, ’98/’99 forcat serbe nxorėn dhunshėm nga
shtėpitė e tyre 1 milionė njerėz, mbi 15 mijė njerėz tė vrarė e tė
masakruar, 5 mijė njerėz tė zhdukur, mbi 3 mijė pengje dhe shumė
fshatra e qytete tė djegura. Pėrfundimi i luftės pamundėsoi
negocimin dhe ndonjė marrėveshje nė mes Prishtinės dhe Beogradit,
pasi qė dihej shumė qartė agresori.
Nga qershori ’99 Kosova fillon tė administrohet nga rezoluta 1244 e
KS tė OKB-sė, e cila njeh sovranitetin e Serbisė dhe Kosovės. Kjo
pikė e rezolutės mjaftoi pėr Serbinė pėr tė kėrkuar dhe mbrojtur tė
drejtėn e saj nė parandalimin e ndarjes sė territorit tė vet, si e
drejtė ndėrkombėtare e cila i njihej edhe me rezolutėn e KS tė
OKB-sė.
Si pasojė e hezitimit dhe pavendosmėrisė sė faktorėve ndėrkombėtar
vendimmarrės pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės dhe duke ia shtuar
edhe manovrimet e ndryshme politike e diplomatike, shantazhet dhe
inskenimet serbe, kaluan edhe katėr vite me statu-quo. Nė mars ’04
ndodhėn trazirat nė Kosovė, ku serbėt dhe Beogradi u shėndrruan nga
agresori nė viktimė. Topi kaloi nga duart e Prishtinės tek ata tė
Beogradit. Tani radha e udhėheqjes sė lojės i takonte Serbisė. Nė
vitin 2006 Prishtina u detyrua tė pranoj negociatat e drejtpėrdrejta,
nė cilėsinė e fajtorit dhe dhunuesit.
Prishtina u detyrua t’i pėrshtatej planit tė Serbisė pėr negociata.
II.
1. Blerja e kohės ishte pjesa mė e lehtė dhe mė e “kėndshme” pėr
serbėt, pasi ata ishin profesionist nė shantazhe dhe inskenime.
Nė vitin 2001, para fillimit tė negociatave, UĒPMB-ja arrestoi disa
ushtarė serbė tė cilėt ishin futur nė territorin e kontrolluar nga
UĒPMB-ja, ndėrsa ata shėrbenin nė zonėn e luftimeve!!! Negociatat
filluan dhe katėr takimet e para u pėrqendruan vetėm tek tė
arrestuarit, ndėrsa negociatat ishin bėrė pėr tė zgjidhur problemin
e Kosovės Lindore. Paralelisht me negociatat, Serbia ishte nė takime
tė vazhdueshme me krerė tė ndryshėm tė paktit NATO pėr t’i bindur nė
heqjen e ZTS-ės.
Loja e dyfishtė, blofimi i negocimit dhe lobimi pėr tėrheqjen e
ZTS-ės me prezantimin e planit tė detajuar pėr zgjidhjen e problemit
tė “Serbisė Jugore”, Serbia arriti tė fitojė kohė dhe nė fund e
pėrmbylli problemin e Kosovės Lindore nė favorin e tyre, me ndihmėn
e bashkėsisė ndėrkombėtare, e nė veēanti tė NATO-s, tė cilės tentoi
t’i kundėrvihej pėr 78 ditė bombardime.
2. Nė pranverėn e vitit 2006 filluan negociatat mes Prishtinės dhe
Beogradit, herė nė nivelin e ekspertėve, e herė nė nivelin e
elefantėve. Nuk ishte e qartė se pėr ēka po negociohej, pėr status
apo pėr trashėgimi kulturore?
Gjatė negociatave, Mali i Zi u nda nga Serbia dhe nė tetor u votua
pėr kushtetutėn e re tė Serbisė.
Pasi pėrfunduan negociatat, i erdh radha pakos sė Ahtisarit. Ajo nuk
u hap nė dhjetor nė kohėn e paraparė, pasi nė janar tė 2007-ės nė
Serbi ishin zgjedhjet parlamentare. Pas kėtyre zgjedhjeve, prapė nuk
u hap pakoja, sepse nė Serbi nuk kishte qeveri. Loja vazhdoi deri nė
muajin shkurt, kur Ahtisari hapi pakon dhe tregoi propozimin e tij
rreth statusit tė Kosovės.
Serbia nuk u pajtua me kėtė propozim dhe nėpėrmjet Rusisė organizoi
Kėshillin Faktmbledhės. Prapė statusi u shty. Pas Kėshillit
faktmbledhės duhej pritur takimin e G8-ės. Pas kėtij takimi pėsuan
edhe shumė takime dhe mbledhje tė ndryshme.
Blerja e kohės ende vazhdon deri sa pala serbe tė jetė e lumtur me
pėrfitimin e nxjerrur nga projeksionet e pėrgatitura.
III.
1. “Plani i Ēoviqit” parashihet krijimin e policisė multietnike nė
Kosovėn Lindore. Ndėrsa pikat tjera, ishin kopje e tė drejtave qė i
gėzonin shqiptarėt deri nė vitin 1989, si shkollimin fillor e tė
mesėm, dygjuhėsinė, liria e mendimit dhe religjionit.
Nė maj 2001, marrėveshja nė mes palės serbe dhe shqiptare u arrit
pasi NATO-ja vendosi pėr ta tėrhequr ZTS-nė, me ē’rast iu dha leje
forcave tė armatosura tė ripushtonin tokat e Kosovės Lindore.
Ky akt nuk ishte marrėveshje, por mashtrim, sepse pala serbe nuk
nėnshkroi dhe NATO nuk e tėrhoqi vendimin e saj pėr pezullimin e
ZTS-ės.
2. Pas publikimit tė planit tė Ahtisart, Serbia filloi tė lansoj dy
propozime, pėr autonomi substanciale dhe pėr ndarjen e Kosovės.
Autonomia nuk ėshtė e pranueshme as pėr palėn serbe e as pėr atė
shqiptare. Opsionin e ndarjes Serbia nuk po e kėrkon me ngulm, pasi
ende nuk ėshtė arritur numri i mjaftueshėm i tė zhvendosurve serbė
nėpėr vendbanime tė ndryshme tė Kosovės.
Pasi tė realizohet decentralizimi i plotė dhe tė zhvendosurit tė
kthehen nė vendbanimet e mėhershme qė i kanė shitur, atėherė
analizohet pėrqindja e krijuar e popullatės nėpėr vende tė ndryshme
tė Kosovės. Shifrat dhe decentralizimi janė shenja tė pėrfundimit tė
negociatave, sepse atėherė do tė shpalos planin e saj tė ndarjes sė
Kosovės nė baza etnike dhe administrative tė kufijve komunalė.
IV.
Ofensiva diplomatike e orientuar nė mbrojtje tė sė drejtės
ndėrkombėtare, mbrojtja e minoriteteve, promovimet pėr zgjidhjen e
problemit tė Kosovės nė ’99, nė 2001 pėr Kosovėn Lindore, janė
identike dhe mė tė egra tani nė 2007-ėn nė raport me Kosovėn.
Epėrsia nė promovim direkt nėpėr mekanizmat ndėrkombėtar ėshtė
pėrparėsia qė shqiptarėt nuk e kanė pasur dhe ende nuk e kanė (duke
i prijashtuar improvizimet).
Pala shqiptare nuk ėshtė faktor nė teren pėr tė imponuar zgjidhje e
as pėr t’i ndėrruar kahjen negociatave apo statusit pėrfundimtar.
Kosovės i mohohet e drejta pėr deklarim, nuk mund tė vendos pėr
statusin.
Dy raste tė mėhershme, nė negociatat e ’99-ės nė Rambuje, pala serbe
ka shantazhuar dhe nė fund nuk e kanė nėnshkruan marrėveshjen.
Nė 2001-ėn nė Kosovėn Lindore, nė fund tė negociatave, prapė nuk e
nėnshkruan marrėveshjen.
Tani, pas pėrfundimit tė negociatave, pala serbe nuk pajtohet me
rezultatin e bisedimeve tė zhvilluara nė Vjenė dhe kėrkon
alternativa tjera.
Bashkėsia ndėrkombėtare ka dy fakte tė fuqishme pėr sjelljet dhe
vendimet e Serbisė nė rastet e pėrfundimit tė negociatave.
Nė rastin e parė, Serbia nuk pranon asgjė nė qoftė se nuk ėshtė nė
favor tė vetin
Nė rastin e dytė, edhe atėherė kur fiton nė bisedime nuk nėnshkruan,
por tradhton.
Kėto dy raste kanė pėrfunduar, njėra me intervenim ushtarak, e dyta
me tolerim tė mashtrimit.
Tė gjithė mekanizmat e fuqishėm ndėrkombėtar duhet kalkuluar kėtė
“trashėgimi kulturore tė negocimit” serb dhe pėr tė menduar
pėrfundimin e drejtė e tė merituar rreth statusit tė Kosovės.
|
|